Një raport i OSBE që rrodhi jashtë deshirës nga zyrat e saj, shkaktoi një valë reagimesh të forta si të zyrtarëvë të prekur në të, ashtu edhe te opinionit publik. Kjo organizatë mori një mbështetje nga SHBA dhe BE në raportin e saj zyrtar në Vjenë por ai informal këtu hapi një debat nësë përfaqësonte apo jo linjën zyrtare dhe nëse kishte ndikuar ose jo ky raport,ku drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare ishin përshkruar si njerëz të lidhur me influenca kriminale, në gjykimin e OSBE. Megjithese përgjigja e ambasadorit Florian Raunig ishte jo, pasi raporti ishte përmbledhje publikimesh në media, sërish dyshimi mbetet i fortë. Mimoza Picari ju sjell një vëzhgim të gjithë problematikës që solli publikimi i këtij dokumenti.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë operon në vendin tonë që prej 17 vitesh pas ngjarjeve të armatosura të vitit 1997 kur Shqipëria ishte nën pushtetin e bandave, pas rënies së skemave piramidale dhe bashkë me to rënies së shtetit. Një vëzhguese që zbarkoi në kohërat më të vështira për shqiptarët pas rrëzimit të regjimit komunist, ajo synon të ndihmojë vendet në tranzicion te rimëkëmben dhe të ecin të sigurt drejt aspiratave integruese. Ajo është një organizatë e fuqishme ndërkombëtare me 57 vende anëtare.
OSBE përfaqësohet në Shqipëri nga Ambasadori Florian Rauning i cili ka një karrierë që të magjeps për nga larmia dhe guximi, dhe pjesë më e madhe e saj i dedikohet Shqipërisë. Ai është austriak dhe trashëgon nga familja e tij pasionin për vendin tonë,pasi ajo ka qenë një kontribuese e hershme e promovimit të shqiptarëve, dhe promotore e albanologjisë në tërësi, përfshi të parën ekspozitë për Shqiperinë në Austri gjatë Luftës së Ftohtë.
Florian Raunig: “Shqipëria është një vend me plot emocione, që është bukur për njerëzit që vijnë nga vendet që nuk janë kaq të emocionuar. Ndoshta duhet të ulim pak gjakrat dhe emocionet, që kuptohet dhe në politikë”.
Për të ardhur në këtë konstatim ai ka përshkuar një rrugë të gjatë në Shqipëri në detyra të rëndësishme, të OSBE-së dhe Austrisë se ambasadori nga viti 2009 deri në shtator 2013 kur u ngarkua ambasador i organizatës në vendin tonë.
Në verën e vitit 1990, ai vizitoi për herë të parë Shqipërinë si fotograf dhe anëtar i një delegacioni kulturor. Në mbrëmjen e 1 dhe 2 Korrikut 1990, Florian Raunig u bë dëshmitar i përpjekjes së parë për kryengritje ndaj regjimit totalitar. Pas kësaj ai u detyrua të lërë vendin duke marrë me vete një koleksion prej 700 fotografish që kish bërë gjatë qëndrimit në Shqipëri.
– Në verën e vitit 1991 ai kthehet për një kurs veror të gjuhës shqipe,
– Pasi aplikoi si kandidat për një “Projekt në Edukimin Qytetar” në Budapest, Z. Raunig u kualifikua si fitues dhe u vendos në vjeshtën e vitit 1996 në Universitetin e Elbasanit si lektor i filozofisë dhe historisë.
– Pas përjetimit të protestave popullore e anarkisë së Marsit 1997, ai do të evakuohej nga porti i Durrësit në 13 Mars në një situatë realisht dramatike.
– Vetëm pak javë më vonë në Shqipëri ai do të pranonte detyrën si vëzhgues afatgjatë i ODIHR/OSBE në Shqipëri.
