Një superoperacion i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me agjencitë partnere kane goditur grupet kriminale te trafikut te droges, kryesisht me destinacion Turqine.
Ne nje deklarate per mediat policia beri me dije emrat e te arrestuarve ne bashkepunim me policite vendore dhe agjencite e huaja.
Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave.
Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër, finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Preçizioni’.
Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:
1. Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
2. Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
3. Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
4. Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
5. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
6. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
7. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
8. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
9. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
10. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
11. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
12. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
13. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
14. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
15. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
16. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
17. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
18. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.
Komentet