A.Shlajher, i cili është marrë më hartën e trungut indoeuropian, gjuhën angleze e vendos si degëzim midis gjuhëve të tipit neolatin dhe gjuhës gjermanike.
V.Humboldi, ndoshta më i madhi gjuhëtar, i cili bëri klasifikimin morfologjik të gjuhëve, afritë anglo-shqipe i mori si rezultat i “gjuhës rrënjore”.
Por kjo nuk përjashton as “teorinë e valëve” të J.Shmidit, i cili në afrinë e gjuhëve konsideron si përcaktuese “afrinë gjeografike”.
Ndonëse ne jemi marrë me përqasjet, për sa i përket ndryshimit të tingujve, të dhënat i kemi marrë nga fonetika historike.
Tingujt kanë pësuar këto ndryshime:
Tingulli “e”jep “i” angl.”see”si shqip.si, sy (shoh)
Tingulli “ae”jep”e” angl.Aye laes (qerpik)
Tingulli “a”jep”ë” angl.lap. shqip.lëpi (lëpij)
Shembull:”The cat qiechly lapped up oll the milk”.
Tingulli “a”jep”ei”ose “o” flake (fleik) shqip. flok dëbore
Shembull “fall off in flakes.”
Tingulli “ay”jep”i” day (dei) shqip.dit.
Në gjuhën shqipe përdoret shpesh, si në rastet : “nesër-dei”.
Në Labëri “pasnesër” i thonë “dei”, domethënë një ditë e pacaktuar që pritet të vijë.
Edhe anglisht ditës i thonë “day” ndërsa ditës së sotme i thonë “today”(tudei), ku “to”(tu) i korrespondon në shqip tingullit të dëftorit “të” dhe që do të thotë “sot” kë-të ditë.
-Tingulli “you”jep “u “ angl.”you” shqip.”ju”
-Tingulli “ou”është zanorja “u”e anglishtes së vjetër si dhe e gjermanishtes së vjetër”. Këtë ide e ka ngritur Fan Noli në sudimin e tij për gjuhët indoeuropiane.
-Tingulli “a”dhe “u” angl. grate shqip.grij
Shembull: ”She was grating cheese”.
Tingulli “ou”jep ”u” angl.shou shqip shollë
Kjo fjalë në shqip nënkupton « këpucët » në përgjithësi. Në anët tona edhe sot nuk përdoret fjala këpucë, por « shollë », si: « I veshi shollët » apo « Kishte shollë me lëkurë të mirë », gjë që tregon se nuk bëhet fjalë për këpucë dosido.
Variacionet e diftongjeve janë të shumta në gjuhën angleze. Këtu doemos ka ndikuar artikulimi grykor si dhe theksi i cili pathuaj gjithmonë bie në fillim, ndërsa theksi në gjuhën shqipe, sipas gjuhëtarëve është proparaoksiton, kështu theksimi i fjalëve të njëjta në dy popuj të ndryshëm e për një kohë të gjatë, kanë bërë që, ndonëse fjalë të një trungu, të pësojnë ndryshime të forta tingullore dhe semantike, saqë konkordancat mes tyre të merren si një rastësi. Mirëpo, kur ato i përkasin një trungu gjenetik, një rrënje ose një kuptimi semantik, janë po aq të vjetra e për më tepër nuk vijnë përmes një gjuhe ndërmjetëse, atëherë këtu ka diçka mbi të cilën duhet të ndalemi. Proceset fonetike, por edhe hapësira kohore e ndarjes kanë lënë gjurmët e veta.
Le t’i marrim në shqyrtim këto përngjasime fjalësh të gjuhës angleze duke i përqasur me tingëllimin dhe kuptimin që kanë në gjuhën shqipe.
Anglisht Shqip
Ash (aesh)”forest-tree Ah, frashër
Barefoot bares eci lart e poshtë
ballkam këlbazë
Barn “Plevicë” Plevic (rrënja “bar”)
Shembull:”The farmers keep grasin in barns”
(fermerët mbajnë kashtën në plevicë).
Me plevicë ne kuptojmë vendin ku mbahet bari. Kuptohet qartë që në këtë rast fjala « barn « ose « barnishte » tipike e gjuhës sonë ka humbur gjatë kohës dhe është zëvendësuar me një fjalë të huaj, siç është fjala « plevicë », e cila mund të ketë lidhje me fjalë « pleh »
Call (kol) thirrje, britmë. Koll…kollitem, bërtas.
Shembull:”I heard a call”.
Cough kollë ( Kuh! tingull onomatopeik)
Coffin (kofn) arkivol Qefin (arkivol)(k/q)
Country (kaunti) katundi.
Në këtë fjalë të lashtë kemi tri bashkëtingëllore që gjenden në të dyja gjuhët: Në anglisht kemi “k-n-t”, ndërsa në shqip kemi “k-t-n.” Një fjalë tjetër e lashtë e gjuhës shqipe që lidhet me rrënjën “kat”, e cila ka kuptimin “vendbanim, qendër banimi, grumbullim banesash në një vend të caktuar, është dhe fjala “katua”. Kjo fjalë lidhet me kuptimin e një banese përdhese e cila dikur ka shërbyer për banesë njerëzish e, më vonë, kur banesës i është shtuar një kat i dytë, banesa e tipit katua ka shërbyer ose për kafshët e shtëpisë, ose si vend për mbajtjen e veglave të punës.
Crash krismë.
Në rrënjë të kësaj fjale në anglisht dhe në shqip janë bashkëtingëlloret “k-r-s”.
“Kras dhe kris” në gjuhën shqipe kanë dhënë fjalën “kris-më”
Curli (kërli) having curls Kërlesh, flokë të kërleshur.
Bashkëtingëlloret e saj në të dyja gjuhët janë : “k-r-l ” (kurli-kërli, kërlesh)
All (ol) ndajfolje sasie Shqip do të thotë Gjithsej .
Kuptimi i saj i parë do të ketë qenë fjala boll, e cila ka kaluar në sinonimin “mjaft”, dhe “gjithsej” që gjenden në fjalor përkrah foljes anglisht: All (ol)
Apt (aept) i aftë Aftë (very apt)
Pt e gjuhës angleze në shqip ka derivatin e vet „ft“’ (aftë )
Arable (aerbl) nd.”ar e lëruar” Ar e mbjellë
Në anglisht kjo ngjashmëri përforcohet me kompozitën „Arable land“ që do të thotë „tok e lëruar“.
Bauan (gotisht:banoj) Ban-o-j. Në Veri, banesave të barinjve në bjeshkë u thonë tbanat. Janë disa banesa karakteristike të ngritura në vendet pranë staneve .Tbanat ndërtohen me lëndë druri dhe për mbulesë kanë dërrasa dhe gjethe.
Norbert Jokli i përmend këto banesa bjeshke duke bërë shënimin poshtë kësaj fjale : Banoj-bun. Prej kësaj fjale rrjedh fjala tjetër e gjuhës shqipe që ka të bëjë me bujarinë e shqiptarit. Kur vjen një mik në shtëpi të malësorit ai i thotë „Bun te ne“ Ai bujti në tbanën e Mujit. „Bun“ mund të ketë lidhje edhe me dërrasat e bungut, një lloj lisi që gjendet gjithandej në fshatrat tona malore..
Gavr ose zgavër (e çarë, vrimë) Rrënja e kësaj fjale është “vër”,”vrim”. Grav.(gropë) gavër, zgavër, ka vrim, sllavisht: grob. Po kështu pasojnë fjalët “gavern”e cila lidhet etimologjikisht me rrënjën e fjalës “vrim”,”vër”. Grave, në anglisht ka kuptimin “varr”.
Gavër duhet kuptuar si fjalë e fondit të gjuhës shqipe e cila ka në rrënjë të vet fjalën e vjetër shqipe “vër”, pra, kuptimi i saj parësor ka qenë: “ka vër”, ka vrim….Po kështu ka ndodhur edhe me fjalën e lashtë shqipe “gropë” e cila në sllavishte (grob) ka kuptimin “varr”.
Grate (greit) grij grij.
