Me sa duket nuk mund të shkojë tërësisht e qetë kjo protestë e opozitës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje vazhdimisht dhe shenja protestuesve të ndalojnë. Protestuesit kanë ndezur zjarre me pankartat që janë shuar nga policia me fikëse.
Pas më shumë se një orë para Kryeministrisë, Kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndiqnin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës.
Opozita ka mbusur sot sërish Tiranën me mbështetësit e saj për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e për zgjedhje të lira me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. 1700 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Efektivët e policisë janë vendosur gardh rreth Kryeministrisë, ndërsa janë mbuluar me dritaret dhe dyert e institucionit. Kryeministri Edi Rama ka ftuar disa herë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me katër letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.
Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. Sipas Bashës, këto janë dy parakushte që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike, e cila prej kohësh në fakt është shoqëruar me argumente dhe akuza të forta në distancë mes palëve.
Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.
Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.
Por duket se ‘ujërat’ politikë në vend disi janë trazuar pas apelit të koalicionit gjerman CDU/CSU, i cili përmes një deklarate për mediat ftoi partitë në Shqipëri të ulen në dialog dhe të diskutojnë për të gjitha temat, pa përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershori.
Në të njëjtën gjatësi valë u vendos edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dje dha një mesazh të fortë duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin, me qëllim që palët të gjejnë zgjidhje për krizën ku ndodhen aktualisht vendi. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se do të jetë i hapur të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale, ndërsa iu bëri apel palëve që të jenë më të përgjegjshme dhe të shohin me përparësi interesat kombëtare të vendit.
Protestuesit tek Kuvendi, FNSH dhe një autobot në gatishmëri
Ora 20:51- Ndërsa protestuesit i janë drejtuar parlamentit për të vijuar protestën e tyre, edhe policia ka marrë masa. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe një autobot janë në gatishmëri tek parlamenti. Perimetri i sigurisë është me gardh metalik. Ndërkohë një pjesë e protestuesve janë afruar tek gardhi i policëve të vendosur në fund të oborrit të parlamentit.
“Jepjani përgjigjen”, Basha për Ramën: Ta dëgjojë në çdo bunker
Ora 20:27- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas letrës së katërt të dërguar sot. Basha tha se nuk ka dialog me Ramën duke ua lënë fjalën protestuesve për t’iu përgjigjur me ‘joooooo’.
Jepjani përgjigjen, ta dëgjojë në Surrel, në çdo bunker ku futet. Jepjani përgjigjen. Mirënjohjen më të thellë kam sot për kurajën tuaj që zgjoi botën demokratike se ne jemi popull i Europës, i lirisë, i demokracisë. Jemi njerëz që besojmë në vlera, tek dinjiteti i njeriut. Besojmë tek Zoti, besojmë tek demokracia, ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, për Europën.
Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le t’i shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar t’i jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet t’i thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, deklaroi Basha.
Basha: Për pushtet, Rama do të cojë vendin në përplasje civile
Ora 20:19- Ndërsa mbante fjalën e tij para mbështetësve të opozitës së bashkuar e mbledhur në bulevardin dëshmorët e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha e ndërpreu atë për të respektuar agjërimin e besimtarëve mulsimanë.
“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë.” – u shpreh Basha.
Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se më 30 qershor po kërkon të cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile, dhe kjo vetem për pushtetin e tij.
“Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjon e gjithë Shqipëria, e gjithë bota, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Rama ik. Në një javë Europa tregoi standardin e saj të vërtetë. Nga Londra në Vjenë, politikanët e përgjegjshëm dhanë dorëheqjen e i rikthyen sovranit atë që është e sovranit. Sot në vendin tonë, për akoma pak kohë, zotër janë politikanë të lidhur me krimin, një grup horrash që kanë marrë peng partinë e tyre dhe e shohin popullin si shërbëtor. Edi Rama sakrifikoi gjithçka të qytetarëve, vodhi zgjedhjet për një qëllim, pushtetin e tij, për këtë do ta cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile. Duke cuar për herë të parë në 29 vite, të njëjtët trafikantë e banditë, figura të krimit, që nëse drejtësia nuk do ishte e kapur, do i dënonte për përfshirjen e tyre në shitblerjen e votës. Për pushtetin e tij, për pasurinë e tij, jo vetëm i ka mbrojtur kriminelët por do përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipërinë.” u shpreh Basha.
Balona drejt qiellit
Ora 18: 45- Protesta e opozitës ka nisur ndryshe këtë herë. Një mesazh deri në qiell është konceptuar si i tillë gjesti i lëshimit të balonave me ajër që mbajnë një kërkesë: “Rama ik”.
Mësohet se janë 500 balona të bardha që janë ngritur në qiell nga organizatorët e protestës dhe të rinjtë demokratë.
Rama Ik Balona
Snajperë e kamera me rezolucion të lartë, masat e policisë
Ora 19:15- Policia e Shtetit por edhe Garda ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ nga Bulevardi se policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë.
Pankartë gjigande, thirrje “Rama ik”,protestuesit drejt Bulevardit
18:45- Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skenderbej. Me një pankartë gjigande të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.
Protesta/ Zbulohet plani i FRPD, ja çfarë mbajnë në krahë
Ora 18:46- Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.
PD nxjerr shifrat: Ja sa qytetarë nga rrethet do jenë në protestë
Ora 18:02- Plot 62 450 protestues nga rrethet janë nisur për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu referuar të dhënave nga degët e saj në 11 qarqet e vendit përveç Tiranës.
