VOAL

VOAL

Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës – Nga Nue Oroshi

January 14, 2019

Komentet

Gazetari nga Kosova nderohet me një çmim tjetër prestigjioz në Suedi

Gazetari me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Suedi, Diamant Salihu, është shpërblyer me një tjetër çmim prestigjioz atje, raporton Express.

Programi i Televizionit të Suedisë “Uppdrag Granskning”, në një konkurrencë tejet të fortë, ka nderuar gazetarin Salihu së bashku me Kalle Segerbäck, Ola Christoffersson dhe Axel Gordh Humlesjö, me çmimin prestigjioz “Novatorët e vitit”.

Për këtë ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Suedi, përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Urime e suksese pa fund Diamant Salihu! Jemi krenarë për punën tuaj “, thuhet në postimin e ambasadës.

Në vitin 2021, Salihu ishte shpërblyer me çmim në kategorinë ‘Zëri i Vitit 2021″.

Salihu aktualisht punon në televizionin publik të Suedisë.

Pas Norvegjisë, Kurti nesër në Gjermani për t’u takuar me diasporën

Kryeministri Albin Kurti nesër do të shkojë në Gjermani për t’u takuar me diasporën shqiptare atje.

Sërish bashkë me të është Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“NESËR, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani.

Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!

Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së. sn

Kurti nga Norvegjia: Po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e emigrantëve me vendin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po kujdesen që të jenë ura që i shton lidhjet e mërgatës me Kosovë.

Ai ka publikuar në Instagram një “story” nga takimi me shqiptarët në Oslo të Norvegjisë.

“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ua që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne që po kujdesemi që të jemi ura që I shton lidhjet e mërgatës me vendin tonë. Sinergji që forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit. Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë.”, ka shkruar Kurti. sn

Image

Iku me bisht ndër shalë- Çfarë u fsheh nga regjia e Ramës në sallën e takimit në Selanik, emigrantët ia plasën…

Edi Rama ka zhvilluar në Selanik një takim me administratë dhe patronazhistë nga Shqipëria, takime që ai i quan si me diasporën.  

Gjatë këtij takimi, grupe shqiptarësh që jetojnë në Greqi prej vitesh kanë protestuar kundër tij jashtë ambienteve të asaj salle, pasi brenda nuk janë lënë të hyjnë nga rojet e shumta.

Mirëpo ajo çka nuk u pa nga brenda takimit, ishin brohorimat e shumta të shqiptarëve të cilët mesa duket e kanë “përzënë” nga podiumi ku ai mbante fjalen e tij.

Në këtë video të postuar, duket kryeministri Rama, zëri i të cilët ‘mbytet’ mes slloganit të emigrantëve shqiptarë, të cilët shprehen ‘ Nga Shqipëria na largon, edhe votën na kërkon’. sn

KUR E BUKURA DHE TRADICIONALJA KTHEHET NË ANTIVLERË DHE DEGJENERIM- Nga ARIF EJUPI

 

Ka goxha kohë që televizionet tona ofrojnë emisione pa kurrfarë vlere e mesazhi. Hartuesit e këtyre emisioneve qëllim të vetëm kanë përfitimin material pa menduar asnjëherë dëmin që i sjellin shoqërisë.

Të rinjtë tanë të ballafaquar me krizat që i sjell mosha e adoleshencës pavetëdijshëm futën në aventura të panevojshme. Ata këshillat e sinqerta dhe dashamirëse të prindërve të tyre as që i marrin në konsideratë. Sipas tyre prindërit janë arkaik dhe larg të sotmes dhe modernes.

Ata të joshur nga grupe të shthurura dhe antisociale jepen pas drogave dhe alkoolit. Për t’u dalluar nga të tjerët dhe të pakënaqur me dukjen e tyre, bëjnë edhe ndërhyrje të panevojshme kirurgjikale.

Nga çrregullimet shpirtërore që ndodhinë pa fajin e tyre përfitojnë grupe të caktuara njerëzish të pakarakter dhe të pashpirt.

Sot, të rinjtë tanë bëjnë jetë të shfrenuar dhe të paprogramuar. Ata natën e kalojnë klubeve, kurse ditën në gjumë të imponueshëm.

Në devijimin e tyre ndihmojnë goxha rrastë edhe disa “zbulues të kulturës perëndimore moderne”. Ata fëmijët tanë i udhëzojnë mbrapshtë, duke lënë përshtypjen se i duan shumëfish më tepër se sa ne ?! Sipas tyre secili duhet ta bëjë jetën ashtu si mendon vet.

E, në anën tjetër harrojnë që koha nuk fal. Pas përfundimit të “Big Brother Vip Kosova” kush merret me problemet e tyre të akumuluara përveç prindërve?.. Ashiqare shihet që shumica prej tyre janë të papërgatitur për tregun e punës dhe krijimin e familjes.

Këtë e dëshmon edhe e folmja e tyre e bastarduar dhe varfër, si dhe mosnjohja e gjërave elementare. Gjithashtu sjelljet e tyre janë shumë larg normave dhe zakoneve tona. Ata nëse vazhdojnë kështu gjatë do të mbetën barrë e prindërve.

Këto vese negative të fituara nga shoqërimi me njerëz pa koncept për jetën i dëmtojnë edhe familjet e shëndosha, si në aspektin moral ashtu dhe në atë ekonomik.

Nëse nëpërmjet “Big Brother Vip Kosova” me shpenzime të majme dhe të kota është menduar të ndihmohet Burim Vatovci, është gabim trashanik.

Burimi mund të ndihmohet në forma të tjera . Ai në rastin konkret vetëm fundoset. Me te dhe kategorinë e tij, duhet të solidarizohemi të gjithë, veçmas institucionet tona.

Loja me Burimin, është një sinjal që ende jemi shumë larg krijimit të institucioneve të mirëfillta.

Shkollave që dikur kishin rolin kryesor në arsimin dhe edukimin e nxënësve u janë kufizuar dukshëm kompetencat . Përplot halabakë që nuk e kanë vendin në shkolla pengojë punën e mësuesve dhe të arsimtareve, duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në rrjedha normale.

