“Sigurisht, luaj kriket, por tani mbaj kokore për mbrojtje. Nuk kam qenë kurrë në zgrip të vdekjes. Madje nuk kam marrë ndonjëherë as në thua, por nuk i dihet kurrë…”. Mick Jagger (Mik Xhegër), njeriu për të cilin thirrori “ikonë” nuk tingëllon i tepërt, duket zevzek.
Qesh, sepse pak para se të mbaronim intervistën e gjatë e të rrallë, realizuar me rastin e ripublikimit të njërit prej albumeve më të mëdhenj të grupit Rolling Stones, Exile On Main St., i vetmi dyvëllimësh realizuar në studio nga grupi në vitin 1972, kishim prekur incidentin e kolegut të tij të grupit, Keith Richards, rënë nga një palmë kokosi. Jagger është i shkurtër, tejet thatim e me mënyra formalisht të sjellëshme; ndërsa ia bën një pyetje, ke përshtypjen se mund të shpërthejë tek ai reaksioni më i tmerrëshëm pse nuk i ke matur mirë fjalët e pyetjes. Jemi në hotelin e ndritshëm Dorchester. Në bar, kushedi pse, ndodhet edhe Sarah Ferguson.
Atje, midis manaxherëve që flasin për bilancet, kemi dëgjuar disa nga pjesët e panjohura të cilat kanë për t’u përfshirë në albumin Exile On Main St., që del në maj. Sapo janë ripublikuar edhe Love You Live e një version super deluxe i Get Yer Ya-Ya’s Out!, konsideruar një nga live më të mirë të të gjitha kohëve.
Fillojmë nga Exile On Main St., që do të ripublikohet.
“Kam përfshirë 11 pjesë të panjohura. Disa janë gjithsesi interesantë (qesh).
Për shembull Following The River…
“Po, është një baladë në piano.”
Që flet për një burrë i cili lë një grua.
“Saktësisht (qesh).E Plunder My Soul, në të cilin një grua lë një burrë. Edhe këtu ka piano, por më rok.
“Mund të them se është më shumë një komedi…”
Pastaj Sophia Loren. Si vallë ky titull?
“Është vetëm një titull i përkoshëm, nuk do ta quaj kështu. Tani për tani është ky titull vetëm për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzeve (qesh).
Si i kini gjetur këto regjistrime? Pse kanë mbetur kaq shumë kohë në arkiva?
“Kur shtëpia diskografike më ka pyetur a doja të publikoja sërish Exile On Main St., iu ka kërkuar disa “ekspertëve” të grupit Rolling Stones të më vënë gjithçka në dispozicion. Ndërkohë që i dëgjoja tsha me vete: Pa prit pak, këto nuk janë të të njëjtës periudhë kur ka dalë Exile On Main St. (1972), jo, këto regjistrime janë ërë një një tjetër moment, ndoshta nga fundi i viteve 1970, ndoshta në vitet e para 1980…”.Me një fjalë i kishe harruar?
“Jo, kurrsesi. Thjesht doja të kuptoja saktë se kur ishin bërë, sepse Exile On Main St. nuk u regjistrua vetëm një herë, por gjatë tri viteve. Prandaj më është dashur të kthehem pas në kohë me mendje dhe të kërkoj regjistrimet e denja për t’u publikuar sërish. Kam dëgjuar regjistrime pas regjistrimesh.”
Në atë kohë keni deklaruar se albumi nuk ju pëlqen. Keni thëne: “Ky album është i çmendur. Ka aq shumë regjistrime të ndryshme. Ka shumë rock&roll, por unë nuk doja kështu. Jam njeriu më eksperimental i grupit, nuk më pëlqen të bëj e të ribëj tepër shpesh gjithnjë të njëjtën gjë.”
“Pallavër. Nuk është e vërtetë.”Mirë, por çfarë mendonit sot?
“Gjëja e mirë e këtij albumi është sepse, si vepër në tërësi, është interesante. Karakteristikë kryesore e tij është se nuk ka shumë pjesë “të pranueshme”. E vetmja pjesë që ka pasur sukses është Tumbling Dice, por të tjerër nuk kanë qenë të atij niveli si në Some Girls (1978). Këngët e tjera të Exile gjithsesi qenë pritur mirë në ato kohë, Është një album shumë interesant, me aq shumë stile të ndryshme muzikore, blues, pak country, pak rock&roll e pak të tjera që nuk mund të cilësohen në asnjë kategori. Themi se përfaqëson kërkimet e mira muzikore të grupit Rolling Stones, themi se ka qenë eklektik ngaqë ka pasur ndikime eklektike. Si album gjithsesi qëndron mirë.”
