Voal – U nda nga jeta fotografi i njohur hebre, i mbijetuar i Holokaustit, Norman H. Gershman. I lindur më 14 gusht 1932 në New Jersey, ai vdiq në 10 qershor në moshën moshën 87 vjeç në Santa Berabra Kaliforni.
Norman H. Gershman është bërë mjaft i njohur për shqiptarët – me librin -esse, një foto-album me titullin : “Besa” (Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore), hapjen e një ekspozite shëtitese në SHBA, dhe Shqipëri, Zvicër, Belgjikë, si dhe me filmin “Shtëpia e Shqiptarit – Shtëpia e Zotit”.
Në vitin 2002, Norman zbuloi familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjët dhe dëgjoi për historinë unike të trimërisë dhe Besës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“ I gjithë vendi, duke përfshirë qeverinë e Mbretit Zog, por edhe atë të pushtimit fashist dhe nazist më pas, nuk dorzuan as edhe një Hebre te nazistët dhe nuk pranuan të bashkëpunonin me nazistët, edhe pse ishte nën një okupim brutal dhe vunë edhe jetën e familjes së tyre në rrezik”.
Dhe, kështu Norman e dinte se ai kishte projektin e tij të ardhshëm
“Muslimanët, të shpëtojnë hebrenjët ? Çfarë, mos je i çmendur? Kështu, më thonin njërëzit, do të tregonte Gershman, para se t’ja niste për të mbledhur këto fakte, për shqiptarët, se si ata kishin marrë në mbrojtje të gjitha famijet hebraike, që erdhën në Shqipëri e kërkuan ndihmë.
Norman H. Gershman së pari u takua me miken e tij me të mbjetuarën Johanna Neumann, një grua e mahnitshme, e cila i shpëtoi Holokaustit nga shqiptarët.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore – Monarkia Shqiptare, i shpëtoi në mënyrë aktive hebrenjët duke i fshehur në një vend të vogël dhe të varfër të Ballakanit – në Shqipëri. Mbreti Zog i kishte hapur kufijtë e Shqipërisë dhe kishte kërkuar nga ambasadat e Shqipërisë në atë nëpër Europë ( Austri, Itali, Francë), që çdo hebre të paisej me pashaportë shqiptar dhe vizë për tu larguar, ose që donte të vinte në Shqipëri, e përreth saj” ka treguar për Zërin e Amerikës e ndjera Johanna Neumann, që u shua dy vjet më parë. Ndërsa në Gjermani fati i hebrejve ishte zgjidhur përfundimisht nga nazistët, në Shqipëri, fati i hebrenjve dukej ndryshe. Mbreti Zog do të hapte kufijtë e Shqipërisë për çdo hebre që donte të vinte në Shqipëri. “Shqiptarët na pritën si Miq të nderuar dhe na dhanë Besën” tregonte Neumman.
Pikërisht hym Besës i thuri edhe Norman H. Gershman me filmin dokumentar “Besa”, ku shqiptarët paraqiten si mbrojtës të hebrenjëve gjatë periudhës së luftës së dytë botërore, kur këta përndiqeshin e vriteshin nga nazistët. Filmi Besa filloi si projekt nga Norman H. Gershman, me titull God’s House (Shtëpia e Zotit). Filmi bazohet në të dhëna gojore, dokumenta e intervista me personazhë realë, shqiptarë a familje të cilët kishin shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai fillon me rrëfimin e Rexhep Hoxhës, lindur në Tiranë në vitin 1950. I ati, para se të vdiste i la atij amanet tre libra në gjuhën hebraike. Ato ishin të një familjeje hebreje që gjatë luftës ishte strehuar në shtëpinë e familjes Hoxha. Me ndihmën Gershmanit, Rexhepi zbulon historinë e panjohur të aktit të jashtëzakonshëm të të atit të tij; Besën e ndërthur me trimëri e sakrificë.