Kemi raste të shumta që mësues e arsimtarë të dëshmuar nëpër dekada, në pamundësi për ta penguar këtë dukuri të shëmtuar dhe degraduese e kanë braktisur mësimdhënien.

Mësimdhënësit shumëherë janë rrahur nga nxënësit e pa përgjegjshëm dhe të pa edukatë.

Në rast se mësuesi apo arsimtari i ka dhënë nxënësit një flakaresh në vetëmbrojtje është bërë kiameti.

Të nesërmen gazeta e televizione rastin e kanë paraqitur me tituj bombastik, pa e pasur fare idenë se çfarë ka ndodhur.

Në të kaluarën në mënyrë që të rinjtë të mos i marrë rruga dhe keqja, janë gjetur forma të ndryshme të organizimit të aktiviteteve të lira. Të gjitha ata të rinj me prirje për këngë apo vallëzim janë përfshirë në Shoqëri kulturore dhe artistike.

Çdo vit janë mbajtur Festivale të shumta, ku janë prezantuar vlera të vërteta nga gurra e kulturës sonë. Shumica e komunave të Kosovës, kanë pasur teatër e klube letrare.

Po ashtu kanë ekzistuar kooperativa rinore ku janë bërë punime artizanale.

Novatorët apo shpikësit e rinj e kanë pasur shoqatën e tyre, ku i kanë përsosur dhe konkretizuar shpikjet e tyre . Po ashtu në të gjitha shkollat e Kosovës, janë organizuar me dhjetëra manifestime nga disiplina të ndryshme të sportit.

Radio Televizioni i Prishtinës edhe pse i vetmi mjet viziv i informimit dhe me hapësira të kufizuara, çdo javë ka prezantuar kuize të diturisë në fusha të ndryshme të Shkencës, Arsimit, Artit dhe Kulturës.

Pirja e duhanit dhe e alkoolit në shkolla ka qenë rreptësishtë e ndaluar. Kurse për llojet e drogave që sot marrin jetët e të rinjve tanë as që është ditur.

Ndaj kapadainjve dhe gangsterëve janë marrë masa ndëshkuese si ndërrimi i klasës, e në raste sulmesh ka pasuar përjashtimi i tyre i menjëhershëm nga shkollat.

Këto masa kanë dhënë rezultate dhe kanë bërë që mësimi të jetë në nivel dhe tejet cilësorë.

Sot, të rinj dhe të moshuar sikur peshqit pas karremit vrapojnë pas televizioneve, sikur u duket që vetëm aty është “parajsa “dhe gjetja e “çelësit” për t’u promovuar apo për të dalë nga kriza.

Ata apo ato edhe pse kanë një tufë fëmijësh nga martesa shumëvjeçare mllefin e tyre për martesën e pafat apo të aranzhuar e nxjerrin në opinion duke akuzuar njëri-tjetrin si është më së keqi.

Pastaj, gardianët e Facbook-ut dhe të rrjeteve të tjera sociale nisin sulmet me komente pro e contra.

Me këto probleme në vendet e Perëndimit, merren institucione të specializuara, që brenda tyre veprojnë profesionistë të vërtetë.

Në tri edicionet e deritashme të Big Brother Vip Kosova dhe Shqipëria, asnjëherë s’është folur për njerëzoren dhe humanen. Aty s’ kemi parë asgjë tjetër përveç skenave që gërryejnë moralin tonë edhe ashtu të luhatur e në rënie të tmerrshme.

Kopjimi i kulturave degjeneruese nga vendet tjera ku burri pranon që gruaja t’i ushqejë dhe mbaj fëmijët nga prostitucioni, nuk çon në civilizim, por zvetënon dhe shkatërron kulturën tonë të shekujve, nga e cila përvetësuan të gjitha vendet e rajonit.
ARIF EJUPI

Mbrëmje e zjarrtë folklorike në Klubin ARDHMERIA- Nga Florim Zeqa

Të shtunën e kaluar më 26.10.2024, në Tezze sul Brenta (VI-Itali), në Klubin ARDHMERIA u mbajt mbrëmje e madhe folklorike me trashëgimtarët e ikonës së folklorit burimor shqiptar, nipat e Sefë Mleqanit, vëllezërit Ismet Beqir Gashi, Shpëtim Beqir Gashi dhe Sefë Brahim Gashi.

 

Jehonë e madhe e zërit të bilbilave të këngës shqipe

Disa qindra metra largë klubit dëgjohej zëri kumbues i nipave të Sefë Mleqanit duke e kënduar këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”, i përcjellur me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit e shumtë në brendi të Klubit ARDHMERIA.

Kapacitetet e mëdha të klubit kësaj radhe ishin të pamjaftueshme për të pranuar të gjithë të interesuarit që kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Italisë veriore për për t’i dëgjuar dhe takuar nga afër nipat e Sefë Mleqanit, për çka më dhjetra bashkatdhetarë kishin mbetur duke pritur në radhë për të hyrë në brendi të lokalit.

Ishte kjo vetëm java e tretë nga kur është hapur klubi ARDHMERIA, ndërsa për vëllezërit Gashi nga Mleqani ishte hera e parë që erdhën në Itali. Aureola e gjyshit dhe prindërve të tyre kishte bërë që të hasin në një pritje jashtëzakonisht madhështore.

Ana tjetër më e bukur e kësaj medalje është se Ismeti, Shpëtimi dhe Sefa i magjepsën mërgimtarët me zërin e bukur e karakteristik që e dëshmuan në vepër trashëgiminë artistike të ikonave të folklorit burimor shqiptar, “Të bijve të Sefë Mleqanit”.

Vlen për të theksuar, se më 5 tetor të këtij viti u hap Klubi ARDHMERIA në Tezze sul Brenta. Është ky klubi i parë dhe i vetëm i mërgatës shqiptare në Itali. Është kjo shtëpi e të gjithë mërgimtarëve, dyert e së cilës janë të hapura çdo të shtunë në mbrëmje për të gjithë mërgimtarët pa dallime moshe, përkatësie politike apo fetare.

“Qëllimi i këtij klubi është bashkimi dhe përafrimi i mërgimtarëve mes tyre, kënaqja dhe argëtimi i lirshëm sikurse në vendlindje me muzikë dhe këngë shqipe nga të gjitha trevat kombëtare”, rrëfen pronari i klubit ARDHMERIA, z. Kujtim Hajzeraj.

