NË MBRETËRINË E JUSTINIANIT
– Me Mbretin Justinian më lidh lashtësia e atdheut tim!
–
Justiniani
Nuk është si Romeo
As Teodora si Zhuljeta
Diçka kishin të përbashkët
Besnikërinë dhe heroizmin
E dashurive venedikiane
Në tragjeditë shekspiriane
Dikush vdiq dhe dikush ende jeton
Mbretëritë i takonin Justinianit
Në heshtje na e vjedhte lirinë Evropa
Në mes shekujve të ferrit
Dhe e jetës se bukur
Askush nuk e zgjedh ferrin
Ndërsa unë sërish e zgjedhi
Të bukurën e mbretërisë
Me Mbretin Justinian më lidhë
Lashtësia e atdheut tim
Den baba den kur isha këtu
Edhe para vet djallit
Me lidhë gjuha e nënës
Dhe plisi i babait.
05 Janar 2025 Agim Desku
OLIMPI
-Sytë e mi ma thonë se disa poetë kanë emër në poezi emri i tyre nisët me shkronjën E të engjëjve dhe mbarojnë me shkronjën e mbramë Arti!
Për më u ngrit në Olimp
Më duhen shkallët e një shekulli
Aty e di se jetojnë Lasgushi e Serembe
Por dëshiroj të di nga koha e jonë
Kush jeton tjetër aty
Ma thonë sytë se ka edhe disa të tjerë
Por jo edhe të gjithë shkarravitësit e mjerë
Ka mbretër e mbretëresha qê e duan poezinë
Vetëm pesë gishtrinjët e dorës e përbëjnë
Është mendim i zemrës për penat që i lexoj
Që shquhen për modernizimin e vargut të lirë
Thonë se janë të padukshëm në artin e krijimit
Sytë e mi ma thonë se disa poetë kanë emër në poezi
Emri i tyre nisët me shkronjën E të engjëjve
Dhe mbarojnë me shkronjën e mbramë Arti
Porta e Olimpit krah hapur i pret në gjirin e vet.
04 .01.2025 Agim Desku
DARDAN
-16 shekuj para Krishti ishim këtu unë e ti çam!
Dardan jam den baba den
Edhe 16 shekuj para Krishti
Këtu isha unë edhe ti çam
Kur Tanagra fliste shqip
Së bashku me Lekën e Madh
Me Gjergj Kastriotin e me Shën Terezën
Me zemër e shpirt e kemi një gjuhê
Që na nderon dhe flasim shqip
Me të njëjtin flamur festojmë
Ku në mes tê tij valëvitet një shqiponjë
Për Shqipërinë ta kemi zonjë
Zanat i kemi shtrojë e mbulojë
Fuqi ju japin luftëtarëve për mikun
E shtrojnē sofrën me bukë e kryp e zemēr
Për armikun bëhen zjarr Etne
Evropës nuk ia falim ndarjen tonë
Apo pse Gjergji të ndihmoj me shokë
Sot si kurrë më parë je e bashkuar Evropë
Ndoshta një ditë do të lind zoti ynë
Ta bashkoj përgjithmonë Shqipërinë.
02 janar 2025 AGIM DESKU
NUK TË KAM HARRUAR TRËNDAFIL
-Trëndafilit të Çamërisë!
– Mos më thuaj se je larg zemrës sime se do të pëlcas sikur krypa në zjarr!
Besom se nuk të kam harruar trëndafil
Për asnjë çast as për asnjë ditë a vit
Nëse mendon se të kam harruar
Bindu se më parë i harroj sytë e mi
Me të cilët i shoh rrezet e diellit
Sa e bukur është jeta me ty trëndafil
Nëse unë të harroj vetëm në ëndrra
Ëndrrat do t’i mallkoj me sa fuqi kam
Do të shndërrohem në rebel të Venedikut
Emrin tim do ta pagëzoj në Romeo
Për hirë të Zhulietes
Mendo në sytë e mi se çdo çast të shikojnë
Ngado që vijnë cunamët ata i zanojnë
Beso në lulet e para kur çelin në pranverë
Aty jeton ti trëndafil që fal aromë
Beso në fuqinë e flakës se Etnës
Që shkrinë çdo acar të dimrave vrasës
Në asnjë fjalë tjetër mos beso
Vetëm nëse mbetesh peng i fjalës se dhënë
Jeto për me të pasur në mbretërinë e paqes
Më beso se s’kam me të harruar për fjalën tënde
Edhe nëse toka e qielli bashkohen një ditë
Nuk të kam harruar kur je ngrit mbi secilin yll
Nga lart sytë e tu janë bërë drita e diellit
Më shitojnë si thikat që mbysin dashuritë rebele
Mos më thuaj se je larg zemrës sime
Se do të pëlcas sikur krypa në zjarr
As mos më thuaj se je larg nga sytë e mi
Se do të verbohet koha ime e bukur pranë teje
Më thuaj se je në secilin gjeth të kopshtit tim
Në secilin gur e dru të atdheut që ka aromën tënde.
31 dhjetor 2024 Agim Desku
Gëzuar 2025!
UDHA E PAJTIMIT
– Kjo udhë na ka mbajtë gjallë se ishte fytyra e jonë!
Në udhën e pajtimit jam nis me emrin e zotit
Ndoshta s’ka fund udhëtimi im drejt tokës
Ndoshta më pranojnë pulëbardhat e detit
Nëse ngrihem mbi re yjet do t’i zbres në tokë
Më fal i them jetës pse kaq poshtë kemi rënë
Njeriu s’e njeh njeriun si qeni s’e njeh të zotin
A thua koha është fajtore për mëkatet e jetës
Udhës se pajtimit doja t’i shtrohet tepihi i kuq
Rrënjët e njeriut tonë ia kalojnë mbretit Ilir
Toka e jonë bën mrekulli se di të fal mëkate
Tani kur zogjtë vijnë e shkojnë të buzëqeshur
Plagët e atdheut pyesin a ka liri në tokën tonë
Sa herë më pyesin për dhembjet e dashurive
Të luftëtarëve që i lanë eshtrat nëpër beteja
Më ka ikur nga mendja të di për fjalën e dhënë
A e mban njeriu ynë si dikur gjysh e stërgjysh
Kjo udhë na ka mbajtë gjallë se ishte fytyra e jonë
Nëpër këtë udhë e kemi pritë mikun e armikun
Bukë e kryp i kemi shtrue në sofrën shqiptare
Zanat i kanë dhënë gji me pi e armikut plumb në sy.
28 dhjetor 2024 Agim Desku
TRËNDAFIL
– Ti i ngjan një zane që luftëtarët i ngrite në hyje me aromë dashuritë i bashkon në një zemër!
Më fal trëndafil nëse nuk tê ujita çdo ditë
Kur kishe etje për ujë dhe rreze dielli më u rritë
E di se prania ime të ka munguar me vite e vite
Ngase isha i prangosur nga shekujt e ferrit
Një jetë kalova në dyluftim me demonë e hiena
Në mendje dhe zemër të kisha çdo çast të jetës
Tani shpirti yt më ka zgjue nga gjumi dimëror
Nëtëve të dimrit kam bêrtitë deri në kupë të qiellit
E di se heshtja jote më rëndon në shpirt
Ti i ngjan një zane që luftëtarët i ngrite në hyje
Me aromë dashuritë i bashkon në një zemër
Zotnat e dinë se ti i takon tokës sime dardane
Fajtori kurrë s’mbetët jetim ai gjendet tek unë
Pse prangosja ime s’më la të të sjelli ca pika ujë
Shpirti im është i lënduar
se asnjêherë në jetë
Kurrë s’do të pushoj për të shkruar në gjethet e tua
Ju lutem mos më ndani asnjëherë nga trëndafili
Gjethet e të cilit janë vargjet e dhembjes sime
Burrnia ime merr fund nëse vyshken gjethet e tij
Betohem se do të jetoj së bashku me ty trëndafil
Një jetë të tërë të fjalës do ta fali përgjithmonë
S’do të këtë më ëndrra që do të ma mbysin fjalën
Engjëjt i ke pranë çdo çast të shndrruar në flutura
Buzëqeshja ime ta sjell diellin pranë teje trëndafil
VARGU I HYJIT
– Më je bërë urë lidhëse mes meje e rrezeve të diellit!
Nuk ishin mjaft as dymijë vjet që vrapova pas teje atdhe
Dhe duke të kërkue me dritën e pishës se poetit
Besom se nuk lash dru e gur pa e rrotullue për ty
Edhe ëndrrat ia vjedha errësirës se natës të te gjej
Një nga një i zbrita yjet në kopshtin plot trëndafila
Vargun e luta të ma fal të shejtën e fjalës që s`vret
Të buzëqeshi së bashku me fëmijët pranë rrezeve të diellit
Se do t’i vizitoj lulet e para kur çelin në prag të pranverës
T’i shoh cilat kanë aromën ma të mirë të agimit
Ah,jeto shejtëria ime se më je ti vargu i hyjit tim
Më je bërë urë lidhëse mes meje e rrezeve të diellit
Fjalës i kam thënë falja gjysmën e kujtimeve të mia zanave
E meritojnë për gjirin që ju kanë dhënë të shejtëve
Për besë dashurinë ia kanë fal çlirimtareve të atdheut
Atëherë sonte dua të shndërrohem në vargun e hyjit tim
Me perënditë jam bashkue për në lutjet e se dielës
Me vite kisha mall të bërtisja deri në kupë të qiellit
Flakën e diellit e luta t’i shkrijë acarët e janarëve
Dashurinë për engjëllin tim e ruaj për përqafimin e çlirimtares
Besoj në ashtin tim fishtian që këtu frymon edhe para lindjes se Krishtit.
21 dhjetor 2024 Agim Desku
KROI I ZANAVE
Ose takimi me puthjen e shumë pritur
– Beso po deshe në lutjen time që burimin e ka në krua të zanave!
Të lutem hyn në lutjen time
Bëhu urata e këngës more
Krijo çastin e takimit me hyjin tim
Beso po deshe në lutjen time
Që burimin e ka në krua të zanave
Aty ku faculetat lahen me lot
Aty kryqëzohen rebelimet e dashurive
Në lutjet e mia princat ngrihen mbi re
Asnjë stuhi s’ka më fuqi të sjelli cuname
Ëndrrat dua të m’i mallkoj koha
Që më iku mbrëmë pa asnjë paralajmërim për zhdukjen
Vetëm ëndrrën për liri dua ta rikthej në ashtin tim
T’i takoj puthjet që më ishin premtue
Tani nuk mund të rri pa pasaportën e dashurisë
E vetmja udhë që na bashkon me ty Tiranë.
BESNIK NDAJ FLAMURIT DHE LIRISË
-Dedikim luftëtarit
– Tani çdo përvjetor e kemi kudo me flamur në dorë gatitu nderon!
Ky është luftëtari i lirisë
I rikthyer nga Amerika më 1999
Ma thotë mendja
U rikthye Prometheu
Më i dalë zot atdheut
Që në zemër e shpirt e ka
Nënat dhe motrat tona
Të mos jenë të vetmuara
Nga barbarët sërbo-sllav
Tani çdo përvjetor e kemi kudo
Me flamur në dorë gatitu nderon
Betejat e përgjakshmë nuk i harron
Besnik ndaj flamurit dhe lirisë
I rikthyer me zemër e kurrë i zhgënjyer
Nëpër çdo cep të Shqipërisë
Luftëtari i lirisë është aty
Ai s`di për varfërinë se shpirtin e ka
Plotë pasuri dhe shpirt atdheu
Ky Korife që jeton jetën vetëm për atdhe
Askush nuk ia thotë një fjalë të bukur
Sikur jeton në përralla apo legjenda
Por luftëtari Muhamet Kuka nuk është përrallë
Është vet liria ,është flamuri ,është Shqipëria
Ai rri gatitu për të zhdukurit që nënat me lotë i presin
Ai është këtu me të gjallët edhe me luftëtarët
Ai është këtu me dëshmorët e rënë nëpër beteja
Ai është kudo së bashku me flamur në dorë
Ai është heroi ynë i gjallë luftëtari I lirisë.
15 dhjator 2024 Agim Desku
MËKATAR I FJALËS
– S’ dua të jem mëkatar i fjalës së lirë edhe kur ajo është e ndarë në mijëra pjesë të atomit!
Paskëna jetue në ëndrra
se jetoj me luftëtarë të fjalës;
ata ikën kur e panë se lirinë po ua vritni!
Për Zotin, s’ kam kohë
me u fjalos me vrasësit e fjalës!
S’ dua të jem mëkatar i fjalës së lirë
edhe kur ajo është e ndarë në mijëra pjesë të atomit!
As luftëtar i betejave të lëna në gjysmëfjalë;
koha e brezave secilin do ta gjykojë
për të thënat dhe të pathënat e fjalës.
Fjala është në krizë për t’ u zhdukur;
nëse asaj nuk i ndihmojmë
ajo në një të ardhëme të afërt do të vdesë.
Çdo ditë do të vdesin
edhe luftëtarët e fjalës
do të na marrë malli
ta dëgjojmë një fjalë;
ta takojmë edhe ndonjë luftëtar të saj.
Do të mbetemi të vetmuar në botën e fjalës
ashtu siç kemi mbetur edhe sot pa fjalë.
Tani vetëm perënditë
kanë mbetur ta ruajnë fjalën.
Njeriut ka kohë që i ka humbur fjala në oborr;
ai jeton pa fjalë dhe pa
ëndrra të saj
Dikur ka qenë
luftëtar me shpirt i fjalës.
15 dhjetor 2024 AGIM DESKU
VRASËSIT E FJALËS
-Paskna jetue në ëndrra se jetoj me luftëtarë të fjalës.,ata ikën kur e panë se lirinë po ia vritni!
Për zotin s`kam kohë me u fjalos me vrasësit e fjalës
S`dua të jem mëkatar i fjalës së lirë
Edhe kur ajo është e ndarë në mijëra pjesë të atomit
As luftëtar i betejave të lëna në gjysmë fjalë
Koha e brezave secilin do ta gjykoj
Për të thënat dhe të pathënat e fjalës
Fjala është në krizë për tu zhdukur
Nëse asaj nuk i ndihmojmë
Ajo në një të ardhme të afërt do të vdes
Për çdo ditë do të vdesin edhe luftëtarët e fjalës
Do të na merr malli ta dëgjojmë një fjalë
T’i takojmë edhe ndonjë luftëtarë të saj
Do të mbetëmi të vetmuar në botën e fjalës
Ashtu siç kemi mbetur edhe sot pa fjalë
Tani vetëm perënditë kanë mbetuar ta ruajnë fjalën
Njeriut ka kohë që i ka humbur fjala në oborr
Ai jeton pa fjalë dhe pa ëndrra të saj
Se dikur ka qenë luftërarë me shpirt i fjalës. 15 Dhjetor 2024 Agim Desku
LUTJE PËR ZOTIN
-Mençuria e popullit Ia kalon edhe legjendës së Rozafës!
Nuk e ka thëë populli im kot
‘’Mos e vet se të tregon vetë’’
Nuk e kam mendue këtë kohë të çoroditur
Se pranë dritës se diellit çdo ditë e ma pak
Shoh fytyra të njeriut dikur luftëtar të lirisë
Atyre dita ditës po ju pakësohen rrezet e diellit
Kohë vjeshte dhe stuhitë janë të pritëshme
Por s’kam mendue se njeri e ka zemrën cunam
Dhe rreth vetes fundos çdo gjë që i del përpara
Duhet rikujtuar herë pas here Danten
Ferrin e tij kryeneq që fal hyjit tim mbijetuam
Pse në të njëjtën kohë bëmë lutje për Zotin
Por ishim edhe kalorës të dashurive të Venedikut
Sa më dhemb shpirti për fytyrat e shëmtuara
Që bëhen roje e oborrtarëve të zotit të tyre demon
Në këtë vjeshtë u pa fytyra e tyre e paftyrë
Asgjë nuk i lanë shekujve në ikje nga trojet e mia
Për një çast u përballa me hiena e dhelpërat e lagjes sime
Kam frikë nga syri i keq nëse sërish rikthehet në epidemi
Bota mund të mbetët pa burrëni dhe pa rrezet e diellit
Në kë do të mbetët fjala kujtim për brezat që do vijnë.13 Dhjetor 2024 AGIM DESKU
POEZIA E ÇASTIT
-Sa mirë që njeriu e njeh njeriun në ditët plot dhembje!
–
Poezi më më në fund më erdhe
Edhe pas dhembjes për ikjen e poetit
Për një çast muza e fjalës nuk më harroj
Erdhi në momentin e duhur pa i harrue plagët
Që ma harruen vargun
Kur jeta na i sjell padrejtësisht dhembjet
Sikur ne të ishim fajtor i jetës se bukur
Apo të vetmit që mbrojmë botën nga të ligat e saj
Besnikërisht i qëndruam fjalës së dhënë
Se nuk do dorëzohemi para asnjë hiene nate
Atyre që dy gurë bashkë nuk i lënë për asnjë çast
Jeta e ka mëkat të jetojë në botën e përbashkët me hienat
Çelu tokë dhe prangosi në thellësi Titaniku të marrët
Ata që s`kanë asnjë gisht fytyrë të fytyrës se njeriut
Zotit i them fali o zot se nuk dinë së çfarë bëjnë
Harruen prangosjen e popullit tim pesë shekuj
të robërisë
Dy fjalë i kam me ju thënë se bota nuk përmbyset pa ju
Ajo ngritët mbi lartësitë e fjalës se bukur të poetit
Jeton siç jeton vargu i tij në dritën e qiriut të Naimit
Sa mirë që në ditët plot dhembje njeriu e njeh njeriun
Kanë thënë së miku i mirë dihet në ditë të veshtira
Ora e zgjimit tani ka rënë
dhe minutat janë shekull i pritjes
Dhembja për poetin na shndërron
në Korife të fjalës se bukur
Besnikërinë e saj e mbjellim në vargjet që s`vdesin kurrë.
10 Dhjetor 2024 Agim Desku
ZEMËR KRISURI IM
– E marr me mend zemrimin tënd zemër krisuri im por unë jam biri yt dhe gjaku i pastër dardan!
Atdhe që dymijë vjet së bashku jemi këtu
Para nesh mund të kenë kalue veç demonët
Edhe ndonjë bishë e egër e dimrave të acartë
Për rreth nesh nata i ka sjellur gogolë e hanibalë
Kanë mendue të ma frikësojnë atdheun tim
Nuk e kanë mendue mirë me hangjiin në legjenda
Se këtu para djallit ka jetue fryma e atdheut të lirë
Roje kanë bërë kreshnikët që kanë pi gji zanash
Besa fuqia e tyre është rujtur nëpër breza deri sot
E kam qujtur atdheun zemër krisur me një qëllim
Demonët nga një thikê e mbajnë për atdheun tim
Eh,zemër krisuri im çfarë të bëjmë me hienat
Kur natën të shajnë e ditën bëhen engjëj të qiellit
S’e meritojnë luftëtarët që ranë me sy çelur
Për lirinë që do ta kishim ndarë në miliona pjesë
Me e rujtë dashurinë si sytë e ballit për të gjallët
E marr me mend zemrimin tënd zemër krisuri im
Por unë jam biri yt dhe gjaku i pastër dardan
Me ty pa frikë jetoj se s’hapet më porta e ferrit
Vetëm flaka e diellit di të na fal dashuri hyjnore. 6 Dhjetor 2024 AGIM DESKU
BURRËRISHT
-Mikut tim ,poetit Sejdi Berishës!
Burrëri më është jeta ime
që njoha një burr burri
Burrërisht i qëndruam pranë atdheut
As ferri s’kishte fuqi
Më na ndalue fjalën
Se për fjalën e bukur
Jetuam
As cunamet s’kishin forcë
Të na prangosin të vërtetën
Që na ruajnë brezat në amshim
Të shejtën e more me vete
Si kujtim të shtrejtë
Mua çfarë më mbeti
Veç burrëria që e jetuam
së bashku burrërisht
Le të plasin
hijenat
për burrërinë tonë
Djallëzisht.
04 Djetor 2024 AGIM DESKU
Foto-Të Blini i poetit Sejdi Berisha -Hotel Duk
S’KA KOHË TË VDES POETI
-Poetit dhe mikut tim Sejdi Berishës!
S’ke kohë të ikësh poet
Pa vargun për lotin e çameve të mia
Ishim në pritje të poetit Neki Lulaj
të vinte nga Gjermania
Në Gjakovë si çdo herë na priste kafeja
e poetit Tahir Bezhanit
Dhe fluturonim për pak minuta në Bajram Curr
të poetët Lulzim Logu e nipçe Gjon Neçaj
E merrnim me mend se në Filat
do e gjejmë poetin Prend Buzhalën
e Mehmetali Rexhepin e Gjilanit
Poet s’ke kohë të ikësh pa i shërue dhembjet çame
Nëse ikën atëhere ato bëhen plagë e pa shërueme
Kur tani veç vargu i poetit ka mbet
më i bashkue në një Shqipëri të përbashkët
E deshti këtë Evropa apo nuk e deshti
Për penën e poetit një ditë do t’i vie keq botës
Pse nuk e kurorëzon me kurorën mbretërore të paqes
Por për fat tê fjalës se bukur
Lexuesit janë miqt ma të mirë të poetit
Ata edhe sot tërë ditën janë muza e vargut
Me të cilët do të udhëtojme deri në Filat
Për ta ngrit një gotë verë Çamërie
Dhe për me jetue një ditë
me lotin dhe buzëqeshjen së bashku çamërisht.
02 Dhjetor 2024 Agim Desku
SHQIPTAR
– Në shqiptar jam rrëfye në asnjë tjetër fe nuk kam bërë be!
Shqiptar
ishte fjala e parê e nënës
Kur më sjelli në jetë
Pastaj me pagëzoj me emrin
Agim
Më uroj t’i ngjaj Gjergjit
Të burrërohem me shpatën e tij
Më tregoj siç e kishin besën dikur
Gjyshërit e stërgjyshërit e mi
Për Shqipërinë kur më foli
Fytyra ju mbush lot
Më tha s’kishim tjetër Zot
As nuk kishim kë ta duam ma shumë
Në shqiptar jam rrëfye
Në asnjë tjetër fe
Nuk kam bërë be.
30 Nëntor 2024 Agim Desku
VARGJET S’KANË FUND KURRË
– Sot është fjala ma e bukur e emrit dhe jetës sime!
Më thanë se çdo gjë u tha për të vërtetën
Më duket se edhe gjithçka u tha për jetën
S’kanë fund vargjet për jetën as për të vërtetën
Ato që e kanë burimin në dhembjet e shpirtit
Çdo çast dalin sikur lulet e para në pranverë
Nëse nuk dalin në dritë do t’i zë pluhuri i harresës
Atëherë dhembjet bëhen plagë e pashërueme
Sonte e luta muzën të m”i fal vargjet që shërojnë
Nuk të lenë të ikësh në një botë tjetër dhembjesh
Ta ringjallë jetën dhe ta thotë të vërtetën
Fjala e bukur të bëhet hymn i dritës se diellit
Vazhdon më e kërkue të bukurën e poetit
Në legjenda ku thonë miza bren hekur
Besoni sa larg është e vërteta e fjalës se bukur
Edhe ma larg jeton e bukura e dheut
Kur vetëm vargjet e bukura ta sjellin pranë
Tani jeto në lumturinë e vërtetë të jetës se poetit
Më s’ka dhembje poeti as nuk ka fjala e bukur
Vargjet e muzës na i shëruen plagët e jetës
Kështu vargjet e gjetën të vërtetën dikur të hidhur
Sot është fjala ma e bukur e emrit dhe jetës sime.
NË KËTË DITË FESTE
– Sa kisha dashur sot të pi verë në Çamëri aty ku shpirti im më rri!
Në këtë ditë të flamurit
Protestoj
Pse s’mund të festoj
Në secilin cep të atdheut
Sa kisha dashur sot
Të pi verë në Çamëri
Aty ku shpirti im më rri
Aty ku janë varrët
E gjyshërve të mi
Këtu zogjtë
Në vend të këngës
Kanë lot të zemrës
Në të njëjtën kohë
Dua të ngriti gotën
Në Preshevë
Tek Molla e Kuqe
Aty kur Dritëro Agolli
Dëshironte një nuse
Dhe të ikim me gotën lart
Gëzuar në Filat
Të jemi pêrherë në Plavë e Gusi
Me gotën të mbushur raki
Me u deh si rebel
Pse s’mundem të pi në Çamëri.
28 Nëntor 2024 Agim Desku
NDRENIKA(Drenica)
-Diellin e kemi për pesë shekuj ma afër në Ndrenikë!
Sa mirë me qenë nipçe i Ndrenikës
Më mësue artin e trimërisë jashariane
Më iu betue burrërisë pranë zjarreve prekaziane
Më iu la borxhin brezave të pafat
Të cilët mbyllën sytë me mallin e djegur në gji
Ta shihnin lirinë se si dukej kjo mbretëri
Një herë vjen vera kah dera thotë popullin im
Tani në secilën stinë lulëzon veç pranvera
Diellin e kemi për pesë shekuj ma afër
në Drenikë
Ma s’kemi frikë nga acarët e dimrave vrasës
Mjafton t’i bashkojmë mendjet siç thonë zemrat
Në liri ku dashurinë duhet ujitur me lotin e shpirtit
Mos më e pa të vetmuar nën fundin e Titanikut
Atëherë më e zgjedh rrugën ma të mirë me jetue
Sikur dje në vargjet e Pashko Vasës
Lerëni kisha dhe xhamia o populli im
Se feja e shqiptarit është shqiptaria
Ky është hymni im që duhet përbetue
Një ditë rreth flamurit të bashkuar me një qëllim
Ta shikojmë Shqipërinë sa na është zvogëlue
Me Evropën edhe Ne kemi fajin e merituar
Vallë i kemi harrue hartat ku shtrihej Shqipëria
Thonë se dikur ishte mbretëri deri në qiell
Sa tërë Evropa ishte Dardania e bashkuar
Kishte një gjuhë ,një famur dhe një kulturë.24 Nëntor 2024 AGIM DESKU
E VËRTETA S`DO TITULL
– Mëkatar i parë isha unë i shndërruar në Romeun tani unë piva deri sa bota u deh për Zhulietën!
