Gjatë një bisede me Tamerlanin, Nastradini filloi ta lavdërojë gomarin e vet.
-Është aq i zgjuar sa që unë mund ta mësoj edhe të lexojë!
-Atëherë shko e mësoje të lexojë, unë të jap tre muaj afat, – e urdhëroi Tamerlani.
Nastradini shkoi në shtëpi dhe filloi ta mësojë Tamerlanin. Ai ia vendoste ushqimin midis fletëve dhe e mësonte si ta shfletonte librin me gjuhë. Tri ditë para se të mbaronte afati tremujor ai nuk e ushqeu gomarin me asgjë.
Kur shkoi me gomarin tek Tamerlani, Nastradini kërkoi një libër të madh dhe ia vuri përpara gomarit të tij. Gomari i uritur filloi t’i shfletojë me gjuhë fletët e librit dhe, kur nuk gjeti atje asgjë për të ngrënë, filloi të pëllasë.
Tamerlani e pa me habi gomarin dhe tha:
-Kjo është një mënyrë e çuditshme leximi!
-Por kjo është mënyra si mund të lexojë një gomar, – iu përgjigj Nastradini.
Komentet