Në foto: Skifter Këlliçi dhe Nando Martellini
ITALI, 1934
Italianët, kampionë të botës
Duhet të them se gjatë këtij botërori shkallët e stadiumeve nuk u mbushën tërësisht nga shikuesit. Dhe kjo sepse futbolli nuk ishte bërë kaq popullor në Itali, një vend ku pjesa dërmuese e popullsisë ishte ende fshatare, sidomos në Italinë e Jugut. Por pas këtij botërori kjo lojë mori përmasa të mëdha dhe e u përhap shumë shpejt në tërë Gadishullin Apenin.
Ndeshjen finale Itali – Çekosllovaki e ndoqi në Stadiumin Kombëtar të Romës edhe vetë Musolini. Ky stadium, i ndërtuar që më 1911, u pagëzua gjatë sundimit të tij me emrin Stadiumi Kombëtar… i Partisë Nacional Fashiste dhe kishte një nxënësi prej 45 mijë shikuesish.
Siç dëshmonte më pas Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, që ndodhej në tribunë pranë Duçen, ai nuk kishte fare haber nga futbolli dhe mbeti i ngrirë gjatë takimit. Por, kur Skiavio shënoi golin e fitores, fytyra e tij u përndrit dhe ai sikur u çlirua nga një barrë e rëndë.
…Italianët kanë epërsi, por golin e parë e shënojnë çekët me anë të Pucit. Mbeten vetëm 21 minuta lojë. Pasi kalon disa çaste nervozizmi, skauadra axurra “galvanizohet” dhe Monti, që katër vjet më parë ka luajtur në Uruguai me fanellën e Argjentinës, pra është italian i natyralizuar, (ashtu si Orsi dhe Guita), ”merret vesh”me Ferrarin dhe “vendimin” që marrin, e vë në jetë Orsi më një goditje të pamëshirshme. Përsëri shtesë loje, si me spanjollët. Dhe pastaj goli historik i Skiavios që bie i alivanosur për tokë, i mbuluar nga puthjet dhe përqafimet e shokëve.
Italianët janë kampionë të botës.
Finalja Itali- Çekosllovaki 2-1, pas 120 minutash loje.
Italia- Konti, Manxelio, Alemandi, Ferrari I, Monti, Bertolini, Guaita, Meaca, Skiavio, Ferrari, Orsi.
Çekosllovakia- Planicka, Zeniçek ,Ctiroku, Kostalek, Kambal, Junek, Svoboda, Sobotka, Ne-jedli, Puc.
Gjyqtar- Eklind,(Suedi)
FRANCE 1938,
ITALIA PËRSËRI KAMPIONE E BOTËS
Finalja e këtij botërori Hungari-Itali zhvillohej në stadiumin”Kolomb” të Parisit. Nga shikuesit në fushë u prit me brohoritje ardhja e presidentit të Republikës franceze, Lebrun. Ndonëse nuk merrte fare vesh nga futbolli, ai kishte dëshirë që të nderonte organizatorët e botërorit dhe veçanërisht presidentin e FIFA-s Zhyl Rime, edhe ai francez.
Presidenti, me t’u ulur pranë Rimesë, dukë hedhur sytw në fushë, pyeti me naivitet :”Cilët janë fracezët në fushë?”.
Merret me mend hutimi i presidentit të FIFA-s, i cili arriti për çudi ta nxirte nga ky telash veten dhe presidentin e Republikës franceze që kishte bërë këtë goxha gafë, duke i dhënë këtë përgjigje të mencur:
”Francezët, shkëlqesi, përfaqësohen në fushë…nga gjyqtarin”. Duke shqiptuar këto fjalë, tregoi në në fushë gjyqtarin Kapdëvil, që pr fatin e tij të mirë të mirë ishte francez.
“Futbollin e kuptoj pak,- shpjegoi pas ndeshjes presidenti francez,- por pashë që italianët zhvilluan një ndeshje të bukur..”
Ndeshja u fitua nga italanët 3-1 që për të dytën herë u bënë kampionë të botës. Ata patën në finale këtë përërje:
Oliveri, Foni, Rava,Serantoni, Andreolo, Lokateli, Biavati, Maeca, Piola, Ferrari, Kolausi.
Hungaria:
Sabo, Polgar, Biro, Salai,Suks ,Lazar, Sas, Vinceze, Saroshi, Zengeler, Titkos,
Gjyqtar-Kapdëvil, (Francë)
Golëshënuesi më i mirë:
Leonidas,(Brazil),8 gola.
Nga galeria e yjeve:
Piola, (Olivieri, (Itali), Sharoshi,(Hungari), Leonidas, (Brazil), Foni, (Itali), Guaia, (Brazil).
BRAZIL, 1950
KAMPION I BOTËS, URUGUAI
Në minutën e 69-të të finales Brazil-Uruguai, të zhvilluar në stadiumin gjigand “Marakana” të Rio De Zhaneiros, Mikuesi goditi traun e portës braziliane dhe pesë minuta më pas Skiafino ftoi Gixhan, i cili, i kërrusur, si një kalë gërmuq i legjendave, pasi çarmatosi mbrojtësin e majtë, Bigode, shënoi golin e dytë.
…Gjigandi “Marakana” hesht, tkurret, akullohet. Futbollistët në fushë janë të çoroditur dhe porta uruguajane u tretet sysh. Ndeshja ka mbaruar dhe hallku në shkallët e stadiumit nuk u beson syve. Për më tepër, ka nga ta që në çaste halucinimi pandehin se futbollistët do të reshtohen përsëri në fushë, për të filluar… pjesën e tretë!..
Por kur Zhyl Rimeja, presidenti i FIFA-s, u dhuron uruguajanëve kupën, gjithçka bëhet e qartë.
Klithma brengosëse, deri në lotëri të paprashme… Për më keq, 56 infarkte në stadium në ato minuta. Rasti më patetik është ai i mbrojtësit brazilian, Danilo, që kërkon të vrasë veten. Por arrijnë ta shpëtojnë. Por jo 50 të tjerë që gjejnë mënyra të tjera që t’i japin përgjithmonë lamtumirën kësaj bote. Dhe jo nga skamja, mjerimi që mbështjell Brazilin…Por nga një humbje në fushën e futbollit. Dashuri verbuese deri në fanatizëm të skajshëm…
Mijëra sy nguliten mërishëm mbi urugujanin Gixha, që është shkaktari i kësaj llahtare. Po të mos ishte policia, vështirë se do te mbetej gjallë, bash si gjyqtari belg Langenus pas finales Uruguai-Argjentinë në botërorin 1930. Por ai për nafakën e tij qe veshur me zhaketë dhe kilota. Kurse Gixha me fanellë e të mbathura sportive. Sidoqoftë arrin gjallë në atdhe. Dhe pritet si hero. Ashtu si uruguajani tjetër, Skiafino, që kujton:
”Shikoja nga fusha mijëra e mijëra që qanin me kuje në shkallët e stadiumit. Ata nga hidhërimi, kurse ne në vetevete nga gëzimi, duke menduar për familjet tona”.
Brazili është në zi. Uruguai, kur nuk e priste- kampion i botës për të dytën dhe të fundit herë deri tani.
Të dyja skuadrat luajtën në këtë finale historike më këta futbollistë:
Uruguai:
Maspoli, M.Gonzales, Tehera ,Gambeta,Varela, Andrade, Gixha, Perez, Miguez, Skiafin,.Moran;
Brazili:
Barbosa, Augusto, Juvena,.Bauer,Danilo, Bigode, Friaka, Zizinjo, Ademir, Zahir, Kiko
Gjyqtar- Reader,(Angli).
ZVICËR, 1954
KAMPIONE SHPALLET GJERMANIA PERENDIMORE QË NË FINALE MUND HUNGARINË 3-2
Pas takimit Pushkashi me shokë u ankuan për gjykim të njëanshëm, aq më tepër për një gol në fund të lojës që u quajt i pavlefshëm për jashtëlojë. Dhe i tillë ishte…Së pari hungarezët shënuan dygola, por gjermanoperëndimorët shënuan pastaj tre radhazi dhe fituan. Ata udhëtuan me tren nga Zvicra, dhe u pritën plot hare në atdheun e tyre në skajet më të largëta të të cilit, kjo fitore quhej e jashtëzakonshme. Dhe lavdia i takonte skuadrës, por dhe kapitenit të saj Fric Valter.
