Matematika ka qenë “my little corner of escape where everything makes sense”.
Profesore Fioralba Cakoni jep Matematikë në Rutgers University, New Jersey në nje nga universitetet e njohura në Amerikë. Prof.Cakoni është një mësimdhënëse e ndritur midis dy kontinenteve çka na bën të ndihemi krenar për arritjet e saj dhe integrimin me plot kulturë dhe të një niveli të lartë intelektual. Arritjet e saj në fushën e matematikës si shkencë egzakte në nivelet më të larta universitare në Europë dhe në Amerikë doemos që ja rrisin karatin Diasporës shqiptaro amerikane dhe për këtë arsye unë e intervistova për ta ndarë me ju këtë histori suksesi të një profesoreshe të nderuar.
Ju lutem prof. Cakoni na flisni për fëmijërinë tuaj, si e keni përjetuar atë?
Unë jam lindur dhe rritur ne Elbasan, vajzë e vetme e dy prindërve intelektualë; mamaja ka qënë figurë e njohur e arsimit në Elbasan ndërsa babai llogaritar i edukuar prej vitesh në Itali. Pavarësisht nga kufizimet e sistemit të asaj kohe, kujtoj me mall vitet e fëmijërisë, gjatë së cilës kam qenë e lumtur, kam përjetuar dashurinë dhe kujdesin pa limite të prindërve të cilët më kultivuan etjen për dije, kuriozitetin dhe medimin e pavarur. Kam gjthashtu nostalgji për shoqërinë e mrekullueshme të familjes dhe timen të Elbasanit. Elbasani është shquar në breza si qëndër e dijes dhe progresit të mendimit. I detyrohem prindërve, edukuesve, dhe qytetit tim të fëmijërisë që më mësuan të dalloj gjërat thelbësore që formojnë një person, të ndjek pasionin dhe ëndrrat e mia, dhe të mos dekurajohem nga vështirësitë.
Nga shkolla e mesme cfarë keni mësuar më shumë dhe cilat jane lëndët që ju kanë tërhequr për jetën tuaj? Cili mësues e dalloi dhuntinë tuaj dhe a ka qenë frymëzues si dritëdhënës për të ardhmen tuaj?
Shkollën e mesme e mbarova në gjimnzin “Dhaskal Todri” të Elbasanit, një shkollë me traditë në shkencat natyrore dhe letërsi. Megjithëse isha mirë në të gjitha lëndët, pasionin e kisha në lënët egzakte, veçanerisht në matematikë. Si gjimaziste dy herë (1981-1982) kam fituar olimpiadën kombëtare të matematikës. Pata fatin e mrekullueshëm të kisha mësuese të matematikës Zoja Bozgon për katër vjet në gjimnaz. Mësuese Zoja, e cila para se të emërohej në Elbasan ishte profesore universiteti, ishte ideali dhe inspirimi për mua qe të ndjek rrugën e matematikës. Nuk kisha me dyshim – rruga ime ishte te vazhdoja universitetin në degen e matematikes.
Ju keni qenë pedagoge e matematikës në universitetin e Tiranës, sa e rëndësishme ka qenë matematika ndër studentët tuaj dhe a hasnin shpesh vështirësi në zgjidhjen e problemeve të ndryshme?
Po, sapo mbarova degën speciale të Matematikës (quhej drejtimi 5 vjeçar) në Universitetin e Tiranës, në 1987 u emërova si pedagoge në të njëjtën katedër ku studiova, dhe dhashë mësim atje gati për 10 vjet. Me këtë rast do doja te theksoja se gjate viteve si studente dhe në vazhdim si pedagoge, katedra e matematikës kishte vertetë profesorë të mrekullueshëm, të apasionuar ne mësimdhenje dhe matematikanë të talentuar. Matematika është degë e veshtirë, por gjatë pjesës më të madhe të mësimdhënies time atje, ne kishim akoma studentë te motivuar dhe të talentuar sepse dega e 5-vjeçarit ekzistonte akoma.
Cilat kanë qenësfidat me të cilat përballej universiteti i Tiranës kur ju keni dhënë mësim dhe në se hasnit sfida guxonin studentët të ngrinin zërin e tyre në dekanat apo më gjerë?
Unë u largova nga Universiteti i Tiranës ne 1987, pak a shumë gjate kohës së tranzicionit kur sfidat ishin të shumë-drejtimshme. Çdo gjë ishte në ndryshim. Ajo që përjetova unë sidomos në 3-4 vitet e fundit ishte humbja në emigracion e stafit pedagogjik, dhe rënia e nivelit dhe motivimit të studentëve të matematikës.
Kur keni ardhur në këtë kontinent dhe cila ka qenë rruga e ardhjes suaj deri në Amerikë?
