( Shkrim per rastin në Studenicë të Istogut )
Asht i dhimbshem fakti se si në qytetet dhe fshatrat e Dardanisë po futen si në livadhin e babës kujt po i teket, po futet naten e ditën dhe institucionet e shtetit tonë gjithmonë ose po zihen në befasi, ose po heshtin.
Dhe që fatkeqësia të jetë edhe ma e madhe kur populli po del ta mbrojë vendin, pronën , dinjitetin e vetë të familjës dhe të shtetit këta far kryeministra, ministra, shefa policie, kamandanta policie etj, etj në vend që ta perkrahin popullin ata po e sulmojnë, po e shenjestrojnë dhe po e denojnë popullin e Dardanisë.
Ka pas shumë raste kur në Dardani në qytete e fshatrat e sajë kan ardh të ashtuqujtun pelegrin serb gjoja per të ba homazhe, per te ba lutje dhe rite tjera fetare në objektet që vetem ata i quejn si të tyne, në objekte kishtare të kishave të uzurpueme hiq ma larg se para 100-150 vjetve dhe të pershtatuna nga vet pushtuesit serb në kisha sllavoortodokse nga kisha shqiptare të ritit katolik. Normal se popullata shqiptare vendase reagon dhe per ta ba reagimin i ka njimijë arsye. E para asht se ato objekte nuk jan serbe, ato ishin shqiptare dhe kur perfundojë pushtimi pesë shekullor turkoosman me ndihmen e vet Perandorisë Osmane viset shqiptare u pushtuen nga popuj sllav, kryesishtë nga serb, malazez, bulgar dhe gabelet e bulgarve që ma vonë u ban popull dhe po quhen maqedon. Arsye tjeter asht se asnji objekt fetar serb që sot asht në Dardani, tue fillue nga manastiret e njoftuna si; Manastiri i Deqanit, Manastiri i Graqanicës, Kisha e Deviqit, Kisha Patriarkana në Pejë, Bogorodica e Prizrenit etj, etj nuk jan ndertue nga serbet, ato ishin ndertue nga feudal ilir -shqiptar dhe kan sherbye me shekuj si objekte kulti per shqiptaret e besimit katolik e edhe ati ortodoks bizantin.
Kisha serbe janë vetem ato kisha që i ka ndertue pushteti i ashtuqujtunes Jugosllavia e parë dhe pushteti serbokomunist nëper Dardani gjatë sundimit të ti 55 vjeçar dhe nji nder to, asht kisha në qender të Istogut që u ndertue gjatë viteve 1920-1930. Poashtu objekte apo kisha serbe jan ato kisha që i ka ndertue pushtuesi fashist serb shteti i Sllobodan Millosheviqit pergjat pushtimit të Dardanisë nga 1989-1999. Kisha të tilla janë ajo në oborrin e Rektorati në Prishtinë, në parkun e fshatit Gurrakoc të Istogut, në Banjën e Istogut, në fshatin Poterq të Klinës etj, etj. Menjihere pas lufte shqiptaret me të drejtë reaguen dhe i vun dinamit disave nga këto kisha. E rrenuen me themel ate në Poterq, tentuen ti rrenojnë edhe ate në Gurakoc e në Banjë , por nuk ja dolen dhe pastaj keto kisha u moren në mbrojtje të UNMIK-ut , të KFOR-it dhe EULEX-it dhe mbijetuen. Mirpo ma së shumti mbijetuen me fajin e pushtetarve tanë servil , të padinjitetshem dhe hajna.
Nuk mundem pa e cek deklaraten e Shejtit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova kur pat deshtue rrenimi në kishat e Gurrakocit dhe Banjës të Istogut: Rugova doli me kumtesë në TV dhe tha: .. nuk asht mirë me veprime të tilla me i rrenue ato kisha , por ato duhet me u rrenue në forma institucionale sepse janë kisha politike të ndertueme nga nji pushtues dhe pa asnji leje institucionale. Më kujtohet fare mirë dhe me duket se po e shof Presidentin kur dha këtë deklaratë per media ulun krah per krah me Administratorin e UNMIK-ut z. Bernard Kushner.
