ARKIV/ Përballja mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002 në “Opinion” në Tv Klan është debati më i famshëm dhe më i ndjekur në vend, emision që u transmetua në atë kohë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Dy liderët politikë të asaj kohe “rrahën” mendimet ballë për ballë, nën moderimin e gazetarit dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu. Ishte hera e parë që liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive, në një kohë kur nuk kishte kaluar shumë nga viti i mbrapsht 1997. Filozofitë dhe mendimet e ndryshme politike që i ndanin ishin të mëdha, por në fund të emisionit që zgjati 2 orë, debati u mbyll me një shtrëngim duarsh Nano-Berisha.
INTERVISTA E PLOTË
Blendi Fevziu: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma. Ju flas nga studio numër 2 e televizionit Klan në këtë debat të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion”. Ashtu sikurse është njoftuar gjatë gjithë kësaj jave, ashtu sikurse u njoftua edhe dje në edicionin special në një intervistë me Kryeministrin e dorëhequr Ilir Meta, debati i sotëm do të vërë përballë dy nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare të 10 viteve të fundit. Dy personazhe që kanë dominuar jetën publike dhe dy partitë më të mëdha në vend, z.Fatos Nano kryetar i PS, ish-Kryeministër dhe z.Sali Berisha kryetar i PD dhe ish-President i Republikës. Ju falenderoj të dyve që ishit të ftuar në studion tonë.
Ky është një nga transmetimet më të jashtëzakonshme që është bërë deri më sot në Shqipëri. Jemi në valët e televizionit Klan, jemi në valët e një serie televizionesh lokale në gjithë Shqipërinë, jemi në valët e transmetimit satelitor të Televizionit Shqiptar, jemi në valët e transmetimit satelitor të Televizionit të Kosovës, jemi gjithashtu në të gjitha valët e transmetimit të Radio Tiranës, si dhe mund të na ndjekin përmes internetit në të gjithë globin në adresën www.shqipëria.com.
Z.Berisha, përpara se të filloj, ju uroj për hyrjen e Partisë Demokratike në Parlament sot.
Sali Berisha: Unë ju falenderoj, por nuk mund të rri pa bërë një koment, sepse ti na ktheve pak mbrapa. Koha së cilës i referohesha, unë po të kthehem prapë ndoshta do të mbaja të njëjtin qëndrim. Zoti Nano ishte Kryeministër, nuk është më. Kërkova ekip, e prita, nuk e krijoi. Tani takohemi kështu siç jemi.
Ç’ka dua të them me këtë? Dua të them se gjendja në të cilën e zhvillojmë këtë debat është një situatë e veçantë për vendin, një situatë ka një krizë të thellë të gjithanshme, kur dihet se ekziston një paralezi në vendimmarrje, një paralezi në qeveri, në parlament sot u zhbllokua me 84 vota, një votë për president mori nënkryetarja, zonja Topalli. Është e vështirë që këtu, se ka shumë spektatorë që unë dua t’i përshëndes. Unë kam ardhur këtu me një vullnet dhe një shpirt të pastër për të bërë një debat për problemet e mëdha, nuk është një platformë vendimesh, por është një platformë shkëmbim mendimesh dhe besoj se është e dobishme të shqyrtojmë opsionet tona, të secilës palë, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për zgjidhjen e problemeve madhore të vendit.
Blendi Fevziu: Natyrisht ju me tematikën e debatit jeni ambientuar, është ajo dhe nuk ka pasur ndryshime, shpresoj zoti Nano edhe ju e ndoqët atë, dua t’ju uroj dhe ju se sot keni pasur një ditë të vazhdueshme debatesh, ju ndoqa edhe në transmetimin e … një debat lidhur me kryeministrin Meta.
Fatos Nano: Faleminderit Blendi. Në respekt të kryetarit të opozitës, do të thosha vetëm këtë, që nuk jemi për batuta sot këtu, sepse ka kohë që opinioni pret të na shohë në ekran, sëbashku në një situatë normale demokratike ku mund të prodhohet një produkt nga alternativa të ndryshme. Unë kam 5 + 4 vjet që e pres këtë ditë dhe mua s’më mungon sot asnjë ish-kryeministër, më mungon ndonjë pallat ndoshta, po jam këtu për të prodhuar fryte të ndryshme nga ato të 10-vjeçarit dhe besoj se me kthimin në Kuvend të opozitës kryesore, sot. Ju bëtë mirë që e shënuat këtë datë dhe këtë moment, është krijuar jo vetëm formalisht, por në tërësi, jo vetëm për shkak të krizës, edhe kriza duhet të interpretohet, duke u identifikuar një situatë më e favorshme, më e ndryshme. Shqipëria është më afër parametrave të një demokracie normale dhe më afër mundësive që shumë aktorë, jo vetëm unë dhe zoti Berisha, të kontribuojnë në progres dhe integrim me botën moderne. Le të jemi dy prej tyre.
Blendi Fevziu: Zoti Nano ju thatë që nuk ju mungon asnjë kryeministër, në fakt aktualisht, jeni pak kryeministër…
Fatos Nano: Nuk më mungon asnjë ish-kryeministër zoti Fevziu.
Blendi Fevziu: Meqë jemi brenda kësaj pjese, a mund ta nisja debatin duke kërkuar opinionin tuaj për dorëheqjen e kryeministrit Meta dhe tentativat që po bën Partia Socialiste për të ngritur një qeveri? Për të ndërtuar një qeveri të sajën?
Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.
Sali Berisha: Si rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh. Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.
Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.
Sali Berisha: Tani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.
Blendi Fevziu-Nanos: S’besoj se kishe mbledhje me ministrat…
Fatos Nano: Kishte një kuorum të mjaftueshëm për të zgjedhur edhe zonjën Topalli, ministrat ishin në respekt të barazisë së palëve dhe kjo është elektronikisht e kontrollueshme. Po zoti Berisha më vjen mirë që s’do të shikojë mbrapa.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha po jua drejtoj edhe njëherë pyetjen, sepse pastaj do t’i jap zotit Nano të drejtën e kundra analizës. Ju keni hedhur idenë menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Meta, në një konferencë shtypi, keni hedhur idenë e një qeverie me bazë të gjerë. Ndërkohë që zoti Nano ka thirrur strukturat e Partisë Socialiste, për t’u konsultuar dhe ka filluar konsultimet, për emrin e kryeministrit të ri. A mund të ma argumentoni se pse kërkoni një qeveri me bazë të gjerë dhe çdo të thotë kjo për momentin?