Vazhdimësi e traditës familjare shqiptare

 

Ne që jemi rritur me zërin e Sefës, Osmanit, Imerit, Brahimit dhe Beqës, e pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e brezit të ri me këngët e përzgjedhura nga brezat ikonik të rapsodëve popullor. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Sefë Mleqanit e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të paraardhësve të tyre.

Situata në lokalin e madh të klubit ARDHMERIA u elektrizua pas këngëve për dy ikonat e pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, e vazhduar më pas me këngët epike për heronjët dhe dëshmorët e luftës së fundit çlirimtare, e cila kulmoj me këndimin e “Marshit të UÇK-së”.

Ishte kjo një situatë madhështore dhe e paparë në organizimet e mërgatës sonë, si për nga pjesëmarrja ashtu edhe për nga organizimi i shkëlqyer i vëllezërve Hajzeraj me Xen Shalën në rolin e banakierit, i cili i shërbente pjesëmarrësit me pije freskuese dhe ushqime të ndryshme me çmime tepër të ulëta, do të thoja simbolike krahasuar me trendin e shitjes së të njëjtave në organizimet e tjera.

Sikurse luftëtarët që e kishin gjetur vendin për t’u rreshtuar në vijat e frontit, edhe mërgimtarët e gjejnë vendin dhe mënyrën për t’u argëtuar.

Sikurse luftëtarët që nuk shkuan në luftë si anëtarë të partive politike, edhe mërgimtarët tubohen, jo si anëtarë të partive politike, por si vëllezër të një gjaku dhe ashti dardan të bashkuar në Klubin ARDHMERIA.

“Qëllimi i themelimit te klubit tonë është ruajtja e identitetit tonë kombëtar, gjegjësisht gjuhës, kulturës dhe traditave të bukura shqipe, si një nga format më të mira për të mbrojtur gjeneratat e reja nga rreziku i asimilimit”, e përfundon rrëfimin Bekim Hajzeraj.

Përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjëve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullor e kemi mësuar historinë e vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë trimave dhe tribunëve popullor.

 

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në një ambient kaq të ngohtë dhe vëllazëror, në frymën sa unifikuese po aq edhe tolerante të bashkatdhetarëve të ardhur nga pjesë të ndryshme të pjesës veriore të Italisë.

Florim Zeqa, 28.10.2024

E Lumja  Marie Tuci shembull i qëndresës heroike- Nga Msc.Kristinë Oroshi

 

 

(Në kujtim të Marie Tucit  me rastin e 74 vjetorit të mbytjes me torturë)

Heroinat shqiptare historikishtë kanë qendruar përkrah heronjëve tanë.Ato asnjëherë nuk janë përkulur por kanë qendruar trimeresha edhe kur janë përballë me torturat më çnjerëzore që njeh historia e njerëzimit.Një ndër ato heroina është edhe martirja Marie Tuci ,mirditorja që asnjëherë nuk nxori asnjë fjalë nga goja por qëndroj heroikisht torturave çnjerëzore ndër më të rreptat që kanë mundur ti kryejnë vetëm satanët dhe të patenzotët të tipit të Hilmi Seitit, që përdoren metodën më të mbrapshët duke e futur në një thes me maqokun.E heroina mirditore nuk u dobësua asnjëherë por më një krenari të madhe dha jetën për Shqipërinë Etnike, duke ju treguar pansllavistëve komunistë se toka, qielli dhe dielli shqiptarë lindin gjithmonë në perëndim.

Më, 24 tetor 2024 e kujtojmë të Lumen Marie Tucin në shtatëdhjetë e katër vjetorin e vdekjes nga torturat më të tmerrshme që i njeh njerzimi, nga bishat e egra  komuniste .

Historia jonë kombëtare është sa e dhembshme por edhe shumë tragjike. Vend të rëndësishëm e të veçantë në historinë tonë zë edhe femra shqiptare që nga periudhat e lashta e gjerë në ditët e sotme. Ku ajo përgjatë shekujve ishte simbol i durimit, vuajtjes,dashurisë, trimërisë, mirësisë dhe i qendresës. Popujt që e harrojnë të kaluarën e tyre, janë të mallkuar që ta përserisin” thoshte shkrimtari amerikan G. Santayana.

Në skajë të rrugës së sotme të Kombit, në krah të autostrades ndodhet një fshat i vjetër me shumicën banorë të ardhun prej fshatit Orosh të Mirditës. Ky fshat quhet Ndërfushas. Aty ku ndahet kufiri i këtij fshati me fshatin e Ndërfanes që në shumë dokumenta arkivore i gjendet edhe emri ’’ Ndërfandinë’’ në kodrinën ma të dukshme të këtij fshati ndodhet kulla nder kullat   me të vjetra të këtyre trevave, kulla e Nikollë Mark Tucit.I takon familjes princore të Prengë Bibë Dodës që ishtë një figurë e njohur dhe e rëndësishme në historinë shqiptare të asaj periudhe kohore.

Më, 12 mars 1928 u lind Marie Tuci e bija e Nikollë Tucit dhe e Dilë Fushës . Në vendlindje Maria hodhi hapat e parë të fëmijërisë .Familja e Maries kishin një gjendje të mirë ekonomike sepse merreshin me punimin e arave dhe me kullotjen e bagëtive. Babai Nikollë Tuci e nënë Dila kishin katër fëmijë: Markun, Marien,Luçijën dhe Lizën. Bashkë me familjen e Nikollës jetonte edhe motra e tij e pamartuar Angilia  dhe vëllai Zefi me bashkëshortën e tij  Dilën.

Maria ishte nxënëse në shkollën e motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës prej moshës 12 vjeçare ku edhe mbaroj shkollën fillore dhe të mesme.

Veç virtyteve fisnike që Maria kishte marrë nga familja e saj në kolegjin e motrave Stigmatine fitoi edhe dije të bollshme për pregatitje për infermjere por Maria kishte vendosur t’i shërbente kishës dhe ëndërronte të bëhej murgeshë.