Gloom (glum) trishtim, errësirë. Gium, gjumë, errësirë (darknes). Gloomi(glumi)i korrespondon në shqip “gjum”, si sinonim i errësirës.
Harshly (ashpër) “A harsh voise” ashpër, i ashpër.
Harvest (korr) harr.
Shqip themi dhe po “t’harr”
Hasten (heisn) nxitim.Në shqip “hosten” i thonë shufrës me të cilin nxitim kaun të ecë, të lërojë arën.
Hay (hei) bar i thatë hei, bar për bagëtinë.
Haykock (mullar bari) “hei”rrënja e fjalës “hei”
Heap (hip) kapiçe, grumbull Hipi, kapiçe, grumbull i lartë.
House (haus) shtëpi Haus, vend ku banon bagëtia ose shërben për mbajtjen e barit dhe të veglave të punës.
Kind (kaind) i mirë, i këndshëm. kand, kand-shëm
Shembull: “There are a great mani different kinds of apples”.
Key (ki) kiç, kyç kiç, kyç ose çelës.
Shembull:”I locked the door with a key”.
Hide (haid) hajdut shq.hajdut.
Heaven (hevn) qiell heva, hapësirë, qiell.
Harsh (ha-sh)i ashpër ashp-ër (a harsh voice).
Gurgle (gergl) gurgullim gurgullim, gurgull, gurgule.
Gulp (galp) gëlltit. gëlltit, kullufit,” hi gulped…”
Lay (lei), (put, place),vë. lë aty, vendos, e lë në vend
Shembull:”Lay the babi down on the shoulder le”
“He laid his hands on my shoulder le”.
Launder (laj,hekuros) Laj.(e kryera:”ai lau”).
Shembull:”Send these sheets to be laundered”.
“Will these shirts launder well?”
Offend (ëfend) fyej, ofend-o-j Ofendim, ofendoj, fyej, shaj.
Pawn (paën, pledge) peng peng, (shumës: pengje).
Peak (pi:k) majë pikë kulmore, majë mali.
Pile (peil) grumbull pil:(në kuptimin kapic).
Në gjuhën shqipe ekziston shprehja:”u bë pil-pil”(kapic). Por kjo shprehje ka kuptim si në anglisht: “njëra mbi tjetrën”.
Pillage (plaçkit) pl-açkit (e njëjta rrënjë).
Nurse (nës) edukatore e fëmijëve Nuse, vajzë e re, edukatore.
Plunge (planzh) fundosem planderosem, planzhyt,
pllumb(shprehje onomatopeike (bie në ujë, fundosem).
Prey (prei) gjuaj,vras gjahun pre, viktimë në gjah.
Shembull:”U bë pre e vështrimeve apo lakmitarëve”.
Quiet (këaiet) i qetë i qetë (kalim)
Shembull:”She was very quiet child”.
Mind (maind)mendim mend, mendim.
Shembull:”Develop ones mind change ones mind”.
Mindles, pa mend pa mend, mendjelënë.
More (mo:)më më, më shumë.
Shembull:”More and more” shqip: më dhe më”.
Morose (merous)i vrejtur,i trishtuar.”Moti u mor”(Kukës).
Në kuptimin “moti u vrejt”. Në Shqipërinë Jugore “o-ja “është kthyer në “u”. Kështu “moti u murr”, në kuptimin “moti u vrejt”(u vrë). De Rada te “Milosao” përmend fjalën “i mërzitur” në formën “murrëtirë”. “Ai rrinte i murrëtirë”.
Në fjalorin e gjuhës shqipe kjo fjalë mungon.
Moss, myshk myshk
Mural (mjurel) mural mural
Murmur (mërmër) mërmërim murmur-oj,
mërmëritje.
“Make a murmur”. Fjalë që puqen me rrënjën e lashtë të gjuhës e që nuk është në asnjë nga gjuhët e tjera fqinje. Lidhet kryesisht me tingëllimin onomatopeik murmur murmurimë.
Lot adv.:veri much, shumë, plot plot
Maen (mënyrë) mënyrë
Mill (mil) mulli mulli.
Shembull:”wind mill…” mulli me erë.
Të gjitha këto kanë rrënjën “miell”. Miell, fjalë e cila gjendet në kuptimin parësor vetëm në gjuhën shqipe. Kuptimet e tjera janë dytësore të rrjedhura nga fjala”miell”. Mullis: angl: “miller”
Glare (gleë) qart, shkëlqim qart, shkëlqim.
Gland (gleind)gjëndër gjandër, gjëndër.
Girdle (brez, gjerdan) brez, shq. e vje: gjerdan “g” në “gj”.
Get, marr, gjej(to get) gjet-ur, të marr, të gjej…
Gai (gei) i gëzuar i gëzuar, Buzuku: “I geisuom”.
Gallop, me galop gallop, me të katra.
Fury (fjueri) furi, tërbim furi, tërbim.
Freshen (freshn) freskoj (to freshen)
Fry (fray) fërgoj.
fark (fo:dz)farkë farkë, kudhër.
Fear (fir), (be afraid:frik) frik:”I fear it is too late”.
Scary (skeëi) vend i frikshëm skëterrë, vend i frikshëm.
Shembull:”Pollys dark room is a bit scary”.
See (sii) Shikim, shoh, shih.
Shembull:”See well badli di can you see that tree”.
Sight (sait) shikim të parët. Ka lidhje me fjalën shqipe “si”. Në të folmen verilindore ndihet diftongu “ai” (sai=si)”moj saizezë…”të cilin shqipja e sotme e ka humbur.
Shembull:’I cant see far my sight geting …”.
Simmer (sime)ziej ziej (dialektale:vezë të zime).
Sky (skai) pafundësi, qiell pafundësi, qiell, skaj.
Sofa, divan sofa,divan (i thonë në Jug).
Sale, gjysma”put a sale on” Vë gjysma domethënë ve
“shollë”.
Spinach, spinaq (spinxh) spinaq.
Spleen (splin) shpretkë, splina.
Splinë (në Labëri splinë i thonë shpretkës së bagëtive edhe sot).
Stretch (streç)shtriq, shtrij, zgjat Shtriq, shtrij, zgjat.
Tichlich (tiklish) që qesh që qesh”a tichlish question”.
Til-ler (tilë) lërim lërim, lëron tokën.
Shembull:”Tilled land”, tokë e lëruar.
Trach, gjurmë, rrugë.Jam në gjurmë të dikujt:
“It was easy to follow the animals trach”
Në gjuhën shqipe i themi “të humbtë traga”,domethënë gjurma. Mos lënç gjurmë mbi tokë. Ky është një mallkim i fortë.
Trout (traut) troftë troftë.
Trefoil (trefail) trefil, tërfil.
Tremor, dridhje, lëkundje dridhje, lëkundje, trëmur.
Prej saj duhet të rrjedhë edhe folja shqipe “tremb”.
Shembull:”Tremor of fear”.
Trouble (trabl) shqetësoj, mundohem trubullohem.
Ka kuptimin “shqetësohem” kam një turbullirë…
Shembull:” troubled with a nasty cough”.
“Fish in troubled waters”
“Peshkoj në ujëra të turbullta”
Trunc (trank) trung trung, trungu.
Wicket (ui-i ket) i keq.
Wolli (ëu:li) me lesh lëmsh leshi, vula leshi.
Who (hu) kush?
Përemër pyetës
Kush?Who? (hu is) that man?
Under, ndenë, nënë, andër Ndënë “Under the table”
Unquiet (ankëait) i paqetë i paqetë, i shqetësuar.
Vomit, vohme vohme erë e stomakut, vjellje.
Shembull:”Foot that been vomited”.
“Bring baeck from the stomach”.
Warm (:aëm, varm) ngrohtë zjarr
Në shqipen e vjetër thuhej”zjarrm”, fjalë sinonimike.
Wave (veiv)valvit (flags) valv-it, val-o-j, valv, valzoj
Wet (uet) (to ëet) ujet, laget.
Në shqip thuhet dhe “ujet”, laget, ujitet…Këtu do të gjejmë fjalën e lashtë shqipe”ujë”, prej së cilës ka rrjedhur dhe “uiet”, laget.