Sali Berisha: Në katër muaj pas zgjedhjeve, vendi nuk ka patur një qeveri, siç e pohoi edhe kryeministri që u largua. Zgjedhjet kanë ngjallur dyshime dhe diskutime të shumta, në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shqipëria sot kategorizohet në vendin e demokracive pa zgjedhje të lira, përkthyer ndryshe demokraturave. Mirëpo Shqipëria është njëkohësisht në prag të zhvillimeve të rëndësishme historike, janë proceset integruese të cilat janë jetike për shqiptarët. Integrimi euro-atlantik është objektiv madhor kombëtar në programin tonë, është në programin e të gjitha partive shqiptare. Sot është më afër se asnjëherë, për shkak të ecurisë, duke qenë se është një evolucion, një proces. Në kushtet kur vendit i mungon një qeveri dhe i mungon një mazhorancë solide, njëpartiake, në kushte kur skena politike është bipolare dhe në fakt të jem i sinqertë, krahas nesh mund të ishte dhe zoti Meta diku aty, ose aty.
Blendi Fevziu: Zoti Meta ma ka kërkuar të drejtën e debatit personalisht me ju ose me zotin Nano, po nuk e di nëse mund të ishte vendi. Megjithatë, teoria ose teza juaj e tri-polarizmit, mund të ma shtjelloni pak më gjatë?
Sali Berisha: Pra tripolare është situata politike, sepse sot është shumë e qartë se zoti Nano ka një grup të konsiderueshëm mbështetësish, është padiskutim kryetari i Partisë Socialiste dhe i kam dëshmuar mirëkuptim të plotë për përpjekjet për të zgjidhur paralelizmin në vendimarrjen e Partisë Socialiste. Ka një grup deputetësh të cilët e kanë mbështetur, por të cilët nuk janë paraqitur në parlament për të votëbesuar ministrat e kabinetit Meta dhe me një vendim të kthjellët politik dhe me një qëllim të caktuar. Zoti Meta dha dorëheqjen dhe ai shpalli 40 mbështetësit e tij dhe dje u mblodh me ta. Grupi ynë ka 46 deputetë, që sot zunë karriget e tyre, pra në mënyrë të pamohueshme është një skenë politike tri-polare.
Tani në qoftë se gjykojmë nga e shkuara, unë kam mirëkuptim për rezervat që mund të ketë zoti Nano, për rezervat që mund të ketë zoti Meta. Por nëse vendosim të ndryshojmë dhe të shohim drejt së ardhmes, unë shpreh keqardhje për moskuptimin ose mosmbështetjen nga ana e tyre të kësaj teze, të kësaj pikëpamje e cila është eksperimentuar me sukses në vende të tjera që kanë patur kriza të tilla. T’ju jap një shembull. Pse në Itali u emërua Carlo Azeglio Ciampi kryeministër? U emërua sepse Berlusconi humbi mazhorancën. Pra ai krijoi një grup të veçantë dhe u krijua një qeveri të cilën e mbështetën që të gjithë. Pra qeveria me bazë të gjerë, është një qeveri e cila i duhet shumë vendit sot dhe kjo nuk nënkupton që këtu duhet të jetë dhe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste dhe kjo dhe ajo. Kjo nënkupton një qeveri që të paktën të mbështetet nga të gjitha partitë. Me një program të qartë dhe të caktuar, me detyra dhe objektiva të caktuara, në radhë të parë reformat dhe proceset integruese, reformën elektorale, reformën kushtetuese. Mirëpo kur dëgjoj unë se jo po ministri i PD-së do të shkojë të bëjë hafije te PD-ja, këto pastaj janë mendësi të vjetra.
Në qoftë se ecim dhe gjykojmë me standardet e vjetra dhe unë jam dakord që ajo nuk ecën, se në ’97 kur u krijua qeveria e pajtimit kombëtar, sepse absolutisht përfaqësuesit e Partisë Socialiste, kërkuan në mënyrë ultimative dhe kategorike që të kishte dublantë. Dhe unë iu thashë që bëni një gabim shumë të madh, shteti është për t’u ndarë dhe ushtruar dhe jo për t’u ndarë dhe bllokuar siç po kërkoni ju të bëni. Ishte një marrëveshje dhe unë e pranova plotësisht marrëveshjen, por koncepti im është për një qeveri që ta mbështesin partitë politike, një qeveri që të ketë objektiva të caktuar, një qeveri që jep një mesazh, krijimi i saj jep një mesazh shumë të rëndësishëm pozitiv për insititucionet euro-atlantike, të cilat vetëm dy ditë më parë deklaruan se jeni spostuar nga reformat. Një qeveri që përgatit ndryshime të domosdoshme kushtetuese, për t’u dalë përpara krizave të tjera dhe unë e quaj këtë pa asnjë mëdyshje zgjidhjen më të mirë për vendin, në kushtet e krijuara.
Blendi Fevziu: Megjithatë vetëm një ndërhyrje të shpejtë kam para se t’ia jap fjalën zotit Nano. Më duket se tri qeveritë paraardhëse me bazë të gjerë dhe me mbështetje të të gjitha partive, si qeveria e stabilitetit dhe qeveria e pajtimit kombëtar dhe qeveria teknike e zotit Ahmeti, në një mënyrë ose në një tjetër kanë qenë një disaster për qeverisjen në Shqipëri.