Dhe meqense lideret partiak që formuen parti nga grupacionet e vetshpalluna si “luftëtar” dhe “gjenerala” të UÇK-së nuk ndegjuen Rugovën, por ata e luftuen ate per me ja marr pushtetin LDK-së, andaj ngadal por sigurt ju hap mundësia serbve me ardh nga Serbia dhe në emen të nji pelegrinazhi fetar me vizitue vendet ku ata kan ba krime e masakra. Me ardh me provokue shqiptaret dhe shpesh edhe tue ngritë shenjen e tyne sllavofashiste me tre gishta të dorës.
Kemi pas me dhjetra raste të provokimeve të tilla. Ka pas raste kur qytetaret kan demostrue dhe kundershtue ardhjet e serbve në vendbanimet shqiptare. Gjithmonë jan arrestue disa dhjetra të rinjë dhe jan maltretue nga policia e Dardanisë.
Rasti i fundit që ndodhi në fshatin Studenicë të komunës së Istogut asht rast që duhet me senzibilizue mbarë opinionin shqiptar jo vetem në Istog, apo Dardani, por gjithandej ku ka shqiptar. Ky rast duhet të jet edhe temë e diskutimeve në KËSHILIN E SIGURIMIT të OKB-së, në Bruksell dhe kudo tjeter.
Unë jam i lindun në Lubozhdë, fshat ky afer Istogut. Shkollimin fillor e kam mbarue në fshatin Vrellë e aty kan mbarue shkollimin edhe femijet e fshatit Studenicë ku me shumicën e tyne sot e asaj dite jam mik dhe kemi kontakte. Bashk me mesuesit tan me shumë se dhjet here kemi shkue në të ashtuqujtunin BREGU I KISHËS në Studenicë. Mbaj mend mirë se si mesuesit tan shumica tash të ndjerë si: Imer Sadik Dreshaj, Sadik Maxharraj, Lush Tahir Bicaj, Muhamet Vuthaj, Qerim Spahiu, Idriz Zeqiraj etj, etj, na spjegojshin se aty në atë koder ato mure që ishin aq të dukshme jan muret e nji kishe të vjeter ilire. Katër nga mesuesit qe i permenda ketu; Imer Sadik Dreshaj, Sadik Maxharraj, Muhamet Vuthaj dhe Lush Tahir Bicaj tashma janë të ndjer. Mesuesi Qerim Spahiu dhe Idriz Zeqiraj ende jetojnë. Derisa po e shkruej këtë shkrim me shkojnë lotët sepse njeriun që ma mësoj ta shkruej dhe lexoj alfabetin Mesuesin Sadik Maxharraj në luftën e vitit 1999 serbet e fshatit Lubozhdë dhe të fshatrave tjera e kishin pas zan në bjeshket e fshatit bashk me bashkëshorten e edhe vajzen e semuet me të meta dhe aftësi të kufizueme dhe mizorisht i mbysin që të tretë. Mesuesi Sadik ka kjen i Studenicës. Andaj si kan guxim sot me ardh serbet e asaj ane tash në Studenicë?! Ku jan lideret e shtetit? Pse ata nuk e shtrojnë këtë problem?! Pse nuk ndegjojnë fjalët e popullit, deshmitë e popullit dhe faktet dhe me i shtrue në bisedime në Bruksell e edhe në OKB.
Unë jam njohes i mirë i Istogut dhe fshatrave të rrethinës. Me ka interesue gjithmonë e kaluemja e jonë. Kam mbledh materiale nga pleq e plaka dhe i kam shenue ato. Kam botue edhe liber monografi per fshatin tim të lindjes per Lubozhdën. Di saktësishtë se asnjihere nuk ka pas kishë serbosllave e as xhami në fshatrat Cerrcë, Lubozhdë, Lluga, Prigodë, Llukafc i Begut, Banjë, dhe shumë fshatra tjera të anes prendimore e veriprendimore të Istogut. Kurr nuk ka pas kishë serbosllave në Studenicë, aty ashtu sikur në fshatrat tjera edhe të anes verilindore të Istogut ka pas kisha shqiptare katolike.
