Shqipëria duhet të shmangë me çdo kusht rënien në konflikte dhe kaos, pasi pasojat mund të jenë më të mëdha sesa e rënia e shtetit që dëshmuam para më shumë njëzet vitesh. Radikalizmi politik, protestat e dhunshme, trazirat sociale dhe paqëndrueshmëria institucionale jo vetëm që e zvarrisin vendin drejt një krize të brendshme, por gjithashtu mund të krijojnë paqëndrueshmëri rajonale, të bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE dhe të përkeqësojnë marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara.
Në krahasim me shembjen ekonomike të vitit 1997, sot, “skemat piramidale” në Shqipëri janë si politike ashtu edhe ekonomike. Klientelizmi dhe korrupsioni kanë infektuar thellësisht të dy partitë kryesore, ndërkohë që një alternativë e tretë konkrete mungon. Por edhe më keq se korrupsioni i zyrtarëve është polarizimi ekstrem i politikës në Shqipëri. Edhe pse të gjithë vendet në rajonin e Ballkanit janë të ndikuara nga lidhjet fitimprurëse midis politikës dhe biznesit, asnjëra prej tyre nuk ka përjetuar çrregullime akute bipolare si ata të Shqipërisë.
Kosova ka një sistem të prekshëm shumëpartiak, me të paktën katër formacione të mëdha në garën për pushtet. Në Mal të Zi edhe pse politika është e ndarë në mes grupimeve malazeze dhe serbe, partitë pro pavarësisë janë më të forta dhe kanë arritur ta mbajnë pushtetin duke kaluar nga disa cikle zgjedhore. Maqedonia e Veriut, edhe pse ka dy parti të mëdha, për shkak të rolit të rëndësishëm që partitë shqiptare marrin në koalicionet qeverisëse, parlamenti funksionon ndërsa qeveria është në gjendje të bëjë marrëveshje të rëndësishme me fqinjët e saj.
Rasti i Shqipërisë është ndryshe; ajo është e mbërthyer në një “moçal”, ku ndërsa besimi në të dyja palët bie, militantët mbizotërojnë dhe kompromiset midis liderëve politikë nuk arrihen dot. Bojkotimi i parlamentit dhe i zgjedhjeve mund të duket si një formë radikale proteste, por,në fund të fundit, kjo është nj ëmetodë vetë-shkatërruese, meqë ul besimin e njerëzve në institucionet shtetërore.
Pasi braktisi vendet e veta në parlament, Partia Demokratike në opozitë, i ka bërë thirrje qeverisë të Partisë Socialiste të japë dorëheqjen dhe kërkon që vendi të drejtohet nga një qeveri e përkohshme deri në përfundim të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Veçse, zgjedhjet kombëtare të mbajtura pa ndonjë pazar të madh midis aktorëve kryesorë politik thjesht do të prodhojnë pakënaqësi tek humbësit e ardhshëm të tyre dhe do të rezultojnë në një cikël tjetër protestash.
Opozita, gjithashtu, po bojkoton zgjedhjet vendore të Shqipërisë më 30 qershor dhe, si rezultat, në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidat për postin e kryetarit. Socialistët, të cilët kanë mjaftueshëm vende në parlament për të drejtuar të vetëm, mbrojnë se nuk mund të shkelin kushtetutën duke ndryshuar ditën e zgjedhjeve. Ky qëndrim nuk ka gjasa të dobësojë demokratët, por thjesht do t’i bëjë ata edhe më radikalë dhe agresivë kundrejt institucioneve të shtetit.
Demonstratat e opozitës kundër qeverisë, që tashmë janë të dhunshme, priten të kenë edhe më shumë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Udhëheqësit demokratë paralajmërojnë për përshkallëzime të mëtejshëm (të dhunës), ndërsa dita e zgjedhjeve afron dhe protestuesit mund të përpiqen të ndalojnë vetë zhvillimin e votimeve. E nëse krerët politikë përgjegjës për këtë situatë nuk frenojnë zemërimin dhe arrijnë një kompromis afatgjatë, Shqipëria mund të shkojë drejt një katastrofe të re.
Protestat në rrugë të Shqipërisë nuk janë si manifestimet ukrainase të tipit “Majdan”, ku në vitin 2014 një lëvizje popullore, pluraliste, reformiste dhe pro-perëndimore rrëzoi një regjim pro-Moskë thellësisht të korruptuar dhe jo të dashur për popullin. Në rastin e Shqipërisë, protestat drejtohen nga partia kryesore opozitare, e cila parësisht synon të zëvendësojë qeverinë aktuale, pa eliminuar burimet dhe nxitësit e korrupsionit dhe klientelizmit.
Ciklet e bojkoteve, demonstratave dhe dhunës janë bërë të zakonshme në Shqipëri, duke dëmtuar thellësisht reputacionin e vendit gjatë dy dekadave të fundit. Për më tepër, ata mund të parandalojnë sërish fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE. Qeveritë në Francë dhe Holandë, të cilët kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, do të përdorin dhunën dhe ndarjet politike si dëshmi për të thënë se Shqipëria nuk e ka vendin në Europë.
Kaosi dhe dhuna në Shqipëri, gjithashtu, mund të ndikojë negativisht edhe në stabilitetin rajonal, duke shtyrë drejt tensioneve edhe politikanët dhe partitë shqiptare në vendet fqinje, sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo mund të kontribuojë në radikalizimin dhe madje polarizimin e politikës në këto dy shtete. Ekziston edhe skenari i kobshëm i përsëritjes të viti 1997, ku rënia e skemave piramidale rezultoi në mosfunksionimin e shtetit, ndërsa armët u vodhën nga arsenalet qeveritare dhe pjesëtarët e bandave të armatosura “bënin ligjin”në rrugë.