Të dy erdhëm në një pikë të vetme drite
Këtë takim që me vite e kemi pritë
Edhe dielli këtë ditë lëshoj rreze më shumë
Më duhej t’i ngrohim zemrat e acarta
Bilbilat nuk e pritën pranverën e hershme
Ia nisën këngës për dashurinë e dy zemrave
Na duhej kënga t’i ngrinim gotat e dollisë
T`I falim buzëqeshjet për luftëtarët nëpër beteja
Më në fund edhe pranvera erdhi me vello të re
Na i solli trëndafilat më të shtrenjtë të Çamërisë
Na duhej të jetojmë me këtë aromë të lirisë
Dhe nata erdhi me errësirën e saj mëkatare
Mëkatar i parë isha unë i shndërruar në Romeun
Tani unë piva deri sa bota u deh për Zhulietën
Ç’armë e fshehtë dhe mbytëse qenka dashuria
Të prangos ma zi se ferri i Dantes
Në këtë pikë të dritës unë mbeta vet errësira
Për një çast më humbi rruga Via Egnatia
Tani kot e kërkoj pasaportën e zemrës së vetmuar
Janë demonët që rrinë roje të korbave të natës
Ditën të lavdërojnë e purgatorin ta mendojnë ty
Askush nuk ta merr dhimbjen nëse të bëhet plagë shpirti.19 Tetor 2024 Agim Desku
QYTETI I VDEKUR
– Jemi këtu edhe para djallit kur me Zotin kemi fol shqip!
Qytetin e vdekur
E kanë vërshue krimbat
Edhe macët këtu ngordhin
Vetëm njeriu fantazmë jeton
Sa për të vdekur dhe ikën
Nga faqja e dheut si hi morgu
Këtu me ra fati i mallkimit
Të luaj lojën e shahut
Me ushtarët e Apokalipsit
E gjithë bota bëhet sy e vesh
Askush nuk e do krenarinë e shqipeve
Më u zgjue nga loja e shahut
Asgjë tjetër veç mbret i fushës
Më mësue më e dashtë veten
Nëse do edhe të tjerët të na duan
Jemi këtu edhe para djallit
Kur me Zotin kemi fol shqip.
16 Tetor 2024 Agim Desku
TREPÇA
– Kêtu buzêqeshja matet me grimca atomi pa e harrue flakën e etnes që rri ndez!
Dikur ishe ma e rëndë se fjala
Çka as mendja nuk ta kapte fuqinë
Këtu bota kishte sy e vesh
Nuk di nëse kanë ndryeshue kohët sot
E njëjta këngë kēndohet
Vetëm simfonitë ndërrohen
Dirigjentët janë pa shkopin magjik
Dikur ishe darka e djallit
E kafshatë e hidhur mjerimi
Kêtu buzêqeshja matet me grimca atomi
Pa e harrue flakën e etnes që rri ndez
Çdo çast dritat e minatorëve rrinë roje
Edhe vargu im këtu rri zgjuar
Së bashku krijuam poezinë
Ura pa mua
Kur nga Vlora ngritëm dollinë
Gëzuar për Çamërinë.17 Tetor 2024 Agim Desku
Shto peshën e fjalëve për shiun dhe jo volumin e fjalëve për shiun, shiu bën të lulëzojnë lulet dhe jo bubullima . Une shiu jam ringjalljalevizja e jetes dhe jo metafizika e poezisë sate.
Po unë bëj poezi, nuk marr porosi për të bërë byrekë apo petulla! Po aty fjala ka peshë, po ti nuk je dot peshore që ta masësh, se çdo njeri e kupton poezinë në mënyrën e vet. Unë jam e lumtur se poezinë time e pëlqejnë dhe ajo arrin të komunikojë me lexuesin dhe me lexuesin e kultivuar qoftë metafizikë, fizikë apo artitmetikë, se Zhak Prevert bënte poezi edhe duke bërë matematikë. Gjithësesi të falenderoj se m’i lexon të gjitha poezitë. Ju përshëndes Elida Buçpapaj
Unë vërtetë nuk janë peshore se te vlerësosh ndjenjën nuk ka peshe , unë jam vete emocioni .por kur nuk ka vlere ndijosore fjala por retorikë fjalësh lënda që mbetet do peshuar .
Mbremja percillet aq mbreselenese nga keto vargje vertet te bukura me muziken e shiut dhe ndjenjave qe zgjon gjithmone ritmi marremendes e tij dhe persiatjeve shpirterore qe percjell poetja Skenderi!
I nderuar Lulzim, ju flm shumë, nderimet e të falat e Skënderit e të mijat.
Ju përshëndes
Elida