BLEONA METUSHI/ “Kjo drejtësi u ka shumë kusure njerëzve”, ishte kjo fjalia me e shpeshtë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në fjalën e tij për mediat, pas përfundimit të seancës, nga ku u mor zyrtarisht i pandehur.
Ne pergjigje te interesit te medias, Tahiri, edhe pse gjithnje ka mohuar se flet me kode, apo dergon mesazhe te koduara, përmendi fjalën “Kurban” që mes te terash është edhe titulli i një libri kontrovers të Rames, botuar ne kohen kur ishte ne opozite, e që shkaktoi shumë polemika.
Ndërsa paralajmëroi se pas kalimit në gjyq të çështjes, ai do flasë dhe se ky proces nuk mund të jetë më i mbyllur.
Duke hedhur kështu akuza për Prokurorinë, që, sipas tij, gjatë gjithë kohës së hetimeve, ka “trafikuar” informacione dhe të ashtuquajtura prova.
Me një pamje të shqetësuar, ish-ministri iu përgjigj interesimit të mediave, ndërsa e konsideroi kalimin në gjyq të dosjes si një mundësi ku ai të tregonte pafajësinë e tij.
Megjithëse në përfundim të seancës, Tahiri, nëpërmjet avokatit të tij, Maksim Haxhia, kërkoi nga Gjykata edhe procedimin me formën e posaçme të gjykimit, atë të shkurtuarin, tha se ai do luftonte për të vërtetuar pafajësinë e tij dhe që nuk ka lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Tahiri pretendoi se akuza nuk kishte asnjë provë konkrete për të dhe se i gjithë procesi ishte absurd.
Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Socialiste iu përgjigj edhe pyetjeve thumbuese të gazetarëve, në lidhje me mospjesëmarrjen në Kongresin e PS-së apo nëse ishte bërë kurban nga problemet e shumta të politikës. Kësaj të fundit, Tahiri iu përgjigje sfidues, duke thënë se nuk ishte e lehtë që të ishte ai kurban në këtë mes. Ndërsa për mungesën në Kongres, u shpreh se ishte zgjedhja e tij, që të mos përfshihej në politikë derisa të zgjidhte hallin që i kishte shkaktuar politika.
REAGIMI
Përse zgjati kaq shumë seanca paraprake?
Zgjati se kam përshtypjen se të gjithë kishin gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë sesa afati i seancës që zgjati rreth 8 orë dhe më vjen keq edhe për juve që u detyruat të prisnit. Ajo që vjen para, është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e seancës apo me akuzën, unë jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, qoftë Prokurorinë apo Gjykatën. Nuk dua ta bëj edhe tani, në respekt të një sistemi ku kam kontribuar edhe unë deri diku.
Pse kërkuat gjykim të shkurtuar?
Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund. Prokuroria pretendon atë që pretendon, unë kam shumë më shumë për të pretenduar se Prokuroria. Kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pa fund, do t’ju lutesha edhe juve, kur të citoni, të saktësoni që unë do të vazhdoj deri në fund të argumentoj që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Atë që verifikoi Prokuroria e Italisë, atë që verifikoi Gjykata italiane. Vendimin e Gjykatës italiane, që doli në përfundimin që unë skam lidhje, prokurorët e interpretojnë ndryshe, por kjo është çështje e tyre, këtë do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj është e bukur, pavarësisht se në shumicën dërrmuese nuk bën drejtësi, por në rastet kur bën, ia vlen.
Si ishte të qëndronit 8 orë në Gjykatë?
Kam pak zor të flas për veten, në rastin kur gjendem në këto pozita. Unë do të ndjek me përpikëri çdo fazë të gjykimit. Unë di t’ju them se kur kjo ndodh me mua, merre me mend për njerëzit që nuk kanë mundësinë të flasin me ju. Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush.
Cilat ishin provat konkrete të Prokurorisë kundër jush?
