Një nga miqtë e tij e pa Nastradinin me një shportë plot panxharë.
“Ku po shkon me këto?” e pyeti ai.
“Po shkoj t’ia bëj Timurlengut dhuratë,” iu përgjigj Nastradini.
“Më mirë dërgoi fiq. Timurlengut nuk i pëlqejnë panaxharët,” e këshilloi miku i tij.
Nastradini e dëgjoi këshillën e mikut të tij dhe ia dha Timurlengut një shportë me fiq. Por Timurlengu i urrente edhe fiqtë. Sapo e pa dhuratën, ai urdhëroi që Nastradini të ndëshkohet.
“Merrni fiqtë dhe gjuajeni në kokë me çdo kokërr fiku,” urdhëroi ai.
Ndërsa ushtarët e gjuanin në kokë me kokkra fiku, sa herë që e godiste një fik në kokën e tij, Nastradini thoshte:
“Faleminderit Zotit!”
Timurlengu e pyeti:
“Pse thua Faleminderit Zotit sa herë që te¨godet në kokë një kokërr fiku?”
“Faleminderit Zotit,” tha Nastradini përsëri. “Po të mos e kisha dëgjuar mikun tim dhe do të të kisha sjellë panxharë, merre me mend se ç’do të më kishte ndodhur.”
Komentet