Sali Berisha: Jo unë them se qeveria Ahmeti nuk ka qenë disaster, edhe unë kam qenë dëshmitar, kam pas bashkëpunim me këtë qeveri dhe me shumë anëtarë të kabinetit të kësaj qeverie. Unë besoj dhe mund të dëshmoj se ka pasur prej tyre që kanë zbatuar me rigorozitet ligjin dhe kanë qeverisur të bazuar në ligjin. Dhe nuk e kam quajtur një qeveri disaster, por unë nuk dua të marr këtu as qeverinë Ahmeti, as qeverinë Bufi, as qeverinë Fino. Urdhëroni të krijojmë një model, një qeveri siç kanë krijuar të tjerët, ta mbështesim dhe ndërkohë, edhe polet kthjellohen. Ndërkohë Partia Socialiste ka të gjithë kohën në dispozicion për të zgjidhur problemet e saj të vendimmarrjes, të cilat janë të qarta sot, të tjerat janë normale. Në historinë e tyre, qeveri të tilla nuk janë jetëgjata, mund të jenë afat-mesme, mund të jenë afat-shkurtra, por jetëgjata nuk mund të jenë sepse edhe nëse t’i përcakton garancira jetëgjatë, jetëgjatësi i japin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pastaj lind problemi se a duhet të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme pastaj.
Fatos Nano: Unë natyrisht do të bëj një analizë ndryshe, në disa komponentë, për faktin se gjërat e ndryshme janë komplomentare, jo gjërat e njëjta. Problemi është kompleks, jo për shkak të precedentëve se sot s’kemi një precedent si zoti Berisha, nuk kemi një situatë si ajo kur u krijua qeveria e fundit e dublantëve, markusve, në kohën e Presidentit Berisha në krizën e fundit të ’97 tës. Madje dhe precedentët e tjera janë precedentë zgjedhorë kryesisht. Dhe këtë moment unë nuk e flak pa e analizuar propozimin që vjen nga opozita, nga zoti Berisha këtu në studio për një qeveri me bazë të gjerë apriori, sepse ka nevojë për kontribute konverguese, të mazhorancës dhe të opozitës në qeverisje, për të njëjtat objektiva që foli dhe zoti Berisha, janë objektiva kombëtarë të integrimit të Shqipërisë në botën euro-atlantike, por ky nuk është një precedent elektoral, nuk ka zgjedhje së afërmi, jo sepse s’duam ne, jo sepse duhet t’i kundërvihem dëshirës së opozitës për zgjedhje, por sepse ka një normalitet të zhvillimit demokratik të vendit, ka natyrisht zgjedhje të kontestuara në mënyrë të përsëritur. Por zgjedhjet e fundit nuk ishin një dështim dhe nuk besoj se ka një opinion universal të tillë. Zgjedhjet e fundit kishin parregullsitë e tyre, tashmë ato janë certifikuar në misione dhe organizata të caktuara ndërkombëtare për të vëzhguar dhe për të certifikuar zgjedhjet raporti i OSBE-ODIHR është përfundimtar, madje tashmë jemi në një proces kur pasi kemi njohur bashkërisht vërtetësinë e konstatimeve, parregullsive zgjedhore nga këto organizata ndërkombëtare jemi angazhuar, po krijojmë institucione demokratike dhe parlamentare, për t’i korrektuar ato në funksion të çdo zgjedhjeje në të ardhmen.
Ky është një komponent që më bën mua ta shikoj analizën e situatës në mënyrë komplomentare me zotin Berisha. Elementi i dytë është situata e Partisë Socialiste. Partia Socialiste është një parti e hapur, është një parti vërtetë demokratike, saqë u lejon të gjithëve përfshirë edhe kryetarit të opozitës, të analizojë problemet brenda saj, jo për shkak të hapjes të të gjitha vrimave dhe të korentit brenda nesh, por për shkak të transparencës dhe të organizimit të një skeme vërtet institucionale të demokracisë tonë të brendshme. Dhe ky nuk është debati i parë që ndodh, nuk është konflikti i parë që shfaqet, nuk është kriza e parë që ne detyrohemi të kapërcejmë, nuk është krizë e Shqipërisë, nuk është një krizë që vjen ngaqë s’ka qeveri, është një krizë e qeverisjes, është një krizë e mazhorancës dhe për herë të parë po shfaqet bindshëm në realitetin shqiptar, një realitet analog me atë italian, të cilit iu referua zoti Berisha. Nuk e kam fjalën te Ciampi, se po t’i hynim diskutimit cili është Ciampi shqiptar, por e kam fjalën të stabiliteti i shoqërisë, i jetës ekonomike, të qetësimit të njerëzve të vazhdimit të segmentit të jetës të punës të investimit, të qejfit, të politikës, pavarësisht nga kriza energjitike (fiken dritat në studio).
Pavarësisht nga blackout-et dhe nga kriza e qeverisë…
Nga kjo pikëpamje, jo për shkak të detyrës por për shkak të bindjeve me të cilat unë e realizoj këtë analizë, unë nuk mund të them se zoti Berisha mund të gjejë ndonjë pol të papajtueshëm me maxhorancën dhe partinë që drejton zyrtarisht maxhorancën, në gjirin tonë. Zoti Meta është një personalitet që ekziston, i afirmuar në qeveri dhe në politikë, por jam i detyruar të afirmoj qetësisht, se kjo krizë për shkak të përvojës të skemës të funksionimit të demokracisë tonë të brendshme, të gjitha elementëve që na gjenerojnë mundësinë për ta kapërcyer do zgjidhet brenda nesh, brenda maxhorancës. Unë nuk po i tregoj gardhin zotit Berisha, por nuk zgjidhet me tjetër rracë nga ajo që është brenda gardhit, në sensin e konfondimit të mazhorancës me opozitën, ky është elementi i dytë që desha të theksoja.
E treta, mua do të më pëlqente të arrinim sa më parë të ishte e mundur një situatë shoqërore, ekonomike dhe të institucioneve në Shqipëri madje të kulturës politike dhe të mentalitetit qytetar si ajo e Zvicrës, apo e Austrisë ku qeveri të tilla që gëzojnë mbështetje të gjërë, të formuara nga e djathta dhe nga e majta e re, moderne, janë edhe të qëndrueshme në kohë, dekada bile. Kemi thënë gjatë debateve tonë 10-vjeçare, ta bëjmë Shqipërinë edhe si Zvicra madje, edhe sot na duhet të konstatojmë se shqiptarët kanë filluar të sillen si zviceranë se edhe armët i mbajnë në shtëpi. Dhe na duhet të hedhim hapa të tjerë që të sillemi dhe në politikë si zvicerianët, të cilët gjithashtu kanë hequr dorë nga neutraliteti dhe po integrohen.
