Kritika dhe filozofia e artit në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur krijuese ose artistike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur mënyrën dhe formën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ia bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale, edhe vlerat dhe aspiratat e njohura shkencore, intelektuale, intelegjente, krijuese ose artistike.
Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të tregut të ri’ vlerave, mallërave dhe kaapitalit, ë të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë politik, ushtarak, finansiar, tregtar ose ekonomik” ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” për t´u shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, koniukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë.
Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta relative. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste si Kosova, Serbia etj… ku e bukura bëhet konkubinë ose kurtizane e industrisë kulturore dhe politike. Mbase, kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Se këndejmi, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për artin, kulturën, letërsinën, shkencën, teknikën, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë larg nga funksionimi dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve, duke iu përshtatur në një masë të dukshme pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova etj… edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politik, kulturor ose artistik përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk ose publicistik, duhet patur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.
Nderkaq, nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, artit, shkencës ose letërsisë në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë e larta intelektuale, profesionale ose intelegjente (qëndrore) të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndaj, nëpërmjet kategorive shoqërore ose qytetare, teoria etike dhe estetike, paraqet konceptin dhe modelin dterminant dhe paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globalen ose universalen, në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionë, ëndërrave, dëshirave, dashurisë, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore ose qytetare që e bëjnë çlirimin e subjektivitetit nga objekti, për të gjetur lidhjen empirike, evolutive ose dialektike midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë ” opus magnus” ose “general intellect”. Kjo mbase është vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator. Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore ose qytetare.
Për me tepër ndërkaq, në një shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese,- si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënie me praxis-in, bën të mundur integrimin e artit dhe kulturës në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike. Midis motiveve ose stimujve të të kritikës së artit dhe kulturës në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova etj,, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore që nuk ekziston fare; i mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale ku ngrihet, vaslorizohet dhe glorifikohet çdo gjë që është njerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e këqia politike, sociale, ekonomike dhe të tjera. Thuase se Kosova dhe shqiptaret, nuk ia bejnë dot pa Hashim Thaçin, Albin Kurtin dhe tjetrin, të cilët pa asnje dite pune dhe pervoje ne jeten e tyre, zbriten dhe erdhen nga mali, rruga ose rrugicat e ndryshme provinciale, paranormale ose parapolitike ne postet e Presicdentit ose Kryeministrit te Kosoves!!!
Është teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal (ndonëse si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës), e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shteror, nacional, politik, kulturor etj. …ku për dallim të mediokritëve të ndryshëm ‘pseo’ , ‘anti’ ose ‘kontrakulturorë, ose atyre shkatërruesve të zellshëm të shkencës, artit dhe kulturës, qofshin të majtë apo të djathtë, të cilët “venë dorë në brez ose revole” sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e shkenctarit, pedagogut, letrarit, kruijuesit ose artistit: Përballë gënjeshtrës së botës së vlerave, mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër që e denoncon atë.
U mer vesh se detyra e një kritiku dialektik të kulturës nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare. Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar ose glorifikuar tej mase ne përbërjen e secilës premtimi i saj për lumturi, drejtesi dhe barazi, domund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture me kuptimin më të gjerë, ndërsa në të njëjtën kohë varësia e saj nga rrethanat materiale të një pushteti (qeverie), apo shoqërie aktuale, si dhe të atyre të së kaluarës , dp kontribuonte në frustracionin e këtij realizimi.
Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës , doduhej të vendoseshin në kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike”. Ndërkohë që impulset progresiste të së dytës, do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
Në vitin 1947, pas ngjarjeve të rënda të L2B, e sidomos pas zbulimit të laboratorit të vdekjes nepër kampet e ndryshme të përqendrimit, Adorno-ja asokohe shprehu tronditjen e tij me një aforizëm të lagtuar kur tha se :”të shkruash poezi është një akt barbar.”
Socioilozofi gjerman, Theodor Adorno, shkroi në bashkëpunim me kolegun e tij madhor ose gjenial, Max Horkheimer edhe”Dialektikën e Iluminizmit” (Dialektikm der Aufklärung). Ishte një tentativë e qartë dhe serioze për të gjetur shkaqet racionale e iracionale të një katastrofe humanitare si tmerri totalitar, ku autorët gjetën ose zbuluan një nga shkaqet kryesore tek koncepti i arsyes instrumentale (arsyes subjektive).
Iluminizmi, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive), domethënë do duhej të ishte një proces çmitizues, i cili prodhoi të kundërtën e tij: një mitizim të ri ,- më të qëndrueshëm dhe më të rrezikshëm se sa ai i pari,- atë të arsyes instrumentale.