– Në verën e vitit 1998 Florian Raunig caktohet Shef i Zyrës për Bashkëpunim Teknik në Ambasadën Austriake në Tiranë, pozicion që e mban për rreth dy vjet
– Në verën e vitit 2000 ai punësohet në Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë për të ndjekur zbatimin e programit të zhvillimit lokal
– Në pranverën e vitit 2002 Z. Raunig punësohet në Ministrinë e Jashtmë të Austrisë me detyrën e shefit të sektorit të menaxhimit të projekteve të zhvillimit për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën
– Më tej pasi kryen me sukses misionin diplomatik në Malin e Zi gjatë periudhës 2005-2009.
Raunig do të emërohej Ambasador i Austrisë në Shqipëri në Shtator të vitit 2009
-Në shtator te 2013 emërohet amabsador i OSBE-së në Shqipëri.
-Ndërkohë Florian Rauning është edhe një udhëtar pasionant që ka eksploruar në këmbë pjesë të ndryshme të Alpeve dhe bregdetit të Shqipërisë. Bashkë me një mik të ngushtë shqiptar ai ka ecur në këmbë gjithë vijën bregdetare Vlorë-Velipojë
Ka përshkuar qindra kilometra si udhëtar i hapësirës gjeografike dhe politike të Shqipërisë për të mbërritur në një moment tejet të vështirë, kur i duhej të mbante një qëndrim zyrtar për një dokument që rrodhi në media nga zyrat e tij, dhe që ish ngarkuar me akuza nga më të rëndat për të paktën për tre liderët dominues të politikës shqiptare, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
RAPORTI KOFIDENCIAL I OSBE-së: Edi Rama: Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000-2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarfie për lejet e ndërtimit , me rreth 10-20% të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS-së. Në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshëm. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 mln euro.
Ilir Meta: Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe zv/Kryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se urdhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte zv/kryeministër.
Sali Berisha: Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktivitete të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) publikoi një ivestigim të zgjeruar mbi atë se si rrethi i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa mln euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlic, një biznesmen i përfolur nga Bosnje-Hercegovina dhe mik i Berishës. Vendimi i Berishës për të transformuar një moçalishte të pavlerë në pasuri të patundshme kryesore në zonën e Porto Romanos, Durrës, ndihmoi familjen e tij dhe Fazlic-in që të fitonin miliona euro.
Argita Berisha, vajza e ish-Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes Qeverisë Shqiptare dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka qenë i akuzuar gjithë se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve.
Udhëtimi i gjatë në karrierën diplomatike që ishte konsoliduar në Shqipëri kishte nevoje per pak pushim dhe kthjelltësi. Rrjedhja e këtij raporti shkaktoi një tronditje të thellë, në opinionin publik pasi logoja e OSBE nuk ishte vënë ndonjëherë në dyshim. Dhe në këto kushte duhej zbehur dhe përmbajtja për të cilën ambasadori gjeti këtë formë.
Florian Raunig:“Informacionin e paautorizuar të marrë nga një material informues i brendshëm i OSBE-së, dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë që ky informacion u bë public pa autorizim, si objekt i keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike. Lejomëni të shpjegoj qartë: Informacioni i botuar nuk përfaqëson as politikën e OSBE-së apo pikëpamjen tonë zyrtare, as nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe as nuk ka shërbyer si bazë për raportet e tjera. Dëshiroj të përsëris se përmbledhja ishte thjeshtë një grumbullim informacioni nga raportimet e mediave shqiptare të pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur pasi kjo përmbledhje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës. Prezenca shpreh keqardhjen për shqetësimin që ky informacion mund të ketë ketë shkaktuar personave në informacion “.
Për herë të parë OSBE pranon se nën logon e saj ka rrjedhur një dokument por që nuk është informacion i përpunuar prej saj se nuk shpreh gjykimin e saj e se nuk ka ndikuar në mendimin e saj, por se ka qenë thjesht një grumbullim të lajmeve të medias. Kryeministri i pyetur nga gazetari Sokol Balla nuk shprehu indinjatë për përmbajtjen as për faktin se ajo ishte në logon e OSBE, por u trajtoi piken fundore. Jo ujkun por gjurmën.