Pra një qeveri me bazë të gjerë e mbështetur nga i gjithë spektri, është ende një gjë e paarritur dhe rrezikon të jetë e paarrirë e papjekur, sepse do të konfondonte mazhorancat me opozitat. Zoti Berisha ka 24 orë që shprehet për aleanca fluide, që do të ngatërronin gjithë dynjanë dhe shpresoj që zoti Berisha të ketë piketa konkrete në këtë skenar dhe megjithatë unë vazhdoj të jem i bindur për qëtësinë e kësaj analize, se ekzistojnë mazhorancat e duhura brenda nesh, për të krijuar dhe për të vënë në punë një qeveri më të mirë, më të mirë gjithmonë një koncept relativ jo sepse ishte e keqe e mëparshmja. Ne nuk kemi 5 muaj pa qeveri, ne kemi një situatë ku për shkak të një debati lidhur me qeverisjen kemi identifikuar stimuj për të qeverisur akoma më mirë, dhe për të përshpejtuar më tej reformat e asociim-pranimit në BE. Kështu që opozita është e mirëpritur, jo vetëm të na vëzhgojë jo vetëm të na konkurojë, por edhe të integrohet në një skemë bashkëqeverisjeje që është më e gjerë sesa përfshirja në një qeveri. Ne jemi gati të ndryshojmë së bashku, skemën e ndarjes dhe bashkimit të përgjegjësive institucionale në qeverisje që nga parlamenti te institucionet e pavarura të monitorimit, të kontrollit, si edhe për të krijuar një situatë që klimën e shëndoshë që mund të krijojë politika, të kemi një gjyqësor të pavarur që punon në funksion të ligjit dhe jo të politikës.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse keni ndonjë replikë?
Sali Berisha: Do të ndalem sërish te zgjedhjet. Zgjedhjet në Shqipëri, në të vërtetë u provuan një kafshatë e pakapërdishme. 24 Janari ishte dëshmia më e madhe e kësaj, 28 Janari ishte pasojë e kësaj, prapë vendimë të tjera do të ketë të lidhura më zgjedhjet dhe unë mendoj se duhet të ngrihen mbi situatën e krijuar, duhet të njohin sepse unë mund të them këtë, zoti Nano dhe gjithë teleshikuesve që na dëgjojnë sot, komuniteti ndërkombëtar kërkon në mënyrë kategorike dhe me insistim shqyrtimin e të gjitha zgjedhjeve të shkuara dhe gjetjen e zgjidhjeve reciprokisht të pranueshme për to, sikundër kërkon, hartimin e një kuadri ligjor që të mundësojë shmangien e atyre që ndodhën, ndonëse ndodhën thuhet në raporte për vullnet politik.
Në rast se Partia Socialiste mendon se do mund të kapërcejë, problemet e zgjedhjeve të shkuara duke i vënë një kapak, unë them se kjo është një tenxhere presioni pa kapak që shkon duke u rritur dhe pasojat janë shumë të dëmshme për Shqipërinë, në planin ndërkombëtar dhe në planin e brendshëm. Zgjedhjet nuk janë të arkivuara, zgjedhjet në Shqipëri ishin temë kryesore e debatit në parlamentin evropian do të ishin temë e rëndësishme në Këshillin e Europës dhe vazhdojnë të jenë temë e rëndësishme në institucionet ndërkombëtare.
Është shumë e rëndësishme që ne të ulemi bashkërisht të përcaktojmë zgjidhjet, për problemet e kontestueshme dhe problemet madhore, të njohura tashmë edhe nga zoti Meta por në një masë edhe nga zoti Nano. E vërteta është se kanë shprehur disa njohje të këtij problemi. Ndaj dhe unë e gjykoj shumë të rëndësishme këtë, çështja e zgjedhjeve është një mekanizëm kryesor i stabilizimit të shoqërisë, absolutisht nëse një analist merr Shqipërinë në raport me zgjedhjet, ato konkludojnë se zgjedhjet nuk prodhuan stabilitet. Së dyti, lidhur me zhvillimet në Partinë Socialiste unë kam qëndruar dhe qëndroj anash. Zoti Nano doli me teorinë e Katharses, mendova ishte i frymëzuar nga Aristoteli, me Katharsin por në Katart nuk janë lotorë nuk kanë lot. Mendova se ishte i frymëzuar nga Mandela, në komisionet e të vërtetës, nuk ka gjykatës.
Iu referova Frojdit si mjek, është ky një konflikt midis unit dhe egos? Nuk kishte psiko-analist, ndaj dhe ajo ç’ka mund të them megjithëse kam dashur në një farë mënyrë Katharsisi i cilitdo variant, i Aristotelit, i Mandelës, i Frojdit, të kishte një efekt pozitiv, sepse padyshim zhvillimet pozitive në një forcë politike të madhe kanë pasqyrim pozitiv në shoqëri dhe askush s’mund ta mohojë këtë, unë mund të them që gjer tani unë mund të shoh vetëm paralezi. Më ftoi të komentoja, përndryshe e siguroj se nuk kam asnjë lloj tendence të krijoj pol apo të shpall pol në partinë e tij, jo por unë i them zotit Nano se realitetet janë për t’u pranuar dhe jo për t’u mohuar.
