Siç dihet shqiptarët me tiparet, virtytet dhe karakteristikat e njohura të një populli të lashtë- atnik ose historik si Feniksi: Që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë dhe deri në ditët tona, vazhdojnë të jetojnë në paqe, mirëkuptim, respekt, dashuri dhe në një harmoni të pashoqe fetare dhe kulturore me njëri tjetrin. Në këtë sfond shqiptarët janë të shquar, besa madje, ndofta edhe të pashoq në të gjithë botën. Mbase, për respektin, mirëkuptimin, tolerancën, dashurinë dhe harmoninë e tyre fetare ose kulturore. Kjo, pavarësisht asaj se njerërizit ose populli (kombin) ynë shqiptarë besojnë në tre (3) fe ose religjione të ndryshme. Respektivisht, në besimin islam ose musliman, në besimin kristian ose katolik dhe në besimin ortodoks. Të cilat në kontekstin e njohur të metafizikës së moralit dhe vlerave të njohura globale dhe universale të të gjitha feve, besimëve ose kulturave të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, paraqesin si të thuash tre gurra të shënjëta që i begatojnë, eksplorojnë dhe fisnikërojnë akoma më shumë shpirtin dhe besimin e patundur fetarë, kulturorë, nacional dhe historik të iliro-shqiptarëve pa asnjë dallim.
Aty janë edhe premisat ose elementët e përbashkëta primatologjike, nacionale, strukturalgjenetike, etnologjike, etnohistorike, etnogjeografike, etnopsikologjike, antropogjenetike dhe shumë e shumë të tjera të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë si gjaku, gjuha, flamuri, gjenët, palca, limfa , zakonët , traditat dhe simbolët e njëjta ose të përbashkëta shtetërore, nacionale, politike, historike dhe të tjera që paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore dhe substanciale në domenin e lartëpërmendur të bashkëjetesës, koekzistencës , mirëkuptimit, respektit dhe harmonisë së lartëpërmendur fetare dhe kulturore të iliro-shqiptareve.
Ndërkohë që substancialiteti antik dhe subjektiviteti modern ose bashkohorë së bashku me diversitetet e sipërpërmendura fetare ose sociokulturore, janë treguesit me të rëndësishëm ose kryesorë të konceptëve, formulimëve, përceptimëve dhe anticipimëve të njohura humane, reflektive, integrale dhe pozitiviste të faktorit të mesipërm fetarë ose religjioz tek pjesa dërmuese ( shumica) e njerëzve dhe populloit tonë. Mbase, pa dallime, përcaktimi ose përkufizime të ndryshme fetare, kulturore, krahinore, konceptuale, ideologjike etj. Duke e vërë theksin në rolin , ndikimin dhe faktorin e njohur moral ,shpirtërorë , emocional, simbolik,afirmativë, reflektivë dhe psikologjik të besimit ose religjionit të preferuar integral ose integrativë, religjionit kognitivë, religjionit humanitar, religjionit intrinznikë dhe kështu me radhë në paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë e përgjithshme fetare dhe kulturore. Respektiviisht, shtetërore, nacionale ose qytetare -politike të shqiptarëve në çdo kohë dhe hapësirë.
Për me tepër ndërkaq, vet fakti se njerëzit dhe populli ynë shqiptarë kudo ku ndodhën se bashku me lidershipet e njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare ose kulturore në vendët ose trevat tona përkatëse ose respektive: Gjithmonë i kanë kremtuar bashkë ( pa dallime të ndryshme fetare, lokale, krahinore, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera..) festat e njohura të Bajramit, Pashkëve ose Krishtlindjëve kristiane ose ortodokse: Respektivisht, Festat e njohura të botës muslimane, kristiane ose ortodokse. Kjo flet dhe dëshmonë mëse qarti mbi dekorin dhe mozaikun e shkëlqyer fetarë, kulturorë, shpirtërorë, nacional dhe historiko-gjeografik të iliro-shqiptarëve. Respektivisht, për vitalitetin, ekskluzivitetin , kontinuitetin dhe kompaktibilitetin e lartëpërmendur shpirtërorë, fetarë dhe kulturorë të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë shqiptarë gjithndej.