Edi Rama:“Unë nuk dua të bëj koment lidhur me këtë sepse si kryeministër i vendit mendoj që etikisht kjo është një çështje që ne kemi detyrimin ta diskutojmë siç e kemi diskutuar me organizatën, por ajo çka vlen të thuhet është që roli i mediave që e publikuan atë document ka qenë skandaloz, kriminal, sepse e publikuan si raport konfidencial i OSBE-së. Të marrësh përsipër të publikosh një document të asaj natyre duke qenë i qartë se ajo që shkruhej aty ishte produkt i shtypit shqiptar dhe i gjithë thashethemeve të shtypit shqiptar, të marrësh përsipër që këtë ta quash raport konfidencial përderisa në document nuk shkruhet raport konfidencial sepse ato e kanë të nënvizuar fjalën konfidenciale atëherë është kriminale.
Ashtu si dhe kryeministri edhe ambasadori Florian Rauing i sheh pasojat e raportit tek të tretët.
Raunig:Dëshiroj të theksoj marrëdhëniet të shkëlqyera marrëdhëniet e prezencës me institucionet shqiptare, veçanërisht me Kuvendin, qeverinë dhe partitë politike si dhe hedh poshtë me forcë çdo përpjekje për të minuar këto marrëdhënie.
Me perbuzje edhe me te thelle u percoll raporti i OSBE nga Ilir Meta kryetar i Kuvendit.
Meta: “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me OSBE siç ka ndodhur dhe në të kaluarën për gjithçka serioze me të cilën angazhohet OSBE. Sa i takon thashethemeve mendoj që ka shumë njerëz që kanë kohë për tu marrë me thashetheme, unë jam një politikan që asnjëherë nuk kam pasur kohë. Sa i takon karagjozllëkut në fjalë, Ambasadori ka kërkuar falje, nuk mendoj se ja vlen të merremi me këtë çështje”.
Berisha në FB: “Ky raport paraqet një lloj kolektori të ujrave të zeza, që kanë qarkulluar si akuza, kundërakuza, shpifje, trillime, madje sic shpreheni ju vetë, e etike, morale dhe kohore dhe që në tërësi janë bërë me gojë dhe me shkrim nga kundërshtarët e mi, në mediat e tyre, në kuadrin e një lufet politike. Por, unë mendoj zoti ambasador se kur një zyrtar, cilido qoftë ai rendit në një raport vetëm akuza, thashetheme e shpifje ndaj një personi, është në detyrimin e tij civil që ne emër të paanësisë së tij dhe zyrës që ai drejton dinjitetit njerëzor të personi apo personave që përgojon, të pasqyrojë në raport kur ekzistojnë edhe përgjigjet,s qarimet përgënjeshtrime, hetimet apo vendimet e Gjykatave të vendit apo të huaja të palës së akuzuar, të botuar edhe ato në media, Injrimi total i tyre, sic bëni ju në raport pavarësisht se kanë parë edhe ato dritën e diellit, më duhet të them se më së paku provon njëanshmërinë e ekstreme tuaj dhe indirket ju bën ju palë me shpifësit. Kurse raportin e shndërron thjeshtë në një kolektor shpifjesh, fallsifikimesh, thashethemesh, dokument dizinformimi.
Kryeministri në komentin e tij nuk dha asnjë shenjë lëkundjeje të raporteve të tij me OSBE, jo për faktin se raporti rrodhi, por për atë që ai ekzistonte qoftë edhe si një grumbullim i pavlefshëm i disa rreshtave mediatike. A mundet që një organizate serioze ndërkombëtare të shpenzojë energji dhe kohe për të grumbulluar material që as nuk e beson as nuk i shfrytëzon dhe as nuk ndikohet prej tyre. Kryeministri Edi Rama gjithsesi i kish shprehur me mjaft delikatesë dyshimet e tij për profilin e ulët të OSBE, thënë në takimin e 10 dhjetorit 2014 të organizuar nga OSBE për të drejtat e njeriut.