Fatos Nano: Unë besoj se edhe juve ju ka rënë në sy, meqë e hapët fushën, pra kishim pamje më të drejpërdrejtë këtë herë, që ka një klimë më miqësore midis simpatizantëve dhe votuesve të të dy blloqeve në shoqëri. Papritmas shikoni një konvergjencë që ne e shikojmë me më vështirësi se ata, të paktën tradicionalisht në politikat dhe investimet e të dy partive politike kryesore për qeverisje të mirë për të luftuar korrupsionin, abuzivizmin, për të përcaktuar kritere që respektojnë më mirë krijimin e administratës civile mbi bazën e ligjit modern që kemi, si edhe për të ndaluar nëpërmjet një transparence dhe ndëshkimi ligjor shpërdorimin e financës publike. Dhe nga kjo pikëpamje, kemi qenë alternativ ndoshta në kohë dhe identifikim realitetesh, dhe tani për njërzit që janë bërë më miqësore midis tyre pavarësisht preferencave votuese na bën ne më të qartë për të bashkuar kontributet politike në bllokimin e fenomeneve që nuk janë të kësaj qeverie, nuk janë thjesht të qeverisjes të 5 vjetëve të fundit, janë një fenomen që metion katarsis, i tranzicionit shqiptar ju i keni përjetuar vetë. Unë nuk kam dyshim se ju nuk jeni angazhuar gjatë kohës së qeverisjes, ju keni pasur atë rekord atë rezultat që njihet nga publiku, publiku mban qëndrime kur voton, ne jemi votuar në mandatin e dytë dhe ne besoj se jemi në momentin e duhur për të bërë katarsis, sepse jemi në kohën e duhur për të krijuar një situatë tjetër në plotësimin e vakumeve ligjore në bazë të të cilave funksionon qeveria, janë një varg ligjesh për të cilat na detyron Kushtetuta dhe ne ju ftojmë të bashkojmë kontributet dhe votat për kuorumet e duhura që i shërbejnë një qeverisjeje të mirë pavarësisht se kujt i kalon stafeta në kohën e zgjedhjeve si edhe të vëzhgojmë të identifikojmë dhe të krijojmë nxitjen e duhur politike për ndëshkimin pas identifikimit të bartësve dhe të përgjegjësve të abuzivizmit dhe korrupsionit. Për të mos e ndërprerë bisedën këtu, fusha është më e hapur për bashkëpunimin institucional mes maxhorancës dhe opozitës, për fat të mirë ata përbehen nga një larmi partish që kanë këtë herë shumë më tepër personalitete profesionistë dhe ekspertë sesa në legjislaturat e mëparshme, unë iu referohem dhe republikanëve ashtu si social-demokratëve, i referohem dhe liberalëve ashtu si aliancësistëve, për të punuar maxhorancë-opozitë në një kuadër institucional për këto prioritete të pastrimit të qeverisjes së vendit, si edhe të krijimit të stabilitetit të qeverisje së mirë. Do ta gëzoni ju nëse e bëjmë së bashku pas zgjedhjeve të tjera nëse i fitoni ato.
Sali Berisha: Unë kam një shpjegim pak më ndryshe, e pranoj idenë e zotit Nano se lëvizja solli një afrim. Ç’më thotë një nga këta analistët që janë këtu, më vjen e më thotë zoti Nano e mori hua tezën tënde, lëvizjen tënde. Jo i them unë, e ka me qira nuk paguan qira se është vetëm. Ky koncept ose kjo gjë bëri vërtet që lëvizja të mbështetet, nuk e mohoj këtë që pati një rezonancë pozitive por kur erdhi problemi që unë ftova tani të ulemi dhe t’i përvishemi luftës kundër korrupsionit bashkërisht. Pastaj dolën kalendat. Nga ana tjetër tri-polariteti është padyshim një faktor që ka zbutur situatën dhe një faktor që edhe mua më ka imponuar. Është edhe ky një faktor që në një mënyrë ose në një tjetër të imponon të shohësh çfarë zgjidhjesh duhen.
Fatos Nano: Zoti Berisha po vij më afër, unë ju falenderoj për kontributin dhe për gatishmërinë për të kontribuar. Çështja është se jemi në të njëjtën fushë loje të demokracisë shqiptare por kemi pjesë të ndryshme të saj dhe nuk mund të bëjmë faulle. Që do të thotë unë nuk mund të them pas gjithë kësaj gatishmërie ejani mereni teserën tonë që të keni të drejtën të votoni, e përjashtoj këtë gjë. Ashtu siç nuk do ta bënit ju me mua. Por ne jemi një parti kaq e hapur dhe kaq transparente sa ju krijojmë edhe juve përveç publikut të gjerë mundësinë për të arsyetuar dhe gjykuar por nuk mund ta çojmë deri në harrimin e rregullave të një demokracie standarde të lojës, çështjen. Se përndryshe unë do i kërkoja juve që të lejonit qindra dhe mijëra simpatizantë dhe votuesve të Partisë Demokratike të merrnin pjesë në referendumin tonë se ka shumë presion duhet të nënshkruajmë. Nuk ka ndodhur ende sepse duhet të kalonin ylberin të merrnin teserat tona, referendumi është me numër anëtarësie.
Dëgjova dje që më ftuat të heq dorë nga ai referendumi, bën mirë zoti Berisha bën shumë mirë kur shprehet anëtarësia. Do ju ftoja dhe nuk e kam për sfidë këtë gjë të provonit këtë ushtrim dhe eksperiment demokratik brenda jush. Ne jemi një parti ku konkurenca prodhon debat, prodhon rritje, prodhon vlera, prodhon ekipe, ne konkurojmë për çdo gjë, tek ne askush nuk është i pakonkurueshëm dhe prandaj ju jap mundësinë të kontribuoni për zgjidhje krizash, por ne jemi të angazhuar që krizat tona t’i kapërcejmë vetë, kemi një mekanizëm demokratik shumë funksionues, ndërsa krizat e institucioneve përfaqësuese të vendit dhe shoqërisë shqiptare duhet të zgjidhen së bashku.
Sali Berisha: Nuk doja të komentoja për referendumin se është një çështje strikte e juaja por dy gjëra dua të theksoj meqënëse janë bërë publike. Unë mendoj se është në të drejtën e çdo forumi të vendosë për procedurat e parashikuara në statut, që të jem i sinqertë e kam deklaruar dhe e deklaroj prapë, edhe jashtë statutit referendumi është legjitim.
Fatos Nano: Statutit të Partisë Socialiste?
Sali Berisha: Të çdo partie, forma direkte e demokracisë është e njohur. Edhe në rast se është në statut edhe në rast se nuk është në statut, referendumi është formë legjitime kur përdoret. Tani duhet të dalë një gjë tjetër, referendumi pse unë ju ftova të hiqni dorë prej tij. Jo në pjesën e problemeve të brendshme partiake. Por, tre nene janë aty të cilat janë për mua tingëllojnë jo si duhet. Dhe janë pothuasje të papranueshme.
Së pari, referendumin për bashkëpunimin me opozitën. Unë mendoj se që në momentin që një shoqëri vihet në shinat e pluralizmit politik dhe jo burokratik, që spostohet se edhe shoqëritë diktatoriale kanë pluralizëm, por burokratik. Domethënë levat e krijuara nga partia-shtet. Kurse shoqëria pluraliste është shoqëri pluraliste dhe demokratike nenkupton bashkëpunim pozitë-opozitë dhe nuk besoj se pas 10 vitesh kjo është oportune, t’u drejtohesh anëtarëve të partisë për këtë çështje.