Se këndejmi, të udhëhequr dhe udhërrefyer nga maksima ( formula) dhe filozofia e njohur reflektive, humaniste, integrale dhe pozitiviste sipas të të cilave çdo fe apo besim i njohur fetarë ose religjioz e ngritë, projekton, përforcon, ravijezon, konturon, eksploron, konvencionalizon dhe avanson besimin, respektin, përkushtimin dhe rregullimin e përgjithshëm shtetërorë, nacional, qytetarë ose politik në vendët ose shoqëritë e ndryshme përkatëse ose respektive. Përkatësisht, paqen, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkëjetesën, koekzistencën ose harmoninë e preferuar fetare dhe kulturore, gjegjësisht, njerëzore ose qytetare në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme plurale, parlamentare dhe demokratike gjithandej rruzullit ( globit) tonë tokësorë së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura individuale dhe kolektive në kontekstin e lartëpërmendur global dhe universal: Klerikët , misionarët ose udhëheqësit e njohur fetarë ose religjoz ndër shqiptarët ( qofshin ata priftërinjë, famulltar, kardinal, hoxhallarë, imam të ndryshëm, shehlerë, dervishë të sektetit saadi, bektashinjë etj.) në radhë të parë i mbollën dhe kultivuan respektiin, mirëkuptimin,atdhedashurinë dhe harmoninë e njohur shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike tek njerëzit ose besimtarët e tyre. Respektivisht, tek njerëzit dhe populli (kombi) ynë shqiptarë pa dallim. Pra, respektin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin e njohur ndaj kombit dhe atdheut tonë. Ata ngritën, krijuan dhe projektuan fusha dhe hapësira të mjaftueshme shpirtërore, emocionale, fetare, kulturore, sakramentale,celebrale, transcendentale, ontologjike, metafizike, gneseologjike, epistemologjike, etike, metaestetike, psikologjike dhe të tjera në kontekstin e lartëpërmendur të besimëve ose religjionëve të njohura reflektive, humane, integrale dhe pozitiviste të shqiptarëve. Nuk u vërbuan as nuk u infektuan si të thuash kurrë nga çështjët ose aspektët e ndryshme dogamtike, reaksionare, anakronike ose demagogjike që nuk i përkasin natyrës dhe karakterit të njohur fetarë ose sociokulturorë. Rerspektivisht, religjionëve të lartëpërmendura integrale, reflektive, intrinznike, kognitive, pozitiviste etj. Duke qenë të bindur se asnjë fe, kulturë ose religjion i mundshëm njerëzorë ose qytetar në këtë botë nuk është një proces i përfunduar, i përkryer ose final në të gjitha segmentët ose drejtimët e mundshme. Por, gjithmonë mund të këtë fusha dhe hapësira të mjaftueshme për rritje, zhvillime, përsosje, përmirësime,performime ose përeparime të ndryshme fetare, kulturore, shpirtërore, materiale, sociale, societale dhe të tjera. Respektivisht, për bashkëpunim, koperim, harmoni, koekzistencë, mirëkuptim, dialog, kompromis ose konsenzus të përgjithshëm fetarë, kulturorë, nacional, politik etj. Në këtë frymë religjioni integral ose integrativë në radhë të parë e ka për qëllim paraqitjen ose prezantimin e globalitetit ose universalitetit të përgjithshëm fetarë ose kulturorë në individualitetit.´. Gjegjësisht, të individualitetit në globabalitet ose universalitet. Në këtë kuader i kemi edhe besimin ose religjionin e njohur humanitar, integral ( integrativë) ose pozitivist dhe religjionin autoritar ose totalitarist që nuk e njeh dhe s´e pranon religjonin ose besimin tjetër. Mbase “besimin” ose “religjonin” unilateral ose monologjik- “bla,bla, bla…! ” Që nuk ka asgjë të përbashkët me fetë ose besimet e njohura fetare dhe kulturore të shqiptarëve. Dhe, aq me pak me filozofinë dhe religjonin e lartëpërmendur integral dhe pozitivistë të njerëzve dhe popullit tonë. Jo.
Për fund:
Sidoqoftë, me fjalën ose nocionin e filozofisë së përgjithshme dhe asaj fetare ose kulturore në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë me të thellë (fundamental ose substancial) ndaj fillimit( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenIes, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme. Respektivisht, respektiin, devocionin, dashurinë dhe përkushtimin tonë esencial ose substancial ndaj Zotit ( Hyjit)- Arkitektit ose Gjeniut të Madh ose Kryesorë të jetës, botës, natyrës dhe shpirtit tonë mbi këtë tokë.
Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë, nuk ka ka pyetur askush “mua” dhe as “ty”!Apo ” ne” as ” ju”. E njëjta do vlej edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore.