Gjatë vitit 1946 Marie Tuci bashkë me Davida Gjomarkun filluan punën si mësimdhënëse në fshatin Fan dhe Gojan të Mirditës të ftuara nga abati i Oroshit Frano Gjini.

Bashkëkohësit tregojnë  se ishte një mësuese e mirë, e rregullt me nxënësit dhe kërkuese ndaj vetes , me qëllim që t’u shërbente nxënësve në shkallën më të lartë të mundshme , që ata të përvetësonin kërkesat shkollore sipas programit.

Pas vrasjes së Bardhok Bibës më, 7 gusht 1949 sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë dhe deputet i Parlamentit , tri ditë më vonë në shenjë revolte dhe hakmarrje ndodhi ditë e zezë për Mirditën dhe mirditorët sepse u varën dhe u pushkatuan katërmbëdhjetë veta, u burgosën mbi 25 veta dhe u internuan mbi 300 veta në mesin e tyre edhe mirditorja e re dhe e bukur Marie Tuci.

Ajo arrestohët në Mirditë tri ditë pas vrasjës së Bardhok Bibës, më 10 gusht 1949  se bashku me të vëllanë e saj Markun.

Ishte moment i dhembjes edhe i tmerrit kur Maria dhe vëllau i saj Marku të dytë të arrestuar nga bishat e egra komuniste e shiquan njëri – tjetrin nga kamionët dhe nuk kishin mundësi për të biseduar e ai moment dhe ajo ditë ishte hera e fundit që vëlla e motër u panë bashkë.

Pasi u lirua nga burgu vëllau Marku në vitin 1957 gjeti në shtëpi një letër të shkruar me pika gjaku prej motrës së tij Maries ku nder të tjera thoshte:  “Jam e dënuar me tre vjet burg me kusht kur e dijnë fare mirë se ditët i kam të numëruara. Jam e lumtur që po i plotësohet deshira kolonel Hilmi Seitit që do të më bëjë që as familja ime mos të më njohë. Pas arrestimit të dytë të tij Marku tha: gjithçka mund të harroj por jo motrën time që vdiq gjatë hetuesisë. Kjo letër është marrë dhe askush nuk ka njohuri se në duart e kujt ka përfunduar ajo letër.

Vepra që kishte kryer Maria ishte sepse ishte e bukur dhe model i qytetrimit, dijës, menqurisë, bukurisë dhe virtyteve të pastërta . Kjo vepër i ra në sy ish shefit të sigurimit të Shkodrës , Hilmi Seitit i cili kishte tentuar të abuzonte me trupin e saj por duke parë se Maria kishte një dinjitet të lartë dhe karakter të rrallë pranoj të torturohej e të vdiste e jo të behëj peshqesh për një moster. E Lumja Marie Tuci më qëndrimin,guximin dhe dinjitetin e saj na dëshmoi edhe na pasqyroi nderin dhe fuqinë e fesë së krishterë.

Xhelati i egër komunist Hilmi Seiti urdhëroi që mbi vajzën e bukur dhe me virtyte të larta njerëzore të ushtrohët një dhunë nga ato më mizoret që ta fusin në thes dhe brenda atij thesi të fusin edhe një mace të egër dhe duke e goditur macën me shufra hekuri që të terbohët dhe ta shqyej Marien.

E mbijetuara Olimbi Baruti , për një muaj shoqe qelie me Marien, duke folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut ka thënë:Burgu ishte një birucë… edhe pse e quanin qeli,ishte qelia nr.13 pa dritë,as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë,ujë,groshë ose makarona. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe,lutej shumë në burg dhe ishte kundër komunizmit. Gjatë gjithë muajit vetëm një herë i dhanë ndërresa edhe i ndau me mua .

Deshmitarja tjetër Vida Matlia e cila ishte shoqe burgu për disa muaj me Marien kishte thënë : Nga të ftohtit rrinim të përqafuara për t’u ngrohur . Qelia ishte plot me ujë,sepse binte shi edhe mbi dyshek.

Motër Jorgjia Bulgareci ishte bashkëmoshatare me Marien, pasi u mbyll kuvendi i motrave Stigmatine e kishte marrë malli për të parë qytetin e Shkodrës dhe nga Tirana e bëri një vizitë.

Kur erdhi në qytetin e Shkodrës e kupton se Marie Tuci ishte e shtrirë në spital dhe shkon për ta kërkuar.

Nuk arrita ta dalloja kaq e kishin shpërfytyruar. Maria që më njohu duke folur me veshtirësi me tha: Jorgjia shiko si me ka bërë Hilmi Seiti.  Më kanë hedhur vazhdimisht e ngadalë ujë në kokë. Trupi im ishte i lagur gjithmonë. Pa pushim më linin mbi një shtrat të lagur. Për vdekjen e Maries e ka kuptuar gjatë vitit 1990, kur ka ra regjimi i egër komunist.

Për martirën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbshme por edhe krenare janë thurur edhe vargje njëkohësisht:

Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kanë ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kanë mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes.

Kënga :Maria Martire për fe i kushtohet qendresës heroike të Martirës Marie Tuci dhe gjithë Martirëve tjerë kundrejtë barbarizë së egër komuniste:

Në një natë të errët t’grabitën lirinë,

Të morën me dhunë me hekura në duer.

Ti strehë të mundimit pate qelinë,

Ku njohe hetuesin, me zemër si gur.

Por në at’ vend ferrit ti s’u ligshtove,

Torturat durove me t’madhe qendresë,

Kushtimin për Zotin kurrë se mohove,

Provove cdo vuejtje, s’e preve ne besë.

Maria, Maria,

Vijnë Jonet prej qiellit,

Maria, Maria,

E lume Ti je,

Maria, Maria,

Ndrit rrezja e diellit.

Maria, Maria,

Martire për fe.

Oh, sa poshtnimet ti i durove,

At rrobe t’murgeshës e ruejte pa prekë,

Ti me trimni xhelatin s?dove,

Për fe e nder pranove, pranove me vdekë.

