Voal – Më 20 shtator, në orën 10:00, në qytetin e Winterthurit PS e Zvicrës organizon një tubim ku janë ftuar qytetarë me prejardhje shqiptare, të natyralizuar si shtetas të Zvicrës. Ky tubim mbahet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 tetorit. Dhe qëllimi i tij është që të ofrojë sa më shumë mundësi që shqiptarët e Zvicrës të marrin informacione rreth politikës në Zvicër. Sepse paçka se shqiptarët e natyralizuar përbëjnë një komunitet të madh, ata janë indiferentë, për mungesë njohurish, dhe kjo i bën të jenë outsider, paçka se kanë mundësi të jenë pjesë dhe të japin kontributin e tyre permes votes dhe pjesëmarrjes.
Zgjedhjet parlamentare të këtij viti në Zvicër përmbajnë një risi, sepse, për herë të parë, do të ketë edhe kandidatë shqiptarë për Parlamentin Zviceran, por natyrisht me shumë pak gjasa që të fitojnë karrike atje. Jo sepse nuk ka mundësi, por sepse komuniteti shqiptar është më i dezintegruari në Zvicër, i ndarë dhe i përçarë nga partitë e Kosovës.
Në këto zgjedhje ka shumë shanse që të fitojë vendin e deputetit Arber Bullakaj, kandiddat po i PS, dhe kjo do të të jetë një sukses i madh për komunitetin e shqiptarëve këtu.
Edhe tubimi në Winterthur ka si temë zgjedhjet perlamentare me një takim të pasur, ku parashikohet:
Një diskutim publik mes shqiptarëve dhe këshilltarëve të qytetit;
Pastaj do të tregohet praktikisht mënyra se si votohet, pasi edhe kjo përbën problem dhe hendikap për shqiptarët
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Zvicrës do të flasin rreth këtyre zgjedhjeve parlamentare, do të paraqesin programin dhe kandidatët e qytetit.
Dhe në fund do të ketë një koncert me këngë e valle shqiptare.
Një nga organizatorët e këtij tubimi është Blerim Bunjaku, një nga figurat më të spikatura të diasporës shqiptare në Zvicër . Ai është i angazhuar në politikë për të ndihmuar komunitetin e shqiptarëve për rritjen e ndërgjegjësimit e tyre si pjesë e jetës publike e politike të Zvicrës. Megjithëse ka patur një mbështetje të madhe nga partia EVP, ai është larguar prej kësaj partie dhe tash është bërë pjesë e Socialistëve të Zvicrës.
Në faqen e tij në Facebook Blerim Bunjaku i fton shqiptarët në tubim për të kuptuar rolin që ata kanë me fuqinë e votes së tyre, sepse, nëse nuk votojmë, thotë Bunjaku, atëherë i japim shansin të fitojë partia SVP, e njohur për politikat agresive ndaj të huajve, ku shpesh në pllakatat e tyre, të huajt i paraqesin si dele të zeza dhe i barazojnë me kriminelët dhe krimin.
Kjo parti, pra SVP është:
– Kundër bashkimit familjar dhe kundër financimit social për emigrantët
– Kundër ndihmes së integrimit të emigrantëve
– Kundër natyralizimit të atyre që kanë marrë ndihma sociale
– Natyralizimin (Einbürgerung) e vë në provë
– Kundërshtojnë të gjitha format e drejta për të votuar të huajt
Etj etj,
Prandaj duhet të jemi tubim:
Sepse
– Ende ka paragjykime
– Pagat ende nuk janë në nivelin e barabartë
– Pensionet e shqiptarëve ende janë të bllokuara
– Sigurimet janë më të shtrenjta
– Fëmijët gjejnë vështirësi për t’u aftësuar e punësuar
– Etj. etj.
“Pjesëmarrja në Tubim në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 tetorit, shkruan Blerim Bunjaku në Facebook, është shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tonë. Rreziku sipas statistikave është që partiat e djathta sikur që jan SVP, FDP dhe BDP të fitojnë në këto zgjedhjet.“
Prandaj duhet vota e shqiptarëve dhe prandaj janë të mirëseardhur të gjithë shqiptarët jo vetëm të Winterthurit, por gjithë Zvicrës.
Blerim Bunjaku ka shumë të drejtë.
Ka shumë pak shqiptarë si Blerimi që kanë hyrë në jetën politike të Zvicrës. Ky është shans i komunitetit. Ne na duhen sa më shumë shqiptarë si ai. Andaj ne duhet të mbështesim ato parti të Zvicrës që i janë në krah komunitetit tëshqiptarëve.
Atëherë le të shkojmë në Winterthur e të marrim pjesë në tubim dhe ta japim votën atje ku duhet!


Komentet