Çfarë fati! Ish-futbollist i Kaizerslauternit para Luftës së Dytë Botërore, më 1942 ishte marrë ushtar, kishte luajtur në skuadrën e repartin e tij, kishte përfunduar rob në një kamp përqendrimi dhe kur forcat sovjetike kishin çliruar atë zonë, tamam kur po dërgohej në një gulag në Siberi, nga ku vështirë të kthehej gjallë, një nga rojat e kampit kishte deklaruar se ai nuk ishte gjerman, por… austriak.
Sovjetikët e kishin besuar. Kështu Fric Valteri ia kishte mbathur për në shtëpi, ishte kthyer sërishmi në fushat e futbollit për t’u bërë në moshën 34-vjeçare kapiteni i skudrës kampione të botës!
Pas botërorit gjermanoperendimorët u akuzuan për përdorim droge. Por nga Gjermania erdhi përgjigje qetësuse. Ishte fjala për një hepatit viral, sëmundje ngjitëse, që kishte prekur disa futbollistë gjatë qëndrimit në Zvicër dhe që vazhdoi më pas, duke i detyruar ata që të kuroheshin me ilaçe.
Finale
RF Gjermane-Hungari, 3-2
RF.Gjermane:-Turek, Posipal, Kolmajer, Ekel, Librih, Mas, Ran, Morlok, Shefer, F.Valter, O.Valter, Shefer;
Hungari;-Grosiç, Buzanski, Lantosh, Bozhik, Lorant, Zakariash, Cibor,Koçish, Higdegkuti,Pushkash,To;.
Gjyqtar, Ling, (Angli);
Golat: Pushkash, Cibor, (Hungari); Morlok, Ran(2), RF Gjermane.
Nga galeria e yjeve:
Pushkash ,Groshic, Hidegkuti ,(Hungari),Fric Valter,Ran,(RF Gjermane),Zhulinjo,(Brazil), Boniperti,(Itali).
SUEDI 1958,
TRIUMFI I I BRAZILIT
Pasi mundi habitërisht me shumë vështirësi Uellsin 1-0, më gol të debutuesit Pele, Brazili zbrazi tërë arsenalin e vet në takimin gjysmëfinal me Francën (5-2), ku Peleja shënoi edhe tre gola të tjerë. Ky djalosh fenomenal, do t’u shtonte këtyre edhe dy gola e fundit në finalen e bujshme, përsëri 5-2, këtë radhë kundër Suedisë, fitore që për herë të parë e shpuri Brazilin në Olimpin e futbollit.
Veçanërisht i mahnitshëm ishte goli me të cilin Brazili thelloi rezultatin 4-1: Peleja ia kaloi topin mbrojësit kundërshtar mbi kokë, iu mënjanua dhe e gjuajti pa rënë ai në tokë. Kur ndeshja po mbyllej 4-2, pasi suedezi Simonsen kishte shënuar në minutëne 80-të, Peleja shënoi edhe golin e pestë. Për suedezët kënaqësi e çastit ishte goli i parë në minutën e katërt, shënuar nga Lidholmi, që zgjati vetëm pesë minuta, sepse Vava shënoi golin e barazimit dhe pastaj golin e dytë në 32’, që u pasua nga një gol tjetër i Zagallos.
Ky botërori, pari që fitonte një skuadër latino-amerikane në Evropë dhe për më tepër Brazili, u shndërrua në festë kombëtare të pashembullt në Rio De Zhaneiro dhe qëtete të tjera braziliane dhe, ta pret mendja, që nuk pati vetëvrasje, si tetë vjet të shkuara, pas tragjedisë me Uruguain, dhe as edhe infarkte, që këtë radhë do të kishin qenë të shkaktuara nga gëzimi.
Brailianët jo vetëm ngadhnjyen, por sollën dhe sistemin e ri 4-2-4, që shëmbi përfundimisht sistemin WM, pra me tre mbrojtës, dy gjysmëbrojtës, dy gjysmëlmues dhe true sulmues, që kishte dominuar në deri atëherë nëfutbollin botëror.
Finalja
Brazil-Suedi 5-2
Brazili-Zhilmar- Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Belini,Orlando, Garrinça, Didi, Vava, Pele, Zagalo.
Suedia- Svenson, Bergmark,Aksbom, Bjornson, Gustavson, Parling, Hamrin, Green, Simonson, Lidholm, Skoglund;
Golshënuesi më i mirë:Zhyst Fonten 13 gola.
Nga galeria e yjeve:
Pele, Garrinça, Didi,(Brazil), Jashin ,(B,Sovjetik), Kopa ,Fonten,(Francë).
Komentet