Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, për të pasionuarit e muzikës që quhen thjesht Abba, kanë vendosur të kthehen të këndojnë së bashku. Ata bënë paraqitjen e tyre publike 35 vjet më parë dhe tani do të paraqiten me dy këngë të reja. ’Na është dukur sikur koha kishte ndaluar, sikur kemi qenë për disa pushime të shkurtra’, kanë komentuar në një komunikatë shtypi në faqen e tyre zyrtare në Instagram.
Më shumë se 300 milionë disqe të shitura në të gjithë botën, në vend të parë të klasifikimeve botërore ne vitet 1974 dhe 1980. Tani Agnetha, Bjorn, Anni-Frid e Benny kanë vendosur të rijetojnë atmosferën si grupi më me influencë i të gjitha kohërave. Grupi do të nisë nga performanca e fundit publike, që ka ndodhur në programin anglez “The Late, Late Breakfast Show” në 11 dhjetor 1982.
Emri zyrtar i grupit Abba ishte shfaqur për herë të parë në 1974, me “Waterloo”, me të cilin grupi fitoi në Brighton çmimin e madh të Eurovizion, dhe duke marrë të gjithë vëmendjen botërore. Në 1975 vjen albumi me titullin e grupit ‘Abba’, nga ku vjen edhe kënga ‘Mamma mia së bashku me këngë të tjera dhe suksese të mëdha të grupit suedez.
Vjeshtën e kaluar Benny Andersoon kishte njoftuar për 2019 dhe 2020 turneun e bandës në formën e hologramit. Tani ata njoftojnë bashkimin. Vendimi për të vazhduar me projektin ‘ABBA avatar tour’ ka pasur një vendim i papritur. Të katër pjesëtarët e bandës kanë thënë që bashkimi pas 35 vjetësh do të jetë zbavitës. Një eksperiencë ekstremisht e gëzueshme. Tani ata kanë bërë edhe dy këngë dhe një esse, ‘I Still Have Faith In You’, e cila do të ndiqet nga një ‘speciale’ televizive e prodhuar nga Nbc dhe Bbc që do të transmetohet në dhjetor’.
Komentet