Filmi pastaj zgjerohet për të hyrë në thellësi të botës shpirtërore të protagonistëve dhe për t’i shpjeguar publikut të huaj se çfarë është Besa dhe përse shqiptarët mendojnë se ajo është pjesë e veçantë e kulturës së tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa është diçka e veçantë. Ai mendon se tre elementë shërbyen që shqiptarët të vepronin në mbrojtje të hebrenjëve; “E para ishte qeveria shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore që hapi kufijtë për këta të ikur e të përndjekur; E dyta ishte roli pozitiv i klerikëve myslimanë, katolikë e ortodoksë që u bënin thirrje besimtarëve të ndihmonin e fshihnin hebrenjtë që kërkonin strehim; dhe së treti ishte fjala e dhënë, Besa ajo që i lidhte këta faktorë, duke krijuar të veçantën që mungonte në Evropë në atë periudhë.”
Filmuar në Shqipëri, Bullgari, Izrael, dhe Shtetet e Bashkuara, filmi përmban rreth njëzet intervista me të mbijetuar dhe të shumë dëshmitarëve të tjerë.
Fjala “Besë” sikur humbet në përkthim. Por për shqiptarët Besa është ashtu sic e kupton bartësi i saj, populli; “Si myslimanë të devotshëm ne u dhamë hebrenjve mbrojtjen humanitare. Pse? Sepse kështu urdhëronte miqësia, humanizmi, Besa.” Kështu shprehej në vitet 1990 në muzeun e Holokaustit Yad Vashem në Izrael, vlonjati Sazan Hoxha, i biri i Nuro Hoxhës, që strehoi 4 familje hebraike, duke vënë në rrezik jetën e fëmijeve të vet.
Dëshmi të mirëqënies së hebrenjëve në trojet shqiptare janë të herëshme. Para disa vitesh në Sarandë u zbuluan gjurmët e një sinagoge të periudhes romake, ndersa i ashtuquajturi “mesia i fundit” Sabbatai Zevi në shek. XVII, gjeti strehim në Ulqin e Berat pas përndjekjes nga Stambolli e Selaniku. Dhe një nga dëshimitë më konkrete është ajo në shënimet e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri më 1934, Herman Bersntein, i cili shkruan: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi kundër hebrenjëve në Shqipëri, sepse Shqipëria ndodh të jetë një nga vendet e rralla në Evropë ku paragjykimet dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, edhe pse shqiptarët janë të ndarë në tre besime”
Kjo është e gjithë historia, që fotgrafi hebre e rrefeu në Izrael Jad Vashem dhe në SHBA, sikur edhe Johanna Neumann e treguan deri në frymën e fundit deri sa jetoi për t’i treguar komunitetit hebraik nëpër botë Besën Shqiptare, aktin e papërsëritshëm që bën Shqiptarët për të shpëtuar Hbernjët që kërkuan ndihmë në shtëpine Shqiptarit.
I lidhur shumë nëpërmjet këtyre fakteve me Shqipërinë, Gershman, zbuloi se kjo ishte një histori që pak e dinin, sepse Shqipëria, nën regjimin e Enver Hoxhës, ishte e mbyllur nga bota e jashtme, për pothuajse 50 vjet nga diktatura ksenofobike, që pasoi fundin e Luftës së Dytë Botërore. Norman u bë i vendosur për të gjetur dhe regjistruar këtë histori të patreguar të trimërisë dhe dhembshurisë, atë të kodit moral Shqiptar të quajtur “BESA”.
“Shqiptarët, janë njërëz të mirë, trima, të mencuar dhe bujar e zemërbardhë. Ata janë heronj të vërtetë! ” ka thënë Norman H. Greshman.
Përpjekjet e tij të palodhshme për të identifikuar dhe dokumentuar historitë e shumë shqiptarëve (muslimanë kryesisht, por edhe të krishterë), pikërisht atyre që strehonin hebrenjtë gjatë luftës, dhe që tani u bënë baza e filmit të metrazhit të gjatë, fitues i disa cmimeve ndërkombëtare, dhe të shfaqur në disa shtete të SHBA, pra filmi “Besa: Premtimi.