Rama: Ndërsa së brendshme më shumë se per arbitrazhin e tejkaluar tashmë nag koha mes të djathtëve dhe të majtëve OSBE vazhdon të jetë e çmuar për cka na përcjell si ekspertizë, si opinion apo qoftë edhe si Këshill nëpërmjet një profili të saj që ndoshta është profil i ulët me të tjerë partner të tjerë të gjithëzënshmë të Shqipërisë, por është padiskutim një profil plotësuses dhe i dobishëm.
A ishte shprehje e qartë e këtij qëndrimi edhe refuzimi që Ministria e Jashtme i bën postit te ofruar nga OSBE në Vjenë që Shqipëria të drejtojë Komitetin Ekonomik Mjedisor një ndër tre komitetet e kësaj organizate, për të cilën Komisioni i Jashtem i kuvendit foli ashpër dhe ftoi ministrin të japë shpjegime.
Bushati:Nga misioni jonë në OSBE, komiteti për të cilin sot flasim është konsideruar më i parëndësishmi dhe më i padobishmi për e rastin e Shqipërisë dhe flasim për dokument të shkruar.
Selami: Mendimi im është që Shqipëria nuk përfaqësohet sa çduhet të institucionet ndërkombëtare. Dhe kam përshtypjen që fatkeqësisht një nga rasyet jeni edhe ju, do më lejoni.
Bumçi: Drejtimi i Komitetit nga Shqipëria është refuzuar nga Ministri i Jashtëm. Kjo është e rëndë dhe e pakuptueshme që e kanë cuar ministrin në këtë refuzim.
Dade: Ministri nuk më ka konsultuar, por shqetësimet e OSBE unë i kam avancuar pranë ministrit dhe kam qenë e mendimit që Shqipëria mirë do ishte ta merrte këtë kryesim.
Një refuzim i hapur në pritje për dicka më shumë. Në dhjetor të 2014 kryeministri Edi Rama kur foli për një prfil të ulët të OSBE pranoi se roli i saj është e njejtë më atë të një ure.
Rama: OSBE ka patur qysh në krye të herës barrën e urës dhe nuk ka vend më të përshtatshëm për tu këmbyer dhe për të këmbyer sesa është kjo urë në këmbët e të cilës qëndrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut që bota celebron sot duke vlerësuar cfarë është arritur dhe duke u përpjekur të kuptojë se cfarë ka ende për të bërë.
Dhe cfarë ka Shqipëria ende për të bërë. Përjashtuar emrat OSBE në rolin e urës përcolli në raportin e saj vjetor gjithë shqetësimin e duhur se lufta kunder krimit nuk kishte prekur ende nivelet e larta.
“Kjo cështje “është më e gjerë se këto raste të veçanta, ngaqë, ka pretendime të besueshme se zyrtarë të lartë (si në të kaluarën dhe në të tashmen) janë përfshirë në sjellje jo të përshtatshme për pozitat e tyre”. “kjo është një çështje që duket se do të nxisë diskutimin publik për ca kohë në të ardhmen.
Sigurisht që do t’i shërbejë qeverisjes demokratike në Shqipëri nëse ky debat do të sjellë përpjekje konkrete për të paditur zyrtarë të korruptuar, përfshirë anëtarë të Parlamentit.”
Dhe konstatimi e një organizate si OSBE që kryeministri e konsideron me profil të ulët morën një mbështetje të menjëhershme në 18 shtator nga ambasadori i SHBA në OSBE dhe vetë delegacioni i Bashkimit Europian.
Ambasadori i SHBA në OSBE: Eliminimi i korrupsionit dhe influencat kriminale mbi qeverinë është thelbësore për Shqipërinë në ndërtimin e një qeverisje të mirë dhe institucione demorkatike.Rruga më e mirë për këtë është kryerja sistematike e reformave kushtetuese dhe legjistlative për të parandaluar përfshirjen e kandidatëve që kanë influencë kriminale në fletën e votimit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke përfshirë mesin e zyrtarëve të nivelit të lartë duhet të mbetet si një prioritet i lartë. Ne mirëpresim ndihmën e prezencës së OSBE-së dhe të inkurajojmë vazhdimin e saj.
