VOAL – Roger Federer (ATP 2) ka arritur për herë të tetë në karrierën e tij aktin e fundit të Masters 1000 Cincinnati, në të cilën ka përballë serbin Novak Gjokoviç (10). Bazelasi kualifikohet në sajë të formës jo tëmirë dhe tërheqjes së belgut David Goffin (11), i cili e braktisi lojüen kur ishte (7/3) 1-1 7-6 në favor të zviceranit, për shkak të një problemi në sup dhe bërryl.
Federer, ndoshta pak i lodhur pasi kishte zbritur dy herë në fushë të premten, nuk luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Shërbimi edhe njëherë ka punuar në mënyrë të përsosur, por në të dyja – përgjigjet dhe anulimet, 37-vjeçari bëri edhe disa gabime.
Finalja në mes kuqkryquarit dhe Djokovic, live në LA2 në streaming nga 22h00, do të jetë një përsëritje e atyre tashmë të shikuara në Ohio, në vitin 2009 në Ohio, në vitin 2012 dhe 2015. Në triumf ka qenë gjithmonë Federer, i cili fitoi shtatë herë në Cincinnati, i vetmi Masters 1000 që serbi kurrë nuk e ka fituar. E fundit e 45 dueleve të deritanishme të organizuara në mes të dyve daton në gjysmëfinalet e Australian Open në 2016, kur zvicerani humbi në katër sete. Bilanci i përgjithshëm është 23 fitore nga Djokoviç kundër 22 sukseseve të Federer.
Ndërsa tek femra rumunia Simona Halep (WTA 1) arriti në finale, fituese për 6-3 6-4 ndaj bjelloruses Aryna Sabalenka (34). Do të sfidojë holandezen Kiki Bertens (17). rsi
Komentet