Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë! Fillimisht dëshiroj t’i përgjigjem zotit Bushati: Mungesa e Opozitës në Parlament është e lidhur me arrogancën dhe mungesën e dëgjesës sistematike prej anës së mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama, i klasifikuar nga analistët e situatës shqiptare, që bazohen në vlerësimet e agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare, si uzurpator i pushtetit përmes bandave shërbenjëse elektorale me imunitet ndaj organeve ligjzbatuese.
Unë kthehem për të marrë fjalën në Parlament, për të diskutuar mbi një ndryshim kushtetues, që sipas mendimit tim, do të duhej të ishte, jo vetëm pjesë e një ndryshimi tërësor të Aktit Themeltar, por edhe pjesë e një pakete reformative shtetërore, që duhej ta bënte një qeveri tranzitive, e paanshme, e një standardi krejtësisht tjetër intelektual, profesional dhe e përgjegjshmënisë atdhetare.
Unë nuk kam asnjë dyshim që ju do ta refuzoni aprovimin e ndryshimeve kushtetuese për Vetingun në sferën e politikbërjes. Dje, në këtë sallë, qytetarët e këtij vendi kanë parë ligjvenës të shkëputur tërësisht nga realiteti ku ndodhemi, nga vlerësimi i rrënjëve të kaosit social, politik, institucional ku ndodhet Shqipëria, që ka vrarë shpresën për të ardhmen.
Zonja Hysi, ju duhet ta keni të qartë, se sot po diskutohet Vetingu i Politikes, jo sepse mungon legjislacioni, por sepse, pavaresisht se kabineti ministror është kapur edhe së fundmi në zhvatje të sofistikuar parash publike, edhe pse anëtarët e kabinetit janë zënë në përgjime me trafikantët dhe politikanë të saj të rëndësishëm ndërtojnë pallate në ortakëri me kriminelë, Prokurorja e Përgjithshme hesht, imuniteti i abuzuesve me ligjin mbetet i paprekshëm.
Amendamentët vijnë pra si nevojë për imponim të pastërtisë së sferës publike.
Me vjen keq të them se askush nga faktorët vendimmarrës ekzekutiv nuk ndjen përgjegjësi reale për pasigurinë që përjetojnë qytetarët e ketij vendi në arrati.
Shteti ndodhet në rrethanat e ndërlikimit dhe ngatërrimit të mëtejshëm të konfliktit politik e social, të shkatërrimit të kornizës së institucioneve demokratike, para një kolapsi të sistemit të dijes parauniversitare dhe universitare, dhe këtu dje janë bërë hartime e janë thënë sllogane, që s’kanë të bëjnë fare me analizën thelbësore të problemeve sistemike dhe përjetimeve të studentëve dhe atyre profesorëvë që e kanë përnjimend profesionin e tyre dhe nuk kanë abuzuar asnjëhere me emrin e mësonjësit shqiptar. Këto ditë në Shqipëri brezi i ri i mbetur këtu, femijët e atyre familjeve që me zor fitojnë bukën e përditshme, intelektualët e pavarur që e refuzojnë me neveri kualitetin, hipokrizinë, cinizmin, arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e paimagjinueshme për ata, që paraqet kjo sallë, kanë vendosur një stekë : askush nuk mund të ngrejë më fasada, të ligjërojë me gënjeshtra dhe operacioni i spastrimit të Shtetit, Parlamentit, Qeverisë, Prokurorisë, organeve ligjzbatuese, Universiteteve, nga korrupsioni, krimi dhe injoranca, duhet të jetë i vërtetë, i menjëhershëm dhe profesional, në aspektin e kryerjes së operaconit shtet-korigjues.
Dikush, përfshirë Kryeministrin e vendit tenton tanimë të lexojë në revoltën studentore vetëm 8 kërkesa: Përndryshe, unë them se revolta e studentëve:
Është nje betim i studenteve per Shqiperinë!
Është nje refuzim ndaj atyre qe u tallen me te ardhmen e femijeve dhe te rinjve, reformatorëve gjysmake ose të gënjeshtërt.
Është një revoltë ndaj « sheikëve » te sajuar të vendit. që vodhën mundin dhe djersën e prindërve të tyre.
Është një ultimatum ndaj Parlamentit për rrëzimin e kastave uzurpatore universitare, qe të mbështetura nga politika, riciklohen tash 30 vite në sistem. Eshte nje thirrje per ta ndalur tatepjeten ku aventurieret e kane leshue Shqipërinë .
