…ec e mos buzëqesh, titulli thoshte “Edi Rama si Kronos: po i ha të gjithë këlyshët e vet”, padyshim ky do jetë titulli më simpatik i fundvitit 2024, e paskan bërë Ramën Kronos, sipas Gjergj Zefit (autori i tekstit tek Pamfleti) Kryeministri Rama na qenka Kronos (dmth. Titan, vetë babai i Olimpianëve, ai Kronosi që kullufiste gjithçka… që i hante fëmijët e vet), mirëpo nëse e kujtojmë Kronosin e “vërtetë” nuk ishte i palajthitshëm as ai, psh. e pati “hëngër” gurin e mbështjellur si Zeus, ia patën hedhur dmth., vetë motër-gruaja e vet ia pati hedhur…
…sipas Hesiodit, Kronosi i gëlltiste fëmijët e vet menjëherë sapo lindnin, sepse profecia e parashihte që fëmijët e tij do ta rrëzonin nga froni hyjnor, njësoj siç dhe ai vetë e pati rrëzuar babain e vet – për ta shpëtuar Zeusin si foshnje, nëna perëndeshë Rea (motra e Kronosit dhe gruaja) e mashtroi Kronosin duke ia dhënë një gur të mbështjellur (që dukej si foshnjë) në vend të Zeusit, perëndesha Rea pastaj ia dha Zeusin nimfës Adamantea për ta ushqyer, nimfa do kujdesej për Zeusin, e fshehur diku në një shpellë të Kretës dhe Zeusi do rritej (ky është njëri nga versionet)…
…ndërsa sipas Apollodorit, Rea ia dha Zeusin jo nimfës Adamantea por nimfave Adrastea dhe Ida për ta ushqyer, dhe ato do e ushqenin me qumështin e dhisë Amaltea, nimfat Ida dhe Adrastea (së bashku me nimfën Amaltea) ishin vajzat e perëndisë akuatike, Oqeanit, kur Zeusi qe rritur do ta shpërblente “dhinë” (nimfën Amaltea) duke e vendosur mes yjeve si yllësia “Capra”, e që do t’thotë thjesht “dhia” – mirëpo Capra s’duhet ngatërruar me cjapin e detit, me Bricjapin e Zodiakut, i cili s’ka ndonjë lidhje me dhinë Amaltea….
…në këtë linjë paralelizuese, Tirana dhe mund ta kishte “mbështjellur” Zeus foshnjarakun, do kafshonte SPAK-u dhe çfarë pastaj, asgjë, do kërcisnin paksa dhëmbët dhe Kronosi do i fërkonte nofullat, nëse SPAK-u na qenka goja e Kronosit atëherë padyshim as vetë Kronosi s’do jetë i pagabueshëm, shumkush dyshon se vetë ai do jetë Krye-Kapoja… peshku i madh, jo peshkaqeni por qen-a-peshku i madh i politikës shqiptare…
…problemi është që Kronosi s’ka si e kullufit veten me gojën e vet, tani duket sikur i paprekshëm nga drejtësia e SPAK-ut, pa fakte s’ke si… kështu që thjesht duhet pritur, helbete, ku i dihet, mund ta ketë kafshuar dhe qen-a-peshku ndonjë “grep”, as Kronosi hyjnor s’mund ta llogariste secilin detaj të ardhmërisë, andaj dhe kishte frikë – nëse mbjell panxharsheqer sipas logjikës s’ke pse pret surpriza as korrje të hidhura…
…nga ana tjetër Kronosi s’ditka të ndalur, sa e sa kokat i paska hëngër, sa e sa Ali-Pashallarë paskan vajtur në tepsinë e Sulltanit, autori Zefi i kishte vargëzuar mjaft emra, siduket edhe Kronosit të Tiranës iu paska “mjegulluar mendja nga profecia” dhe i kullufitka gjithë të pafajshmit e politikës shqiptare, pakëz e çuditshme pse u brengoska autori Gjegj Zefi, pse duhet t’i dhimbsen, pse t’i dhimbset Zeus-Veliaj, le t’i kullufitë, pse të dhimbka ty, ku të dhimbka ty, le t’i hajë…
…nëse Rama na qenka Kronos atëherë i bie që s’paska as faj, as pikë faji (nëse “faji” t’na ishte i lëngshëm), aktet e tij qenkan legjitime deri në thelb, të arsyeshme deri n’bërthamë, gjithkush lufton për faqebardhësinë e vet, të shërbesh 3 mandate dhe në fund i baltosur, i përlyer, i njollosur… qebesa mjaft inat, edhe Kronosi s’pati bërë gjë tjetër por pandehte mbrojtjen e fronit të vet, qëkur aq i pafajshëm s’ishte as ai vetë, edhe ai vetë e pati rrëzuar babain e vet – mos vallë na paska frikë Rama nga Zeus-Veliaj… or something?!
…imagjinata e artikujve s’ka frerë, as gjuha s’ka eshtra, e tultë, mund t’i japim sa andej sa këndej, mirëpo s’ia vlen përhumbja, shtrohet pyetja vallë cili do jetë pra “motivi” i vërtetë i Titanit të Tiranës (natyrisht, mund t’ketë më shumë motive, 2-3-4 apo dhe më shumë, sidoqoftë prapë 1-ri nga motivet e Kronosit do jetë më i madhi, kryesori) derisa Kronosi dikur kishte frikë për fronin hyjnor (ky ishte dikur motivi kyç), atëherë çfarë na humbka Titani ynë, ky pothuaj se është “lodhur” duke qeverisur, tamam si ata Kryepleqtë e Sijuksve a të Apaçëve, nëse hajn… kuptohet keq, mos pyet, deri tani do i ketë mbushur me hejbe me hambarë, e mori dikur “fronin” si një Qemal djaloshar tani do ikën si një Qemal mjekërbardhë, Shqipëria s’do ketë Kronos më të madh, dihet… i tashmi Qemal dhe ai i dikurshmi, analet historike të Shqipërisë do i kenë 2 Mjekër-Qemala të mëdhenj…
…si një detaj më tepër i komentit tonë, sipas nesh paksa e çuditshme dhimbshuria e autorit Zefi, “pamfleti” i tij pakëz i paqartë, ehuuu… le t’i hajë, çfarë humbka Kronosi i Tiranës nëse i “hëngërka” ca këlyshër, mashtrues të popullit, nëse Tirana na paskësh qenë e verbër duke i zgjedhur kryebashkiakë vetë mashtruesit, vetë hajnat, vetë këlyshët e Kronosit, atëherë kujt i plas… le t’i kullufit ai vetë, pse të dhimbsen ty i dashur Gjergj : )
Komentet