Së dyti, presidenti është në pikën e referendumit. Tani në një kohë kur kërkohet një president konsensual dhe kërkohet absolutisht jo se ndokush ka një vërejtje për persona të caktuar, por kërkohet si tagër për zgjedhjet e vonuara. Nëse kushtet dhe klima nuk janë për zgjedhjet atëherë të bihet dakord nga palët për një president konsensual. Do të ishte një arritje madhore politike një President i tillë. Do të ishte një arritje shumë madhore. Ka qenë arritje madhore për Greqinë, ka qenë arritje madhore për Italinë.
Fatos Nano: Zoti Berisha jemi te kandidati për President brenda Partisë Socialiste.
Sali Berisha: Jo e di si tingëllon ajo, ajo tingëllon….
Sali Berisha: ….dhe ishin të vendosur të votonin për Shqipërinë. Kërkuan nga ne që të hynin në Parlament sepse me një Parlament pa opozitë, ne nuk mund të votojmë për vendin tuaj. Kërkuan Presidentin konsensual. Unë mund të them se ishte një rast i jashtëzakonshëm, që unë dhe z.Nano firmosnim me koncesionet tona, me plotësimet e kërkesave të tyre, firmosnim marrëveshjen e Asociimit. Është e vërtetë, nuk e mohoj fare se e konsideroj një gjë jetike sovranitetin, por dua të them se në mënyrë të padiskutueshme, integrimi nënkupton dorëzime të copëzave të sovranitetit. Dhe ky është një sublimim i sovranitetit në një të mirë tjetër shumë më të madhe se sa çfarë ishte pa këtë sublimim. Nuk mund të konceptoj që cënohet në shkallën më minimale sovraniteti, ose dëmtohemi nga ky dhënie sovraniteti në këtë proces. Edhe ne do dorëzojmë Lekun. Pra, në këtë drejtim ishte shumë logjike që të mos merreshim me sovranizmat, por me integrimin. Mos harrojmë një gjë, asnjë komb nuk e ka më jetik se sa kombi shqiptar këtë proces. Brukseli dështoi sepse PS nuk e dha konsensusin për Presidentin konsensual, nuk dha miratim.
Fatos Nano: Duhet të dimensionoj vlerësimet për opinionin publik në përputhje me edukatën dhe rolin që kanë parlamentarët europianë në këtë çështje.
Blendi Fevziu: Ju e quajtët dështim menjëherë pas kthimit nga Brukseli takimin e atjeshëm!
Fatos Nano: Unë quajta dështim atentatin, pavarësisht nga dhuna barbare, ndaj ministrit Milo. Ishte atentat i kurdisur ndaj z.Nano. Nuk besoj se mund të kualifikohet me termat bardh e zi sukses apo dështim. Ky takim i rëndësishëm konsultativ i përfaqësisë më të kualifikuar të Kuvendit të Shqipërisë me një përfaqësi shumë të kualifikuar të Parlamentit Europian, por nuk është hera e parë që ne bisedojmë me parlamentarët europianë. Ky nuk ishte një takim plenar. Ishte një takim i krijuar enkas për të njohur më mirë problemet që duhet të kapërcejmë ne shqiptarët për t’iu përafruar institucioneve të BE dhe për të hyrë në portën e asociimit. Nuk ishte hera e parë sepse unë kam drejtuar për një vit delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë për marrëdhënie me Parlamentin Europian, tashmë do të kemi kolegë të opozitës në këtë delegacion, dhe kemi diskutuar për orë të tëra për të njëjtat detyra shtëpie. Kemi njohur akoma më mirë njëri-tjetrin, kishte shumë personalitete të sesioneve të mëparshme në takimin e tanishëm. Dhe për të dimensionuar vlerësimet, Parlamenti Europian ka një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e institucioneve të BE-së për zgjerimin dhe përfshirjen që nga hapat e asociimit në këtë komunitet të veneve të tjera. Por PE është gjithashtu në kërkim të një identiteti më të qartë në piramidën vendimmarrëse të BE-së, sepse deri më sot ka në kompetencë të japi një opinion, opinioni është një instrument i vendimmarrjes, edhe për Shqipërinë si kandidate për asociim. Kjo do të bëhet në seancën e Prillit, plenare të PE. Takimi i 24 Janarit i Brukselit ishte njohës dhe konsultativ në këtë funksion. Znj.Pack është reportere e ngarkuar nga Parlamenti Europian për të formuluar këtë opinion që do t’i paraqitet PE në muajin Prill, dhe në fund fare, PE kur të arrihet pasi të jetë negociuar, të nënshkruhet marrëveshja BE-Shqipëri për asociim, do të ftohet ta votojë atë.
Natyrisht ata kanë të njëjtat parametra, vijë sjellje dhe rregulla komportimi, pavarësisht se janë në ekzekutiv apo në Parlamentin e BE. Dhe duhet të kenë vlerësime të njëjta, të jenë komplementarë dhe jo të krijojnë konflikte. Por, dimensionimi i vlerësimeve na çon tek një proces përafrimi, tek një proces njohjeje dhe jo një proces detyrues. Ne nuk humbëm asnjë takim në Bruksel, ne nuk humbëm asnjë shans në Bruksel, ne nuk humbëm asnjë betejë, asnjë ndeshje as me Brukselin as midis nesh në Bruksel, dhe të faturosh një dështim apo një sukses që nuk është i formuluar si i tillë nga askush në PE apo në procedurat e kontakteve të PE me parlamente të vendeve aspirante, do të thotë të mos e kuptosh problemin. Pra, madje në drekën që ne shtrënguam duart z.Berisha, znj.Pack duke qenë fare konvergjente me këtë vlerësim, tha ju jeni të mirëpritur dhe ta zgjidhni vet problemin e Presidentit dhe unë do të vij të pi shampanjën në Qershor nëse e zgjidhni vet. Apo jo z.Berisha?