Është nje kembane alarmi per te ndryshue sistemin politik, qe prodhoi aventuren rilindase te korrupsionit, te bashkeqeverisjes me gangsteret dhe oligarket.
Është nje ultimatum per te nxjerre jashte vendimarrjes, ata qe sollen shkaterrimin e institucioneve te shtetit.
Është thirrja e fundit per zgjidhje politike, per te ndalur kaosin ku don me e çue vendin, kokefortesia e Kryeministrit, i ardhur në pushtet përmes përdorimit të rreth 20 bandave të armatosura në katër anët e vendit, për qellime elektorale.
Para plasjes së krizës së tetorit, kam kërkuar një ndërhyrje insitucionale për ndaljen e verbërisë së pushtetit dhe plasjen mënjanë të hajdutëve, që donin dhe nxisnin rrumujë. Ka në fakt 15 muaj që vendi rrokulliset sipas mendjes së një njeriu të vetëm, i cili ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të gjitha institucionet e pavarura dhe po punon si kryeminister i elektoratit socialist, si kujdestar i zonave të preferencës së tij politike dhe krahinore, duke shfrytëzuar deri në palcë, pjesën tjetër të vendit, ata që ai dhe orda e tij komuniste, i quan shpellarë, të gjitha për llogari të konsorciumit të klientëve qeveritarë që kontrollojnë territorin ekonomik shtetërore, nga Blloqet e reja të krijuara enkas nga ata, në Kunoren që rrethon Tiranën.
Shoqëria eksperimentale e Edi Ramës dhe çunakëve rreth e qark tij, që « gjuajnë » çdo mundësi për të grabitur fonde publike, dhe bursa e studimit të dedikuara për femijët e shkëlqyeshëm të familjeve në nevojë, duhet të marrë fund këtë dhjetor. Përpjekja e dëshpëruar e qeverisë socialiste për të mbijetuar me të gjitha mjetet, menyrat, makinacionet dhe jargavitjet kryeministrore, duhet të ndalet sot, duke vendosur për here të parë, para gjithshkaje, interesat e stabilitetit të vendit. Kryeministri do mbahet mend si i pari në tranzicion, që nuk iu përgjigjet shumë gjatë, instrumenteve rregullues të jetës parlamentare në rastet e krizave, që parashikojnë zgjidhje adekuate të konflikteve dhe absurdeve të krijueme nga përplasjet politike, përmes dorëheqjes, si akt emancipimit europianist dhe demokratik. I pari, që përmbysi raportin në funksionimin të ekzekutivit, që ka për detyrë vetëm implementimin e drejtimit politik, zbatimin e legjislacionit, ruajtjen e rendit dhe sigurisë, promovimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike, administrimin e shërbimit publik dhe udhëheqjen e marrëdhënieve me jashtë, që ka përcaktuar Parlamenti.
Kryeministri, me arrogancë ka ndryshuar rolet, duke nxjerrë në plan të parë, vendimarrjen që vjen nga zyra e tij, që konstitucionalisht ështe një karakteri mbetës në udhëheqjen e gjerë politike, udhëheqje që teorikisht duhet të formohet në aulen parlamentare, me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve politikë: Sot në Shqipëri po ndodh, që një grup gjykatësish të përzgjedhur nga Partia Socialiste po skualifikojnë dhe po bëjnë gati letrat për një pjesë tjetër gjykatësish të padëshiruar. Është në fakt fundi i dekadencës së një shoqërie të kompromentuar nga masiviteti i antiligjit. Akti i fundit, i vendosjes në krye të organit të hetimit, në konflikt të plotë interesit me gjithë udhën e reformiit të drejtësisë, të pinjollëve të regjimit dhe pjesë e kastes tuaj qeverisëse, është prova e implikimit tuaj, por edhe e frikës nga fajësia në veprimtarinë antishtetërore.
Vendi nuk mund të ecë më me një Kryeministër që sillet si monark, që kërcënon popullin me heshtje, me kapje per veshi ose me rrënim të jetës, që nuk pyet për kaosin ku e ka shpënë vendin, as për deformimin që i ka bërë ligjit dhe kushtetutës. Kryeministri është autori kryesor i ngatërresave që kanë infiltruar në sistemin politik dhe i rrumujës në të cilin e ka hedhur rendin publik dhe juridik. Për të gjitha këto arsye unë e ndjej për detyrë publike, të kërkoj dorëheqjen Kryeministrit dhe të të gjithë kabinetit që ai drejton dhe hapjen e rrugës, te një zgjidhjeje politike të kualifikuar dhe drejtuar nga ekspertë të nivelit mëtë lartë.
