Zeka ka zgjedhur të replikojë ndaj Hazirit përmes Facebook-ut, duke shkruar se deklarata kontroverse e nënkryetarit të LDK-së është nga përvoja e gjatë e krerëve të kësaj partie, të cilët sipas Zekës që nga vdekja e Rugovës kanë qenë printeri i Thaçit.
“E Lutfi Haziri a është printer i Thaçit?! Deklarata kontroverse të nënkryetarit te LDK-se Luta, ne RTK, ka deklaruar se “Fatmir Lima dhe Shpend Ahmeti do jenë vetëm printues letrash te Hashim Thaçit”! Kjo deklarate është nga pervoja e gjatë e Lutës dhe e krerëve të LDK[-së, të cilët, qe prej vdekjes së Rugovës e deri me sot, gjithmonë kanë qenë printeri i presidentit Thaçi”, ka shkruar Zeka.
Ai tutje ka shkruar se Haziri bashkë me LDK-në e kanë mbajtur të fortë PDK-në dhe e kanë bërë president Thaçin.
“…Mirëpo Lutfi Hazirit i ka ‘shpëtuar’ një deklarate e vërtetë, edhe pse besoj qe e ka thënë shumë qëllimisht, për t’i dërguar një mesazh të fortë kryetarit të LDK se dhe kundërshtarëve të dialogut. Luta tha se: “Amerika dhe Brukseli e kanë thënë qartë se Thaçin e njohin për negociator”!!! E nëse Amerika dhe Brukseli po e dojkan Thaçin për negociator, pash Zotin Lutë, kush qenkan Isa Mustafa, Albin Kurti etj., me e mohu atë”, ka shkruar Zeka. /GazetaExpress
Komentet