Që në të vërtetë, pa hulumtimet, hetimet dhe veprat detektive të modës së vjetër të Normanit, filmi kurrë nuk do të ishte bërë fare.
Duke filluar në vitin 2007, filmi Besa: nisi rrugëtimin e tij kur Ekuipazhi i filmit Promise bëri dy udhëtime në Shqipëri me Normanin dhe gjithashtu një udhëtim në Izrael ku portretet e tij u ekspozuan në Yad Vashem. Që atëherë, fotografitë e Normanit – së bashku me fragmente të shkurtra nga dokumentari – kanë qenë në Selinë Qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe në Shtabin e Bashkimit Europian në Strasburg të Francës. Në vitin 2008, Syracuse University Press publikoi një libër të portreteve të Norman H. Gershmanit, “Besa: Muslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”.
Një libër ky që u vlerësua në mënyrë unike në disa komente, libri dhe filmi “Besa” dhe “Promise” gjithashtu, është paraqitur edhe nga rrjetet më të fuqishme televizive amerikane e britanike, nga CBS Neës, NPR, Voice of America dhe Al-Jazeera, dhe televizioni shtetror i Izraelit. Ndërsa për këtë akt të Shqiptarëve u hapën anembanë në SHBA, Britani të Madhe, Izrael, Zvicër, Itali dhe Shqipëri, një duzinë ekspozitash të punës së Normanit, foto – albume me të mbijetuarit dhe ata që i shpëtuan.
Ai themeloi edhe Fondacionin Eye Contact, një korporatë jofitimprurëse që promovon edhe sot paqen dhe unitetin, ku Norman ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv.
“Si fotograf, e shoh bukurinë në botë – veçanërisht në sytë e njerëzve që kam fotografuar – prandaj edhe fondacioni ka marrë këtë emër Fondacioni Eye Contact. Ajo që ndodhi në Shqipërinë Muslimane dhe në Kosovë është një mrekulli. Jo vetëm që të gjithë hebrejtë shpëtuan nga pushtimi nazist, por refugjatët hebrenj u trajtuan si miq të shtëpisë sii thonë shqiptarët nën kodin e tyre moral Besa. Ky është një detyrimi moral i të gjithë shqiptarëve, për të strehuar të gjithë ata që janë në nevojë pavarësisht nga feja, kultura apo politika – madje edhe armiqtë e tyre – ky është unik. Ruajtja e të gjithë hebrenjve është dëshmi konkrete e këtij kodi nderi” ka thënë Norman Gershman.
Familjet muslimane do të më thonin për privilegjin e shpëtimit të fëmijëve “të Perëndisë”, më kujtohen fjalët që ata më thanë: “Të shpëtojmë një jetë është të shkojmë në Parajsë”, “Zoti është i Parë, vendi ynë atdheu është i dytë, atëherë janë mysafirët tanë dhe familja e me radhë”. Të gjithë Hebrenjtë janë vëllezërit tanë “.
“Unë e di, se ka njerëz shumë më të mirë në botë sesa me të këqija, dhe kam gjetur njerëz të tillë në Shqipërinë e të treja besimeve dhe në Kosovë. Ajo që ndodhi në Shqipërinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është një mrekulli. Ruajtja e të gjithë hebrenjve është dëshmi konkrete e Besës.” “Muslimanët dhe hebrenjtë janë vëllezër dhe motra nën të njëjtin at Abraham. Ne jemi një familje.” thoshte Norman H. Gershman.
Prej 10 qershorit 2019 Miku i shtrenjtë i shqiptarëve Norman H. Gershman u largua nga kjo botë. NJë trishtim i madh për shqiptarët në mbarë botën. Tani Gershman i mbron shqiptarët në mbretërinë e Zotit!
Komentet