Ato kan kjen të ndertueme në vendkodrinat tue fillue nga Radisheva ( komuna e Skenderajt ) dhe tu ardh me radhë nga drejtimi prendimor në Syriganë, Uçë, Syne, Istog ( kisha e qujtun Gorioqe ), Cerrcë, Lubozhdë, Vrellë, Studenicë, Kaliqan dhe deri te Radafci ku ka qen kisha deri vonë dhe aty edhe sot quhet vendi Kroni i Kishes. Unë nuk du të flasë ketu per të gjitha këto kisha antike shqiptare katolike, por me kompetencë të plotë flas per fshatin tim , per Kishen qe ka qen aty.
Te vendi i qujtun Kroni i Fshatit që shumkush i ka thanë edhe Kroni i Kishes unë per moshen time ( 63 vjeçare ) mbaj mend se kan qen themelet e nji Kishe. Nga ai krue shtepia ime e lindjes ka qen 150 metra , aty jam rritë dhe kam kalue femininë time.
Në vitet e fundit të dekades së 60 -të të shek. të kaluem dhe në fillim të asaj të 70. pushteti lejojë fshataret serb dhe malazez dhe edhe kush ka dasht shqiptar me i nxjerr guret nga ato themele dhe me e rrenue at vend. Me ata gur serbi Millosh Steva Zhivkoviq dhe serbi Miliq Jovan Ristiq kan pas ndertue shtalla per bagti dhe mure oborri. Ndersa shqiptari Hasan Ali Pepaj ka pas ndertue shtepinë Kullë e cila edhe sot asht si deshmi aty dhe asht rrenojë e tanë.
Per të mesue ma shumë kujt i intereson le të lexon librin tim: ” NEGURRA E ISTOGUT -Monografi per fshatin Lubozhdë ” dhe kush deshron me mesue ma shumë per kishat dhe thesaret tjera shiptare në Vrellë, Studenicë dhe rrethinë le ta lexon librin ” THESARET E HUMBUNA ” të z. Muharrem Blakaj. Ketu do mesoni se si vlerat tona fetare e kulturore, objektet tona të besimit dhe traditës pushtuesit serb na i kan uzurpue dhe i kan pershtat per ritet e veta. Të njetat veprime i kan ba gjatë pushtimit edhe pushtuesit turq osmanli. Unë ketu do permendi dy raste të veprimeve të tilla nga pushtuesit e tokave tona e të cilat edhe sot e kesaj dite jan në perdorim. Në fshatin Jabllanicë e Madhe Kisha shqiptare katolike u shendrrue në xhami diku në vitet 1865-1870. Ajo xhami edhe sot asht aty, por arqitektura e sajë asht tipike Kishë , asaj minarja ju ka ndertue diku vitin 1957. VJetersinë e kesaj xhamije ( dikur kishë ) e saktëson druni i Pishës që asht i mbjellun aty. Ekspertet e kan vertetue se ai dru asht i vjeter 735 vjet.
Kisha e Istogut që serbet e quejn GORIOQE, ka kjen kishë shqiptare, fillimisht e ritit katolik e pasta e ati ortodoks bizantin. Serbet e lagjes së quejtun Lugu i Shkive në Istog deri në vitet 1880 kan kjen shqiptar që të gjithë. Kan pas fen ortodokse disa e disa ate katolike. Mirpo nga fillimi i viteve 1880 e tutje fillon asimilimi i tyne me presionin e shtetit pushtues serb dhe lejen e qeverisë së Sulltanit të Stambollit, në kishen e tyne në Istog sillen kallogjer e popa serb nga Serbia dhe aty fillon predikimi ndryshe nga se ata ishin mesue ta ndegjojnë me shekuj. Edhe gjuha i klerikve ishte serbish dhe keshtu familjet; Lushaj u ban Lushiq, Kristaj u ban Krstiq, Vulaj u ban Vuliq, Gjuraj u ban Gjuriq.
