Një zonjë, në të pesëdhjetat e saj, kalon nga një farmaci dhe e sheh të shkruar në një shishe: të marrësh një nga këto pilula dhe do të rinohesh njëzet vjet.
Zonja, e joshur nga ideja, blen një shishe.
Pas disa muajsh zonja shkoi në stacion, për të pritur djalin e saj njëzetvjeçar, të cilin nuk e kishte parë prej muajsh.
Sapo ndalet treni dhe pasagjerët fillojnë të zbresin, gruaja sheh djalin e saj dhe fillon të thërrasë:
– Gjin.. Gjin, jam këtu; a më sheh mua?
Djali e sheh i çuditur.
– Gjin, unë jam nëna jote; nuk më njeh?
– Më falni, nëna ime është një grua në moshë të pjekur! Ju jeni një vajzë; si mund të jeni nëna ime?
– Unë jam nëna jote, ti nuk më njeh nga zëri?
– Zëri është … ai i nënës sime, por pamja nuk është; jeni shumë e re.
– Në rregull, Gjin, do ta them të vërtetën: Pashë një reklamë në farmaci ku shkruhej: “Merr një nga këto pilula dhe do të jeni më i ri për njëzet vjet”, bleva një shishe dhe sapo e mora një, unë u rinova në moment.
– Në rregull, zonjë, mund të besoj se ju jeni nëna ime, por si e shpjegoni këtë fëmijë që po mbani në krahë?
– Ky është i gjori babai yt, i cili, duke dashur të bëhej më i ri se unë, gëlltiti gjithë shishen!!!
Komentet