Burime nga PD bëjnë të ditur se “pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve të shumta të protestuesve, të gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetarëve pritet të jetë madhështore”.
Ora 17:48- Rreth një orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, forca të shumta policie kanë bërë gardh, godinën e kryeministrisë. Efektivë të forcave të rendit, janë vendosur në rresht pas gardhit metalik që rrethon godinën.
Forca të shumta policia ndodhen në të katër anët e godinës qeveritare, të cilat duket të jenë më të shumtë në numër krahasuar me protestat e mëparshme.
Opozita e bashkuar pritet të mblidhet sot në protestën e shtatë kombëtare, kundër qeverisë Rama. Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Basha nuk ka ‘lëshuar pe’ nga qëndrimi i tij, largimi i kreut të qeverisë dhe krijim i një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.
Makinat me protestues nisen nga Elbasani, kontrolle nga policia
Ora 17:38 – Ashtu sikundër nga çdo qark i Shqipërisë, edhe nga Elbasani janë nisur shumë protestues, që do të marrin pjesë sot në protestën e madhe të opozitës së bashkuar. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se autobusë dhe makina janë nisur normalisht nga selia blu në qytetin e Elbasanit.
Korçë, PD: Bllokohen 2 autobusë me protestues, 2 të shoqëruar
Ora 16:49 – Dy protestues janë shoqëruar nga policia në Korçë, ndërsa janë mbajtur të bllokuar dy autobusë. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili akuzoi policinë se po ushtron presion mbi protestuesit. Sipas Manos, dy protestuesit Artur Keci dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-polic po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.
Lezha i bashkëngjitet protestës kombëtare opozitare
Ora 16:39 – Edhe Lezha i është bashkëngjitur protestës së sotme opozitare kombëtare. Mësohet se me dhjetëra protestues, qytetarë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar janë nisur nga qarku i Lezhës në drejtim të Tiranës.
Tritan Shehu: 2200 protestues nga Gjirokastra, dështuan presionet
Ora 16:23 – Ish-deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu thotë se presionet dhe përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen në protestën e sotme të opozitës kanë dështuar. Ai ka publikuar foto të protestuesve të nisur nga qarku i Gjirokastrës drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Sipas Shehut janë mbi 2200 protestues nga Gjirokastra.
Protestuesit fierakë drejt Tiranës, Baçi: Rama të japë dorëheqjen
Ora 16:16 – Qindra qytetarë nga Fieri, mbështetës të opozitës janë nisur nga Fieri drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e sotme. Me autobusë dhe mjete private ata do të jenë të pranishëm në protestën e disatë kombëtare të opozitës kundër qeverisë.
Katër autobusë me protestues opozitarë nisen nga Berati
Ora 15:37 –Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se katër autobusë janë vënë në dispozicion të anëtarëve, simpatizantëve por edhe qytetareve, të cilët po nisen drejt Tiranës. Nisja e protestuesve u organizua jashtë mjediseve të selisë blu në këtë qytet.
Shtëpi bosh
shtëpi të bukura
të ndërtuara
prej ëndrrash
të ngritura me mund e sakrifica
me ngazëllimin e kthimit
ku presin nënat dhe baballarët
bijtë e tyre
që shtëpitë
të mbushen
me fr . . .
Shkrimtari i madh
nuk hoqi kurrë dorë
nga dashnorja
me trupin e Deas
e aroma ambroz hojesh
që e joshi gjithë jetën
posa i dilte nga shtrati
Helena e Trojës
shkrimtari i madh u plak
po . . .
Daniel Serwer tek A2CNN
Nga Rosalba Bejdo
S’është e drejtë mosfutja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave të KiE. Vuçiç nuk është vetëm përfaqësues i Putinit në Ballkanin perë . . .
Po e botojmë këtë foto nga arkivi ynë, për të sjellë në fokus atë që ka ndodhur në Kosovë.
Në vitin 2001 Gjenerali Wesley Clark do të na e dhuronte me përkushtim dhe autograf librin . . .
Në ditët e para të këtij viti postieri na solli nga Florida një paketë me tre libra, dhuratë nga mikja jonë Anna Kohen, Lulja e Vlorës në shqip dhe anglisht si dhe The Photographer’s . . .
Opinioni me titull “E dashur Iris Halili të bëj thirrje që të japësh dorëheqjen nga kryesia ilegjitime e Vatrës” u nxit nga akti i turpshëm i kryesisë ilegjitime të Vatrës i 11 Shkurtit . . .
Profesori amerikan, njohësi i mirë i çështjeve rajonale, Daniel Serwer, del me propozime konkrete se cilat duhet të jenë sanksionet që i duhen vendosur Serbisë pas sulmit terro . . .
Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner reagon në Twitter rreth dështimit të diplomacisë:
“NËSE gjërat përshkallëzohen në Ballkan, të cilat diplomatët Amerikanë mund t’i parandalo . . .
Ligjvënësi Republikan Keith Self i ka adresuar disa pyetje emisarit amerikan, Gabriel Escobar, mbi qasjen e tij ndaj Kosovës.
Sipas Ligjvënësit Self, Escobari po tregohet jokonsis . . .
Dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit
Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jash . . .
Washington’s desire for Balkan stability has overtaken its support for democracy, the rule of law, and anti-corruption
As the former chairman of the U.S. House Fo . . .
Voal.ch po sjell një reagim të analistes Amerikane Ivana Stradner, e cila pak kohë më parë ka marrë kërcënime nga një zyrtar i lartë i qeverisë serbe.
“E turpshme. Shtetet e Bashkuara . . .
Komentet