Një tjetër këngë që iu kushtua Maries është edhe kënga: “Martirja Marie Tucie kënduar nga mirditorja Angjelina Mena – Nikolli, nga Rubiku i Mirditës:

Për jetë e mote,

dhimbja s’harrohet,

Por i bashkojmë lotit një melodi,

 Për një Martire, lavdia t’knohet,

 Për mirditoren, të Lumen Mari.

Në mes t’martirëve, vetëm një motër,

 Prej derës Gjomarkut, lind në Mirditë,

Për lavdi t’Krishtit e t’besës s’Zotit,

E fali jetën si me lind!

Shëndriste ndërgjegjen e zemrës së Krishtit,

Dhe arsimtare n’Gojan dhe n’Fanë,

I’a ndalën hapin hijenat e rregjimit,

Kështu hyjneshe s’pat lind në këto anë.

 N’qeli të burgut e ndanë nga prindrit,

S’e lanë me u fal, as me t’vetmin vëlla,

 Shkruan me gjak t’plagëve e me dritën e shpirtit,

 Lamtumirë se, s’do t’më shihni ma.

Brenda një thesi ma i zi se nata,

Në tortura të egra shpirti tu i dalë,

 Veç një fillë rroba më merrni te nana,

E t’mbuloj trupin mos me mu pa plagtë.

E dashte jetën, e jetën dhurove,

Si rreze dielli motra Mari,

 Kurrë s’të tret toka por veç naltohet,

Si shenjëtore në përjetësi… !

Marie Tuci vdiq në spitalin e Shkodrës më , 24 tetor 1950 në moshën njëzet e dy vjeçare. Pas vdekjes kusheriri i saj Kolë Shtjefni nga qyteti i Shkodrës lajmin e hidhur familjarve të Mariës iu kumtoj me anën e një telegrami. Familjarët e saj ishin të internuar në Tepelenë. Ai u kujdes që Maria të varroset në varret katolike të Rrëmajit në Shkodër.

Pranë eshtrave të së bijës dëshiroi të varroset i ati, që së bashku me të shoqen e me fëmijët e tjerë, nuk e panë më Marien e tyre, as edhe të shpërftyruar. Të shndërruar, patjetër që e ka takuar mes Shenjtërve Martirë në parajsë.

Eshtrat e Maries u zhvarrosën me emërim arqipeshkvnor në praninë e anëtarëve të Komisionit special më, 23 tetor 2006. Të nesërmen më rastin e 47 vjetorit të saj të vdekjes u varrosën  në kishën e Motrave Stigmatine.

Zgjedhja e këtij vendi u motivua edhe nga fakti se pikërisht ajo kishë, sekuestruar së bashku me shtëpinë nga regjimi, u shndërrua  në gjyq, ku shumë veta u gjykuan dhe u dënuan me vdekje.

Maria është e vetmja femër që gjindet në listen e  martirëve shqiptarë që u flijuan për Jezu Krishtin gjatë regjimit të egër komunist në Shqipëri që u shpallën të Lumtur më datën 5 nëntor të vitit 2016.

Marie Tuci është trimeresha e lumturuar midis 40 martirëve të kishës katolike dhe gjatë procesit dioçezian të kanonizimit janë dhënë shumë deshmi të njejta për këtë ngjarje dhe të gjitha deshmitë e akuzojnë shtetin e egër dhe barbar komunist me krye diktatorin Enver Hoxha i cili më 1967 shembi edhe kishat e burgosi dhe torturoi ajkën e këtij vendi.

Marie Tuci nuk përfaqëson thjeshtë sakrificën e një vajze të re por është njëra nder përfaqësueset shqiptare pra ,ajo ishte symbol i gruas që di të mbrojë bindjet e veta dhe t’i shpalosë ato pavarësisht rrethanave që janë kundër saj. Ajo e donte dhe e respektonte larine e saj duke e mbrojtur atë deri në fund. Maria ishte dhe do të mbetet symbol i një gruaje moderne që mbart idetë e veta dhe i shpreh ato, bën përpjekje ti zbatojë me bindje dhe me trimëri…

Me veprën dhe heroizmin e martirës se re mirditore sot krenohen jo vetëm Mirdita por tërë trojet etnike shqiptare.

Vajza e re nuk u gjunjëzua dhe u tregoi përbindshave komunistë se ishte tamam mirditore me dinjitet dhe me vlera të larta morale. Deshira e saj ishte t’i sherbente kishës dhe Zotit por ishte në pamundësi sepse në kohën kur veproi dhe jetoi Maria, Shqipëria ishte e okupuar nën kthetrat e egra të bishës së egër Enver Hoxha për pesëdhjetë vjet. I përjetshëm do të jetë kujtimi për martirën Marie Tuci, ajo ishte krenaria,nderi, frymëzimi dhe lavdia e kombit dhe kishës katolike shqiptare.E lumja Marie Tuci para se të vdiste tha:Të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim. Falënderoj Hyun se po vdes e lirë .

E Lumja Marie Tuci ka filluar tė rikthehet në memorien shqiptare përmes librave,dramave,këngëve, emërtimit të rrugëve dhe shesheve. Por historia e saj në të ardhmën duhet të shkruhet e plotë që ta dijnë brezat e ri se si veproi barbaria komuniste ndaj një vajze të re shqiptare vetëm e vetëm që lutej shqip dhe jetën ia kishte falur Zotit por punonte natë dhe ditë që rininë shqiptare ta edukonte në kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

Diaspora i dërgoi një letër Scholzit, kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe

Diaspora përmes Organizatës së Akademikëve dhe Studentëve Shqiptare në Hamburg, ka kërkuar nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, heqjen e shtetësisë serbe për kosovarët në Republikën Federale të Gjermanisë.

Përmes një letre, kjo organizatë konsideron se kjo praktikë vazhdon të aplikohet edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Në kërkesën e tyre, ata theksojnë rëndësinë e ndryshimit të ligjit të shtetësisë gjermane dhe udhëzimeve të ardhshme, duke kërkuar që shtetësia serbe të shfuqizohet për kosovarët dhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Gjermani.

“Është e papranueshme që qytetarët kosovarë të vazhdojnë të regjistrohen me shtetësi serbe, përkundër faktit që Gjermania ka njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008. Kjo situatë krijon ndasi të padrejta në trajtimin e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në letër.