Më herët folët për “kthim prapa në kohë”. Dikur keni deklaruar se “duhet të kesh kujdes, të mos biesh në kurthin e së shkuarës apo të rrezikosh të mos i vësh re më gjërat që rrotull teje ndryshojnë”. E shkuara për ty është një kurthë?
“Them se nuk duhet ta admirosh të kaluarën tënde sa të pengohesh për të mos bërë gjëra të tjera. Askush natyrisht nuk do të donte të kurthohej në të kaluarën, por mua më pëlqen gjithsesi të qëmtoj nëpër gjërat e shkuara, për të parë si ishin e çka ka mbetur prej tyre. E vërteta rreth Exile është se shtëpia diskografike kaq shumë ka ngulmuar në ripublikimin e këtyre gjërave, sa unë jam dorëzuar. Reaksioni im fillestar ishte: “Nuk më hyn në punë aspak kjo gjë, nuk dua të merrem me të.” Por ata këmbëngulin: “Oh, ju lu-u-u-u-te-mi, mund t’ua hedhësh vetëm një sy, jemi të sigurtë se diçka do t’ju pëlqejë…” e kështu që fundja ka qenë diçka vërtetë zbavitëse të merresha me këto regjistrime. Ka qenë sikur të hysh në qilar dhe të rrëmosh, të shpluhurosësh baule me rroba të vjetra e të thërrasësh: “Oh, shihe këtë! Dikur e vishja!
Nuk mund të besoj!” (e thotë duke ngritur duar tlart sikur të ishte duke veshur diçka).Herën e parë që jeni ngjitur në skenë ishit 19 vjeç. Por keni thënë se jeni ndjerë gjithmonë këngëtar.
“Më ka pëlqyer gjithmonë të këndoj dhe gjithmonë kam kënduar, por nuk kam menduar kurrë se do të punoja si këngëtar. Nuk kisha menduar ta kisha profesion, mendoja të këndoja vetëm për qejf, të këndoja vetëm për pushimet.”
Nuk ishe i sigurtë brenda vetes se mund ta bëje më mirë këtë gjë se këngëtarët që admiroje?
“Në fund, po. E dija se mund të isha si ata. Ndonëse heronjtë e tu mbeten gjithmonë heronj. Mendon se duhet të jetë tepër vështirë të jesh si ata, por në fund e kupton se nuk është kështu.”
Cilët ishin heronjtë e tu?
“Elvis Presley e Little Richard: këtë të fundit e kisha idhull. Për mua ishte fantastik. Kam qenë shumë me fat sepse turin e parë të Rolling Stones e kemi bërë bashkë me Little Richard. E shikoja çdo mbrëmje nga afër, nga shumë afër, me shumë vemendje në çdo hollësi… Ai ishte vërtet i dashur me mua. I pëlqente entusiazmi djelmoshave. Kujdesej për mua, më qëndronte pranë, dhe m’i ka dhënë një mori idesh. Unë e shikoja si ndërvepronte me publikun, për ta kuptuar si e bënte. I jepte publikut gjithçka mundte. Mund të dalësh para publikut, thjesht të këndosh e të përshëndetësh, sepse nganjëherë artistët janë shumë të ndrojtur; por mund të ndërveprosh me publikun dhe ta ngazëllesh atë. E kam mësuar këtë gjë duke parë atë dhe James Brown. Ja: ta ngazëllesh publikun: kjo është gjëja më e bukur e daljes në skenë.”
Është e vështirë t’ju përfytyrosh juve si një artist të ndrojtur.
“Rolling Stones-at ishin të tillë në fillim. Por unë jo, asnjëherë.”Do të kisha vënë bast.
“E di (qesh).Kur doli Aftermath (1966) po fillonte stinori i bijve të luleve. Por ai album ishte gjithsesi i rëndë: kishte këngë si Stupid Girl e Under My Thumb që buisnin ëndërrën e paqes dhe të dashurisë.
“Mbaj mend vetëm se është regjistruar krejtësisht ne Los Anxhelos, më 1965. E konsideroj një pasqyrë të pafajësisë së viteve 1960.”