Kur isha pedagoge në Universitetin e Tiranës u lidha nëpërmjet një burse Europiane me Prof. Geoge Dassios në Universitetin e Patras në Greqi, i cili më udhëhoqi per doktoraturën dhe më futi në drejtimin e problemeve të anasjellta për ekuacionet diferenciale me derivate të pjesëshme. Megjithëse për arsye burokratike dizertacinin e mbrojta në Tiranë, punimi i tezes nën udheheqjen e Prof. Dassios u botua në disa revista ndërkombëtare dhe kjo më dha mundesinë të fitoja bursën postdoktoraturë prestixiose gjermane “Alexander von Humbold Fellowship” dhe shpenzova 2 vjet ne Univeritetin e Shtutgartit ne Gjermani duke bëre vetëm vëtëm kërkime shkencore në matematike. Aje fillova të bashkëpunoj me nje koleg nga University of Delaware në Amerikë, qe më dha mundësinë të shkoja ne këtë universitet përsëri si kërkuese shkencore postdoktorature. Në University of Delaware pata fatin e madh të punoja me Prof. David Colton, një autoritet në specialitetin tim, që u bë mentrori im dhe bashkëpunëtori im me i afërt; kemi shkruar 4 libra shkecore bashkë dhe shume artikuj. Ngaqë puna ime ishte e suksesshme University of Delaware me ofroj pozicion në departamentin e matematikës fillimisht si assistant professor ku pastaj mora dhe titullin e profesorit.
Ju jeni profesore e matematikës në Rutgers University në një nga universitetet e mirënjohura në shtetin e Nju Xhersit dhe Amerikë ju lutem na flisni si u emëruat në këtë universitet dhe vështirësitë që ju mund të keni hasur derisa arritët në mësimdhënie nënivelin universitar dhe post universitar?
Ndërkohë qe isha në Univerity of Delaware, isha njohur si experte në fushën time të kërkimeve shkencore (siç e thashë më lart “Inverse Problems for Partial Differential Equations”). Dhe një ditë mora një email nga shefi i Departamentit të Matematikës në Rutgers University që më ftonte për një interviste pune. Kjo ështe praktikë e zakonshme që universitet e mira aplikojnë për emerimin e senior faculty. Mbas intervistës, Rutgers me ofroj posicion si Professor që e pranova me kënaqesi dhe leviza nga Delaware ne Rutgers ne 2015. Departamenti i Matematikës at Rutgers University, New Brunswick është i 16 ne botë. Une jam shumë e kënaqur të punoj këtu.
Mësimdhënia është vetëm një e treta e ngarkesës; udheheqja e studentëve te doktoratures, mentorimi i post-doktoranteve dhe kerkimi shkencorë përbejnë pjesën tjeter. Ky është pasioni im dhe vështirësitë qe dalin i shoh si pjesë e punës dhe forcë që me shtynë përpara.
Cilat janë disa nga punimet (librat) dhe prezantimet tuaja shkencore si e ftuar nderi në konferenca të ndryshme shkencore në botë?
Kam shkruar 4 monografi shkencore mbi 100 artikuj original shkencor, kam udhëhequr 5 studentë, puna ime shkencore suportohet me grants nga National Science Foundation dhe Air Force Office of Scientific Research, jam në bordin e editorëve te 5 revistave shkencore kryesore ne fushen time, jam ftuar mesatarisht 10 herë ne vit te jap leksione në konferenca ndërkombëtare dhe universitete ne Amerike, Canada, Europe, Hong Kong. Jam me fat të bashkëpunoj me kolege dhe të punoj me studentë nga vënde të ndryshme të botës. Këtë vit pata nderin të marr titullin “Fellow of American Mathematical Society” http://www.ams.org/profession/ams-fellows/new-fellows me diçituren “For contributions to analysis of partial differential equations especially in inverse scattering theory”.
Në cilat revista prestigjioze i keni botuar punimet tuaja shkencore?
Librat i kam botuar ne Springer dhe SIAM Publications, artikujt në revista ndërkombëtare matematike me “peer review” dhe me influencë në fushën e ekspertizës time.
Duke qenë profesore e matematikës midis dy kontinenteve cilat janë disa nga dallimet midis mësimdhënies në Amerikë dhe Shqipëri, sepse matamatika duke qenë një lëndë egzakte doemos që është njëlloj, por në pyetjen time e kam fjalën në metodikën e mësimdhënies dhe ku ecën studenti mëshumë?
Metodika e mesimdhënjes në nivelin universitar të përgjithshëm ne Amerikë ështe më shumë intuitive dhe “recipe-based” në krahasim me “theorem-proof” në Shqipëri. Por programi “honors” universitar dhe postuniversitar në Amerikë eshte shumë rigoroz. Ne këtu në Rutgers kemi studentë impresues ne nivelin “honors undergraduate” dhe pasuniversitar.
Duket që matematika , precizioni i saj, saktësia perfekte mendoj që ju ka bërë të eleminoni gabimet e jetës, kur të tjerët mund t’I keë bërë me pashë në jetë, sa e vërtetë është që precizioni I saj, njohuritëabstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet nuk të le tëgabosh lehtë?
Jeta pa gabime nuk është reale dhe njerëzore (nuk po zbuloj gabimet e mia këtu). Matematika të bën të konkludosh me llogjike perfekte në vendimet kur përdor medimin. Shumë herë gabimet në jetë janë impulsive. Nganjëherë llogjika të krijon probleme me njeëzit jo-llogjikë të cilët nuk i shmang dot në cdo nivel të jetës. Për më tepër ne matimatikanët jemi “idealist”, “perfeksionist” dhe “praktikisht naivë” – recetë për gabime.
Si e ndjeni shpirtërisht lidhjen e matematikës me letërsinë?
Letërsia dhe matematika “both touch at the finest of human creativity” dhe “both use the power of analytical thinking”. Më pëlqen të lexoj fiction dhe biography. Por vajza shkruan poezi dhe prozë të shkurtër – kur flasim bashkë vëmë re që të dyja jemi në – “our own abstract world”
Matematika duke qenënjë mjet esencial në shumë fusha si inxhinieria, shkencat natyrore, mjekësia, financa dhe shekncat sociale, mendoni se mund të ndihmojë progresivisht dhe nënivelet më të larta të politikës, pse jo deri në presidencën e vendit tonë amë?
Teorikisht jam dakort. Ne fakt vendi ynë (si çdo vend tjetër) ka nevojë për njërez të mendimit të fuqishëm dhe llogjikës. Por nganjëherë pushteti të korrupton. Këtë e shikojmë shpesh në botë. Unë i rri larg politkës – kjo nuk do te thotë qe nuk pozicionohem për çështje të rëndësishme te shoqërisë – në fakt e mbaj veten të informuar dhe pëpiqem të influencoj ndryshime për mirë në shoqëri. Shpesh kur shikoj gjëra në Shqiperi dhe botë që nuk ia gjej kutimin, per mua matematika ka qenë “my little corner of escape where everything makes sense”.
Cili eshte komenti juaj për demonstratat e studentëve në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë si eksperte në këtë fushë për më tepër në matematikë ngase përfundimet tuaja të përgjithshme janë dhe rrjedhim logjik i aksiomave?
Nuk i di mire detajet dhe dinamikën e brëndeshme te këtyre ngjarjeve (shpesh shtypi ku merret informacioni është i njëanshem), kështu që nuk mund të jap opinion të informuar.
Kohet e fundit u mbajt Samiti i Diasporës në Tiranë, cilat janë disa nga mendimet tuaja rreth Samitit të Diasporës të organizuar nga Kryeministri Rama dhe Ministria e Diasporës?
Unë nuk isha e ftuar, asnjë nuk më kontaktoj në lidhje me Samitin – mesa duket rekordet e mia nuk më kualifikojnë si pjesë të elitës të diasporës (e ndjej sidomos kur ftohem nëpër bote, sepse më duket sikur vlerësohem nga çdo vend tjetër perveç vendit tim). Mund të them si vëzhguese e jashtme samitet nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete nuk kanë vlerë. Janë aq shumë intelektualë shqiptarë te sukseshëm nëpër botë, dhe institucionet në Shqiperi duhet të lehtësojne konkretisht, sinqerisht, pa axhenda dhe paragjykime, pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në fusha të ndryshme të jetës, arsimit dhe kulturës shqiptare.
Cila është familja juaj?
Kam bashkëshortin dhe një vajze. Bashkëshorti – Astriti – më ka suportuar në çdo hap të karrierës time, nuk është mërzitur nga orët e gjata të punës, udhëtimet për kohë të gjata, fundjavat e zëna dhe irritimet e mia kur nuk me ecte zgjidhja e problemit matematik.
Vajza, Annie është një studiuse dhe krijuese shumë e talentuar ne letërsi. Tani ajo studion sukseshëm në Rutgers University comparative literature and creative writing. Shkruan në shqip dhe anglisht. Megjithëse erdhi e vogël në Amerike, gjuhën shqipe e mësoi vetë duke lexuar.
Pyetja e fundit cilat jane disa nga planet tuaja studimore dhe shkencore për të ardhmen?
Do vazhoj me projektet shkencore që kam dhe me detyrën fisnike të edukimit matematik të brezit të ri.
*Bisedoi: Keze Kozeta Zylo, shkrimtare, publiciste, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York
4 Maj, 2019
New York
Komentet