Rënia në kaos e një anëtari të NATO-s dhe një aleati besnik të SHBA-së duhet të parandalohet nëpërmes një iniciative të fuqishme diplomatike që do t’i shtynte të dy palët drejt dialogut, do t’i kontrollonte militantët dhe do të zbuste tensionet. Për fat të keq, administrata e Donald Trumpit nuk i ka kushtuar shumë vëmendje Shqipërisë, duke u përqendruar kryesisht në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Maqedoni-Greqi dhe Kosovë-Serbi.
Po bëhet një vit që Shqipëria nuk ka ambasador të Shteteve të Bashkuara. Mungesa e një të dërguari të lartë dërgon mesazhe indiference dhe inkurajon radikalizmin politik. Shqiptarët e të gjitha ngjyrave politike e dinë se pa përfshirjen amerikane BE-ja është një lojtar i dobët politik në Ballkan. Shqipëria nuk mund të neglizhohet, nëse NATO është e vendosur të parandalojë paqëndrueshmërinë rajonale dhe të pengojë hapjen e një dere tjetër për ndërhyrjet subversive të Moskës.
****
Dita 21, Albania
ALBANIA ON BRINK OF DISASTER
Janusz Bugajski, 7 June 2019
Albania must avoid sliding into conflict and chaos, as the repercussions could be more damaging than the state collapse witnessed over twenty years ago. Political radicalism, violent protests, social unrest, and institutional instability will not only drag the country intodomestic crisis but it mayalso generate regional instability, block Albania’s path toward EU integration, and weaken its relations with the United States.
Compared to the economic crashin 1997, Albania’s current “pyramid schemes” are both political and economic. Clientelism and corruption have deeply infected both major parties while there is no viable third alternative. But even worse than official corruption is the extreme polarization of Albania’s politics.All countries in the Balkan region are undermined by profitable links between politics and business, but none of them have experienced Albania’s acute bipolar disorders.
Kosova has a viable multi-party system, with at least four major formations competing for office. Even though Montenegro’s politics is divided between Montenegrin and Serbian streams, the pro-independence parties are stronger and have remained in office over several election cycles. North Macedonia may have two major parties but because of the important role played by Albanian parties in coalition cabinets, parliament functions and the government is able to arrange landmark agreements with its neighbors.
Albania is stuck in a quagmire where trust in either party is falling but where militants predominate and compromises cannot be reached between political leaders. Boycotting parliaments and elections may seem like a radical form of protest, but this is ultimately self-defeating and reduces public confidence in state institutions.
The Democratic Party opposition has abandoned its parliamentary seatsand called for the Socialist Party government to resign while an interim administration takes office untilearly general elections. But a national election without some grand bargain between the major political players will simply reproduce resentment among the next election losers and begin another cycle of protests.
The opposition is boycotting Albania’s June 30 local elections and in most municipalities only a single candidate is standing for mayor. The Socialists, who have enough parliamentary seats to run on their own, assert that they cannot violate the constitution and change the Election Day.This is unlikely to weaken the Democrats, but will simply make them more radical and aggressive outside the country’s institutions.
Opposition demonstrations against the government have already turned violent and more clashes are expected between protestors and police. Democrat leaders warn of further escalation as Election Day approaches and protestors may try to prevent the ballot from taking place. Unless responsible political leaders rein back the anger and reach some durable compromise, Albania may be heading toward a new disaster.
Street protests in Albania are not manifestations of a Ukrainian-type“Majdan” where in 2014 a popular, pluralistic, reformist, and pro-Western movement ousted a deeply corrupted and unpopular pro-Moscow regime. In Albania’s case, the protests are directed by the major opposition party, which primarily aims to replace the current government without eliminatingthe sources and drivers of corruption and clientelism.
The cycles of boycotts, demonstrations, and violence have become commonplace in Albania and haveseriously damaged the country’s reputation over the past two decades and can again prevent the start of EU accession talks. Governments in France and Holland, who oppose further enlargement, will point at the violence and political divisions as evidence that Albania does not belong in Europe.
Chaos and violence in Albania can alsoimpact on regional stability by drawing into the fray neighboring Albanian politicians and parties, especially in Kosova and North Macedonia. This could contribute toradicalizingand even polarizingpolitics in both states. There is also a nightmare scenario of a repeat of the 1997 “pyramid scheme” collapse, in which the state ceased to function, weapons were pilfered from government arsenals, and armed vigilantes roamed the streets.
The descent into chaos of a NATO member and staunch US ally must be prevented through a firmer diplomatic initiative that pushes both sides toward dialogue, reigns in militants, and defuses tensions. Unfortunately, the Donald Trump administration has paid insufficient attention to Albania, having focused primarily on resolvingthe Macedonia-Greece and Kosova-Serbia disputes.
For almost a year Albania has had no US ambassador. The absence of a senior envoy sends a signal of indifference and encourages political radicalism. Albanians of all political colors understand that without American involvement the EU remains a weak political player in the Balkans. Albania cannot be neglected if NATO is determined to prevent regional instability and preclude the opening of another doorto Moscow’s subversive interventions.
Pa nderhyrjen e SH. B. A. -se ne politikanet tane nuk e zgjidhin gjendjen aktuale.