Këtu mbase qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore dhe politike”,- koncept që Adorno dhe Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive”, ku përthithja e kulturës, reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i saj shihen, si rrjedhim i një administrimi negativ nga ana e totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë latente dhe permanente për t’iu përgjigjur nevojave të shoqërisë ushtarake, politike, industriale, teknologjike dhe ekonimike të avancuar me ushtri dhe polici. Kundërshtare të rrymave moderne ose bashkëkohore, prej nga ku Adorno-ja mundohej t’i studionte dhe analizonte ato në raport ose krahasim me prodhimet skllavopronare ose feudaliste të borgjezisë në momentet e zbehjes dhe shkëlqimit të tyre më të madh.
Ndërkohë që politika borgjeze, skllavopronare ose feudaliste prodhonte vetem slogane, parulla ose recidive totalitare dhe autoritariste, nga të cilat koherencat dhe distancat e ndryshme, si dhe vet uniteti i tyre etik dhe estetik do mund të ishin vlerësuar vetëm nga njerëzit intelektual dhe intelegjent. E sidomos atëherë kur përballë tyre si një mish-mash fragmetaristiko-vokabularistik qëndrojne elemente dhe instrumente borxheze, skllavopronare ose feudaliste pa asnjë lidhje me njera-tjetren, dhe, të cilat nuk mund tët akceptohen, konceptohen, anticipohen dhe përceptohen si tërësi në kuptimin e plotë të fjalës.
Kosova i shembull ose model i keq se si fetishizimi , himnizimi , valorizimi dhe glorifikimi i politikanit dhe politikës ditore ose periodike, çon në një regresion, amnezion, konfuzion, amorozitet dhe degradim të pëgjjithshëm individual dhe kolektiv, ku populli ose elektorati politik, janë të programuar të pranojnë një politikë pa asnjë vlerë, moral, normë ose parim shkencorë dhe humanist, e cila i shërben dhe kontribuon gjithmonë të njejtës ose identikes me anë të dehjes ose topitjes individuale dhe kolektive të popullit kolsovar me anën përforcimin e status quo-së politike si një fat i paevitueshëm individual dhe kolektiv.
Zëvendësimi aparent i një modeli me një tjetër politik në politikën komerciale ose afariste, është në të vërtetë thjesht një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që i ruajnë sistemin dhe pushtetin (regjimin) në tërësinë e tyre pra.
Ndaj, kontributi filozofik dhe politologjik në kritikën sociale të shoqërisë postmoderne mbetet nga më aktualët dhe koherentët në zbulimin dhe identifikimin e thelbit dhe tërësisë problematike.
Adorno-ja, Horkheimer-i, Marcuse-ja, Foucault-i, Deleuze-i, Derrida-ja janë shembujt konkretë se si pati tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe kritik në instancë ose institucion moral, gjë që do kishte bërë të mundur përthithjen e tyre si vlerë shkëmbimi nëpërmjet institucionalizmit të vet kritikës shkencore ose akademike. Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për rende ose sisteme të pandryshuara natyrore ose ordinare, si dhe bindje të palëvizshme ose statike: Bota ka nevojë për pyetje dhe peergjigjie.
Sipas Ziegmund Freudit” të jesh gjithmonë i ndershëm, i sinqertë dhe i kënaqur me veten ose vetvetën tënde, është një fiskulturë ose ushtrim i këndshëm”.
“Një person ose personalitet i lartë intelektual, profesional ose intelegjent, mund t’u bëjë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tij. Ndaj, në cilindo rast, ai ligjërisht është përgjegjës për atë që bën dhe për atë që nuk e bën.” Do thoshte dikur John Stuart Mill në kuader të veprës ose shkrimit të tij të njohur “On Liberty” ( “Për Lirinë”).
Se këndejmi, të gjithë ne ose shumica prej nesh, jemi thjeshtë aktorë ose “protagonist” të ndryshëm që tentojmë të kontrollojmë ose menaxhojmë fatin, reitingun dhe imazhin tonë publik ose politikë. Në veprojmë ose reagojmë kryesisht duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin dhe pranojnë të tjerët dhe jo se si e shohim, njohim dhe pranojmë ne vetën ose vetvetën tonë. Duke e vënë theksin në imponimet ose nënshtrimet tonaenorme dhe ekstreme para faktorëve të jashtëm, duke i mohuar ose anashkaluar të kaluarën, historinë, traditat, kulturën, njeri tjetrin ose vetvetën tonë objektive dhe subjektive në emër të do farë “lebarilizimëve” ose “integrimëve” të ndryshme rajonale, kontinentale ose interkontinentale.
Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.
Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë.
“Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!” ( Fjodor Dostojevski në “Krimi dhe Denimi”)
Ndryshe nga kjo, sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia.
Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, poroze, fragjile, heterogjene, inkompakte ose kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe premtojnë në bazë të ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose reagojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga jeta e ndoidhur në mes “krimit dhe fasadës”! Gjegjësisht, në mes lirisë së rrezikuar dhe “robërisë së qetë”!