Asht interesant me e cek se si familja istogase Gjuraj në vitin 1730 kishte pas falë trollin në qender të Istogut per tu ndertue xhamija e cila asht aty edhe sot dhe të cilen e ka ndertue njifar Haxhi Kurti.
Dhe pikrishtë nga kjo xhami ka dal ideja qe ti perbuzin kishat dhe ta pranojnë islamin banoret e Istogut. Kjo ka sjell deri te fakti se Kisha shqiptare e deridjeshme u ba kishë e serbve pushtues dhe sot ajo kishë ka disa qindra hektar tokë rreth vetes. Aty nuk lejohen shqiptaret as të afrohen.
Kur kam pas mbledh materialin per librin tim NENGURRA E ISTOGUT në vjeshtë 1984 kam pas shkue dhe i kam pas lut kallogjeret te me mundësojnë ta vizitojë kishen nga mbrenda dhe nese ka far arhive aty ta shof pak. Nuk më kan lejue as ta kalojë pragun e sajë. Me paten kerrcnue me polici nese nuk largohem.
Andaj po e perfundoj shkrimin me porosinë per istogasit dhe per të gjithë shqiptaret, mos lejoni me ju ardh në emnin e pelegrinazhit serb katil në fshatrat e juve, poashtu porosisë organet që mos ti mbrojnë ata idiot që vinë me provokue aty ku para 18 vjetve kan ba masakra. Organet duhet me i ndalue ata me ardh aty ku asnjihere nuk kan pas as kishë e as nuk ka jetue asnji serb i vetem. Në Cerrcë kurr nuk ka pas serb as malazez. Vetem në kohen 55 vjeçare të Jugosllavisë komuniste kan jetue dy familje serbe në Cerrcë, ata ishin Mirko dhe Vukiq Pantiqi.
Në Lubozhdë serbet e parë kan ardhë në fillimin e Luftës së parë Botnore së pari dy familje e pastaj neper vite aty stacionohen 11 familje serbe e 7 malazeze, që të gjithë kolonist pushtues që i zaptojnë shtepia e prona të shqiptarve vendas.
Ne Vrellë kurr nuk ka pas serb as malazez. Edhe aty sikur në Lubozhdë ka jetue disa vite kolonisti malazez Radulle Peroviqi në kohen e Jugosllavisë komuniste dhe edhe njifar Sonja që ishte mesuese per femijet e shqiptarve që ta mesojnë gjuhen serbe dhe e cila poashtu ka punue edhe si kuzhinjere ne shkollën fillore ” HYSNI ZAJMI ” .
Në Studenicë asnjihere nuk pa pas as serb as malazez.
Në Kaliqan në fund të fshatit ka jetue per disa vite nji familje malazeze kolone në vendin e qujtun Kodra e Dydeshit. Ajo familje asht quejt Malisha Malishiq.
Krejt kjo që po na ndodhë asht per fajin tonë. Neve u ban musliman të fortë dhe morem inati Kishat tona qe i kishim e ku luteshim deri dje. I morem inati dhe i perbuzem e ato na i mori pushtuesi shka. Sot ai me ato kisha që jan tonat , po e mbron të drejten e vetë fetare, kulturore dhe historike dhe po e mban Dardaninë si djep të vetin, pra si djep të Serbisë.
Shpetimi i jonë asht vetem me u distancue nga keto xhamijat qe po i nderton Turqia dhe shtetet arabe , dhe me kerkue me fakte të drejten tonë në kishat tona të uzurpueme nga pushtuesit serb.
Fakte ka sa të duesh , por ato duhet me i kerkue dhe me i deshmue para botes me arsye e logjikë të shendosh.
Nese vetem pak e lajm anash perkushtimin per islamin që asht poashtu pushtues sikur se ishte dikur kisha serboortodokse neve mundemi me e shpetue shtetin dhe me ndertue ardhmenin tonë, per pasardhesat tonë e e cila ardhmeni asht e shendritshme vetem nese lutemi në faltoret tona me rite prendimore njerzore.
Sarpsborg. 24.10.2018
Komentet