Por temat nuk dukeshin aq të pafajshme. Jeni edhe kritikuar për përmbajtjen e atij albumi.
“Jo aq shumë…”Këndonit për “vajzat biba”. Femministet nuk ju kanë sulmuar?
“Disi po. Në ato kohë lëizja feministe ishte ende e dobët. Nëse do ta kishim bërë këtë gjë dhjetë vjet më vonë do të kishte shkuar keq.“Lëvizja hippie ka pasur ndonjë domethënie për ju?
“Kammenduar gjithmonë se ka qenë një hajvanllëk i madh.
Natyrisht që kish gjëra interesante në lëvizjen hippie, por nëse duam të jemi kritikë mund të themi se ishte vetëm në prirje e marrë dhe që nuk ka pasur asnjë domethënie. Por nëse duam ta shohim lëvizjen hippie brenda kontekstit historik, mund të themi se ka qenë një përpjekje për ndryshimin e rregullave të një shoqërie të vjetër. Për shembull në Angli ka shumë njerëz që jetojnë keshtu, që zgjedhin një stil “alternativ” jete, që tashmë janë pranuar në stilin e jetës të mainstream. Kanë festivalet e tyre, zakonisht shoq¨wruar me besimet pagane të Britanisë së Madhe, dhe janë një nëngrup i shoqërisë. Hippie ekzistojnë ende, shkojnë në Glastonbury e jetojnë për pka kohë si hippie. Por nuk kanë të bëjnë me mua, jo?”.A është e vërtetë se para formimit të Rolling Stones bëje akullore?
“Nuk bëja, vetëm shisja. Dhe ishin të cilësisë shumë të keqe! Ishte një punë verore. Kam bërë gjithmonë punë të vogla, nuk kam pasur kurrë një punë të mirëfilltë, të vërtetë (qesh).
Jeni me shumë fat.
(Qesh prapë)Kam lexuar një lajm që thoshte se doje të blije një kamion me akullore.
“Oh, jo, nuk besoj bash ashtu. Por keni qëmtuar mirë në Internet për mua!
(qesh)”.Nganjëherë është zbavitëse. Pak më parë po komunikoje me dy celularë. Jeni një njeri teknologjik?
“Besoj se për mënyrën si bëhet sot biznesi i muzikës, duhet të jem domosdo. Por unë kam qenë gjithmonë. Për shembull në studion e regjistrimit ka aparatura të panumërta e të ndërlikuara dhe mua më pëlqen të punoj atje…”
Flas për teknologjinë që përdoret për informacionin. Computer, iPhone, kështu me radhë, kërkime me Google të emrit tënd në Internet…
“Nuk e kërkoj emrin tim në Google (e thotë me zë shumë serioz). Kjo do të ishte vërtet një gjë e tmerrëshma ta bësh. Mos e kërko kurrë emrin tënd në Google! I njoh disa aktorë që e bëjnë këtë gjë, por nuk është një ide e mirë.”
Pse?
“Një miku imaktor e fillon çdo ditë duke kërkuar emrin e vet në Google. Pastaj ngelet aty për orë të tëra i telendisur, sepse gjen gjëra të tmerrëshme në kurriz të tij. Ssidomos tani që për persona të ndryshëm thuhen aq shumë gjëra, nga më absurdet; e ka aq shumë njerëz që skruajnë për tema rreth të cilave nuk dinë asgjë. Kurrë mos e kërko emrin tënd në Google”.
Prej kur Keith ka rënë nga palma e famshme kokosit…
“Poooo (me zë të penduar)”.
… ka filluar të flasë për vdekjen më qetësisht. A keni pasur ndonjëherë ndonjë përvojë në zgrip të vdekjes?
“Jo. Nuk kam marrë madje as në thua ndonjëherë (qesh)”.
Keni frikë nga ajo?
“Besoj se të gjithë kemi.”
Në Sway, romanin bestseller për Rolling Stones-at “satanikë”, ka dialogë të tmerrëshëm midis jush. E çfarë mendoni?
“Kam lexuar një recension që fliste keq, kështu që nuk jam marrë me atë libër. Zot, çfarë librash pa kuptim! Por a e dini se çka është më qesharake? Që sigurisht bisedat tona reale janë shumë më tmerrëshme se ato që janë trilluar. (qesh)./Elida BUÇPAPAJ
Komentet