Gazetarja Klodiana Lala tregon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës Fan Noli në mes të ditës në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala tha sot në studion e News 24 se babai i Martinit punonte si kamarier në një lokal përballë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ajo tregoi se babai i 14-vjeçarit kishte plane për të shkuar familjarisht në SHBA në janar të vitit që vjen.
Klodia Lala: Kam patur rastin që në 5 vitet e fundit jam takuar pothuajse çdo ditë me babanë e Martinit sepse ai punon kamarier në një lokal përballë prokurorisë së posaçme, ku aty ne shkojmë çdo ditë për shkak se ndjekim procese gjyqësore. Babai i Martinit kishte thënë se ‘bashkë me Martinin dhe familjen do të largohemi në Amerikë në muajin janar sepse kam bërë bashkimin familjar’, kështu më zbuloi një mikeshë e imja që i kishte thënë babai i Martinit. GSH
Komentet