Deputetja Jorida Tabaku edhe një herë ka risjellë akuzën e abuzimeve me tenderat që sipas saj janë në masë nënë qeverisjen e Ramës.
Gjetjet e Gjykatës Evropiane të Auditit kanë thënë se një në tre tendera janë dhënë pa garë në Shqipëri, duke ngritur kështu një alarm mjaft të fortë.
“Gjykata Europiane konfirmon atë që opozita ka kohë që denoncon me forcë: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht” shkruan Tabaku, duke theksuar se në “Në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara”
Tabaku bën një pasqyrim të raportit duke u shprehur se qeveria ka dhënë pa garë në tendera rreth 250 mln euro në adresë të miqve apo të afërmve të kryeministrit.
Statusi i Tabakut:
Gjykata Europiane e Auditit e komfirmon se 1 në 3 tendera jepen pa garë!
Gjykata Europiane konfirmon ate qe opozita ka kohe qe denoncon me force: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht. Sot Bashkimi Europian dhe Gjykata Europiane e Auditit, një nga institucione më të larta në BE, konfirmon akuzën e opozitës. Po, në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara. Po nje ne 3 tendera jepen pa gare.
Gjykata vëren problematikat që lidhen me procedurat negociuese që në shumicën e rasteve abuzojnë me rastet emergjente, me mungesën e përdorimit të sistemit elektronik, mungesën e harmonizimit të plotë të ligjit për prokurimet publike me legjislacionin e manaxhimit, mungesën e udhëzimeve dhe hapave konkretë në lidhje me kompanitë që nënkontraktohen (pra mungesë kontrolli mbi fituesin) si dhe mungesën e udhëzimeve dhe monitorimit të procedurave që përbëjnë prokurimet publike.
Në Shqipëri, tenderat publikë jane dhene praktikisht pa gare. Edi Rama ka dhene 250 mln euro pa gare, miqve e oligarkeve. Ekonomia eshte centralizuar ne pak duar me bekimin dhe shperndarjen e qeverise te pjeseve te ekonomise ne keto duar. Kjo eshte arsyeja pse investitoret e huaj jane larguar e nuk vijne te tjere. Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë.
Komentet