Kërkesat që Kievi t’i tërheqë trupat nga pjesa e Donbasit që ende e ka nën kontroll, vazhdon të jetë pengesë drejt përparimit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Rusinë, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Bisedimet për paqe po zhvillohen me shpejtësi dhe Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë trysni të madhe për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
Statusi i centralit bërthamor të Zaporizhjas, i cili kontrollohet nga Rusia, është një çështje tjetër që duhet të zgjidhet, tha Zelensky për gazetarë mbrëmjen e së enjtes, pas bisedimeve të Ukrainës me mbështetësit evropianë dhe zyrtarët amerikanë.
Ai shtoi gjithashtu se një armëpushim do të ishte i nevojshëm, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti.
Pasi Shtetet e Bashkuara e paraqitën një plan për paqe me 28 pika, i cili favorizonte dukshëm Rusinë sipas kritikëve, Ukraina dhe vendet evropiane po kërkojnë ndryshime që do ta bënin marrëveshjen më të baraspeshuar dhe, mbi të gjitha, do ta siguronin mbrojtjen e Ukrainës ndaj ndonjë sulmi rus në të ardhmen.
Kievi ia dorëzoi SHBA-së një plan me 20 pika më herët gjatë kësaj jave.
“Ne ia dërguam ekipit amerikan një version të rishikuar të dokumentit kornizë me të cilin punuam. Ai përfshin 20 pika kyç. Ky mund të jetë themeli për gjithçka. Po pres përgjigje nga Amerika”, tha Zelensky para më shumë se 30 udhëheqësve të vendeve të “koalicionit të vullnetit”.
Derisa Rusia ka dhënë pak shenja se është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat e kamotshme, zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas po i shtjellojnë hollësitë.
Zelensky tha se kishte zhvilluar një diskutim “të thellë” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, shefin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.
Sipas Zelenskyt, SHBA-ja propozon tërheqjen e trupave ukrainase nga pjesa e fortifikuar e rajonit të Donjeckut të cilën e kontrollon ende, dhe “kompromisi është, teorikisht, që trupat ruse nuk do të hyjnë” në këtë zonë, ku Uashingtoni kërkon të vendosë një “zonë të lirë ekonomike”.
“Ata nuk e dinë se kush do ta qeverisë këtë territor”, tha Zelensky, duke shtuar se Rusia e quan atë “zonë të demilitarizuar”.
Ai shtoi gjithashtu se ukrainasit duhet ta thonë fjalën e tyre për çdo lëshim territorial të propozuar, “qoftë përmes zgjedhjeve ose një referendumi”.
Pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte vendosur datën 25 dhjetor si afatin që Ukraina të pranonte propozimin e paqes, Zelensky tha se Kievit nuk i ishte dhënë ndonjë afat i prerë, por se “mendoj se ata me të vërtetë dëshironin, ose ndoshta ende duan, ta kuptojnë plotësisht deri në Krishtlindje se ku qëndrojmë me këtë marrëveshje”.
Trump ka synuar ta ndërmjetësojë përfundimin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia qëkurse e mori detyrën në janar të këtij viti, por është përballur me pengesa të mëdha, duke përfshirë mospërfillje nga presidenti rus, Vladimir Putin, për armëpushim.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të marrin ose jo pjesë në një takim të planifikuar mes zyrtarëve të lartë ukrainas, francezë, gjermanë dhe britanikë në Evropë, më 13 dhjetor.
“Do të shohim nëse do të marrim pjesë në takim”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Do të marrim pjesë në takim të shtunën në Evropë, nëse mendojmë se ka shans të mirë. Dhe, nuk duam të humbasim shumë kohë, nëse mendojmë se është negativ”, shtoi ai.
“Presidenti është jashtëzakonisht i zemëruar me të dyja palët e kësaj lufte, dhe ai është i lodhur nga takimet vetëm sa për sy e faqe”, u tha gazetarëve sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Lidhur me zgjedhjet, që SHBA-ja po e shtyn Ukrainën t’i mbajë pavarësisht faktit se ato janë të ndaluara me ligjin ushtarak, Zelensky tha më 11 dhjetor se nevojitet armëpushim për këtë.
Trump i tha Politicos në një intervistë të botuar më 9 dhjetor se “është koha” të mbahen zgjedhjet, dhe Zelensky tha po atë ditë – për herë të parë – se do të kërkonte nga Parlamenti të hartonte legjislacion që lejon mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ligjit ushtarak.
Ai tha se zgjedhjet mund të mbahen brenda 60 deri në 90 ditëve, me kusht që të ketë garanci të sigurisë për të siguruar që votimi të jetë i sigurt për ukrainasit.
Liria e internetit rrezikohet nga censura pas 5 korrikut 2018
Nji lajm i trishtueshëm nga Banda e kryesis të BE
Pas takimit sipas propozimit të Xhorxh/George Shvarz/Soros me Merkelin, Makron dhe Presdientin e BE – Zhan Klaud Junker (Jean-Claude Juncker) u vendosë të pengohen qytetarët të përdorin internetin sipas interesave të tyne duke vendos sistemin e shoqërive diktatorjale komuniste si ndalimin nëinformacjonet dhe vendosjen e informacjoneve në internet sepse popujt jan zgjue, po bashkpunojn dhe në solidaritet po ja pengojn projektet antinjerzore, antipopullore të klubit mazon antinjerzor të BE-s për interesa okulte të nji projekti global antinjerzor!
Të dashtun lexues!
Më 5 korrik 2018, Parlamenti Europian do të vendosë nëse do të përshpejtojë miratimin e direktivës për të drejtën e autorit. Kjo direktivë, nëse shpallet, do të kufizojë ndjeshëm lirinë e internetit.
Në vend të përditësimit të ligjeve mbi të drejtën e autorit në Europë, për të nxitë pjesëmarrjen e të gjithëve në shoqërinë e informacionit, kërcënon lirinë në internet dhe krijon pengesa për të hyrë në Rrjet duke imponue barriera, filtra dhe kufizime të reja. Nëse propozimi miratohet, mund të jetë e pamujtun të ndash një artikull gazete në rrjetet sociale ose ta gjesh hapsina në një motor kërkimi. Vetë Wikipedia do të rrezikonte, paralizën, të mbyllet..
Propozimi ashtë ba i njohun tashmë me mosmiratimin e fortë e mbi 70 shkencëtarve të kompjuterit, duke përfshirë krijuesin e web – Tim Berners-Lee, 169 akademike, 145 organizata që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, lirisë së shtypit, kërkimit shkencor dhe industria kompjuterike dhe Fondacioni Wikimedia.
Për këto arsye, komuniteti italian i Wikipedies ka vendosë të errësojë të gjitha faqet e enciklopedisë. Ne duem të vazhdojmë të ofrojmë një enciklopedi të lirë, të hapun, bashkëpunuese me përmbajtje të verifikueshme. Prandaj kërkojmë nga të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian që të refuzojnë tekstin aktual të direktivës dhe të rihapin debatin duke shqyrtue shumë propozime të shoqatave të Wikimedias, duke fillue me hekjen e artikujve 11 dhe 13, si dhe zgjanimin e lirisë së panoramës për të gjithë BE-në dhe mbrojtjen e domenit publik.
Koment;
Kta kryegangstera qi krijuen klubin e BE-s apo UE me taksat e europjanve po mega-pasunohen dhe po shtojn vorfninë, qi mbahet me dhun policore dhe politike duke kufizue gradualisht Lirin e Fjalës. Popujt nuk i pranojn zinxhirët e skllavnis, kan fillue me i demaskue merkelen-shurra, makaronin, zorrën sorosin/shvarzc – zhelet e tiranës qi jan të BE me anë të internetit. Me ligjin qi miraton ne 5 korrik 2018 BE-ja dhunohet Fjala e Lirë me ligjin e Çensurimit sikur në vendet diktatorjale komuniste. Pra kryesia e BE-s jan nji klubë bollshevikësh, qi po kolektivizojnë kontinentin ma demokratik Europën! Keni rast edhe sot të flisni të lirshëm për mafjen kanibale të BE-s! Kot nuk përsërit refrenin kob-zeze kryefeudali i Tiranës; Pritni, pritni! Akoma s’keni pa gjë akoma o taksa-pagues-popull! Ditë dhe vite ma të zeza kan me ju ardh!