Në fund, organizata ka kërkuar që kjo praktikë të përfundojë dhe të fshihet automatikisht shtetësia serbe për të gjithë kosovarët, duke përfshirë edhe fëmijët e lindur në Gjermani, të cilët nuk duhet ta trashëgojnë këtë shtetësi.

Me një komunitet prej 565 mijë shqiptarësh të mirë integruar në Gjermani, organizata shprehet e gatshme për një takim me përfaqësuesit qeveritarë për të diskutuar më tej këtë çështje të ndjeshme.

Diaspora i dërgoi një letër Scholzit, kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe

Letra e plotë:

I nderuar Zoti Kancelar Olaf Scholz,

i nderuar Dërguar Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Zoti Manuel Sarrazin,

Në kuadër të aktivitetit tonë si kryetarë të Organizatës së Akademikëve Gjermano-Shqiptarë me seli në Hamburg, Organizatës së Akademikeve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare e.V. në Berlin dhe të Studentëve dhe Akademikëve Shqiptarë e.V. në Stuttgart, si nismëtarë dhe si përfaqësues të organizatave të tjera me prejardhje shqiptare në Republikën Federale të Gjermanisë, ju shkruajmë sot lidhur me një çështje të rëndësishme për komunitetin tonë me lutjen për shqyrtim dhe zgjidhje sa më të shpejtë.

Bëhet fjalë për praktikën e vazhdimit të shtetësisë serbe për shtetasit kosovarë në Republikën Federale të Gjermanisë pas ndërhyrjes së NATO-s në Luftën e Kosovës 1998-1999 dhe shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin 2008.

Ne, si aktorë të shoqërisë civile dhe shtetas gjermano-kosovarë të prekur nga kjo çështje, kërkojmë që në kuadër të modernizimit të ligjit të shtetësisë dhe udhëzimeve zbatuese të ardhshme për administratat e landeve të ndryshme, të ndryshohet kjo praktikë dhe të shfuqizohet ose të fshihet shtetësia serbe për shtetasit shqiptarë etnikë dhe shtetasit gjermanë me rrënjë në Kosovë.

Na lejoni një përshkrim të shkurtër të problemit: Republika Federale e Gjermanisë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkurt të vitit 2008 si një nga vendet e para të botës pas një lufte shkatërruese me mbi 14.000 të vdekur, 20.000 gra të dhunuara, mbi 1617 njerëz të zhdukur që ende mungojnë dhe mbi një milion refugjatë në vendet fqinje. Me njohjen juridike u pranuan gjithashtu edhe dokumentet administrative të Republikës së Kosovës dhe legjislacioni i saj. Populli i Republikës së Kosovës, me pavarësinë pas përfundimit të luftës dhe sakrificave të tij të mëdha, u shkëput nga shtypësi i mëparshëm. Me këtë u refuzua dhe nuk pranohet më autoriteti administrativ i shtypësit. Për ne si shtetas gjermanë me shtetësi kosovare është e papranueshme që Republika Federale e Gjermanisë të vazhdojë të na regjistrojë dhe dokumentojë me shtetësi serbe! Prandaj kërkojmë përfundimin e kësaj procedure për të gjithë shtetasit kosovarë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe njohjen e vetëm shtetësisë kosovare si e vetmja shtetësi legjitime.

Parimet e trashëgimisë dhe vazhdimësisë, si dhe statusi juridik ndërkombëtar që deri tani është aplikuar, nuk duhet të luajnë më një rol për administratën gjermane. Përmes procedurës aktuale ligjore dhe menaxhimit të çështjes, e cila për ne nuk është e qartë, po praktikohet një klasifikim i shtetësisë gjermane në qytetarë të klasit të parë dhe të dytë. Diskriminimi dhe disavantazhi i shumëfishtë burokratik që rezulton nga kjo, si dhe rreziqet që për ne paraqet ky akt juridik pa pëlqimin tonë, janë të papranueshme dhe sugjerojnë, nëse jo qëllim, atëherë të paktën një neglizhencë të qëllimshme nga ana e shtetit gjerman.

Fshirja e shtetësisë serbe kushton deri në 5000 euro dhe mund të realizohet vetëm me përpjekje të mëdha diskriminuese. Nuk është vetëm e papranueshme të kërkohet ky hap, por përbën një rrezik të madh për çdo shtetas kosovar që detyrohet të përballet me ish-shtypësin dhe shtetin e tij. Përmes vizitës në Serbi ose në përfaqësitë e saj diplomatike, ku përfaqësuesit e shtetit, të cilët janë përgjegjës për krimet e luftës, mund të përballen me viktimat, për të humbur shtetësinë, vendoset në rrezik jeta e njerëzve.

Në kuadër të modernizimit të ligjit të shtetësisë, kërkojmë që:

Për të gjithë shtetasit kosovarë të fshihet shtetësia serbe.

Në të gjitha regjistrat në Republikën Federale të fshihet shtetësia serbe për shqiptarët etnikë nga Kosova.

Me njohjen e plotë të garantohen trajtim i barabartë dhe siguri për të gjithë shtetasit kosovarë me përkatësi etnike shqiptare në zonat serbe, si dhe të garantohen të drejtat e barabarta për ta, si për çdo shtetas tjetër gjerman.

Fëmijët e lindur në Gjermani të mos trashëgojnë automatikisht këtë “trashëgimi të rëndë” të prindërve dhe të lirohen automatikisht nga shtetësia serbe.

565.000 shtetas kosovarë me prejardhje shqiptare janë shumë mirë të integruar në Gjermani dhe identifikohen shumë fort me Republikën Federale të Gjermanisë. Kontributi i tyre në kulturë, sport, ekonomi, shkencë dhe në fushën sociale është i pazëvendësueshëm. Edhe si qytetarë dhe votues, ata po fitojnë një ndikim gjithnjë e më të madh përmes kontributit të tyre në politikë dhe shoqëri civile.

Ne do të ishim mirënjohës për një përgjigje dhe zgjidhje të shpejtë dhe gjithashtu ofrojmë një takim personal në Berlin për të diskutuar këtë çështje më nga afër. Deri atëherë, mbetemi me respekt.

Me respekt,

Muhamet Idrizi

Agon Kamberi

Rainold Maçi

ODA e.V. OASA e.V. ASAS e.V.

Serbia ia këndon këngën ,,Osman Aga,, Erdoganit në Beograd!- Nga Skënder Karaçica

Ndodh edhe kjo
Ivica Daçiq,shef i policisë serbe dhe pioneri i S.Millosheviq në stinën e gjenocidit kundër shqiptarëve dhe Kosovës,sa herë që vjen delegacioni i Turqisë me presidentin Erdogan për vizitë zyrtare në Beograd,ky pioneri në shenjë të miqësisë serbo-turke,nuk harron dhe ia këndon këngën ,,Osman Aga,,!
Kjo është Serbia që asnjëherë nuk ndryshon,për miqtë e vet në Evropë u këndoi këngë dhe,gjatë shekullit të kaluar kur i pushtoi tokat shqiptare dhe Kosovën,shumicën e miqëve evropianë i bëri miq shtëpie me martesa të vajzave serbe!
Kjo është Serbia që ia këndoi këngën Erdoganit për të dytën herë në Beograd,,Osman Aga,,!
Çikago,më 14 tetor 2024

Kurti në Shtutgart: Mërgata është përbërësi i fuqishëm historik, ekonomik, politik dhe diplomatik i Kosovës

Kryeministri Kurti sot ka qenë në Shtutgart, ku gjatë një tubimi është takuar me mërgimtarët atje.

ZKM njofton se “bashkë zhvilluan një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në vend, zhvillimit të vendit dhe rolin historik të mërgatës si dhe të kontributit që vazhdon”.

Kurti ka thënë se mërgata janë përbërësi i fuqishëm historik, ekonomik, politik dhe diplomatik i Kosovës.

“Nuk harrojmë asnjëherë ta themi sepse e kuptojmë në shkallën e duhur që mërgata jonë është përbërësi i fuqishëm historik, ekonomik, politik dhe diplomatik i Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar mban…prandaj themi me plot zemër se ju jeni zemra e përpjekjeve tona për liri dhe përparim”, tha Kurti.

“Mërgimi i rëndë që na karakterizonte fort në të kaluarën, tash ka rezultuar me mërgatën që është e ardhmja. E ardhmja e kthimit në atdhe, në Kosovën që po përparon nga kontributi i dikurshëm e i vazhdueshëm i juaji i cili ju bën juve thelb të së ardhmes sonë”, tha ai.

“Ndërkaq zëvendëskryeministrja Gërvalla-Schwarz, duke e cilësuar Shtugartin si kryeqytet të mërgatës shqiptare, tha se nga ky qytet u organizuan shumica e aksioneve në ndihmë të Kosovës, nga aty u nisën veprat më të mëdha në solidaritet me qytetarët e Kosovës në kohë të zymta, dhe po nga ky qytet Sali Çekaj u nisë me djemtë dhe vajzat e tij për të mbrojtuar me gjakun e tij Republikën e Kosovës. Ajo falënderoi bashkatdhetarët për rolin e tyre vendimtar e të vazhdueshëm në fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe për mbështetjen e tyre, teksa u bëri thirrje që të regjistrohen sa më parë në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme parlametare të shkurtit 2025″, thuhet në komunikatën e ZKM’së.sn

Rrokaqielli i këputur, zhburrnimi i të zhburrnuarve dhe qëndresa e femrës shqiptare – Nga Nue Oroshi

 

Rrokaqielli i këputur shpeshherë flet me diellin mistik. E dielli mistik gjithmonë këputej rreth realitetit i cili nuk ka të bëj me diellin real që sa herë që rrezon është në të mirën e njerzëimit. Njerëzimi shpeshherë këputë hallka në mes të realës dhe imagjinarës ku këputën fijet e penjëve që shpeshherë ngatërrohen në lëmshin i cili kërkon zgjidhje për  tu drejtuar por prapë përfundon i rreshtuar në mbrojtje të ftoftësisë të cilën e sjellin rrezet e henës të cilat nuk shkëlqejnë asnjëherë.

Rrezët e hanës gjithmonë janë si ata burra të zhburrëruar të cilët mbetën vetëm duke shikuar punën e suksesët e tjetrit, dhe duke gjelozuar për punën që kryejnë të tjerët me plot mund e sakrifica, por kurrën e kurrës nuk u banë burra të vërtetë për ta parë realitetin në sy qoftë edhe realitet i hidhur. E në anën tjetër kur shikon pjesën tjetër të medaljes në krahë të rrinë burra dhe gra atdhetare të cilët janë të lidhur ngushtë me rrezët e Diellit. Ata dhe ato asnjëherë nuk i kaplojnë hijet e hënës. Janë të lidhura fortë për diellin, ajrin,tokën dhe nënëlokën.E në skajin e një burimi aty ku një krua sjell ujin e pastër sillën e pshtillën vërdallë katranët (peshvagjitë) për ta ndotur pak ujin e pastër të tokës Arbërore. Aty shpeshëher me kujtohet dialogu dhe kërkesat e një djali të ri që i drejtohet nënës se vetë duke i thënë: ” Nënë e dashur pse të gjithëve ju këndohet kënga e mua jo? Nëna i thotë i dashuri djalë puno e shikoj punët e shtëpisë se atyre që ju këndohej kënga, janë marrë dhe mirrën me punë të tjera kombëtare. Por Prenushi ishte punëtor, gjithmonë insistonte që ti këndohej kënga. Një ditë herët në mëngjes ai duke prerë dru i kërcen sëpata dhe i bie këmbës. E lëndon bukur shumë këmbën dhe vjen me vrap në  shtëpi. Kur e sheh nëna e vet në atë gjendje edhe pse kishte dhmbje ajo nga mbrendësia e shpirtit i nxjerr këto fjalë:  “ O Prenush- Prenushi i nanës tuj pre dru nër hije të hanës të kcej sakica e të ra kambës, ja kajte vetit rrakatelin e samës. E po sikur Prenushi të priste Diellin dhe të prente drutë nën rrezët e diellit jam thellë i bindun se nuk do ta priste këmbën. Por është fatkeqësi se shumë shqiptarë kishin pasë punuar nën rrezët e hanës dhe nuk e kishim pas ditur. Ata tash deshën apo nuk deshën patjetër duhet të dalin në rrezët e diellit dhe të  arsyetohën para shefave të tyre për pagesat që ju kanë kryer për ta dëmtuar çështjen shqiptare tash e shumë vjet me radhë. E po çfarë janë burrat e zhburrnuem më pyeti një mik. Çfarë e dallon burrin e vërtetë atdhetarë nga ata burrat e zhburrnuem?! Burrat e zhburrnuem janë ata burra që asnjëherë nuk kanë qenë vetvetja.  Ata kanë hedhur vallën dhe e hedhin serish në bazë të udhëzimeve qe ju jep punëdhansi i tyre. Dhe quditërisht ata marrin punë çdo kund ata punësohen edhe të armiku vetëm e vetëm për ti mbushur xhepat e tyre.

Kurrë nuk u nginë të shkretit por gjithmonë mbetën të zhburrnuar me kokën poshtë. Ata e mbajnë gjithmonë kokën ulur për faktin se asnjëherë nuk janë në gjendje ta shiqojnë shqiptarin e vërtetë  në sy.Nuk mund ta shiqojnë për faktin se kanë punuar gjatë nën hije te hanës, por si duket do të vjen koha kur do ti bien sakicë kamës dhe do t´ia kajnë vetit rrakatelin e samës.E derisa flitët për rrokaqiellin e këputur dhe zhburrnimin e të zhburrnuarve dua ti them edhe disa fjalë për femrat tona heroina. Shumica prej tyre kanë punuar dhe po punojnë drejt për çështjen tonë shqiptare. Jo vetëm Marie Shllaku që fjalët e fundit që i tha se Kosovë në çfarë gjendje të gjeta dhe sa te mjerë po te la, Kosovë gjaku im tu baftë dritë. Por edhe shumë nëna tona heroina ishin ato që i lindën dhe i rritën luftëtarët e Shqipërisë Etnike dhe ju thonin kur shkonin që ta mbrojnë atdheun: Shko bir shpejt se u

vonove-shko aty ku prehën zanat-se në mal do të prijnë  Marku e Lleshi dy Kapidanat. Këto ishin fjalët e nënës së Gjon Mëlyshit që e përcillte djalin në luftën antikomunsite. E heroinës tjetër Bardhe Krosit  ata të zhburrnuarit komunista që luftonin kundër shqiptarve atdhetar dhe kishin në krah rus e serb përveç torturave i dhanë edhe një kilogram kripë por nuk u dorzua asnjëherë dhe nuk i doli asnjë fjalë nga goja. Kurse heronës Marie Tucit kriminel Seiti e kishte futur në një thes me maqokun –ajo fjalët e fundit i tha:

’’Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

 

Nënat tona heroina asnjëherë nuk e njohën  nënshtrimin.Ato i rritën fëmijët si molla në rrem i bënë dijetar dhe luftëtar dhe nuk ishin të rastësishme fjalët e kriminelit Çubrilloviç i cili në prag të vdekjës tha „Fitoj nëna shqiptare“.E derisa shikoj rrezët e diellit shpeshherë në portretët e atdhetarve dhe atdhetarve me shfaqën rrudhat e ballit, këto rrudha te trimërisë që personifikonin heqjet dhe veshtirsitë që kishin kaluar gratë dhe burrat atdhetarë më rrinë gjithmonë në mendje dhe me thërrasinë se gjatë tërë jetës duhet të qëndrosh vertikalishtë. Sepse te shikuarit drejtpërdrejtë në sy çdo person pa tu trembur qerpiku i syrit  kur gjatë tërë jetës e ke ruajtur vetën për të mos  ra pre e lakmisë së momentit, të japin forcë për ta vazhduar luftën dhe përpjekjët deri në momentët e fundit të jetës. Kurse ata te zhburrnuarit që ishin kanë mshefur nën hijën e hanës do ti përcjellin fjalët e nanës së Prenushit…Hajt Prenush -Prenushi i nanës………..

 

Në Athinë më 8 tetor – Lulja e Vlorës në greqisht – e pranishme edhe autorja Dr. Anna Kohen

ATHINE 8 Tetor 2024 ora 19.00 (7 μμ)

Per gjithe miqte shqiptare dhe jo vetem qe jetojne ne Athine !

Mos humbisni rastin te njiheni me perkthimin me te ri ne gjuhen greke te librit te Dr Anna Kohen “LULJA E VLORES / ΤΟ ΛΟΥΛΟΥΔΙ ΤΗΣ ΑΥΛΟΝΑΣ / Το να μεγαλονεις ως Εβραια στην κομμουνιστικη Αλβανια”

Vete Znj Anna Kohen do jete prezente ne event !

Nje liber ne te cilin trajtohet jeta e saj qe nga femijeria e hershme, koha e Luftes dhe strehimi ne fshatrat e Vlores qe i bene shqiptaret familjes se saj, arratisja kaq misterioze e gjithe familjes nga Shqiperia ne mes te viteve 60 te , keputja e dashurise ne mes , rifillimi i jetes ne Athine, emigrimi ne Nju Jork, jeta e vrullet e saj per te ndihmuar me cdo menyre Shqiperine dhe ditet e qeta te sotshme ne Sarasota ne Florida e vendosur ne nje gji prane detit qe ngjan kaq shume me Gjirin e Vlores por qe perendimet nuk i ka kurre kaq te bukura sa ato te Vlores.( citim i saj)

Nje liber qe nuk do ta leshoni nga dora e qe lexohet me nje fryme , mbushur me shume karaktere,te fshehta e te papritura, me detaje te mbetura ne mendje nga nje kohe e cuditshme te cilen vetem dashuria per njerezit i heq peshen e rende qe ne e mbartem mbi shpine.

Dr Anna Kohen flet gjithashtu shume mire greqisht dhe mund te ftoni edhe miqte tuaj greke dashamires te Shqiperise dhe letersise.

Date 8 Tetor 2024 , dite e marte ora 7 μ.μ.

Adresa :
Ακαδημιας 20

ΕΣΗΕΑ Αιθουσα “Γεωργιος Καραντζας”

1 οροφος


Send this to a friend