Wade (veid) shkoj, eci, përmes vete, eci përmes, shkoj.
Shembull: “He waded throught the weeds on the banc”.
Wail (veil) vajtoj, qaj, ulërij vaj, vajt-o-j.
Shembull: “She was wailing for her last child”.
Wave,(va,dallgë) va i lumit,valë.
Kjo fjalë ka dalë prej rrënjës “va”.
Shembull:”Sea waves”.
Windmilli, mulli me erë mulli (pjesa e dytë e fjalës).
Kjo fjalë ka bazë rrënjën “mi”, e njëjtë në të dyja gjuhët.
Unarmed i paarmatosur
Ululate(ju:ljuleit) ulërij ulërij (e njëjta rrënjë).
Dream (drim) ëndërr shq: andrim, andrrim.
Vague(veig) i paqartë i vage-lluar,vagëllim
Shembull:”Vague demands”
“He was very vague on thes point”.
Valid (velid) i vlefshëm . vlej, i vlefshëm
Shembull:”I value your advice”.
Vanish (venish) humbas, zhdukem. venitem, venit,
venitem, tretem,
Veil,vel vel vello.
Shembull:”Put a veil over”
Viktim, victim (viktim in of a fire) viktim, viktimë
Rain(rein) reshje, shi me erë Reshje
Në shqip shqip ka dhënë reshje, jo vetëm për shiun, por dhe breshërin e borën. Rein: re, reshje.
Rake (make smooth) rregull rregull ose regll (dialektale)
Ray (rei) reze reze
Reaper (riper) a reaper Makinë korrëse. Drapër
Mendoj që ka lidhje me fjalën shqipe “drapër”, vegla që korr grurin.
Reaping hook(ripin huk) Drapër (d-rapër, ripin)
Ribbon (riben) fjongo, kordele
Rube, kordele (përdorim në Veri)
Road (roud) Ud-udhë, rrugë
Shembull:”This road goes to the station”.
Robber, grabis, vjedh. grabis
Reg (raeg) leckë. raqe, lecka, rraqet.
Karl Trajmer në vitin 1957 ka shkruar artikullin “Problemi ilir- Keltët dhe indoeuropianët”. Në këtë studim ai pohon se shqipja është mbeturinë e fundit e botës ilire. Te ilirët ai pranon të ketë një substrat paraindoeuropian dhe këtë shtresë ai e quan ortoilire. Olberg, në vitin 1972 paraqiti në institut të studimeve monografinë “Hulumtime për fjalorin indoeuropian të shqipes dhe fonologjinë diakronike në bazë të sistemit të zanoreve”. Në të ai pohon tezën e Çabejt që shqiptarët janë banorë të hershëm në trojet e tyre. Ai i përmbahet tezës së vijimësisë së shqipes nga ilirishtja dhe shqiptarët i quan vazhdues të ilirëve.
Edhe gjuhëtari i njohur italian G.Bonifante (Torino), në punimin e tij “Pozicioni linguistik i shqipes në mes gjuhëve indoeuropiane” (1972), edhe pse i mëshon idesë se gjuha shqipe është pasuese e trakishtes, sepse është gjuhë satem (ndërsa ilirshtja është kentum), tregon se kjo gjuhë është themeluar diku në rrethinat e Danubit dhe, si e tillë, ka pasur lidhje me gjuhën kelte e cila është gjuhë kentum.
Djepi i shqiptarëve, pohon gjuhëtari austriak Norbert Jokli, është një trevë ku piqeshin ilirët me trakasit, afër djepit të rumunëve, jo fort larg ndikimit të greqishtes, por jashtë sferë së kësaj gjuhe, e kësaj i përgjigjet më së miri Dardania.
Te libri i tij “Shqiptarët (“Albaner”), Jokli sjell disa shembuj konkretë për ilustrim për të treguar se shqipja ka shumë afri, si me rumanishten, ashtu edhe me ilirishten, si p.sh:
Delmatia (rum)——————————- dele (shqip).
Dimalum (rum)——————————– dymale (shqip).
Man “ ——————————— man “
Karpë ———————————-shkamb
Rinos (ilirisht) i errët ————————- err (shqip).
Bretion (mesapisht) kokë derri—————bri, briri (shqip).
Pol Kretçmer (1866-1956), lindur në Berlin, profesor i universitetit të Vjenës për gjuhët indoeuropiane ka bërë një punë të kujdesshme për të përcaktuar drejt vendin e shqipes brenda gjuhëve indoeuropiane.
Si njohës i mirë i shqipes dhe i greqishtes së vjetër, ai ka pohuar me maturi se para nguljes së elementit helen në Greqi të vjetër, ka pasur një shtresë të lashtë jogreke dhe se para nguljes së popujve indoeuropianë nëpër vendet mesdhetare kishte një shtresë të lashtë (protoindoeuropiane) e cila u tret me popullsinë e ardhur, duke lënë gjurmë të dukshme në gjuhët e mëpastajme, çka edhe u vërtetua më vonë përmes zbulimeve arkeologjike.
Kretçmeri ka vënë në dukje se shqipja ka lidhje të shumta me gjuhët balto-sllave dhe me gjuhët e grupit lindor, se ndarja duket diçka komplekse. Ky gjuhëtar ka vënë re se edhe te ilirët, në të folmen e tyre kishte dy dialekte, një i Veriut, që përfaqësohej me venetishten dhe ai i Jugut, që përfaqësohej me mesapishten. Ai vëren se mijëvjeçarin e dytë kanë ndodhur imigrime të fiseve ilire që kanë lënë gjurmë edhe në përzierjen e dy dialekteve të tyre.
Franc Bopi (1791-1867), gjuhëtar gjerman , autor i « Gramatikës krahasuese », që dinte shumë gjuhë, të vjetra dhe të reja, arriti në përfundimin se gjuha shqipe është një gjuhë indoeuropiane duke u nisur nga numërorët e shqipes, nga një deri në dhjetë.
Përemrat pronorë, thotë ai, janë formuar nga përngjitja e përemrave dëftorë me përemrat vetorë :
im < ai
yt < ai
jonë< ajo
tanë < ata.
Lajbnici i konsideron ilirët e lashtë të farës kelte. Te libri i tij “Harmoni e paracaktuar e botës” ai e quan gjuhën shqipe “gjuhë të ilirëve të lashtë” “Illyrii erant celtici generes ».
Përqasja synon të rindërtojë një strukturë të mundshme e cila përafrohet logjikisht me gjuhën foshnjore të dy popujve.
Pranohen si të një gjinie fjalët që kanë një kuptim të njëjtë ose të përafërt, ato fjalë që në rrjedhat e kohës kanë ruajtur të pandryshuar bashkëtingëlloret dhe zanoret e së njëjtës familje, tinguj të të njëjtit grup fonetik. Gjuha shqipe ruan karakteristikat e trungut të një gjuhe të lashtë, e cila, në kushtet e lëvizjes së popujve dhe të asimilimit të saj, ka rezistuar si rezultat i konservimit gjuhësor.
Në librin « Rob i historisë », inxhinier H.Sauku, duke u marrë me origjinën e gjuhëve, shkruan : « Në shumicën e shteteve të Azisë Qendrore është e përhapur fjala « stan » për të treguar vende ose grumbullime fisesh, si në rastet : Hindustan, Pakistan, Afganistan, Turkmenistan, Kurdistan etj. Në gjuhën shqipe kjo fjalë ka kaluar në kuptim të përgjithshëm për të emërtuar grumbullime bagëtish, pikëqëndrime në kullota malore, hapësira të ndara me gardhe drunjsh apo me mure gurësh, kasolle strehimi e përpunimi qumështi dhe leshi… » Sa e vërtetë është kjo? Rëndësi ka për ta sjellë si shembull ilustrimi sesi mund të kalojë një fjalë nga një vend në tjetrin… si shtegtojnë fjalët duke përftuar nuanca të ndryshme kuptimore.