Ajo që keni dëgjuar edhe më herët. Unë i kërkova Prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë, siç e parashikon ligji. Prokuroria kishte detyrimin që të më tregonte në seancë cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin, është shumë e thjeshtë. Por, Prokuroria nuk u përgjigj, edhe pse unë dhe Gjykata e kërkuam disa herë këtë përgjigje. Ndërkohë, nga sot dhe tutje do të flas edhe unë sepse deri më tani, keni folur vetëm ju. Unë skam folur as për prova, as për procesin, as për mënyrën sesi kanë rrjedhur ngjarjet, tani do flas edhe unë. Do flas në Gjykatë dhe për publikun. Ky nuk mund të jetë më një proces i mbyllur, ku provat e ashtuquajtura të tilla, trafikohen. Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade të çdolloj niveli. Unë nuk mërzitem fare me këtë, sepse jam mësuar me më keq se kaq dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal! Jepini kohën e duhur procesit, ju do t’i dëgjoni të gjitha. Kur jeni në gjendje të nxirrni nga errësira gjëra që ua japin prokurorët, shumë të kollajtë do ta keni të merrni nga unë atë që duhet. Unë di t’ju them vetëm një gjë, dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë, për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë.
Çfarë prisnit sot nga Gjykata?
Kjo është e gjitha një absurditet, çfarë të pretendoj. Kur unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës, të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë. S’kam çfarë të them.
A është Gjykata e pavarur në rastin tuaj?
Nuk di ta them këtë, drejtësia prandaj është e bukur se kur ndodh që ndonjëherë bën drejtësi, ia vlen. Unë nuk dua të komentoj se kam konflikt interesi në këtë rast. Në një rast tjetër, sigurisht do të kisha shumë për të komentuar, siç kam bërë në shumë raste të tjera, për prokurorë dhe gjyqtarë që kam menduar se kanë shkelur ligjin.
Keni ndonjë koment për faktin që është hera e parë që nuk jeni në Kongres?
Nuk kam asnjë koment, është një vendim i imi dhe vetëm imi, për të mos bërë politikë deri kur kjo çështje që më hapi politika të mbyllet.
Jeni i pari ish-ministër i Brendshëm, i cili shkoni me një akuzë kaq të rëndë. A ndiheni sot si i bërë kurban?
Nuk e ndiej veten asgjë nga ato që ju thatë. Di vetëm të them që drejtësia u ka shumë borxhe njerëzve, di të them që në këtë vend, në 25 vite, kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë. Unë s’kam vjedhur askënd, nuk ka një qytetar që të më thotë se më ke futur dorën në xhep. Nuk kam vrarë askënd, për çdo kusur që po përjetoj tani, do t’ia dal deri në fund dhe nuk më shqetëson shumë. Pastaj, komentet nëse jam unë kurbani, ose jo, kjo nuk është edhe aq e kollajtë të jem unë, kështu që nuk më shqetëson.
Jeni ju gazetarët e shitur tek krimi dhe kriminelët, ndaj u jepni hapsira në media kriminelëve me intervista apo dhe duke u bërë portrete fytyrave të tyre me pamje prapanicash.
Vetëm në Shqipëri ndodhë që kei.inelëve tu jepen hapsira në media e tu bëhen intervista ku ata shajnë e kërcnojnë prokurorë gjykatës apo tërë shtetin e tërë shqiptarët e pafajshem.
Në asnjë vënd të botës nuk ftohen në emisione televizive të akuzuarit për krime e as nuk u bën intervistë asnjë gazetar iqytetrimit demoktatik.
Por në Shqipëri gazetarër janë të lidhur me krimin me bandat ndaj ua japin mundësinë që ata turinjë bythët kriminelë të lehin e të kërcnojnë drejtësinë.
Ndaj gazetarët e Shqipërisë banojnë në vila lluksoze tek blloku i mafies në lagjen e re të bllokmenve tëTiranës.