Përpara shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, grupi i prindërve organizatorë të protestës pas vrasjes së Martin Canit, ka mbajtur një komunikim për mediat. Gjatë fjalës së tij, një nga organizatorët, Migen Qiraxhi ka ripërsëritur kërkesat drejtuar qeverisë për një shkollim dinjitoz për të gjithë.
Më tej, Qiraxhiu ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet në orën 17:00 të hënën teksa ka shtuar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen s’do të largohen nga sheshi dhe madje do ta konsiderojnë dhe bojkotin e mësimit.
Migen Qiraxhi, përfaqësues i shoqërisë civile: Me rastin tragjik të humbjes së jetës së Martinit, ditën e enjte, ne prindërit që kemi fëmijët në shkolla, zhvilluam marshimin protestë. Të tronditur dhe të pikëlluar për vrasjen e Martinit, artikuluam disa kërkesa për institucionet përgjegjëse, kërkuam dorëheqjen e ministres së arsimit. Ta paktën do të krijonte precedentin e të mbajturit përgjegjësi. Dorëheqja kërkon integritet. Kjo ministre nuk ofron veç zgërdhirje dhe arrogancë. Për këtë dhe pikat e tjera, do të jemi të hënën para Ministrisë së Arsimit për të thënë se nuk e tolerojmë këtë model dhe nuk do të presim që një ngjarje tjetër të ndodhë.
Ndaj kërkesat që kemi, prekin disa prej problematikave kryesore që përballen shkollat sot:
–Shtimi i buxheti për arsimit në 5 % të GDP-së.
–Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështeës.
–Rritja dhe plotësimi 100% i shkollave me psikologë, në raportin psikologë për 200 nxënës.
–Qëndrimi i nxënësve në hapësirat e shkollave deri në orën 16:00 duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat.
–Zbatimi emergjent të rregullimit për heqjen e telefonave në orët e mësimit.
–Miratimi i legjislacionit për filtrat parandalues të përmbajtjeve me gjuhë dhune, urrejtje për fëmijët në moshën nën 14 vjeç.
–Secila shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë.
–Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve, ku të ndërlidhen të gjitha hallkat.
Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit. Këto kërkesa, për një shkollim dinjitoz për të gjithë. Nuk do të largohemi nga sheshi derisa kërkesat të plotësohen. Nëse ministria dhe qeveria vijon me të njëjtat neglizhime dhe arrogancë do të konsiderojmë dhe bojkotin e mësimit si formë të reagimit tonë. Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së ditës së hënë. sn
I bashkohem me mendje e zemer kesaj ftese te larte, fisnike dhe atdhetare qe i drejtohet bashkatdhetareve tane, ne Atdhe apo larg tij, ne boten e madhe ku jemi vendosur, duke ruajtur ne zemer nje ideal, ate te “perparimit te gjithe shqiptareve, lartesimit te gjithe shqiptareve”, nese autoret e nderuar tw kesaj pershendetjeje prekese dhe nxitese te pjeses me te mire te asaj qe secili prej nesh bart ne vetvete, me lejojne t’a huazoj nga fjalet e tyre.
Pergezime te nderuar kolege, kishim vite qe nuk lexonim e degjonim nje mesazh te tille, larg demagogjive te idhtareve te pushtetit, larg mjerimit te politikes, larg merive, shemerive, zenkave te nje Shqiperie zyrtare, qe ende vazhdon te mos njohe, respektoje e nderoje vlerat e verteta te se shkuares e te se sotmes se saj.
Pershendetja juaj eshte nje “lectio magistratis” mbi Shqiptarine, ashtu siç e konceptonin ate rilindesit e shquar dhe Eterit e Kombit qw i vune themelet, ashtu siç duam t’a shohim ne sot n’Atdhe apo jashte tij, nje Shqiperi qe ecen me hapin e e nje shoqerie bashkekohore evropiane, pa kompleksin e perulesise frenuese dhe as te sipranise shterpe, nje Shqipwri qe guxon t’enderroje, te shohe larg, te vrapoje drejt nje t’ardhmeje premtuese, duke ndjekur gjithmone vlerat tradicionale te popullit te saj e vlerat e perjeteshme te qyteterimit.
Besimi tek Zoti dhe lutja Atij jane vlera e shtuer e ketij mesazhi te rralle, mbasi tingellojne si nje rikthim n’ato vlera themelore e te perjeteshme, te cilat u mohuan e u perdhosen nga nje sistem djallezor, pasojat shkaterruese te te cilit po vazhdojme t’i paguajme dhe sot e kesaj dite.
Falenderime te perzemerta çiftit te shquar te publiçistikes shqiptare, per kete dhurate te vyer ne pragun e nje tjeter viti teper te rendesishem, per te nisur ecjen zyrtare ne hulline e Evropes, nga e cila u ndame me shume se pese shekuj te shkuar e nga e cila u larguam tmerresisht ne gjysme shekullin famekeq komunist.
Faleminderit shumë për këto vlerësime, mik i dashur e koleg Eugjen Merlika! Ky koment është një reflektim i mrekullueshëm nga një mendje e lartë për mesazhin që, bashkë me zonjën Elida, ua dërgojmë bashkatdhetarëve tanë, në Atdhe e kudo që ndodhen në këtë ndërrim vitesh. Është reflektim i një intelektuali të shquar nga një familje e ndritur intelektuale dhe atdhetare, me një të kaluar shumë të vështrë dhe shumë krenare përballë tiranisë komuniste gjysmëshekullore. Shqiptarët, komb i vogël, i thirrur jo rrallë në histori për të krye misione të rënda e vetëmohuese, e kanë të domosdoshme – mendojmë ne – në data të jetës së tyre kombëtare të reflektojnë në mënyrë të përbashkët për sfidat që i presin. Është e shkruar në fatin e shqiptarëve që të mos iu ndahen kurrë sfidat. Besimi te Zoti na çon te besimi ndaj njëri tjetrit, besimi ndaj njëri tjerit na lartëson te Zoti. Kështu, besojmë ne – do të arrijmë të fitojmë shekujt e humbur dhe të jemi në radhët e përparuara të kombeve vëllezër evropianë.
Përshëndetjet tona me shumë mirënjohje, mik i dashur e koleg Eugjen Merlika!