Disa autorë që janë marrë me gjuhën shqipe, kanë evidentuar fjalën « gur », si fjalë « homerike » e ruajtur në gjendjen fillestare vetëm në gjuhën shqipe. « Gora » sllavisht. Edhe « grota » (shpellë) ka bashkëtingëlloret « g :r » që do të thotë që nuk është gjë tjetër veçse derivat i fjalës gur, shpellë guri. Të tillë e gjejmë në it. « grotta », fr. « grotte », angl. « grotto », gjerm. « grotte », gr. »grot », që do të thotë « dhomë në gur ».
Fjala « shteg » në anglisht gjendet në formën « stake » ( rrugë mundimi para se të arrihet diçka). Kjo fjalë është larguar nga kuptimi fillestar, ndërkohë që në gjuhët sllave ka të njëjtin kuptim. Në çekisht, « Stezka » do të thotë « rrugë e ngushtë këmbësore ».
Fjalët e vjetra gjatë kohës kanë marrë nocione kuptimore të tjera. Më poshtë do të japim shembuj të tjerë të lidhjeve midis dy gjuhëve tona: shqip-anglisht.
Shqip anglisht gjerm.
breg ice-berg.
mal mount berg. (në kuptimin: breg-mal)
bush (druri i bushit) bush.
dru tree.
Dy fjalët “dru”dhe “tree”, e kuptuar si pemë, po të kemi parasysh që bashkëtingëlloret nismëtare “t-d” janë të një familjeje, janë të njëllojta, ndryshimi ka ndodhur për shkak se anglishtja ka artikulim grykor, karakteristikë e gjuhëve kentum, ndërsa shqipja, me kalimin e kohëve, ka pasur përzierje nën ndikimin e popullsive që vinin nga Lindja. Shembuj interesantë të përqasjeve midis dy gjuhëve mund të sjellim nga emërtimi i proceseve natyrore
shqip anglisht
ajër air
shi rein ( këtu fjala ka ruajtur shkakun e shiut, renë).
Në shqip ruhet fjala e vjetër “rigon”
stuhi storm ( ruhen bashkëtingëlloret fjalë formuse “st”).
Ndër fjalët më të vjetra mund të veçojmë konkordancat midis emërtimeve të ditëve të javës të cilat dikur janë bërë sipas emërtimit të planeteve që rrethojnë tokën, si:
shq: anglisht.
Hëna mon dey
Marsi tues dey (që do të thotë « dita e dytë )
Mërkuri Wednes dey
Enjti (Urani, u vrejti) Thurs dey
Premti fri dey
Shtuni (saturni) satur dey
Diel Sun dey
Emërtimi i ditëve të javës është më i vjetër dhe ruan raportin midis rëndësisë së planeteve duke vendosur diellin në krye. Në anglisht, ditët kanë numër vendor, dita e dytë, e tretë… e me radhë. Ndërsa “e diela” ka në qendër diellin, “san”, ditët e tjera janë numra rendorë.
Të tjera fjalë, si :shq. ” strehë”, ang. “ stray “
“ bish “ “ beast “
“pjek “ “baken” ( kjo fjalë ka lidhje me “bukë”)
“thart” “tart” (salt është një derivat i saj )
“Prek “ “tush”.
Në gjuhën shqipe për këtë fjalë kemi sinonimin “tok”, si në shembujt : “E toka me dorë”, që do të thotë: “ I dhashë dorën, e preka.” Në Labëri kjo fjalë, “e toka”, përdoret si folje në kuptimin “e preka”.
“ngusht” “anguish” (bashkëting. “ng”)
“fërkim “ “ frikction” (bashkëting. “fr” )
“shtrëngoj “ “ stain” “ “st”
“gjini “ “kin “
“bark “ “beli”
(kalim kuptimi)
“shpinë” “spine”
Nga përqasjet më interesante është përdorimi i shprehjes “le të shkojë!” që gjendet e tillë, në formë kalku, e ngurtësuar, në të dyja gjuhët. Shqip “le të shkojë”, anglisht: “Let go!” Edhe fjala shqipe “marto” ka në rrënjën e vetë homologen e saj në anglisht “marry”.
Gjuhëtarët më të specializuar në këtë fushë mund të gjenin edhe lidhjet sado pak të pranueshme të urdhërores me pjesëzën “do”, si rastin: “Do të shkoj” me pjesëzën “do”(to-tu) në anglisht, e përdorur si formë e urdhërores. Në shqip ka shumë folje që në urdhërore mbarojnë me prapashtesën “do”(to), si në rastet : “kën -do!” (to) ,”men-do”,”vazh-do!” etj. Në historinë shumëshekullore të popujve të ndryshëm të botës të paktë kanë qenë ata popuj që, të ndodhur midis popullsive numerikisht më të mëdha dhe pushtuesve të shumtë, nuk janë asimiluar apo nuk e kanë humbur gjuhën e tyre. Me popullsinë shqiptare, për shkak të vetive të saj të veçanta, por edhe për shkak të pozitës gjeografike, ka ndodhur e kundërta. Fakti që në Ballkan janë zhdukur gjuhë dhe kultura të popujve të zhvilluar, si ajo e maqedonëve, trakëve, dakëve etj., nxjerr në pah vlerat e vërteta të kombit shqiptar.
Përafërsi apo ngjashmëri tingëlluese kanë disa fjalë të cilat janë të pranishme në ligjërimin e përditshëm, ku hyjnë: foljet ndihmëse, siç i përmendëm më lart, por edhe numërorët, parafjalët, lidhëzat, përemrat, ndajfoljet, apo dhe foljet më të përdorshme gjatë ligjërimit të përditshëm. Nga këto mund të përmendim disa prej tyre, pa pretenduar se kemi të bërë një përzgjedhje të imët.
An (nyjë shquese) Një (an, enj, ënj, një). Përdorimi i theksit ka bërë që të shuhet tingulli”a”dhe të forcohet bashkëtingëllorja “n”me zanoren e mbyllur “ë”pas.
Abo(mbi) Mbi, a mbi, a mbi (atë)
Afraid, frikë A frik, frika
Allow (elau) lejoj A lej-oj, lei-o-j.
Am (em) jam. I am(ai em) Unë jam (ai em)
Begg (beg) lutem Bek-o-j, lus.
Bleat (blit)blegërin Bleg- ër-in
Për fjalën “blegërin”, në anglisht ka edhe një sinonim tjetër të llojit onomatopeik, si në rastin “baa”(bleat), si dhe shumë fjalë të tilla ku fjalët imitojnë tingujt e një kafshe apo zhurmat e natyrës. Kjo tregon se anglishtja ruan fjalë të tipit primitiv, si: „tumble”(bie, rrëzohem), ”tinkle” (tingëllimë), “fizz”(fishkëllimë), ”buz”(“bëz” gumëzhit) etj.
blab(blaeb) llomotit belbëzoj.
Corn (korn) të korrura, korrjet.
Kjo fjalë ka lidhje me fjalën shqipe “korrje” dhe rrjedh po nga “kora”, hyjnesha e korrjeve, bija e Demetrës.Të dy këta emra perëndish vijnë nga lashtësia dhe kanë një histori të tyre. Janë të gjuhës pellazge, të trashëguara. Te të dyja gjuhët është ruajtur emri dhe kuptimi fillestar.
Creaise (kris)e çarë, palë rrudhë shq.i korrespondon me “krisje”
Crooked (krukid) kërrusur shq.i korrespondon „krrus“
Cure (kjuer) kuroj, shqip: ”kuroj”
Dark në angl. ka kuptimin “erret”…në shqip kjo fjalë përdoret si sinonim i fjalës “mbrëmje”.
Door, derë derë
Drink, gllinjkë, pi gllinjk
Dry (drai) thai thai
Each (itç.iç) i cili i cili ( i ts.Ku i= “ai”)
grain drithë grinjë, bukë e grinjë
jackal “xhekël”(çakall) çakall.
flock (tufë zogjsh apo dhënsh) folok, fole.
Vend ku mblidhet tufa e zogjve. Fole dhe folok është e njëjta gjë.
fig (fik) fik.
caper (kapërcej) kapërcej.
down ndënë. Poshtë.
eigt (eit) tetë tetë.
bulge (fryjtje,ënjtje) bulçinj(faqe të fryra).
chip “tsip”(cipël) cipal (fjalë e rrallë).
kelp (leshterik) kulpur, kulpura (kanë lidhje).
knee “ni:”(gjuri) gjuri.”Ni” rrjedh nga një “gni”
“guni”( trajta angleze mund të jetë më e lashtë).
Kin (gjini, familje, farefis) gjini, farefis
King (mbret,domethënë kryetar Kryetar i gjinisë, farefisit. i një fisi )
Në fjalorin anlgisht-shqip kjo fjalë shpjegohet me shembullin:”prominent member of a group”.
apt ( i aftë) i aftë.
as “es” si si (lidhës)
at (et) në te (në kuptimin “në”).
Gjuha shqipe, duke e pasur theksin në zanoren e parafundit e duke mos pasur natyrë shpërthyese në fillim të fjalës, ka ruajtur bashkëtingëlloren e rrënjës si shtyllë të fjalës.
Siç vihet re nga shembujt e shumtë që sollëm, në të dyja gjuhët gjejmë fjalë me rrënjë të përbashkëta. Në pamje të parë ato duket sikur nuk i lidh asgjë, madje në disa fjalë ka humbur kuptimi parësor dhe ka mbetur sinonimi i tyre, si në rastet “Gjumi” = errësira, “Hei” = sanë, mullar me bar, “dark”= errësirë, ”plug”= plugim, ”miell”= mulli, ”farou”= brazdë. etj.
Te fjala angleze “Candle”(qiri) apo “Kindl”(kaindl) që përkthehet në shqip « ndizet, digjet » të cilën e ka dhe shqipja në formën “kandil”, mendoj se nuk kemi të bëjmë me një fjalë të huazuar nga greqishtja. Fjalën “kandili” e kanë pasur të dyja gjuhët tona të trashëguara nga pellazgjishtja. Shpjegimin e kësaj fjale do ta gjejmë në kompozitën “Ka ndes illin”.(Ka ndezur yllin) Kjo fjalë është plotësisht në përputhje me semantikën dhe mënyrën e formimit të fjalëve në lashtësi, po të kemi parasysh që pellazgët “flisnin me fjali”, kuptimin e një fjale e nxirrnin nga funksioni i saj. Kur marrim dy fjalë, si : “miell” dhe “mulli”, parësore këtu është mielli jo mulliri. Po kështu, midis dy kuptimeve të fjalëve : “hein”, që në anglisht do të thotë “i urryer” dhe fjalës shqipe “hajn që në Veri edhe sot përdoret në kuptimin “hajdut, kusar”, parësore është fjala shqipe. Njeri i “i urryer” është rezultat i veprimit të shëmtuar të hajnisë.
Kill anglisht ka kuptimin “vras”. Në gjuhën shqipe kjo fjalë ka lidhje me fjalën
“qëll-o-j”. Vrasja është rezultat i goditjes, i të qëlluarit me diçka. Pra, raporti midis vrasjes dhe të qëlluarit është i llojit shkak-pasojë, veprim-pasojë veprimi.
Në gjuhë ka plot raste, si të kalimit, ashtu dhe të zgjerimit apo ngushtimit të kuptimit. Edhe fjalët kanë historitë e krijimit dhe të shtegtimit të tyre, historitë e kalimit të një kuptimi parësor në një kuptim të dytë.
Gjuhëtari Xhovalin Gosturani, në librin e tij “Historia e gjuhësisë…” jep një shembull të tillë: Në latinisht, fjala calx do të thotë “gëlqere”, por dhe “arritje”,”objektiv”. Si ka ardhur kjo?
Gosturani e shpjegon kështu:”Në fushën e vrapimit, romakët cakun fundor ku do të arrinin vrapuesit e shënonin me gëlqere…Kështu, me kohë, fjala “gëlqere” shënoi edhe këtë emërtim: “qëllim”,”arritje”,”objektiv”.
Gjuha shqipe emrin e dritares e ka krijuar si rezultat të dritës. Parësore te dritare është fjala “dritë”, ndërsa në gjuhën ruse ka lidhje me syrin “oki”(sytë) okno (dritare). Shembuj të tillë mund të gjejmë me shumicë.
Edhe në shumë fjalë të tjera ka përqasje të dukshme.
See “shikoj”. ( anglisht) Kjo fjalë ka analogji me fjalën shqipe “Si” (sy). Shikimi është rezultat i shqisës së syrit.
Mbiemri “hungry” në anglisht do të thotë “i uritur”, në shqip do ta lidhnim me veprimin e të ngrënit për të shuar urinë. « Ai hangri, shoi urinë, u ngop… » Hangri në gjuhën shqipe tregon një veprim që bëhet për të shuar urinë.
Vetë fjala “ha” është një veprim që bëhet për të shuar urinë. Në një vështrim më të gjerë të këtij problemi vihet re se gjuha shqipe në disa fjalë ruan veprimin fillestar dhe jo pasojën, e cila, sipas meje, lidhet me faktin që disa fjalë shqipja i ka më pak të përdorura, ndërsa gjuha angleze shumë rrënjë të fjalëve i ka ruajtur më mirë se shqipja.
Kur një mori fjalësh i gjejmë në dy e më shumë gjuhë, duhet të mendojmë seriozisht se kemi të bëjmë me identitetin gjenetik të fjalëve, si në rastet:
“amë”(nanë) të cilën e gjejmë
në anglisht: “madher” (mother)
gjermanisht: “mutter”,
greqisht e vj: “meter”,
latinisht: “mater”,
lituanisht: “mate”,
sanskritisht: “matar”,
shqip “motër”)
Ky studim ndoshta do të kërkonte analiza më të thella etimologjike, si dhe skrupulozitet të rregullave fonetike, por përqasjet fonetike i njeh gjuhësia si rrugë që të çojnë tek identiteti gjenetik i fjalëve.
Kur themi “përqasje”apo “konkordanca”apo kur evidentojmë fjalë të quajtura:”të gjuhës foshnjore”, kemi parasysh se me këta shembuj jemi duke e riintegruar gjuhën shqipe në familjen e saj të madhe indoeuropiane, madje, duke u larguar pak nga modestia që kërkohet në këto raste, dëshiroj që në këtë familje të madhe t’i jap asaj vendin e vet të nderit, në paradën e “olimpiadës botërore” të gjuhëve. Gjuha është një organizëm i gjallë, lëvizës. Gjatë shekujve ka marrë e ka dhënë, është përzier dhe nakatosur me gjuhë të tjera të afërta apo të largëta. I kemi marrë, por edhe u kemi dhënë gjuhëve latine, greke, rumune, sllave, turke…gjermanike, kelte. Po të kishte dëshmi rreth gjuhës së trakasve, me siguri fakte të reja do të dilnin në dritë në favor të shqipes.
Nëse do ta krahasonim gjuhën që flasim me rrjedhën e një lumi, gjatë rrjedhës së vet shekullore, ashtu si ujët e lumit, ajo është trazuar me rrjedha të tjera përrenjsh apo lumenjsh, të mëdhenj dhe të vegjël, aq sa në deltën e saj nuk mund të thuash është Danubi apo Vardari? Ilirët i ngjajnë rrjedhës së Danubit…të përzier me keltë, me galë, me gotë, me sllavë të Jugut, me fise parailirike etj. Vetë gjuha indoeuropiane, në të cilën gjuha shqipe ka një vend të merituar, është rezultante e kësaj përzierjeje gjatë kohëve, gjuhë popujsh e fisesh, të mëdha dhe të vogla, përzierje dialektesh, huazime, deformime, sinonime, deformime e zëvendësime nocionesh, të cilat kanë marrë dhe i kanë dhënë njëra-tjetrës në çdo kohë, dhe sot e kësaj dite.
Nëse nga ky kombinacion gjuha angleze sot ka marrë patentën e gjuhës botërore, pjesë e kësaj merite është edhe simotra e saj, gjuha shqipe.
Origjinën e gjuhës së popullit tonë mund ta kërkojmë në Ballkan, përgjatë Danubit, në Austri, Zvicër, Francë, Angli… në malet e Kaukazit, në Indi, në Afganistan… mund ta kërkojmë kudo ku kanë jetuar fise ilire apo fise ilire të përziera me autoktonë, në Ballkanin e lashtë të përzier me gjuhën e autoktonëve dhe të grekëve të vjetër në periudha edhe më të hershme, por, për sa i përket gjuhës që trashëgojmë, e them me bindje, ka argumente të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se gjuha shqipe është pa dyshim gjuhë rrënjore dhe, si e tillë, ajo i ka rrënjët te “gjuha foshnjore”e njerëzimit.
Përfundim: Kam kënaqësinë e veçantë që për herë të parë guxoj të hedh një hipotezë të tillë, duke mbështetur mendimin e filozofit Laibniz, i cili ka konstatuar para meje dhe para shumë gjuhëtarëve se „shqipja është gjuhë keltishte“, duke pranuar që të dyja këto popullsi, ilire dhe kelte, kanë qenë të një gjaku dhe kanë folur të njëjtën gjuhë, gjuhën e të parëve tanë. Këtë gjuhë trashëgojmë sot ne, një popullsi e vogël në zemër të Ballkanit dhe anglezët, gjuha e të cilëve fatmirësisht është certifikuar si gjuhë universale.
Nisur nga të dhënat e mësipërme, unë do të kisha dëshirë të ndërtoja një fjalor dygjuhësh duke e shoqëruar edhe me një metodë mësimi të gjuhës angleze për shqiptarët dhe të gjuhës shqiptare për studiuesit anglishtfolës.
Një fjalor i tillë i pasuruar me fjalë, me shprehje, idoma dhe kalke, do të hidhte dritë të plotë mbi gërmadhat e asaj gjuhe të harruar, të cilën do ta quaja pa frikë “gjuha e parë“.
Fjalor i fjalëve të përbashkëta
anglisht-shqip
Anglisht Shqip
A
admir “Admirare” (it.) më pëlqen shumë
abreviate (ëbri:vieit) shkurtoj, pres.Rrënja “bre shqip: “pre”, “pres”.
ash (aesh)”forest-tree ah, frashër
anguish ngushtë
all (ol) nd.sasie gjithsej . (boll)
apt (aept) i aftë. aftë (“very apt”)
arable (aerbl) nd.”ar e lëruar” arë e mbjellë
„Arable land“ (tokë e lëruar).
apt ( i aftë) i aftë.
as “es” si si (lidhës)
an (nyjë shquese) një,(an, enj, ënj, një).
abo (mbi) mbi, a mbi, a mbi (atë)
afraid,frikë frika
allow (elau) lejoj .
am (em) I am(ai em) unë jam
at (et) në te (në kuptimin “në”)
air ajër
ashamed (ëshimd) i sharë, i turpëruar.
B
.
bare (lakuriq i zhveshur) bares … zbathur.
baker “beikë”(bukë) bukëtar, bukpjekës.
bakery “beikëri”(furr buke) furrë buke , bukeri.
ballkam gëlbazë barefoot bares.eci lart e poshtë
beast bishë
baken pjek Ka lidhje me “bukë”
barn “Plevicë” pelvicë (rrënja “bar”) Ku mbahet bari.
“The farmers keep grasin in barns”
“fermerët mbajnë kashtën në plevicë”.
bauan (gotisht:banoj) ban-o-j. Tbana.Banesa druri pranë staneve bear (beë) baj, mbaj bar…bart, mbart ble (bleat) beli bark (kalim kuptimi blegër-o-j
blab (blaeb) belbëzoj dhe llomotit.
blaar bler, blerim ,bleroj
begg (beg) lutem bek-o-j, lus.
bleat (blit) blegërin bleg- ër-in
blind (blaind) i verbër.( i korrespondon fjala “plim”)
blind blind-o-j
bulge (fryjtje, ënjtje) bulçinj.(faqe të fryra).
bung (tapë druri) bung, (lis,dru i lisit)
bush bush (druri i bushit
Ç
chip “tsip”(cipël) cipal (fjalë e rrallë)
D
day (dei) ditë. Today (tudei) Sot. (Kë-të di- të)
damag dam, damtoj.
dark (errësirë) mbrëmje
decease (disis) mbiemër. i vdekur
door derë derë
dream,(drim) ëndërr andrim,andrrim
drizzles veson
drink, gllinjkë pi një gllinjkë
dry (drai) thai thai
down ndënë.Poshtë.
E
each (itç.iç) i cili i cili ( i ts. “ai” i cili)
ear hole vër e veshit (“v”ja ka rënë)
earth (ë:th) dhe (th/dh)
eigt (eit) tetë tetë.( t-ja ka rënë)
end (fund) fund (f:und.F-ja ka rënë)
eye sight humb sytë, të parët. sytë, të parët.
F
faith (feëth) besë, besim, fe fe, besë, besim
fark (fo:dz)farkë. farkë, kudhër.
feil (fall) fall
fear (fir), (“be afraid”:frikë) frik:”I fear it is too late”.
feastar (i ftuar, festues) festues, i ftuar në festë
feluka (varkë felukë) barka feluka (e Mesdheut)
festë ( festë) festë
fizz fishkëllej
flake (fleik) flok dëbore
flitter (faitter) flatra, fërfëllon flatra, fërfëllon, flatron,rrahje
floch (shtëllungë leshi, tufë,xullufe) flokë, qime, push.
flock (tuf zogjsh apo dhënsh) folok, fole.
flut (flaut, fyell) flaut, fyell
foll (fil) fletë,gjethe fletë, gjethe
forge (farkë, farkëtar) farkë (farkëtar)
fork (sfruk,furkë, pirun.bigë) sfruk, furkë.
„ngre me sfurk sanën“ freshen (freshn) freskoj (to freshen)
fig (fik) fik
fright “afraid” frikë.
frikction fërkim
“fall off in flakes.”
fustanella fustanella
furk, (bigë me dy degëzime) furk furkaçe
furi (fjueri) furi, tërbim, zëmërim. furi, tërbim, zëmërim
furrow ( hulli ,brazdë) fara që ka lidhje me brazdën
G
gai (gei) i gëzuar i gëzuar, Buzuku:”I geisuom”.
gallop, me galop gallop, me të katra.
gap (gaep) e çarë, e hapur, boshllëk
get, marr, gjej (to get) gjet-ur, të marr, të gjej…
glad (glaed) i kënaqur,
glare (gleë) qart, shkëlqim,tejdukje qartë, shkëlqim.
gloom (errësirë) gjumë
gland (gleind) gjëndër gjandër, gjëndër
girdle (brez, gjerdan) brez, shq, e vje:gjerdan “g” në “gj Sllavisht: grob.“varr“
gloom (glum) trishtim, errësirë. gjumë,errësirë.
go (gou) shkoj, lëviz shkoj
gurg (gurgle) gurgull-o-j
grain drithë grurë
grab ( kap, rrëmbej, grabis) grabis.
grapple (graepl) grep, çengel
grappled zë me grep, me çengel
grave zgavër (e çarë, vrimë) gropë, gavër, zgavër
grind (graind) thërmoj,, shtyp,dërrmoj…
grate (greit) grij grij
”She was grating cheese”.
grinjë, bukë e grinjë bukë e grinjë. Bukë gruri
gulp (galp) gëlltit. ,” hi gulped…” gëlltit, kullufit
gurgle (gergl) gurgullimë gurgullim, gurgull, gurgule.
H
harshly (ashpër) “A harsh voise” ashpër, i ashpër.
harvest (korr) harr. Shqip “t’harr”
harsh (ha-sh)i ashpër ,(“a harsh voice” ashp-ër
hasten (heisn) nxitim. shufër me të cilin nxisim kaun të ecë.
Hosten
hay (hei) bar i thatë hei, bar për bagëtinë
haykock mullar bari. Rrënja “hei”
He (hi)”ai” trembled “dridhet” Ai dridhet (ëith) fright.
heap (hip) kapiçe,grumbull hipi, kapiçe, grumbull i lartë.
heaven (hevn) qiell heva, hapsirë ,qiell.
hide ( haid )hajdut hajdut.
house (haus) shtëpi kasolle ku strehohet bagëtia .
hungry (hangri) i uritur.
I
ice-berg. breg
I’m (ai em)unë jam unë jam
immure, muros, burgos mur,muros
inculate ngul. ngulis (folje)
.
J
jackal “xhekël”(çakall) çakall.
you Ju. (Për. vetor, veta e dytë)
c
Call (kol) thirrje, britmë. koll…kollitem,kël-thas, bërtas.
”I heard a call”.
caper (kapërcej) kapercej.
cellar(qilar) qilar. (dhomë e errët, e vogël)
cler (qartë) klart (i qartë)
crach krismë
crazy (kreizi) i çmendur. Do të thotë i krisur
“Gotë e krisur” : “Crached glass”.
“Lëkurë e grisur” : “Crached skin” .
crest (lafshë gjeli,kreshtë) lafshë gjeli, (kreshtë)
cremate “meit” vënd ku digjen kufomat crematorium
chuch “cluck” klloçis
cough kollë ( Kuh! tingull onomatopeik)
coffin (kofn) arkivol qefin (arkivol) (k/q)
coign (koin) kënd kënd
com (kam) vij, shkoj,afrohem, largohem baj kamb. lëviz, afrohem, largohem
“coming”” po vij.”Com here!” Eja këtu!
“he came riding” “ai erdhi kaluar”
“Easy come easy go” Si vjen ashtu shkon.etj.
country (kaunti) katundi.
crash krak- krismë.
corn (korn) të korrura, korrjet.
cruim krim, krimb.
cure (kjuer) kuroj, shqip: kuroj
curli (kërli) “having curls” kërlesh, flokë të kërleshur.
C/K
kelp (leshterik) kulpur.kulpura..(kanë lidhje)
key (ki) kiç, kyç. kiç, kyç ose çelës.
”
kin (gjini,familje,farefis) gjini. farefis
king (mbret, kryetar) kryetar i gjinisë, farefisit. i një fisi )
kind (kaind) i mirë, i këndshëm. kand, kand-shëm
”There are a great mani different kinds of apples.”
”I locked the door with a key”.
knee “ni:”(gjuri) gjuri.”Ni” rrjedh nga një “gni
know (nou) di “njoh”.
L
lap (laep) lëpi (lëpij)
“The cat qiechly lapped up oll the milk”. lë aty, vendos, e lë në vend
”Lay the babi down on the shoulder le”
“He laid his hands on my shoulder le”.
Lay (lei) (put, place) vë.Lë në një vend.
launder (laj,hekuros) laj.(e kryera:”ai lau”)
”Send these sheets to be laundered”
“Will these shirts launder well?”
laundress (rrobalarëse) dress, ndrresa
lot adv.:”veri much”,shumë, plot. plot mind (maind) mendim
luaid luaj
lull qetsoj (nanurit)shq:”ululai”
lute (llaut) lahutë
M
marry marto-martesë
mend, mendim
”Develop ones mind change ones mind”.
mindles, pa mend pa mend, mendjelënë.
more (mo:)më më, më shumë.
“More and more” “më dhe më”.
mill “mill grainj flour”
miell, bluaj miellin
mend (korrigjohem ) korrigjohem= Ve mend
mount mal.
morose (merous)i vrejtur,mi trishtuar. I vërejtur , i murrërë.”u mor”(Kukës).
moss, myshk myshk
mural(mjurel) mural mural
muurmur (mërmër) mërmërim murmur-oj.
“Make a muurmur “
maen, (mënyrë) mën-yrë
mill (mil) mulli mulli.
”wind mill…”mulli me erë.
N
nurse (nës) edukatore e fëmijëve nuse, vajzë e re, edukatore.
O
offend (ëfend) fyej, ofend-o-j ofendim, ofendoj, fyej, shaj.
P
pad but. butë, I butë.
pawn (paën, pledge) peng peng (shumës: pengje)
peak (pi:k) majë pikë kulmore, majë mali.
pile (peil) grumbull pil:(në kuptimin kapic).
Shqip: ”U bë pil-pil”(kapicë)
Në anglisht: “njëra mbi tjetrën”.
pillage, (plaçkit) pl-açkit (e njëjta rrënjë)
plough.(lëroj) plugoj
plunge (planzh) fundosem planderosem, planzhyt,
pllumb! (shprehje onomatopeike: „bie në ujë“ fundosem. Pllangaritem
prey (prei) gjuaj,vras gjahun pre, viktimë në gjah
”U bë pre e vështrimeve apo lakmitarëve”.
pullet (pulastren, pulë e madhe) pulë pulastren
punch (goditje me grusht,(me punj) punj, grusht.
pu-sh (shtyj) „to push sth open“ sht… „hap me të shtyrë diçka“
Q
qiviut (kiviet) qime e demit
quach (kuak) kakarit kuak-kuak! kakarit, gagarit.
quatre (ka:te) katër
quiet (kwaiet) i qetë, i heshtur qetë, qetësi, heshtje, i qetë, i fjetur.
”She was very quiet child”.
R
rain(rein) reshje, shi me erë rreshje
Në shqip ruhet fjala e vjetër “rigon” (bie shi i imët.)
rake (make smooth) rregull rregull ose regll (dialektale)
ray (rei) reze reze
reaper (riper) a reaper.Makinë korrëse draper (rrënja)
reaping hook (ripin huk) drapër, (d-rapër, ripin)
reg (raeg) leckë. raqe, lecka, rraqe
rein shi.
ribbon (riben) fjongo, kordele
road (roud) ud-udhë, rrugë
”This road goes to the station”.
robber, grabis, vjedh. grabis
rube kordele (rub përdoret në veri)
S
sale, gjysma (”put a sale on”) shollë.Vë gjysma sholle “shollë”
see (sii) shikim, shoh, shih
”See well badli di can you see that tree”.
sight (sait) shikim të parët.Në veri :”Saizezë”
“I cant see far my sight geting …”.
simmer (sime) ziej ziej.(Dialektale:vezë të zime)
scary (skeëi) vend i frikshëm skëterrë. vend i frikshëm.
”Pollys dark room is a bit scary”.
sky (skai) pafundësi, qiell pafundësi, qiell, skaj.
shou (Këpucë lëkure) shollë
sofa, divan sofa,divan.
spinach, spinaq (spinxh) spinaq
spine shpinë
spleen (splin) shpretk, splina
splinë (i thonë shpretkës së bagëtive në labëri edhe sot)
stain shtërngoj “st”
storm (stuhi) shtërngatë (ruhen bashktëtingëlloret ‘st”)
stray strehë
stray strehë
stretch (streç) shtriq,shtrij, zgjat shtriq, shtrij, zgjat
T
tart thart Salt është një derivat i saj
tiklish (që qesh ) që qesh ”a tichlish question”
til-ler (tilë) lërim lërim, lëron tokën
”Tilled land”, tokë e lëruar.
trach gjurmë.Jam në tragë të dikujt:
“It was easy to follow the animals trach”
Shqip: “të humbtë traga”Mos lënç gjurmë mbi tokë.
trout (traut) trofte troftë
trefoil (trefail) trefil, tërfil
tree druri në përgjithësi
tremor, dridhje, lëkundje ”Tremor of fear”. dridhje,lëkundje,trëmur.Shq. “tremb”.
troop (trup) trup
trouble (trabl) shqetësoj. mundohem , trubullohem.
Ka kuptimin “shqetësohem” kam një turbullirë…
” troubled with a nasty cough”.
“Fish in troubled waters”
“peshkoj në ujëra të turbullta”
trunc (trank) trung trung, trungu.
U
ululate(ju:ljuleit) ulërij ulërij (e njëjta rrënjë)
unarmed i pa armatosur
under, ndenë, nënë,andër ndënë “Undër the table”
unquiet (ankëait) i paqetë i paqetë, i shqetësuar.
“Bring baeck from the stomach”.
V
vag (vague) vagëll-o.j
vague(veig) i paqartë i vage-lluar,vagëllim
”Vague demands”
“He was very vague on thes point”.
valid (velid) i vlefshëm . vlej, i vlefshëm
”I value your advice”.
vanish (venish) humbas, zhdukem. venitem, venit,
venitem, tretem.
veil, vel vel.vello.
”Put a veil over”
viktim,victim (“viktim in of a fire”) viktim, viktimë
vomit vohmë (era e keqe e stomakut)
”Foot that been vomited”.
W
wade (veid) shkoj, eci, përmes vete, eci përmes, shkoj
”He waded throught the weeds on t he banc”.
wail (veil)vajtoj, qaj, ulërij vaj,vajt-o-j
warm (:aëm, varm) ngrohtë zjarr
wave (veiv) valvit (flags) valv-it,val-o-j,valv,valzoj
wave,(va, dallgë) va i lumit,valë
”Sea ëaves”.
weigt vieg “degë “ degë peme .
wet (uet) (to ëet) ujet, laget.
Në shqip “ujet”, laget,ujitet..
“She was ëailing for her last child”.
windmilli, mulli me erë mulli (pjesa e dytë e fjalës)
whirl (vërtitje, rrotullim) vërtitje, vërdallë,vorbull
“A whirl of dead leaves” “Një vërtitje gjethesh të thara”
woolli (ëu:li) shtëllungë leshi) vuli, basht, lëmsh leshi
who (hu) kush? kush?Ëho? (hu is) that man?
Pasthënie
Vjen një moshë kur njeriu ka nevojë të dijë më shumë për gjenealogjinë e fisit dhe nis të rrëmojë në rrënjët e identitetit të kombit të tij .Shqetësimi për gjuhën e të parëve tanë ka dy shekuj që rrihet sistematikisht nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Hedhja në letër dhe botimi i këtyre shënimeve për mua ka qenë dhe mbetet jo vetëm një pasion, por edhe një obligim i përhershëm, si intelektual dhe qytetar. Nuk jam i vetëm në një mision të tillë, janë të shumtë ata si unë që dëshirojnë të rrëmihin nëpër dokumente për të dhe për të ndriçuar ca të vërteta historike të një populli të cilit historinë tij më shumë ia kanë shkruar të huajt se ai vetë.
Dihet nga të gjithë se fiset ilire kanë qenë popullsia më e madhe europiane dhe më e përhapur në Europë. “Pak më vonë,- thotë Kretçmeri,- u dyndën edhe ilirët e venetët për në jug. Këta pushtuan Panonin në bregun e djathtë të Tunës dhe morën
rrugën nga skaji verior i Adriatikut. Pastaj u përhapën nga perëndimi i gadishullit Ballkan dhe u futën gjer në Epir e Etoli, deri në Peloponez e, si shihet, edhe deri në Kretë“.
“Një pjesë e ilirëve, -vazhdon ai,- doli nëpër Helespond (Dardanele) dhe Propontis në Azinë e Vogël, pse Dardanët e trojës të cilët përmenden prej Homerit bashkë me trojanët, janë si duket një pjesë e fisit ilir të dardanëve“.
Është ky fakt historik që na bën të mendojmë se nuk bëhet fjalë për një gjuhë „indoeuropiane“ por, le ta themi troç, kjo është gjuha e „lëkurëbardhëve“, gjuha e pellazgëve dhe e ilirëve, nga e cila lindën shumë gjuhë të tjera të cilat u zhvilluan dhe u përpunuan, me degëzime e nënë degëzime, me përzierje dhe huazime…Vonë, shumë vonë, gjuhëtarët botërorë nisën t’i klasifikojnë gjuhët në „ kentum „ dhe „ satem .“ Në hartën e pemës gjenealogjike të gjuhëve, gjuhën shqipe Shlajheri e vendos në rrënjë, por pa zhvillim, si një gjuhë shterpë, pa degë… ( pa fëmijë).
Ajo duket si një gjuhë e ndërprerë që në rrënjë, ndërkohë që degëzimi kelt del i zhvilluar me degëzime, përzierje e nëndegëzime. Kjo ka ndodhur pasi gjuha ilire ka pësuar një „bigbang“, ndërkohë që ka mbetur si relikë te populli shqiptar. “Lingua albanesesca“ për herë të parë do të përmendej në vitin 1285, ndërsa në dokumentin e vitit 1392 do të përmendej emri „shqiptar“. Po gjuhën etruske, cili popull e fliste dhe ç’fat pësoi?
« Gjuha latinishte,-thotë Pol Kretçmeri,- pas shkatërrimit të mbretërisë romane mbeti gjuhë letrare. » jo popullore. Po gjuha e pellazgëve ? Po gjuhët e etruskëve, ligurëve, venetëve, mesapëve, japigëve, panonëve, retëve, keltëve etj., me 10 000 mbishkrimet e tyre ku shkuan? Arsyet duhet të jenë më të thella.
Sipas Franc Bopit, « nga skaji i Tunës, prej Vjene, në Budapest e deri në Beligrad, e gjithë kjo zonë quhej Panoni prej fisit ilir të panonëve, vendin e të cilëve më vonë e zunë fise kelte ».
Në gjuhët indogjermane fillimisht nuk ishte as keltishtja, as shqipja, ato u futën më vonë duke u përfshirë si gjuhë « indogjermane. » F.Bopp i klasifikoi si gjuhë « indoeuropiane » duke parë lidhjet e tyre me sanskritishten e lashtë
Ku fillojnë ilirët e ku mbarojnë keltët ? Ç gjurmë parailire ka në këto dy gjuhë ? Kush ka mbizotëruar në fondin leksikor ? Nuk mund të flasim për gjuhë të papërzier. Gjermania në lindje të Elbës ëshë zhvilluar mbi një shtrat sllav, Franca Jugore ka një popullsi të përzier ligure-kelte-romane, anglishtja, sipas Hahnit, është një përzierje e angelve dhe saksëve, dy fise gjermanoveriore të cilat kanë përfunduar në Britani si pushtues ». Sipas Bopit, anglishtja e sotme është një vazhdim i anglosaksishtes së vjetër « e pasuruar me shumë elemente frënge”.
Eshtë një fakt që duhet sjellë në vëmendje. Në Angli gjuha zyrtare ishte ajo franceze qysh në shekullin XI, ndërsa anglishtja, ashtu si shqipja, mbeti gjuhë e së folmes popullore.
Afritë midis gjuhëve që nisin prej Lumit Gang (Indi) e gjer te lumi Ebro (Spanjë), na bëjnë të kuptojmë se të gjitha këto gjuhë kanë pasur një nënë ose, siç e cilëson rilindësi ynë Jani Vreto, të gjitha gjuhët janë zhvillime të ”gjuhës foshnjore të njerëzimit”.
Botime të autorit
Poezi:
“Shtegu i blertë”, (1967)
“Nën diellin e jugut” (1969)
“Mbi glob fryjnë erëra “(1973)
”Stina e poezisë” (1976)
“Dallga e Jonit” (1978)
“Mesi i jetës”, (1981) Shkup.
“Jeta nëdy kohë” (1983) Prishtinë.
”Fjalët” (1989)
”Balada e vetmisë” (1998)
“Kitara e jugut” (2006)
Tregime:
”Drita e syve”, (1986)
”Banorët e vilës” (1994)
“Vizitor në parajsë ( 2005 )
“Nusja e borjave” ( 2007)
“ Njeriu me dy emra” (2011)
Drama:
“Ankthi” (1971)
”Bukë në shkëmb” (1976)
”Familja Zhavora” (1987)
”Një natë e gjatë” (1973)
”Viti i provës së madhe”(1985)
Librete:”Paja” (Opera komike. Teatri i Operës.1998)
”Legjenda e lules Honinë” (Teatri i Baletit. 1987)
”Vajzat e qytetit të gurtë” (Teatri i Baletit.1989)
Roman
“Njerëzit dhe retë” (2007)
Banorët e shpellës (2011)
Studime:
“Labirinte dhe enigma” ( 2000)
”Endrrat profetike” (2001 )
”Arti i të shkruarit” (2002 )
“Në kërkim të rrënjëve” (2005)
“Arti i të shkruarit” ripunim (2011)
Komentet