Sali Berisha: Kam një interpretim pak më të ndryshëm. Së pari, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian vihet në lëvizje për motive të caktuara dhe me një procedurë të caktuar dhe është krejtësisht tjetër komisioni i jashtëm dhe delegacioni që mbulon Europën Juglindore. Thirrja e forcave përfaqësuese të Shqipërisë në Komisionin e Jashtëm të PE kishte si qëllim pa diskutim pozitiv, që të ndihmohej Shqipëria, të kontribuohej në zgjidhjen e këtyre dy problemeve madhore në mënyrë që në datën 28 të jepej drita jeshile. Të jem i sinqertë, propaganda zyrtare shqiptare dhe jo vetëm propaganda zyrtare shqiptare….vendimet për integrimet i marrin Këshilli i Ministrave, Komisioni, Parlamenti. Janë të treja të pavarura, por të treja të ndërvarura. I gjithë opinioni zyrtar por dhe jo zyrtar ishte përgatitur se në datë 28 do të votohej pro në Këshillin e Ministrave. Në Këshillin e Ministrave konstatohej se jeni spostuar nga reformat, bëni reformat. Jo vetëm që është shtyrë, është vendosur që të paraqiten vendet anëtare dhe secili vend t’i paraqesë kushte Shqipërisë. Duket se znj. Dade nuk ta jep informacionin saktë. Unë mendoj se ky është një problem jetik, themelor për vendin. Mendoj se të gjitha forcat politike duhet të jenë në funksion të këtij…Nuk është problemi se ka ndonjë tendencë detyruese, problemi është se po nuk plotësove ato kushte dera shkon duke u mbyllur. Mesazhi i Brukselit ishte ky: Partia Demokratike dhe opozita duhet të hynte në Parlament. Partia Socialiste duhet të pranonte Presidentin konsensual sepse jemi para një mazhorance false. Dhe këtë nuk e shprehu vetëm Doris Pack në emër të gjithë atyre që fliste, por e vërteta është se direkt Svoboda dhe parlamentarë të tjerë të majtë e shprehën shumë qartë.
Fatos Nano: Mesazhi ndërparlamentar i 24 Janarit, Shqipëri – Parlamenti Europian në Bruksel, ishte stimulimi i mëtejshëm i investimeve politike, parlamentare, ekzekutive, i reformave strukturore dhe institucionale nga institucionet përfaqësuese të sovranitetit të këtij vendi demokratik aspirant për t’u integruar në BE për të arritur sa më shpejt që të jetë e mundur kushtet dhe parametrat për hapjen e negociatave për marrëveshjen e asociimit. Ky është një proces, vazhdon, nuk ka ndodhur asnjë dështim në 24 Janar në konsultim, do të ketë konsultime të tjera, me pjesëmarrjen akoma më të rregullt të opozitës, dhe unë po ritheksoj, në nivelet e tjera të vlerësimit të progresit dhe të problemeve që ka Shqipëria për të hapur negociatat dhe për t’u asociuar ekziston ky koncept që detyrat e shtëpisë mbeten pjesërisht për t’u realizuar, ka shumë progres në shumë aspekte dhe tani nxitja për ta mbikëqyrur dhe për ta çuar përpara këtë proces do të jetë më e madhe sepse edhe opozita është kthyer në Parlament.
Sali Berisha: Unë i bëra të miat, uroj që të mos mbetesh në klasë, ti bësh si duhet se ato janë vënë qartas për mua, për ju. Në rast se ke qenë në burg, dosjen ta kanë përgatitur të gjithë njerëzit e tu. Po i deshe emrat, t’i them këtu. Dosjen e kanë përgatitur që të gjithë bashkëpunëtorët e tu dhe jam i bindur që e ke lexuar. Së dyti, dosjen e kanë rivizionuar ekspertë të mëdhenj gjyqësor të Europës. Së treti, 104 deputetë, përfshi ata që i ke sot në qeveri, kanë votuar për heqjen e imunitetit tënd. Së katërti, më 7 Mars të 1997 kërkuan lirimin e Zani Çaushit, por jo tëndin.
Blendi Fevziu: Fakti që PD ka hyrë në Parlament, a e legjitimon këtë Parlament?
Sali Berisha: Absolutisht jo! Vjen nga zgjedhje jo të lira dhe të ndershme.
Fatos Nano: Nëse ne vazhdojmë kontestin se Parlamenti është legjitim vetëm pas zgjedhjeve që fitoni ju apo manipuloni ju, unë ju them që zgjedhjet në Shqipëri po bëhen më në sytë e të gjithë organizatave dhe ekspertëve ndërkombëtarë se çdo herë tjetër, dhe ne jemi të angazhuar për të korrektuar të gjitha parregullsitë dhe anormalitetet e identifikuara për të ardhmen dhe ne jemi shumë të përgatitur për sfidat e ardhshme elektorale.
Blendi Fevziu: Fakti që pothuajse pjesa më e madhe e organizmave ndërkombëtare kanë pranuar që në zgjedhjet e 24 Qershorit ka pasur parregullsi dhe probleme, këto probleme në çfarë mase sa ka ndikuar në rezultatin e përgjithshëm të Parlamentit aktualisht?
Fatos Nano: Është gjë që nuk është në detyrën time institucionale. Unë jam këtu për të shprehur qëndrimin zyrtar politik të PS dhe angazhimin zyrtar politik të saj që në institucionet legjitime të këtij vendi, të punojmë për të përmirësuar kuadrin zgjedhor, si dhe të ftojmë subjektet politike që të kontribuojnë në mënyrë që institucionet të mos jenë partizanet, të mos përbëhen nga përfaqësues partizanë të subjekteve që konkurrojnë, dhe të krijojnë një normalitet edhe në periudhën post zgjedhore për t’i kontestuar rezultatet në Gjykata dhe jo në sheshe betejash. Nuk besoj se më takon mua të vlerësoj se cili është rezultati i zgjedhjeve, sepse keni 140 në Parlamenti aktual nga të cilët 46 ka z.Berisha dhe 88 ka mazhoranca që ka qeverinë, si dhe partia e z.Pollo ka 6 deputetë të tjerë. Ky është rezultati i zgjedhjeve dhe unë nuk e kuptoj se kë ndihmojmë, veten apo dreqin nëse themi që një pjesë e këtij Parlamenti duhet t’i kthejë ca gjëra të vjedhura pjesës tjetër të këtij Parlamenti apo të shkatërrojmë këtë parlament dhe të hyjmë në një palë zgjedhje të tjera.