Ne jetojmë në diversitete të ndryshme dhe polaritet. Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin. Pa lindje nuk ka vdekje. Pa vdekje nuk ka lindje. Pa ribërje nuk ka shpërbërje ose pa shpërbërje nuk ka ribërje. Pa fillim nuk ka fund, nuk ka mbarim. Pa mbarim nuk ka fillim dhe kështu me radhë. Kjo mbase është edhe pyetja ose pikëpyetja kryesore ose esenciale në prizmin ose domenin e tërë asaj që u cek me sipër.
Të reflektojmë së bashku për disa çaste në parashtesën dhe prapashtesën e njohur “filo- sofia” ( filozofia) që mbi të gjithat e nënkuptojnë fillimin, jetën,qënien, materien, krijesën, ekzistencën, përvojen e përgjithshme, aftësitë, mundësitë ose potencialet tona objektive dhe subjektive. Gjegjësisht, afinitetët ose shkathtësitë tona për t´i enkoduar, dekoduar ( deshifruar) dhe identifikuar nevojat dhe kërkesat tona shpirtërore, emocionale, transcendentale, metafizike, sociofizike, psikofizike dhe të tjera në sfond. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe nevojat dhe kërkesat tona objektive dhe subjektive së bashku me përvojen, praktikën e përgjithshme dhe teorinë.
Në këtë frymë, filozofia në radhë të parë është shkenca e njohur (universale) mbi rendin e natyrshëm dhe ordinarë . Apo, “Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis”.Por, pa i harruar kurrë në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gneseologjia, metafizika, antropologjia, logjika, etika, estetika etj. Sëcila prej tyre me tiparët, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore dhe metodologjike.
Shih për këtë, në varësi (varshmëri) , përputhshmëri ( pajtueshmeri) dhe rezonansë të plotë ekskursive dhe diskursive me marëdhëniët ose raportët e lartëpërmendura në relacionin ose dimenzionin e njohur njeriu- jeta (fillimi)-mendja (logjika ose koshienca)-qenja-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe ato dy drejtimet ose orjentimet e njohura shkencore ose filozofike. Përkatëesisht, drerjtimin materialist dhe drejtimin idealist. Materializmin dhe Idealizmin pra. Që janë në funksion të luftërave ose konfliktëve si dhe të faljeve ose pajtimëve të ndryshme klasore, sociale, politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kundo nepër botë.
Në këtë kuadër filozofia ,për dallim të “degëve” ose “disiplinave” të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimizmi, ezoterizmi etj., dallon dhe është e veçantë për nga forma dhe menyra e njohur e qasjës konkrete ,praktike, teorike, abstrakte, skematike, pragmatike, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur esencial dhe substancial të lëndës ose materies së njohur të filozofisë ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nëvojave ,kërkesave, problemëve dhe parashtresave të përgjithshme dhe fondamentale në kontekstin e njohur global ose universal.
Në fund të fundit ligji themelor i jetës së njeriut është ligji i besimit, respektit, mirëkuptimit, paqës, dashurisë ,tolerancës, harmonisë dhe barazisë së njohur gjinore, racore, etnike, klasore, sociale, fetare, kulturore, shtetërore, nacionale dhe politike. Respektivisht, liritë dhe të drejtat e njohura globale ose niversale në kuptimin e njohur të vlerave të larta hyjnore dhe universale të jetës sonë mbi tokë.
Çfarë duhet ditur ? , Çfarë duhet bërë? , Çfarë duhet besuar dhe shpresuar ?, Si duhet menduar ? , Si duhet jetuar ? dhe Si duhet vepruar ose reguar ? … Këtu qëndron esenca.
E kunderta është makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik. Relativizimë i gjithëmbarshëm i lirisë, moralit dhe vlerave të lartëpërmendura globale dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Utopi e pafalshme ose demagogji.
Ndaj, t´i hedhim, t´i mbjellim dhe kultivojme edhe farat e fundit të fikut në kopshtin e madh të mendjes ( koshiences), shpirtit, paqës, respektit, dashurisë ,mirëkuptimit, tolerancës, koekzistencës dhe harmonisë së shquar fetare dhe kulturore brenda njerëzve ose popullit ( kombit) tonë gjithandej. Mos të kursejmë aspak në këtë fushë.
Në këtë frymë të mesipërme fetare dhe kulturore: Fusha e shqiptarëve është koha…Të jemi thellë të bindur. Kemi fakte dhe argumente të shumëta shkencore, burimore, shpirtërore, mteriale, historike dhe të tjera.Të panumërta, të pfundme dhe shumë të lashta…Sa vet jeta dhe bota jonë mbi këtë tokë. Në këtë fushë të pashoqe jemi tepër krenarë.
Komentet