Vendi nuk mund të ecë më kështu: Eshte mira qe keto dite te fundit te vitit 2018, pasi e keni lodhur vendin deri ne shterrim, ju socialistet t’i hapni rrugë interesave te medha te publikut dhe nacionit, permes nxjerrjes ne prapavije te Edi Rames dhe pranimit te themelimit te nje qeverie te elites së vendit. Kjo qeveri eshte e nevojshme qe te vendose menjehere ne veprim nje grup ekspertesh konstitucionaliste, qe do te pergatisin reformat e ristabilizuese te respubica-s. Ne qofte se rruga do te kaloje permes kompromiseve balancuese mes partive, kriza do te vijoje pa fund. Perndryshe, perkufizimi i sakte i parimeve, pikasja e liderit te duhur dhe ngarkimi i tij me autoritetin e nevojshem per korigjim te sakte, mund te hape nje sinjal shprese per rikthim te stabilitetit te vendit dhe sherimit te sferes publike nga korrupsioni, krimi dhe sundimi i oligarkise.
Që të shkohet deri këtu, është nevojshme që Parlamenti të arrijë një kompromis për t’i dhënë qeverisë së përkohëshme tranzitive:
1. pushtete të plota për së paku 9 muaj;
2. Është nevojshme gjetja e një zgjidhjeje për boshllekun e paramenduar të krijuar në Gjykaten Kushtetuese, nga grushti antikushtetues i shtetit, përmes plotësimit të përkohshëm të vendeve të liruara nga vetingu; Është e nevojshme që kjo zgjidhje të kryhet pa penguar procesin e vetingut të institucioneve të tjera të Drejtesise së Re dhe duke e vendosur vetingun në suazën e njerezillekut dhe të ruajtjes së privacy.
3. Një ligj kushtetues, të aprovuar sipas procedures së parashikuar nga Kushtetuta aktuale, që i jep Qeverisë Tranzitive të Elitës Intelektuale, një delegim për të proceduar me rishikimin e Kushtetutës; në ligjin kushtetues është e nevojshme të saktësohen edhe disa kritere nga të cilat do të duhej të frymëzohej veprimi i qeverisë për të kryer reformimin e aktit themeltar, le të themi, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, modeli i sistemit qeverisës: do të rikthehen pushtetet presidenciale të vitit 1998, apo do ecet drejt një modeli më të spikatur tagresh të kreut të shtetit; ndarja e pushteteve; përgjegjshmëria e Qeverisë përballë Parlamentit; ruajtja e strukturës së parashikuar nga ndryshimet e korrikut 2016 në administrimin e pushtetit gjyqësor, etj
4. Themelimi i një Komiteti Këshillimor Kushtetues, të përbërë nga ekspertë të të drejtës kushtetutuese, të zgjedhur mbi bazën e kualitetit shkencor, komitet që do merret me plotësimin e studiuar të impakteve;
5. Qeveria tranzitive duhet të marrë me ligj tagre për përgatitjen e projektit të reformës elektorale;
6. Qeveria tranzitive duhet të marrë tagre për hartimin e projektit të një ligji të posaçëm për riformatimin e struktures së ndarjes administrative, duke kthyer balancën e krahinore të atdheut legal në territor.
7. Ne qofte se kriza politike qe ka kaperthyer vendin do te duhet te zgjidhet nga nje grup ekspertesh konstitucionaliste, kriza universitare eshte e keshillueshme te vendoset ne shqyrtimin e Keshillit te Arsimit te Larte dhe Shkences, i rikompozuar me anetaresi profesionale, qe s’mund te vije me, as nga kasta nepotike e univeristeteve dhe as nga politika.
8. Një ligj i veçantë duhet të hartohet mbi Ministrinë e Brendshme dhe vendosjen e drejtimit të Policisë së Shtetit nën një dirigjim të konsoliduar profesional dhe të depolitizuar. Dikush mund të thotë se kjo skemë është një endërr e parealizueshme në një Shqipëri politike aq të kriminalizuar, dhe me një PS të mbërthyer nga tartuferia. Kjo është e vertetë, por zgjidhje tjetër paqësore për krizen e thellë institucionale, politike dhe ekonomike nuk ka, veç reformimit të sistemit që polli dhe solli vendosjen e kmerëve të rinj të Bllokut të Kuq të Tiranës në pushtet dhe mbarjen e korrupsionit dhe krimit në të tilla përmasa.
Komentet