Dhe OSBE është blinduar me këtë mbështetje dhe me këto deklarata të cilat kur pasohet me emra në raporte kofiidenciale, thuhet se nuk përfaqësojnë gjykimin dhe vleresimin e ndërkombëtarëve ndërsa kur formulohen në terma të përgjithshem përfaqësojnë linjën zyrtare. Dhe krejt si padashje edhe qeverisë shqiptare vetëm një dite pas publikimit të këtyre qëndrimeve i rrjedh një shkresë në media kur kërkohet rishikimi i mandatit të OSBE që në fakt rishikohet çdo vit në dhjetor, por shkresa fliste hapur për një tkurrje të misionit.
Zhvillimet pozitive të demokracisë shqiptare, rritja e rolit dhe profilit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE, kanë sjellë një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet tona me OSBE-në. Në këtë këndvështrim zhvillimet në Shqipëri do të justifikonin ndryshimin e mandatit të OSBE në vendin tonë dhe tkurrjen e saj në disa fusha përparësore.
Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati nën presionin e medias jep një përgjigje normale për shkresën:
Ditmir Bushati: “ OSBE-ja është një organizatë shumë e rëndësishme, ne jemi vend anëtar , kemi rol kyç në këtë organizatë, aq më tepër që jemi vend anëtar në NATO dhe jemi kandidatë në BE. Çdo vit ka një proçes rishikimi të prioriteteve apo programeve kryesore të prezencave të OSBE-së kudo ku ata janë. Shqipëria nuk përbën përjashtim dhe ka dakordësi të plotë jo vetëm me OSBE-në por dhe me aaktorët e tjerë për të pasur një prioritizim të projekteve të OSBE-së në Shqipëri. Nuk është një proces që bëhet për herë të parë”.
Duke tejkaluar çështjet e servirura si portokollare të Ministrisë së Jashtme në lidhje me OSBE-në, Kryeministri Edi Rama është më i drejtpërdrejtë në raport me median dhe ndërkombetarët në përgjithësi dhe iu kundërvihet hapur dhe me gjuhe kërcënuese konstatimeve që i duken të hidhura.
Donald Lu:Si mazhoranca edhe opozita e kanë kritikuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem.
Edi Rama: Është bërë modë këtu në Shqipëri edhe unë i mirëkuptoj miqtë tanë që e kanë përqafuar këtë modë sepse në fakt është një modë komode që të gjithë janë njësoj, që të dyja palët kanë fa. Kjo është një modë që unë e kam neveritur me kohë dhe me vakt.
Edi Rama: E keni bërë si përfaqësi diplomatike që flisni ambasadori kështu, ambasadori ashtu. Meqe flisni kështu, po ata ambasadorët që ishin dje që erdhën aty dhe ai ambasadori që i referoheni ju kaq shumë në mënyrën më spekullative si shpjegohet që thotë përparimi në luftën kundër krimit dhe drogës ka qënë i jashtëzakonshëm.
Tim Sebastian: Sa liderë të mafies keni marrë nga rruga. Sa liderë të mafies?
Edi Rama: Liderë të mafies?
Tim Sebastian: Po, dua të them se sa keni burgosur?
Edi Rama: Ne nuk kemi liderë të mafies në Shqipëri, liderët e mafies janë në Europë. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafien kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare.
Edi Rama:“Po ju siguroj për një gjë, që nëse do bëni një skanim moral dhe etik mos mendoni kurrë që media do dilte moralisht dhe etikisht më pak e ndotur se sa politika” Florian Rauning: “Shqipëria është një vend me plot emocione, që është bukur për njerëzit që vijnë nga vendet që nuk janë kaq të emocionuar. Ndoshta duhet të ulim pak gjakrat dhe emocionet, që kuptohet dhe në politikë”.
Dhe s’ka asnjë dyshim që Shqipëria është shume emocionuese, sidomos për një ambasador që e ka njohur atë si fotograf dhe e përcjell në kancelaritë ndërkombëtare si diplomat.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet