VOAL

VOAL

Foto e Ditës, e javës e muajit dhe e vitit: Tri Mbretëresha të Skenës Shqiptare

March 27, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Ardiana 6 years ago Reply

    Yjet dhe mbreteresha qe asht ne Te vertete nji krenari e jona… perulje dhe respekte

Komentet

Disa gjëra të “çuditshme” rreth Youtube e Facebook!- Nga Senad Guraziu

(…do duhej t’ishte e mundur dhe t’i “citoja audio-vizuelisht” videot, dokumentarët, madje dhe filmat e Hollivudit – ashtu pata kujtuar, në Fb e pamundur : )

…siduket Facebook “abuzon” me video-postimet tona, për fat të mirë jo dhe Youtube (ndoshta as Vimeo, por s’di për atje, s’e kam përdorur) – bie fjala, çfarëdo video që ta postoj në Fb (qoftë dhe 100% bërë nga unë) Fb e “shurdhon”, e izolon etj. (psh. Sky Division – “Point of no Return”, 2024 – e pata postuar dhe në Fb) këta të Fb e “shurdhojnë” me justifikimin se gjoja NUK i paskan të drejtat për muzikat në NL dhe në 45 vende tjera të botës, fakti se dhe unë mund t’jem AUTORI i ndonjë muzike (helbete… eventualisht, ku i dihet, jo vetëm Madonnat as jo vetëm Jacksonat na ditkan me muzikat : ) fakti se dhe unë mund t’jem AUTORI i ndonjë video-grafike (s’jam Spilberg as Cameron… aq i madh s’jam si regjisor, por sot gjithkush e ka 1 kamerë, madje dhe vetë iPhone është kamerë), fakti se është postim i imi, dhe faqja në Fb do duhej t’ishte e imja (jo cenzurë, as “jurisdiksion” i Fb)… shefat e Fb NUK brengosen për këso të drejtash tona si përdorues (pa le që do duhej t’ishte e mundur dhe t’i “citoja audio-vizuelisht” videot, dokumentarët, madje dhe filmat e Hollivudit (nëse më teket) filma që s’janë bërë nga unë, njësoj siç njeriu ka të drejtën t’i citojë librat, romanet, poezitë, vjershat, t’i përdor pikturat për sqarime të ndryshme rreth artit, t’i përdor skulpturat, veprat e artit, psh. për qëllime edukative) – ndërsa në Youtube e njëjta video brenda javës me qindra “views”… e çuditshme, disa gjëra siç ia bën Fb thjesht s’i kuptoj – anise, afërmendsh s’mund t’ma ndalojnë të shkruaj, të ankohem, ta shpreh habinë, çudinë, mospajtimin, indinjatën etj etj : (

[ ngjitur dhe çudia 1-javore me Youtube, le t’jetë si plotësim 100% i çudisë – meqë para 1 jave ju pata informuar rreth suksesit (nisur si screenshot, pata bërë shaka me video-kanalin e Youtube), betohem që para 1 jave Sky Division s’i kishte as 10 “subscribers” (anise hapur pothuaj para 2 vitesh) tani i paska mbi 180 ndjekës, ku është 10 e ku 180 – betohem se para 1 jave njëra nga videot s’i kishte as 2000 views… tani afro 80. 000, ku është 2000 e ku 80. 000, betohem që s’kam bërë gjë… përveç se ju pata informuar me grafikat qesharake : )

Murali hemiciklik (gjysmërrethor) i Shkollës së Arteve të Bukura, Paris, 1841- Nga Senad Guraziu

27 m i gjatë, murali i ngërthen 75 figura me përmasa reale: në qendër janë 3 artistët e Greqisë antike, Iktinusi (arkitekti kryesor, përgjegjës për Partenonin e Athinës), Apellesi (piktori i famshëm grek) dhe Fidia (skulptor, piktor).

4 Muza si përfaqësuese të periudhave artistike – Për ta “balansuar” sadopak aspektin femëror të muralit janë përdorur 4 figura femërore gjoja si muza (në mesin e 70 burrave : ) ato i simbolizojnë periudhat e artit: artin grek, romak, gotik, dhe artin e Renesansës (Rilindjes).

67 artistë në dukje tek bisedojnë me njëri-tjetrin, sipas kundërvënies të supozuar në përputhje me doktrinën akademike – mbështetësit e “ngjyrës” janë plasuar në të majtën e muralit, ndërsa ata të qasjes vizatimore në të djathtën.

Delaroche – “Studim për figurën e Famës”, c1837-41

Alegoria e Artit – Figura alegorike e “Gjeniut të Arteve” – modeli i përdorur për “alegorinë” nga Delaroche ishte një femër e njohur e Parisit të asaj kohe, Josephine Bloch, figurë mjaft frymëzuese, Bloch do i frymëzonte shumë artistë dhe poetë francezë – psh. ajo ishte njëra nga figurat e vëllimit poetik “Lulet e së Keqes” të Charles Baudelaire.

Jimmy Nelson – Duke Celebruar Bukurinë (Homazh për Holandën)- Nga Senad Guraziu

Jimmy Nelson (një artist i mirënjohur britaniko-holandez), si fotograf ka udhëtuar gjithandej nëpër botë, me dekada, për të kapur bukurinë e indigjenëve të planetit dhe për ta mahnitur publikun botëror me librat fotografikë monumental “Before They Pass Away (Para se të Ikin)” dhe “Homage to Humanity (Homazh për Njerëzimin)”.
Mirëpo, për shkak të pandemisë Covid-19, në v. 2020 udhëtimi pothuaj qe bërë i pamundur. Në pamundësi për t’bredhur lirisht nëpër botë, Nelson “qe detyruar ta ndryshonte fokusin, kamera e tij do i fokusohej Holandës”. Sëshpejti ia filloi me “zbulimin” e kostumeve tradicionale holandeze, anise e dinte por sikur u vulos rishtas, iu bë e qartë sa të bukura ishin. Jo vetëm të bukura, por po aq unike sa ato të Papuanëve apo të indigjenëve Maasai, me të cilët kostume ishte mrekulluar më parë. Kështu që e përdori këtë “izolim të pafat nga pandemia gjoja si justifikim” për të kapërthyer artistikisht Bukurinë e Holandës.
Do marr “guximin” të them se askush më parë fotografikisht s’e ka kapur bukurinë e kostumeve holandeze si Nelson. Në librin e tij “Mes Detit dhe Qiellit” (Shtator 2022) i përshkruan 20 komunitete të Holandës me veshjet e tyre tradicionale – nga Axel në jugperëndim, e deri në Hindeloopen të verilindjes. Është libër i madh, i formatit të madh, kjo fjalë për fjalë, por dhe njëkohësisht një libër fotografik i madh, libër i shkëlqyer, me të vërtetë një Ode për Holandën. Dhe, natyrisht, në përputhje me spektrin e tij artistik, Ode për Njerëzimin në përgjithësi.
Krahas librit voluminoz “Mes Detit dhe Qiellit” (528 faqe) qe organizuar dhe foto-ekspozita shoqëruese. Një vit më vonë, disa nga foto-portretet e tij u kurorëzuan me botimin si pulla postare, publikimi qe quajtur “Jimmy Nelson – Ode Holandës” (kjo qe bërë nga PostNL). Pullat dolën më 25 Janar 2023, janë 20 pulla të ndryshme me portrete të grave holandeze, veshur me kostumet e tyre tradicionale.
(video)

Cogito, ergo sum, besimi ekzistencialist dhe dualizmi dekartian!- Nga Senad Guraziu

[ ngjitur: Gabriel Ritter von Max (1840-1915) – Shkollarët, 1915 – detaj ]

E shohim që artisti Ritter von Max veprën e vet e ka quajtur “shkollarët”, ose të diturit, të mençurit, studiusit etj. etj. Si titull i librit (gjoja që janë duke lexuar shkollarët) figuron “Dualismus”, e që na e kujton dualizmin e filozofit francez Descartes. Dekarti (Rëne Dekarti) pati filluar me “cogito, ergo sum” (mendoj, prandaj jam, ekzistoj) mbase si “mosdyshim kartezian” : ) dhe do na e linte tutje si filozofi versionin e tij të dualizmit klasik. T’i besosh mendjes është diç e madhe.

Psh. sot IA (inteligjenca artificiale) padyshim vazhdon si Dekarti “cogito, ergo sum”, e ka t’njëjtin besim të madh, prore beson se një ditë do jetë më e “mençur” se njeriu, tekefundit më efikase se krijuesi i saj, por madje dhe super-inteligjente. Nëse intelekti t’mos e kishte besimin padyshim do ipte “shpirt” or something… do vdiste dmth : ) Ekziston vetëm si kod, si artificialitet, vetëm si “mendje” pa patur asfare lidhje me fiziken (materiale) përveç me energjinë (si ana tjetër e medaljes materialiste – meqë e dimë, Ajnshtajni me mençurinë e-mc2 na e pati thënë se ‘energjia’ thjesht ajo ana tjetër e materies, në thelb baraz me materien, e vërtetuam pastaj mjaft shpejtë dhe me bombat bërthamike).

Sidoqoftë, shakatë janë tjetër – dualizmi lidhet me pikëpamjen filozofike se mendja dhe trupi në thelb janë lloje të ndryshme substancash, ose kanë natyra të ndryshme. Me këtë nënkuptohet që mendja (si substancë jomateriale) dhe trupi (këtu nënkuptohet dhe truri brenda kafkës sonë, si organ material) jo vetëm që ndryshojnë në kuptim, por u referohen llojeve të ndryshme të entiteteve. Ata që e kuptojnë kështu dualizmin mendor-trupor (jomaterial-material) do ta kundërshtojnë çdo teori e cila e identifikon mendjen me trurin (i cili trur, kuptohet, duke qenë substancë materiale konceptohet si një mekanizëm fizik).

Sipas meje, e qartë se Dekarti do teorizonte i “frymëzuar” nga mësimet platonike-aristoteliane, thuase “teoria e tij e dualizmit” do ishte diç si derivacion, si eksperiment ideatik. Filozofia “eterike” platonike sugjeronte të paprekshmen, spekulativen, shpirtëroren, të mbinatyrshmen. Ndërsa aristotelizmi insistonte me “filozofinë” e së prekshmes, me realitetin tokësor, me njëmendësinë faktike (si burim i të gjitha njohurive, e sidomos i atyre shkencore). Apo akoma më herët, pikëpamja “materialiste” (e Demokritit psh.) dhe ajo “idealiste” (e Platonit) sikur qenë përqafuar në dansin e kundërshtisë që nga lashtësia.

Platoni besonte se idetë janë thelbësore, në krahasim me objektet (atomos – dmth, me materien, materializmin). Idealizmi i Platonit bazohej në supozimin se struktura bazë themelore e gjërave të kësaj bote nuk është atomi (materia), por forma abstrakte mendore që i përcakton vetitë e një objekti.

Bazamenti filozofik “materialistik” i Demokritit bazohej në supozimin se atomet janë të vetmet gjëra që vërtet ekzistojnë, se atomet janë të përjetshme. Të gjitha gjërat tjera të kësaj bote ekzistojnë vetëm për shkak se janë të përbëra nga atomet. Duke ndjekur këtë logjikë, atëherë pra dhe vetëdija e njeriut do duhej t’jetë produkt i proceseve fizike në trurin e tij. Sipas Demokritit “vetëm atomet dhe zbraztësia ekzistojnë, çdo gjë tjetër është opinion”.

Dekarti do e zhvillonte teorinë e mendjes si substancë jomateriale që përfshihet në aktivitete të ndryshme ose i nënshtrohet gjendjeve të ndryshme, si psh. mendimi racional, imagjinata, ndjenja (ndjesia) dhe vullneti. Materia (si lëndë substanciale) përputhet me ligjet e fizikës në mënyrë mekanike, me përjashtim të trupit, për të cilin Dekarti besonte se ndikohet në mënyrë shkakësore nga mendja e njeriut, dhe që po ashtu prodhon në mënyrë shkakësore ndodhi, evente të caktuara mendore.

Bie fjala, dëshira për ngritjen e krahut vjen nga mendja dhe voila sakaq shkaktohet ngritja e krahut. Njëjtë, me mendjen shkatohet dhe lëvizja e këmbëve dhe hooop hidhen hapat, ia nisim e ecim, vrapojmë. Dhe ashtu, varg e varg, të gjitha “komandat” mendore që e bejnë trupin t’i kryejë veprimet e ndryshme. Mirëpo goditja padashtas me çekan e gishtit, jo vetëm që nuk vjen nga mendja, por shkakton madje dhimbje në mendje. Goditet gishti por ja që dhemb mendja (anise neve na duket se dhemb gishti). I bie se është një lloj “ndëraksioni” i çuditshëm ndërsubstancial, dhe rreth kësaj Dekarti do e lodhte mendjen me gjithë bashkëmendimtarët e tij, me pasuesit e filozofisë së tij.

Të tilla probleme “ndëraksionale” do shkaktonin ose do sillnin dhe varietete të tjerë të dualizmave, e edhe aso që nuk kërkojnë ndërveprim të drejtpërdrejtë shkakësor (jo patjetër duhej goditja e gishtit me çekan). Pra ka dhe tjera teori rreth “dualizmit substancial”. Disa mendimtarë do pohonin se lidhjet e dukshme mes “ndodhive” mendore dhe fizike janë rezultat i veprimit të vazhdueshëm shkakësor hyjnor (të Zotit). Ose bie fjala, Lajbnici, i shihte mendjen dhe trupin si ndërlidhje serike në mënyrë të përsosur, sinkronizuar aq përkryer në një harmoni të paracaktuar, që nga origjina e tyre nga vetë Zoti. Ok, të mendosh kështu është pothuaj e ngjashme me besimin religjioz, pse duhet patjetër “komplikim i panevojshëm i teorisë së Zotit”, më e lehtë e të thuhet Zoti është “boss-i” i gjithçkaje. Një fjali e vetme dhe sqarohet gjithçka : )

Por se mos vetëm Lajbnizi, madje dhe sot e kësaj dite filozofë të ndryshëm vazhdojnë me “interpretime filozofike të bibles”, shkruajnë dhe fitojnë miliona duke shitur teori derivative biblike, si psh. kanadezi Jordan Peterson, një jetë të tërë duke ia mbajtur “rrotull” duke filozofuar e duke grumbulluar pasuri, vëmendje, famozitet, fansa mediatik etj. etj. Prore duke derdhur lot publikisht, një lloj filozof-qaralaçi i stërngjeshur me sentimentet, duke u shitur një lloj “Krishti psikologjik” modern, ndërsa pa e pranuar as përmendur kurrë nëse ai vetë është besimtar apo ndoshta jo.

Dmth. edhe në kohën tonë moderne, edhe 2000 vjet pas Krishtit, me t’njëjtën mendjelodhje si dikur para mijëvjeçarëve, është absolutisht e mundur të filozofosh rretherrotull Zotit, duke i “shtrydhur” maksimalisht derivacionet biblike dhe të bëhesh i famshëm botërisht + i pasur (materialisht). S’po themi se patjetër i pasur me “materializmin” ie Demokritit, por ja që materializmi fort i rëndësishëm. Pa materializmin, meqë ra fjala, as Donal Trump s’do ishte askushi, madje as Elon Musk (ok, ky s’është filozof por) s’do kishte shans. Vallë si t’i ndërtonte raketat a teslat pa materializmin. Dhe mrekullia vetë, Jordan Peterson është shkollar-filozof por është fans i Trump, njësoj sikur dhe i Elon Musk, flet për Zotin njësoj si Trump në miting, njësoj si Elon Musk që ia qëllon pikës në Twitter a në X, edhe shkollar-filozofi Peterson e “shet” Zotin si libër dhe me miliona fansa e ndjekin pas : )

Prej nga lind HUMORI?!- Nga YMER BALA

Para do ditësh ndoqa emisionin Albania’s Got Talent , ne jurinë e të cilit ishte edhe humoristi i ynë me famë, zotni Agron Llakaj!
Ne vlersimin që ai i bani nji konkuruesi nga Mirdita me emnin Fatmir i cili ishte i sinqertë në interpretim, Agroni i tha:
“Fatmir, humori asht nji zhandër i vështirë dhe i takon gjithmonë njerëzve të zgjuar”!
…Ndoshta Agroni e di ma mirë sepse ai ka vite që ban humor (përfshi imitimet origjinale të tij) por…unë, që nuk kam kenë aktor i humorit, kam nji mendim krejtë ndryshe per njerëzit që bajnë humor në përgjithsi dhe për aktorët e humorit në veçanti!
Per mue humori lind nga zemra e jo nga truni!
…Ne jetë ndodhë që njerëzit bajnë humor kur ata janë në gjendje të gëzueshme apo të lumtun shpirtnore!
…Ne skenë ndodhë që aktorët të bajnë me qeshë sepse Zoti ua ka dhanë atë dhunti që quhet talent dhe të bajnë ma shumë me qeshë ata aktorë që interpretojnë me sinqeritet!
…Une mendoj qe zotni Llakaj “ngatërron” zgjuarsinë me talentin sepse mund te jeshë i zgjuar por nuk ke talent…ashtusi mund të keshë talent por nuk dallohesh per zgjuarsi !
…Po marr nji shembull: Nji matematicien, nji shkrimtar apo poet, konsiderohen intelektualë, te squet e me nji IQ te naltë…por nuk asht e thanun që ata, meqë janë të zgjuar sic thotë z. Agron, domosdoshmënisht duhet të na bajnë me qeshë!
…edhe nji shembull tjetër:
Shkodranët njifen historikisht për humor.
Çdo shkodran ose të ban me qeshë ose të ban me u buzëqeshë!
Shkodranët të bajnë me qeshë sepse janë zemërbardhë, mikpritësa, kavaljera , dashnorë të së bukurës dhe “ciganë” e “rebelë” ne shpirt!
Humori i Shkodranve nuk blihet me pare sepse asht ba tashma nji traditë!
Më vjen randë me e thanë vecse…ngaqë shkodranët qeshin shumë…janë “paksa” indiferentë e naivë ne politikë!
… Të moçmit kanë thanë se:
“ Kush qesh’e këndon , si puna e shkodranve, largon të keqen dhe andrrallat”, por…në politikë e në marifete , jugu na i ka ngranë e po na i han “arrat” !

Sky Division – “Potpuri (këngë dasmash) kosovare”, Exp. Rmx, 2024 (video, 1 min)- Nga S. Guraziu

(video, 1 min, preview – siç dhe postuar ne Fb)

skyd_-_potpuri_folklorike_baresha_rmx_2024_short_fb.mp4

Sky Division – “Potpuri (këngë dasmash) kosovare”, Exp. Rmx, 2024
…nëse e përfundoj ndonjëherë, dhe nëse nuk “ankohet baresha network”, ata janë pronari i origjinalit, do e postoj të tërën, mirëpo ka disa muaj ka ngelur, s’e kam prekur : )

…ishte diç si eksperiment, melodia pata menduar të ndryshohet (kjo ishte vetëm si provë, si test), versioni origjinal i “baresha network” është me një lloj surle të “digjitalizuar” (kuptohet edhe surla e tyre në stilin alla turka, njëra këngë që e këndojnë vajzat madje është thjesht këngë turke (me fjalët shqip – këngë e njohur turke por s’di si quhet : ) meqë potpuri mjaft e gjatë, disa këngë dasmash njëra pas tjetrës, melodia më qe dukur se është tepër “uniforme”…

Domino-efekti (fotografik) – Merci beaucoup Notre Dame!- Nga Senad Guraziu

(…them se Kosova ka potencial të pashtershëm për avancime, pse t’mos avancohet puna akoma më tej, dihet se kontesti “Miss Universe” ishte dhe është i Trump-it – nëse ta kishim një “Miss Albania” si Presidente… garant brenda 4-5 viteve do e kishin njohur Kosovën të gjitha shtetet e botës)

***
…shih çudia e Parisit, Miss-Presidentja në Paris me Elon Musk!, vallë a nuk është e çuditshme, në rregull me Trump… po shih domino-efektin (fotografik), foto-buzëqeshje me Elon Musk, ndërsa bie fjala Gjermania askund, s’më del as 1 foto e gjermanëve as 1 lajm i tyre nga Parisi, në prag i kam por s’ua var kush gjermanëve, 85 milionë gjermanë por s’i njeh kush në Paris, sorry gjermanë por s’e keni zgjedhur dhe ju një Miss-Presidente andaj s’ka foto, kot e mprehni dhëmbin ju mediatikët e Gjermanisë…

…ndërsa shih Kosovarlushen, sidomos mediat e linjës “demaçiste-kurtiste” duke e fotograf-izuar lartësinë qiellore (sepse dhe ushqehen nga sofra e tyre politike, media që u fryejnë trumpetave të sevilizmit), shih tani çudia foto-kosovarishte, “merci beaucoup Notre Dame”… foto me Trump, foto me Macron, foto me këtë, foto me atë, Miss-Presidentja duke u kënaqur me politikanët e botës, Presidentja më “servile” dmth. gjoja më “diplomatike” që ka patur Kosova ndonjëherë (meqë nëse histori realiste, jo aso imagjinare, s’është se Kosova na qenka aq e “vjetër” si shtet), Miss-Presidentja e buzëqeshur që nga 2021 tani duke buzëqeshur në Paris me Elon Musk, “luja Cimë luja… n’Palma de Majorca” – do u thoshte Leci shokëve të treshi-përsheshit, Qumilit dhe Cimës…

…dhe siç dihet, çudia është akoma më e “çuditshme”, e kemi thënë tashmë, Amerika gjoja zemra e demokracisë kurrë as 1 Miss-Presidente nuk e zgjodhi, kaluan shekuj dhe afro 50 Presidentë varg e varg!, ndërsa Kosova gjatë demokracisë “newborn” (pothuaj ende me cucëll, me biberon) i zgjodhi jo 1… por 2 Miss-Presidente, e megjithatë propozoj pse t’mos avancohet puna dhe më tutje, pse t’mos synohet dhe 1 nivel më lart… them se Kosova duke e ndjekur strategjinë e Miss-Presidenteve, dmth. politikisht më e avancuar se vetë Amerika, “politikë” kjo fort e qëlluar, tekefundit jemi aq të vegjël, pothuaj “elemente thërmijore në sofrën e makropolitikave mondiale”, ashtu-kështu na imponohet vazalizmi, vazalizëm modern… “super-advanced”, atëherë pse t’mos avancohet puna akoma më tej…

…them se Kosova ka potencial të pashtershëm për avancime, pse t’mos i zgjedh Kosova ca bukuroshe të rangut ndërkombëtar, e kam fjalën aso Miss-e të vërteta, mundësisht ndonjë “beauty” që e fitojnë shiritin Miss Albania, psh. dihet se kontesti “Miss Universe” ishte dhe është i Trump-it… gjithçka përputhet, do entuziasmohej në kulm dhe vetë Trump si President i zgjedhur, do i kishim nja 4 vite të mandatit të tij (nga Janari e tutje 4 vjet) fort të frytshme, do e kishim sigurinë e Amerikës 100% të “siguruar”, pse Kosova t’mos i zgjedh tutje aso Miss-Presidente marramendëse (jo se medoemos duhet në bikini) por aso bukuroshesh që me një buzëqeshje mund t’i trullosin politikanët…

…sepse dhe politikanët thjesht njerëz janë, trullosen dhe ata, sidomos aso të rangut Trump (prandaj dhe i duhej Miss-Universe, prandaj dhe pronë e tij), në përgjithësi politikanët të thjeshtë janë, s’janë “super-man or something”… miss-efektet gjithmonë e bëjnë punën e vet, njësoj siç komunistët e dikurshëm, njësoj si tovarish-kosovaristët, s’kishin si u shmangen efekteve as ata, servilët e titizmit në Kosovë çmendeshin dikur pas bukurisë së Nexhmije Pagarushës (s’duhet harruar, përveç zërit Nexhmija e rinisë i kishte dhe ca kualitete të tjera), dmth. s’është ide e keqe, pse t’mos i avancojë Kosova punët e miss-eve edhe më tutje…

…sepse ashtu do ishte “1 udhë e 2 punë”, edhe Presidente për foto në Paris si ndonjë Latetia Casta, si ndonjë Brigitte Bardot, por dhe tjetra më kryesorja, nëse ta kishim një “Miss Albania” si Presidente… garant brenda 4-5 viteve të mandatit do e kishin njohur Kosovën të gjitha shtetet e botës, unë vetë si shkronjës i kësaj humoreske do e zhysja dorën në zjarrë se do ishte e saktë (mund ta lë dhe vetë kokën “peng”, nëse s’ia qëlloj të vërtetës atëherë kokë kot, s’nevojitet as koka) Kosova do njihej botërisht në plotësinë e vet…

…e jo siç tani puna (jo dhe aq për lakmi), psh. Palestina më e “njohur” ndërkombëtarisht sesa Kosova, po ashtu mjaft shtete i hëngrën “fjalët” e veta, u bënë “pishman”, na njohen… s’na njohen, ec e merre vesh, shkurt gjysma e botës ende s’e njohi Kosovën, asnjë shtet s’na njohu për “hir” të buzëqeshjeve të Presidentes aktuale nëpër fotote e Parisit, Presidente që nga v. 2021 por s’na njohu kush, i zgjodhëm dhe ato Rita Orat e Dua Lipat gjoja si “ambasadore të ndershme” por pa efekt, prapë s’na njohi kush, ndërsa ku i dihet… me 1 Miss-Albania si Presidente të gjithë do na njihnin (atyre skeptikëve të skjashëm u them se as vetë Serbia s’do kishte kah ia “mban” sepse do ngelej fillikat e izoluar, serbët kur ndjehen të “izoluar” sakaq dorëzohen, njihet kjo dobësi e tyre, historikisht)…

Urime Shqipërisë ! – “Kcimi i Tropojës”, UNESCO, 3 December 2024, Asuncion, Paraguay- Nga S. Guraziu

…mbrëmë e postova një video tek blog-faqja personale (pjesa e seancës së UNESCO-s lidhur me Shqipërinë, më 3 Dhjetor 2024, shkëputur nga seanca e tyre… padyshim 2-3 orëshe), së bashku me URIMIN më të përzemërt për shqiptarët anembanë, lidhur me këtë njohje të trashëgimisë sonë kulturore nga zyrtarët e bordit të UNESCO, videon po e ndajë dhe me juve, eventualisht kur t’gjeni kohë i qaseni, pasi është pakëz më e gjatë… 5-6 minuta (dhe po ashtu në Aglisht, kuptohet edhe shqiptarët aty flasin Anglisht : ) si ta shihni dhe vetë, për mua më shumë në kuptimin si video dokumentare, si dokument, si video e “dëshmisë së krenarisë sonë”, më shumë e vlefshme në kuptimin historiografik, andaj dhe e ruajta tek arkivi i faqes : ) – në pjesën e dytë, videoja ngërthen dhe prezantimin e “Kcimit të Tropojës”, ashtu siç dhe qe ofruar pranë UNESCO-s nga zyrtarët e Shqipërisë…
…s’di si quhet ajo zonja e delegacionit shqiptar (po e ngjes këtu dhe një “screenshot”), por ajo aaaaq e gëzuar, e mallëngjyer dhe nga ngulëshimi… e ngrata thuase lexonte “mekanikisht”, zemra e saj si e çmendur tëk, tëk, tëk duke e përjetuar lajmin e madh, dhe në vend të thoshte “thank you for making possible”… iu ngatërrua gjuha, tha “impossible”, anise e rregulloi saora duke shtuar dhe kërkimfaljen, por pa iu shuar buzëqeshja, pa ndryshuar nuancat e gëzimit të papërshkrueshëm në fytyrën e saj – përjetim i “dokumentuar” mrekullisht, jashtëzakonisht bukur në video, dëshmi historike e patriotizmit të kulluar : )
(s. guraziu)
***
The 19th session of the Intergovernmental Committee for the Safeguarding of the Intangible Cultural Heritage – Asunción, Republic of Paraguay, 3 December 2024
Examination of nominations for inscription on the Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity. The session chaired by H.E. Ms Nancy Ovelar de Gorostiaga, Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary and Permanent Delegate of the Republic of Paraguay to UNESCO.

“K’cimi i Tropojës” zyrtarisht në UNESCO – Në studio me Skënder Haklajn dhe Mujë Buçpapajn

“K’cimi i Tropojës” zyrtarisht në UNESCO – Në studio me Skënder Haklajn dhe Mujë Buçpapajn

Zonja e Shalot – Dashuria, moskthimi i dashurisë dhe ikja!- Esé nga SENAD GURAZIU

(…siç i pati ndodhur Lancelotit të përrallës mund t’i ndodhë cilitdo kalorës politik të së tashmes : )

Zonja e Shalot, ishte një princeshë e ngujuar diku në një kullë, në një kështjellë afër Kamelotit, dhe pati vdekur me zemrën shkrumb, pa iu kthyer kurrë dashuria nga Lanceloti (kalorës ky, fisnik i “Tryezës së Rrumbullakët”, të mbretit Artur).

Nëse lexuesi për pak çaste t’merrej me imagjinatën, nëse ta parafytyronte pakëz skandalin imagjinar që ndonjëri nga ministrat e Ramës të dashurohej në gruan e tij, në gruan e Kryeministrit (po, po përnjëmend, dmth. të dashurohej me gjithë mend, ta humbte mendjen)! Apo ndonjëri nga ata të kabinetit holandez ta humbte mendjen pas mbretëreshën Maxima të Holandës! Me ndihmën e kësaj imagjinate do ta kuptonim fare lehtë Lancelotin, e edhe do ta “falnim” madje, sepse do ta kuptonim që i pafajshëm.

E lehtë të imagjinosh, në realitet duket e “pamundur”, pasi zemrat i kanë dhe “frenat”, e frenojnë veten, s’janë të gjitha zemrat të krisura, apo jo. Kështu thotë logjika dhe arsyeja, mirëpo e dimë që s’është e pamundur – e sidomos s’është e pamundur në përrallat e dikurshme, në letërsi, në filmografi etj. E qartë, skandal mos pyet, ta humbësh mendjen pas gruas së Ramës… apo pas gruas së Aleksandrit, pas mbretëreshës Maxima, uaaa, sikur dhe imagjinata tani përshfaqet mjaft e “çuditshme”. Sado skandaloze nëse t’na duket ideja, pikërisht kështu i pati ndodhur Lancelotit, si tradhti ndaj mbretit të vet, ndaj mbretit Artur.

Sa i përket imagjinatës, mos t’ju duket “skenar” i pamundur, bie fjala Margaret Thaçer, ajo Zonja e Hekurt e Britanisë, sa herë shfaqej diç serioze për të diskutuar me ministrat, e sidomos në prag dhe gjatë Falkland-Luftës, e bënte darkën (edhe burri i ndihmonte, psh. ndonjëherë i qëronte patatet) dhe i thërriste të gjithë ministrat e kabinetit të hanin darkë në shtëpinë e saj, dhe dmth. t’i diskutonin problemet e qeverisë në komfortin shtëpiak. Po pra, pikërisht në shtëpinë e saj, ashtu i pëlqente dhe ashtu bëhej, ishte seancë praktike (si mbledhje qeveritare) por dhe ndjehej më komode.

Sipas të njëjtës imagjinatë, afër mendsh që dhe Rama mund t’i ftojë ministrat dhe ministreshat për darkë në shtëpinë e tij. Mund t’i ftojë përnatë, apo saherë t’i teket e kur t’i teket. Ndonjëherë një gotë jashtë masës dhe njeriu e humb mendjen. Madje as shampanja s’është e pafajshme kur është fjala për “mendjen”. Dhe kështu dmth. nuk është e “pamundur”, siç i pati ndodhur Lancelotit të përrallës mund t’i ndodhë cilitdo kalorës politik të së tashmes.

***
Mirëpo, le t’ia fillojmë me lulet, me trëndafilat fillimisht, pastaj i përmendim dhe pikturat. Ka madje dhe lule, trëndafil që mban emrin “Zonja e Shalot”. Ky trëndafil mban emrin e zonjës së bukur si zambak por që, sa i përket dashurisë, pati qenë e pafat, njihej si Elena, princesha e Astolat.
Unë e zgjodha pikërisht këtë foto-lule, nga miliarda… thashë miliarda duke u nisur se Interneti mund t’i ketë me miliarda foto-trëndafilash, kjo që e zgjodha m’u duk më kualitative, dmth pritet ta respektoni vendimin tim, sepse vendim i madh, e zgjodha ndër miliarda foto-lulesh si “prezantim” të gjithë trëndafilave “Shalot” : ) Bukur, fotoja ngjitur e paraqet trëndafilin “Zonja e Shalot” (foto-trëndafil i v. 2010, Austin, Britani e Madhe).

Në një vend tjetër pata shkruar se Elena e përrallave arturiane vuante tepër shumë për Lancelotin, e ngrata pati dashuruar siç vetëm princeshat e kështjellave dinë të dashurojnë. Do vdiste madje nga “dashuria”, aq fatkeqe, përrallë aq e dhimbshme, s’ka njeri që s’i këputet zemra, vdiq e shkoi pa iu “kthyer” kurrë dashuria. Gjithçka që kishte në zemër ia pati falur Lancelotit, derisa zemra i qe bërë shkrumb, djegur e përvëluar. Sepse zemrat e klasicizmit përrallor s’dinin ndryshe, o dashuronin përjetësisht o fare. Zemrat dikur s’kishin as “hile” as falsitet, ishin zemrash 100% të sinqerta.

Ç’është e vërteta as Lanceloti s’e pati shpërfillur, por dhe ai vetë pati ngelur pa “zemrën” e vet. E pati humbur zemrën duke rendur pas Ginevrës, dmth. s’është se na kishte “faj” për pafatësinë e Elenës. T’i thoshte “po” duke qenë e vërteta krejt ndryshe, ashtu do ishte mëkat akoma më i madh – Lanceloti e dinte fort mirë se qe dashuruar gjer në veshët me ëndrren e vet, në Ginevrën (gruan e mbretit Artur, për të cilin Lanceloti shërbente si “dorë e djathtë”, si kalorës i famshëm dhe trim i madh).

Të flesh me “zemrën” e mbretit, me gruan e tij, me mbretëreshën… s’është ndonjë “kundravajtje” e asgjëshme, përkundrazi, është një problem serioz. Lanceloti pati qenë tepër i “hutuar” pas Ginevrës, ishte supozuar që ai t’na ishte kalorës i hutuar rreth trimërisë, rreth problemeve të mbretërisë, rreth politikave të mbretit Artur, rreth “Tryezës së Rrumbullakët” (duhej t’ishte shembull i fisnikërisë për kalorësit e tjerë) e jo të hutohej pas bukurosheve të huaja : ) Ose thjesht merre me mend atë që veç e thamë; ndonjëri nga ministrat e Ramës e humb mendjen pas gruas së tij.

Sikur që dhe Ginevra që do bëhej tradhtare, vetë zemra e saj (ashtu në pafajësinë e vet) do e fuste “turbullirës”, e tradhtonte mbretin dhe mbretërinë e vet, e tradhtonte veten, tekefundit ishte mbretëresha. I bie se edhe Lanceloti i tradhtonte që të dy, apo që të tre, sepse madje dhe vetveten – i bie se jobesnik ndaj mbretit, ndaj mbretëreshës e edhe ndaj vetes (meqë do i shkilte principet e fisnikërisë dhe të kalorsisë).

Sidoqoftë, ka panumër piktura dhe ose vepra artistike rreth subjektit “Elenat e Shalot”, s’di nëse ndokush t’i ketë numëruar të gjitha “Elenat…” (ndoshta as muzeumet e botës, as institucionet e artit s’e dinë aq “saktë” : ) por ka me dhjetra e qindra, vizatime, gravura, piktura… pothuaj panumër sosh. Secila më e bukur se tjetra, me subjekt fisniken e dashuruar deri në vdekje, “Elena” e bukur, së cilës nuk i qe kthyer dashuria.

Psh. versioni i piktorit Waterhouse, “Zonja (e Kështjellës) Shalot”, 1888 (John William Waterhouse, 1849-1917) është njëra nga pikturat më të famshme të tij. Si skenë vizuale piktura na e paraqet mbarimin ose fundin e poemës së poetit Alfred Tennyson, me të njëjtin titull. Waterhouse ishte një piktor anglez, i njohur për stilin piktural të Akademizmit, dhe i cili më pas e pati përqafuar stilin dhe filozofinë e Pre-Rafaelitëve. Pikturat e tij kryesisht kishin si subjekt femrat nga mitologjia e lashtë greke dhe nga legjendat arturiane.

Ose portret-piktura tjetër (ngjitur këtu 2 versione), “Zonja e Shalot (Duke shikuar Lancelotin)”, 1894 – majtas: versioni final, dhe djathtas: studim – pata lexuar në një vend që kritikët më shumë i parapëlqejnë “brushat e lira” në studimin (djathtas), sesa versionin e përfunduar (majtas). Hm, padyshim këta do kenë patur më shumë shije e preferenca për “impresionizmin”… pata buzëqeshur : )

Si karakteristikë e impresionizmit është psh. si vijon: për shkak të “shkitjes” së lëmuar të brushave, dhe të ngjyrave hedhur “trash” në kanavacë, pikturat në stilin “impresiv” lënë përshtypjen se janë punuar shpejt e shpejt (njësoj si dhe studimet a paraskicat që i bëjnë piktorët para se t’ia fillojnë asaj tabllosë “përnjëmend” – pra sipas meje, ky studim i Waterhouse lirisht mund të klasifikohet si “pikturë e kryer impresioniste” – po ashtu temat e impresionizmit nuk “rrahin” ndonjë problematikë, as nuk mëtojnë të “lodhen” me ndonjë mesazh…

Të gjitha pikturat padyshim qenë frymëzuar nga poema e Tennyson “Zonja e Shalot” (1832), një baladë lirike e shquar për romantizmin mesjetar. Simbolika enigmatike e poemës i pati frymëzur sa e sa piktorë, veçanërisht Pre-Rafaelitët. Por pra dihet se poema e Alfred Lord Tennyson bazohet në legjendën arturiane (aty si figurë njihet Elaine of Astolat, “Elena e Astolat”). E cila figurë (e legjendës arturiane) padyshim ishte diç si influencë a frymëzim nga një tregim pararendës, që rrëfehet në një vepër italiane të shek. XIII me titull Donna di Scalotta – Zonja e Skalotit).

Rishtas, sidoqoftë, poema “Zonja e Shalot” e Tennyson pra rrëfen historinë e romancës së Elena Astolat, një e re fisnike e burgosur në kështjellën e një ishulli afër Kamelot (Kameloti ishte diç si “kryeqytet-kështjellë” madhështore, kryeqendër e mbretërisë arturiane, selia e Mbretit Artur). Elena do vdiste nga dashuria për Lancelotin. Në legjendën arturiane, siç e cekëm më lart, Lanceloti ishte njëri nga kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët, trim dhe kalorës fort i zoti, në legjendën përshkruhet si krahu i djathtë i mbretit Artur.

Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri

VOA/Raimond Kola

Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte kulti në Shqipëri gjatë punimeve konservuese në monumente. Specialistët e restaurimeve thonë se zbulimet kanë rëndësi për periudha të ndryshme historike, por edhe për të nxitur turizmin kulturor. Shumë objekte kulti në Shqipëri ruajnë ende gjurmët e mëdha të dëmtimeve gjatë regjimit komunist dhe kanë nevoja për ndërhyrje për të shpëtuar nga shkatërrimi.

Në “Kishën e Shna Ndout” në Kepin e Rodonit restaurimi i disa pikturave murale solli kohët e fundit të dhëna të reja. Portrete dhe figura shenjtorësh kanë dalë në dritë pas heqjes së llaçit dhe gëlqeres gjatë konservimit të veprave të artit.

Këto konservime pasuan restaurimin që iu bë kishës pas dëmtimeve të tërmetit të vitit 2019.

“Fragmenti i zbuluar në apsidën e Kishës paraqet një skenë ku shfaqet froni i Krishtit dhe figura e Johan Pagëzorit”, thotë specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Gentian Vokopola.

“Në kishën e Kepit të Rodonit jnë zbuluar disa fragmente të pikturës murale, portrete, pjesë nga “Skena Deissis” në apsidë, por edhe fragmente të tjera me motive bimore dhe me simbolikë tjetër si mund të përmendim “Nyjen e Solomonit” që është evidentuar, apo disa pikturime të kryqeve ortodokse”, tregon ai.

Në këtë kishë është zbuluar disa vite më parë edhe një pikturë murale që paraqet shqiponjën me dy kokë, e cila është edhe simboli i flamurit të Skënderbeut. Zoti Vokopola thotë se këtë vit është evidentuar më qartë e gjithë kjo hapësirë e pikturës muarale.

“Shqiponja, e cila ka origjinën e saj nga bizanti, është përdorur pastaj edhe në flamurin e Kastriotëve nga Skënderbeu. Piktura është e natyrës heraldike, është emblema e tyre, e pikturuar në faqet e apsidës. Gjatë shekullit të XV kisha është rindërtuar nga Skënderbeu dhe natyrisht është ridekoruar. Punimet në këtë pjesë konsistuan në vijimin e pastrimit me evdientimin këtyre figurave:është një shqiponjë, shqiponja e Kastriotëve, një figurë kalorësi dhe një grup shpendësh shtegëtarë krilla apo çafka”, tregon ai.

“Krahas kishës së Kepit të Rodonit ndërhyrjet restauruese u kryen kohët e fundit edhe në Manastirin e Mesopotamit, në jug të Shqipërisë, dhe në kishën e Manastirit të Rubikut, në veri të vendit, të cilat sollën fragmente të reja murale”, thotë zoti Vokopola.

Ndërhyrjet në këto piktura murale janë të rëndësishme, thotë më tej specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore edhe për të nxitur turizmin .

“Në Kishën e Shëlbuemit” në Rubik janë zbuluar dy fragmente murale në disa metër katrorë, në bërthamën e vjetër të kishës në faqen jugore dhe veriore ku kemi dekoracione murale në forma gjeometrike dhe floreale”, tregon ai.

Ndërkohë, Kisha e Kepit të Rodonit është një nga më të veçantat në Shqipëri, që i përket shekullit të XIII-XIV, dhe mbetet nga më të vizituarat si nga turistë vendas dhe të huaj.

Shumë objekte kulti u shkatërruan dhe të tjera u dëmtuan rëndë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Genti Vokopola, prej 27 vitesh kryen herë pas here ndërhyrje restauruese në veprat e artit në këto objekte. Ai përmend disa prej rasteve ku janë evidentuar piktura të reja murale.

“Rastet e pikturave të reja murale të mbuluara nga gëlqerja dhe llaçi në periudhat e mëparshme janë të shumta. Në Kishën e “Shën Apostujve” në Hoshtevë në Gjirokastër, ku kanë dalë skena nga Apokalipsi në pjesën e narteksit, në Kishëne Shën Mërisë në Labovë të Kryqit në Gjirokastër ku kanë dalë figura murale, në Kishën e Shën Kollit në Mesopotam muajt e fundit janë zbuluar disa figura murale, në Xhaminë e Qafës së Pazarit në Gjirokastër janë zbuluar shumë piktura murale, apo në banesën “Belaj” në Gjirokastër dhe në vetë Pazarin e Gjirokastrës”.

Zoti Vokopola thotë se ndërhyrjet në pikturat murale të objekteve të kultit duhet të vijojnë në Shqipëri. Vitin e ardhshëm parashikohen, sipas tij, programe të reja.

“Janë parashikuar ndërhyrje me fonde të Ambasadës Amerikane në “Teqen e Dollmës” në Kalanë e Krujës apo dhe nga buxheti i shtetit në “Kishën e Shën Sotirit” (Kërçisht) të Peshkopisë.

Ndërhyrjet në “Kishën e Shna Ndout “ në Kepin Rodonit dhe në “Kishën e Manastirit të Rubikut” u mbështetën financiarisht nga Bashkimi Europian përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Projekteve, UNOPS.

Xhubletë origjinale, trashëguar prej tre brezash- Nga S. Guraziu

…nxënësja e gjimnazit “Jordan Misja”, Antoneta Preldakaj, e veshur me xhubletë origjinale të trashëguar prej tre brezash, Antoneta mban në duar flamurin kombëtar të qëndisur gjatë muajit Nëntor 2024 nga maturantet e po këtij gjimnazi…
(fotoja postuar në portalin “Albspirit”)

(dmth. simbolikisht fotoja na e kujton dorëbardhën Marigo, që besohet ta ketë qëndisur flamurin e Pavarësisë, ngritur nga Ismail Qemali në Vlorë)


Send this to a friend