Sali Berisha: Zgjedhjet janë të dënuara përfundimisht. Presidenti konsensual është zgjidhje. Në rrethana të caktuara kur procesi i integrimit është një proces kardinal që del mbi interesa të tjera, ne mund të presim zgjedhjet në një kohë sa më të shpejtë dhe të përshtatshme, por të mos pengojë integrimin.
Blendi Fevziu: Z.Nano ju jeni do të jeni i gatshëm të bëni një lëshim të tillë në Parlament, të rishikoni një pjesë të këtyre mandateve?
Fatos Nano: Matematikisht dhe ligjërisht, pyetja juaj nuk merr dot përgjigje. Për arsye se as Klani dhe as biseda mes dy liderëve të dy forcave kryesore, nuk mund të zgjidhet nga një vullnet politik vetëm. Sepse zgjedhjet janë kryer dhe trajtohet nga Gjykatat. Dhe Gjykatat janë shprehur deri në verdikte të formës së prerë për rezultatin e zgjedhjeve, pra dhe për shpërndarjen përfundimtare të mandateve, një pjesë e të cilave falë qetësimit të opozitës, filluan të aktiviziohen tani, sot. Dhe pyetja që ju kërkoni, që të kalojnë një palë mandate në një dorë tjetër, nuk bëhet dot nga shoku Dokle. Bëhet në rrugë gjyqësore, juridike dhe çështjet që marrin një vendim të formës së prerë nuk gjykohen dot më, por vetëm në të ardhmen evitohen gabime gjykimesh nëse janë bërë, ndërrohen gjykatësit, biles edhe gjykatësit e korruptuar dënohen prapë nga Gjykata jo nga politika.
Sali Berisha: Në mënyrë kategorike mandatet nuk falen. Atij që ka vjedhur, nuk i legjitimojmë kurrë gjënë që ka vjedhur. Vendi është në halle të mëdha dhe ne jemi të vetëdijshëm. Përpiqemi të gjejmë zgjidhje, por unë duhet të siguroj zgjedhësit që u është dhunuar vullneti se sot kemi hyrë në Parlament me një nga qëllimet kryesore për të mbrojtur vullnetin e tyre dhe se ato mandate, pa një marrëveshje, nuk do mund të falen. Gabojnë rëndë shumë ata që mendojnë se mund të marrin mandatet e përvetësuara. Gabojnë rëndë shumë ata që mendojnë se mund të marrin deputetë me dokumente të falsifikuara. Mund të bësh një gabim, por të përpiqesh të ndërtosh mbi të të ardhmen apo të ndërtosh pushtetin, e quaj gabim me pasoja shumë të rënda.
Fatos Nano: Nëse unë për një çast do t’i merrja të mirëqëna pretendimet tuaj që janë vjedhur mandate, janë dhunuar vullnete zgjedhësish, të cilat nuk më rezultojnë të tilla, më thoni në cilën rrugë ligjore kërkoni t’i merrni ato që pretendoni se ju janë vjedhur?
Sali Berisha: Për të gjithë ata që kanë lexuar raportin e ODIHR, është e shkruar e bardhë mbi të zezë se KQZ-ja ia ka dhënë mandatin në mënyrë të papërshtatshme. Se këta kanë ardhur për mungesë të vullnetit politik dhe jo për teknikalitete, është e shkruar se zona 60 është në dhunim me parimin e Kushtetutës, në dhunim të hapur me kodin elektoral, është e shkruar se mungonin 27 procesverbale dhe u përdorën procesverbalet e PS nga KQZ-ja. Unë mendoj se është e domosdoshme që PS të vendosë për një procedurë të caktuar, për opsione të caktuara për zgjidhje të problemeve të shkuara. Në rast se ecim me pikëpamjen e z.Nano, i cili një javë para se të niseshim në Bruksel, deklaroi se zgjedhjet janë të arkivuara, apti rastin ta provojë më mirë se kushdo tjetër në Bruksel, se ato vetëm të arkivuara nuk ishin. Mënyrat e zgjidhjes absolutisht do të jenë legjitime, demokratike dhe gradualisht një pjesë të mirë e keni mësuar e një pjesë do t’i mësoni. Do të njiheni me të gjitha. Asgjë në botë nuk do të mund të na ndalojë ne pa bërë që vullneti i shqiptarëve të respektohet. Ju besoni në një demokraci pa zgjedhje dhe demokracia pa zgjedhje është demokraturë. Është PD që ka sjellë konkurrimin në Shqipëri.
Fatos Nano: Sa fute konkurrimin humbe zgjedhjet dhe tani ke frikë të konkurrosh z.Berisha.
Sali Berisha: Hajde të bëjmë zgjedhje! Mendoj se skema që unë kam, është në interes të vendit, në interes të konsolidimit të parlamentarizmit në Shqipëri, në interes të integrimit.
Blendi Fevziu: Z.Berisha jeni shprehur se jeni gati të pranoni kushtin për zgjedhjen e një Presidenti me konsensus. Çfarë nënkuptoni me konsensus?
Sali Berisha: Nuk kam konceptuar një President as nga PD as nga PS. Ekzistojnë me qindra personalitete që kanë kredenciale të plota për t’i dhënë besimin.
Blendi Fevziu: Z.Nano jeni dakord të zgjidhni një President me konsensus?
Fatos Nano: Me konsensusin më të madh të mundshëm. Që do të thotë referendum popullor, të fitojë më i miri. E ndryshojmë Kushtetutën.
Sali Berisha: Z.Nano Shqipërinë e boshtëzon me veten e tij. Por nëse boshtëzohet Shqipëria me mua ose me Nanon, natyrisht Shqipëria do ketë derivat i tij. Në rast se vendosim të sjellim një frymë detante, një frymë e vërtetë bashkëpunimi….
Blendi Fevziu: A mund t’ju kërkoj t’i jepni dorën njëri-tjetrit?
Fatos Nano: Patjetër!
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së televizionit Klan në periudhën 2002-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në Youtube RTV Klan arkiva. /tvklan.al
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet