Pas një perplasjeje dhe ballafaqimi verbal me zonjen Fisher (Frau Fiescher) dhe organet e ndryshme kompetente për të huajt në komunën e Vendenit (Wenden) në Gjermani: Nata e ftohtë dhe me shi e shtatorit të vitit 1993 mua dhe familjen time do na gjejë në një strehimore ( barakë) refugjatësh që quhet Hünsborn (Hynsborn).
Hünsborni është një katund (fshat) malor në komunën e vogël të Wendenit, në landin (krahinën) e Vestafalisë Veriore, apo si i thonë Nord Rhein Westfalen (NRW) në gjermanisht.
Baraka ose strehimorja e regfugjatëve ndodhej e përhumbur ose izoluar në fund të katundit ku ndodhet edhe një mal i dendur me një poligon për stërvitjen e qenëve të rrezikshëm ose sulmues, ku ti, nëse dile nga strehimorja në orët e vona të natës, rrezikohesh të sulmohesh dhe kafshohesh nga qentë e rrezikshëm.
Ime bijë ende është e vogël, pa i mbushur as katër vjet, dhe ajo së bashku me të ëmën (mamin) e saj, gruan time, kishin frikë të pafshehur nga jeta e rëndë në strehimoren ose barakën e rrethuar nga mali i dendur dhe qentë e rrezikshëm sulmues.
Frau (zonja) Fiescher ishte sheficë (përgjegjëse ) për të huajt në komunën e Wendenit që këtu i thonë Sozialamt. Kështu që ti (unë në rastin konkret) nëse nuk i bëje përditë nga 8 orë punë të detyruar fizike për komunë ose sozialamt nga e hëna gjer të premtën, nuk i merrje fare ndihmat (bonat ose triskat) sociale nga komuna e Wendenit.
Kjo histori me ka zgjatur mbi 14 vite me radhë në Hünsborn dhe Hillmicke (dy katunde malore të Wendenit) në barakat ose strehimoret në të cilat, unë me familjen time, kemi jetuar mbi 15 vite rresht.
Ndërkohë që nuk kishim të drejtë pune as kualifikimi të metutjeshëm si refugjatë shqiptarë të Kosovës. E sidomos unë si veprimtarë, intelektual dhe reporter ose korrespondent i Radio Tiranës, si dhe i shumë gazetave ose revistave të ndryshme shqiptare, që ua vrisja syrin dhe mendjen e sëmuar herr (zotëri) Pookojit, një rusë i konvertuar ose natyralizuar në gjerman, i cili kishte urrejtje infatile dhe patologjike ndaj shqiptarëve, e sidomos ndaj meje, i cili ishte shef i Entit për të huajtë (Ausländerbehörde ose Ausländeramt) në Qarkun (Kresin) E Olpes që i përkiste komuna e Wendenit, nga shefja e sozialamtit, zonja Fisher,, z. Koch etj.
Ishte shumë vështire. Ishte situatë shumë serioze, konfuze dhe kaotike. Me kujtohen edhe perplasjet fizike me Stevon, te cilin dikur e palova shufer (shipke) hekuri per Ibrahim Rugoven, Sali Berishen, Kosoven dhe Shqiperine dikund ne vitin 1993 ne Gjermani, pasiqe jo vetem Rugoves dhe Berishes, por ua shau nanen krejt shqiptareve me radhe, si dhe shume raste te tjera dramatike-gjate kohes se luftes se UCK-s ne Kosove!!! Nga asjo aqe kam pare dhe kuptuar gjate shume viteve ose dekadave me radhe si emigrant ose refugjat shqiptar ne Gjermani: Kam kuptuar se ne shqiptaret nuk kemi miq dhe aleat te vertete ne Europe. Me teper na duan vetem si hamall, murator, sharraxhi, lopatagji, gipser, spiun, çoban, analfabdet, tradhtar, kolaborator, mercenar etj. E jo si shqiptar te pastert intelektual, patriot, krenar etj.
Ndonëse, prapa (pas) vetës asokohe si gjak në ëndërr dhe plagë në zemër i kishim lënë kombin dhe atdheun tonë në Kosovë, nën prangat dhe zinxhirët e serbit. Mbase, duke gjakderdhur dhe lotuar nga serbët!
Ehhh! Nuk dua te zgjatem me teper ne kete tematike! Nuk kam fuqi.
U mor vesh se gjithmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.
Në këtë prizëm politologjia ose shkencat politike, janë instancë, forum, institucion ose audiencë e lartë shkencore dhe humaniste- kundër evazionit, konfuzionit, errësirës (territ) ose mjegullës së madhe ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, agjituese ose propagandistike:
U mor vesh se për luftërat ose konfliktët e ndryshme që ndodhin ose zhvillohen sot: Faturat, cmimët ose fletëpagesat e ndryshme, shpesherë ose vazhdimisht, sikur vijnë me vonë.
Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht edhe sot, sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga frika, pasiguria, interesat e ndryshme globale, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, nanufakturale dhe të tjera.
Rasti i diktatëve, presionëve ose ultimatumëve të vazhdueshme të Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve për kompromise dhe koncesione të reja ose të pafundme teritoriale, eskteritoriale, gjeografike, politike, administratuve, juridike dhe të tjera ndaj Serbisë dhe minoritetit serb në Kosovë: Paraqet edhe një shëmbull tjetër në morinë e paradokseve të panumërta reaksionare dhe anakronike. Plus dalëzotësit, patriotët, çlirimtarët ose komandantët e paraburgosur shqiptar të UÇK-së në Den Hagë: Si “pengje” ose “viktima të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”! Epoka para gjyqit, apo ?!
Aty është edhe i ashtuquajturi “modeli franko-gjerman”…. Në ” tavolinën e përkryer” politike dhe diplomatike të Brukselit dhe Uashingtonit!…. Si derivat i luftërave të reja në mes shqiptarëve dhe serbëve. E posaçërisht i ashtuquajturi “modelin franko-gjerman”, i cili në intancë të fundit është i ngjajshëm ose analog me “modelin” e dikurshëm të Dy Gjermanive (BDR dhe DDR), sipas të cilit Kosova herët a vonë do i kthehët Serbisë, si Gjermania Lindore-Gjermanisë Perëndimore!
Shtoja këtu edhe “asociacionin” ose “dodik republikën serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës së bashku me enklavat, eldoradot, apendikset ose “komunat autonome” të Serbëve në Graçanicë, Mitrovicën e Veriut dhe gjithandej, pronat ose “pasuritë e patundura” të kishave, manastireve, popavape, vlladikave ose kalluxherëve serb Deçan, Pejë, Graçanicë, Prizren etj….Shteti i lirë, i pavarur, sovran, ligjor, integral, autentik, kompakt ose unik i Republikës së Kosovës ndërkaq, asgjëkundi në horizont.
Ndonëse, edhe Brukseli, edhe Uashingtoni, e dijnë dhe kuptojnë fortë mirë se serbët, janë njerëz dhe popull dhunshëm, pushtues, anarkist dhe kaotik, të cilët kanë mbijetuar si popuj dhe si shtet (-vetëm në saje të luftërave, plaçkitjeve, masakrave dhe pushtimëve të egra ose primitive të teritorëve ose hapësirave të huaja jetësore, teritoriale ose gjeografike në formë hordash ose hordhishë të ndryshme vrastare, kriminale, gjakatare, plaçkitëse etj. Kështu që ju nëse iu thoni (thuani) serbëve se nuk jeni për luftë, por për paqë dhe pajtim me ta: Ato do iu vrasin, sulmojnë ose pushtojnë akoma me shumë dhe me gjatë. Ndërkaq, vetëm nëse ua theni hundët, apo nëse i mundni, shkelni ose pushtoni me luftë ose ushtarakisht, bëhen të urtë, paqësor, racional ose koperativë me ju! Turqit-gjithashtu.
Në anën tjetër ndërkaq, Putini i Rusisë, Erdogani i Turqisë, Kim Yong Uni i Koresë Veriore dhe Llukashenko i Bjellorusë, janë liderët ose politikanët me të adhuruar në Serbi.
Thonë se e vërteta dhe drejtësia, janë viktimat e para të luftës. Ndërsa, nderi, morali dhe pastërtia në luftë, janë mashtrim ose kontrabandë.
Ironia tjetër është fakti ose paradoksi reaksionar dhe anakronik, se si Serbia, si të thuash në menyrë arbitrare, paternaliste, unilaterale ose monologjike, pas shpërbërjes së përgjakshme dhe përfundimtare të ish Jugosllavisë, pa denimët ose reparacionet e obligueshme luftarake ose ushtarake ndaj Kroacisë, Kosovës, Herceg Bosnës dhe të tjerëve për krimët, masakrat, vjedhjet (plaçkitjet), viktimat, tragjeditë, dhe demët e panumërta njerëzore dhe materiale që ua ka shkaktuar të tjerëve: U pranua në OKB-së, si dhe në mekanizma ose institucione tjera ndërkombtare si pasardhëse ose trashegimtare e drejtëpërdrejt e ish Jugosllavisë. Si Rusia…
E tërë kjo në saje të naivitetëve, paradoksëve, konformizmit ose një oportunizmi të pajustifikuar, reaksionar dhe anakronik të bashkësisë ndërkombtare. Kujtojë se kjo ka ndodhur me ndihmën paraprake të Rusisë si fuqie e madhe ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike.
Ndërkaq, Kosovës dhe shqiptarëve, asokohe ende (akoma) pa u tharë (terur) gjaku, si dhe pa u shëruar plagët e shumëta të shkaktuara nga çetnikët dhe kriminelët serb: Nga ana e fuqive të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë, iu diktuan ose imponuan dialogu (monologu) maratonik me Serbinë së bashku me kompromisët ose koncesionet e panumërta ndaj palës serbe!
U kërkuan ose diktuan në menyrë ultimative (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”)-nënshkrimët, formimët dhe miratimët e “demarkacionëve kufitare” me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, së bashku me “asociacionin” ose “dodik republikën e pavarur serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe plot kompromise dhe koncesione të tjera teritoriale (eksteritoriale), politike, administrative dhe juridike brenda Kosovës! Ndërkaq, elementit ose etnitetit të madh shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, iu mohua dhe privua e drejta jetësore, politike dhe ekzistencialiste!
Sikur u harruan dhe mohuan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore të Dr. Ibrahim Rugovë së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e tij intelektual dhe patriotik që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.
Ndryshe nga kjo, sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën eventuale në mes Ukrainës dhe Rusisë etj… Madje (ndoshta?) as SHBA-së: Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare.
Në të kundërten, si të thuash është e pamundur t’i keshë të gjithat përnjeherë. Edhe mbi 6 milion refugjatë të luftës nga Ukraina në BE-së, edhe dhjetëra miliona “rusë të dyndur, zhvëndosur, dëbuar ose përndjekur” nga Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani, Azërbejxhani, Turkmenia ose ish republikat tjera ruso-sovjetike në Francë, Itali, Spanjë, Gjermani, Austri dhe gjithandej BE-së….Shumë prej tyre edhe oligark ose pronar firmash, kompanishë ose sipërmarrjesh të fuqishme, çatip shteti ose birokrat të paguar mirë nepër birotë, entët ose institucionet e ndryshme lokale ose qëndrore. Plus miliona të tjerë si “dezertor lufte”, të ikur kinse nga mobilizimi ushtarak në luftën e Putinit në Ukrainë, ndër të cilët (ndoshta) mund të këtë edhe kriminel lufte, ose agjent të intelegjencës ruse etj. Kush e di!?
Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me luftën e izraelit ne Palestine dhe liban, si dhe recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike. Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit.
Ia vlen të kujtohet në sfond se se duke fillluar nga mesi i gushtit të vitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 😯 milion banor ose qytetar të tij nepër luftërat e ndryshme botërore, lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera. Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europian”, para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të “kugës”, të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës. Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.
Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.
Siç po shihet pra, Europa po kalon nepër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.
Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot. Kontineti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.
Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.
I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve. Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë. Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit….Harresa ose mohimi i gjuhës amtare….E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re.
Sikur jetojmë pra në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.
Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive. Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne. Shkrimtarët, artistët, politologët, pedagogët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot janë të paaftë ose të pa fuqi, për t’ i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia industriale, teknologjike, ushtarake ose luftarake!
Kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike, makrokapitaliste, politike, ushtarake etj.
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Çdo ditë njerëzit dhe popujt e ndryshëm gjithandej globit, jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.
Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.
Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”.
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës, ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës.
Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse.
Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Ndaj, sipas John F.Kennedyt: “Njerëzimi patjetër do duhej t’u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t’i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Skur e ka nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse në botën ose globin tonë.
“Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.”, tha dikur Albert Einsteini.
Në instancë të fundit, të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t’ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.
Përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.
Në Kosovë lufta e re (eventuale) kundër Serbisë së bashku me luftërat ose konfliktët potenciale në Besarabi (Moldavi), Gjorgji (Kruzi) etj., sikur ndodhën në prag.
Apo….???!!!
Komentet