Në këtë prizëm ato gjëra që i bëjnë të dashur, të ndërgjegjshëm, të moralshëm, të sinqertë, integral ose koperativë më të tjerët liderët e ndryshëm kosovarë, pos tjerash janë amoroziteti, animoziteti, indolenca dhe paaftësia e tyre për t´i njohur, kuptuar dhe duruar paditurinë, nebulozën, mediokritetin dhe vetminë e madhe në brendinë ose vetvetën e tyre të ikur ose emigruar dikund largë nga ta.
“Ekzistojnë disa kategori njerëzish: Ata që duan të dijnë, ata që duan të mësojnë, ata që duan të besojnë dhe ata që duan të ëndërrojnë dhe shpresojnë.” Do thoshte dikur një filozof i shquar gjerman.
Përshëndetje, emri im është Debora Mary Unë jam nga Tirana, por unë shkoj në Parkun Kombëtar Waterton Lakes Kanadë me burrin tim. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa i ngazëllyer unë jam për rivendosjen e martesës sime të thyer dhe tani burri im është tërësisht mbrapa pasi më ka lënë mua dhe fëmijët tanë për një grua tjetër. Ne kemi qenë të martuar për shtatë vjet dhe gjatë martesës kemi pasur një seri luftarake që na persekutuan derisa më në fund ai u largua me mua dhe fëmijët tanë dhe shkoi në Australi për të qenë me një grua tjetër. ai bllokoi të gjitha mjetet e komunikimit që i bën ato të pavlefshme. Mësova se jeta ime kishte mbaruar dhe fëmijët e mi mësuan se kurrë nuk do ta shihnin më babanë e tyre. Unë u përpoqa të jem i fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda të kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën time, unë u konsumova nga trishtimi dhe dhimbja, sepse unë me të vërtetë e desha. Çdo ditë dhe natë mendoj për të dhe gjithmonë doja që ai të kthehej me mua, unë isha fjalë për fjalë duke u çmendur dhe kishte nevojë për një ndërhyrje hyjnore, kështu që i thashë secilit prej problemeve të mia një miku im i cili dikur kishte sfida të ngjashme në të jeta martesore. Ajo më ka referuar një emri shumë të fuqishëm me emrin DrIgbinovia. Ajo tha se ai ishte arsyeja e vetme për lumturinë që ajo po shijonte në këtë ditë Drigbinovia mund të ndihmojë, marrëdhëniet e thyer ajo tha se unë kam për ta vënë atë në try.I kontaktuar atë në E-Mail-Adresse [email protected] dhe ai më dha udhëzime se çfarë të bëja dhe kështu bëra, atëherë ai bëri një magji dashurie për mua. Për habinë time më të madhe, pas tre javësh, burri im më thirri dhe më tha se na mungonte aq shumë sa fëmijët, isha aq i befasuar, zemra ime u mbush me gëzim dhe ngazëllim dhe fillova të hijeshim lotët e mi. Ai kërkoi falje për gabimin e tij dhe kërkoi falje për dhimbjen që shkaktoi mua dhe fëmijët. Kështu u kthye tek ne, me shumë dashuri dhe gëzim, dhe që nga ajo ditë, martesa jonë tani ishte më e fortë se më parë. Falënderime për Drigbinovia, ai është njeri shumë i fuqishëm, prandaj vendosa ta tregoja historinë time për hir të atyre grave dhe burra që përjetuan atë që ndodhi. Unë dua që ju të dini se ka një zgjidhje. Drigbinovia është zgjidhja, një spellcaster i vërtetë dhe i fuqishëm që u lut për të jetuar një kohë të gjatë për të ndihmuar gratë dhe fëmijët në kohën e tyre të dhimbjes. Dhe gjithashtu ka spells për shërimin e HIV, kancerit, etj TË MIRA TË MIRA,
Gruaja ime më la për një burrë tjetër dhe unë isha zemërthyer dhe i shkatërruar. Por në një ditë të mirë po lëvizja nëpër internet kur pashë një zonjë që dëshmonte se si DR Gideon e ndihmoi atë, kështu që vendosa ta kontaktoja për ndihmë dhe ai më ndihmoi të rivendosja marrëdhënien time të prishur dhe tani gruaja ime është kthyer dhe ajo më do shumë më tepër se sa mund ta imagjinoj ndonjëherë. Nëse jeni duke kaluar nëpër situata të ngjashme edhe nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë. ose kuruar sëmundje.
Fito lotari.
Win Curt case.
Bëni një hakmarrje mos hezitoni, kontaktoni Dr Gideon nëse keni nevojë për ndonjë lloj ndihme kontaktoni DR GIDEON në Whatsapp: +2347042191323
Email: [email protected]