VOAL

VOAL

“Kishim vetëm 2 jorganë dhe 2 pjata…” Sinan Hoxha rrëfen mes lotësh fëmijërinë e tij (fotogaleri)

April 22, 2018

Komentet

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit! Si u përfshi nga flakët katedralja 860-vjeçare në Paris, 5 vite më parë

Pas një zjarri shkatërrues në prill 2019, Katedralja Notre-Dame në Paris ka vendosur të rihapë dyert e saj për publikun më 7 dhjetor, duke shënuar një rast të rëndësishëm për Francën dhe botën.

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi kryeveprën sor, për të parë brendësinë e sapo restauruar.

gettyimages-2186757698

Notre-Dame de Paris, një mrekulli arkitekturore gotike, ka qëndruar si një simbol i besimit dhe i artit që kur filloi ndërtimi i saj në 1163.

Zjarri i 15 prillit 2019 përpiu çatinë dhe majën e Notre-Dame, ndërsa shkaku mbetet i paqartë.

2024-11-29T050100Z_534261539_RC2SEBAJLWJJ_RTRMADP_5_FRANCE-NOTREDAME-1024x683

Mundësitë përfshijnë një defekt elektrik ose një cigare të ndezur.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin kambanoret dhe fasadën, por dëmi i madh kërkonte një përpjekje masive globale për mbledhjen e fondeve.

Mbi 840 milionë euro janë dhuruar, duke tejkaluar nevojat për restaurim.

Gjatë pesë viteve të fundit, mijëra zejtarë të aftë kanë rindërtuar me përpikëri çatinë dhe majën e katedrales, kanë restauruar gurët dhe pikturat e saj të nxira dhe kanë rinovuar mobiljet.

gettyimages-1137665167-20241127215042517

Ceremonitë e rihapjes

Rihapja do të fillojë të shtunën e ardhshme me një fjalim të presidentit Macron, e ndjekur nga një ceremoni në dyert e katedrales nga Kryepeshkopi Laurent Ulrich.

Brenda do të këndohen psalme të lashta dhe organi historik i katedrales do të rezonojë edhe një herë pasi të bekohet.

Mesha do të fillojë më 8 dhjetor, duke filluar një seri tetë-ditore shërbimesh falënderimi kushtuar donatorëve, zjarrfikësve dhe artizanëve që kontribuan në restaurimin.

Qasja e publikut fillimisht do të jetë e kufizuar, me vizitorët që u kërkohet të rezervojnë biletat në internet ose të qëndrojnë në radhë në vend.

Nga dhjetori, vizitorët do të mund të rezervojnë online falas biletat e së njëjtës ditë ose të ditës së ardhshme, ndërsa turnetë në grup do të fillojnë pas Vitit të Ri. GSH

gettyimages-1137422990gettyimages-1137428364gettyimages-1137665167-20241127215042517gettyimages-1137478783gettyimages-1137551534ap19107654622626

112 vite shtet- Ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej (FOTOT)

Mbahet në Tiranë ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej.

Kjo ceremoni është organizuar në disa qytete të Shqipërisë si Vlorë e Shkodër.

Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë morën pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet.

“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.

 

 

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre. bw

FOTOT- “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë, mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet parakalojnë në bulevard

Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë po marrin pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, midis Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës dhe po përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbyllur në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës. Nën ritmin e muzikës shqiptare pjesëmarrësit krijuan një atmosferë festive.

Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre.

Në të dy anët e bulevardit janë edhe qytetarë të shumtë për të ndjekur nga afër paradën. Parada u organizua nga bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

FOTOT- Momentet pikante, çfarë nuk u pa nga protesta 3-orëshe e opozitës

Opozita zhvilloi pasditen e së martës një protestë, e shpërndarë të 5 pikat kyçe të kryeqytetit, ndërsa nuk munguan përplasjet, tensionet, por edhe përdorimi i forcës nga ana e Policisë për të larguar protestuesit nga akset rrugore të bllokuara.

Tensionet dhe përplasjet më të forta ndodhën para Bashkisë së Tiranës dhe te sheshi wilson, dy nga 5 pikat ku mbështetësit e opozitës u grumbulluan për të bllokuar akset rrugore.

Policia hodhi ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, fillimisht te Bashkia e Tiranës, dhe më pas te sheshi Wilson. Te ky i fundit u përdor edhe sasia më e madhe e ujit ndaj protestuesve, por njëherazi edhe qëndresa më e fortë e disa prej deputetëve dhe drejtuesve të partive opozitare, që për disa minuta arritën të bllokonin automjetin që hidhte ujin me presion.

Fotot e siguruara nga LSA tregojnë momentet më pikante nga protesta. Në pamjet e mëposhtme shihen disa nga tentativat e deputetëve, por edhe qytetarëve, për të bllokuar policinë në ndërhyrjet e saj për të zhbllokuar rrugën.

Gjatë protestës pati disa denoncime lidhur me goditjet ndaj deputetëve, ku në të paktën dy raste, Petrit Vasili dhe Bledion Nallbati, pohuan se ishin goditur apo dëmtuar nga policia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

 

FOTOT- Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapive, Princesha fotografohet krah familjes mbretërore

Princesha Kate Middleton, bëri daljen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte përfunduar kimioterapinë.

 

Kate u pa duke marrë pjesë së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe bashkëshortin e saj Princin William në një kishë në Balmoral, Skoci.

Middleton, e veshur me një kapelë ngjyrë kaki dhe një palë vathë ari, u fotografua në sediljen e pasagjerit të makinës, e cila drejtohej nga bashkëshorti i saj.

kate e

Vetëm javën e kaluar u bë e ditur se ajo u rikthye në punë pas përfundimit të disa muajve të trajtimit për kancerin nga i cili ajo vuan.

Sipas Daily Mail, Middleton drejtoi një takim si pjesë e iniciativës së saj të fëmijërisë së hershme. Para kësaj, takimi i fundit zyrtar ku ajo kishte marrë pjesë ishte më 6 dhjetor 2023.

Kate Middleton (1)

Pjesën tjetër të kohës ajo punoi nga shtëpia dhe shmangi plotësisht daljet publike, ndërsa shtrimi dhe trajtimi i saj në spital vazhduan.

Në verë ajo bëri dy paraqitje publike, në paradën vjetore të Mbretit Trooping the Color dhe në finalet e Wimbledon. Në videon në të cilën njoftoi përfundimin e trajtimit, ajo tha se ka planifikuar pak dalje publike deri në fund të vitit, megjithëse do të fokusohet të bëj gjithçka për të qëndruar e pastër nga kanceri.

Kate Middleton (3) Kate Middleton (2)  kate middelton kate william

Panorama

FOTOGALERI- Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat

Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon strehimin e subvencionuar nga shteti për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Image
1. Fëmijët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit që të rrinë ngrohtë ndërsa përpiqen të flenë në trotuar me gjërat e tyre në qytetin hungarez, Kocs, rreth 70 kilometra në perëndim të Budapestit, më 22 gusht.

Image
2. Refugjatët, nën mbikëqyrjen e rojeve civile, ngritën një kamp pranë një stacioni autobusi pasi u dëbuan nga vendet ku ishin strehuar përkohësisht.

Image

3. Dyshekët e dhuruar u shpërndahen familjarëve me fëmijë të vegjël derisa përgatiten për ta kaluar natën në stacionin e autobusëve.

Image
4. Gjatë gjithë natës, policia monitoroi zonën për t’u siguruar që fëmijët të mos dilnin në rrugë.

Image
5. Olga Berki, e fotografuar me mbesën e saj, iku nga Badalo, Transkarpatia, duke lënë pas burrin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes, në mesin e tyre edhe një dajë, i cili vdiq duke luftuar ndaj forcave ruse.

Image
6. Olga (djathtas) dhe vajza e saj Kata (majtas, duke mbajtur vajzën e saj) tani jetojnë në këtë vend.

Image
7. Shumë prej të zhvendosurve ose po paguajnë për strehimin e tyre, ose po qëndrojnë me familjen, miqtë ose vullnetarët, në përpjekje për të gjetur stabilitet në mes të luftës së vazhdueshme.

Image
8. Organizatat qytetare paralajmërojnë se legjislacioni i ri mund të lërë mijëra refugjatë të pastrehë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mjete për të paguar për strehim, ose nuk janë të gatshëm të kthehen në shtëpi derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.

Image
9. Përfaqësuesi i Qeverisë, Norbert Pal, e mbrojti ndryshimin si “të arsyeshëm dhe proporcional” pas dy vjetësh e gjysmë lufte. Ai i tha gazetës proqeveritare, Magyar Nemzet, se “ata që donin të ngriheshin përsëri në këmbë në Hungari, kanë mundur ta bëjnë këtë”.

Image
10. Kur trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt 2022, Këshilli i Bashkimit Evropian aktivizoi Direktivën e tij të Mbrojtjes së Përkohshme të vitit 2001, duke u dhënë refugjatëve ukrainas leje qëndrimi, qasje në shërbime publike dhe në tregun e punës në vendet pritëse.

Image
11. Aktualisht janë rreth 4.19 milionë ukrainas të zhvendosur në të gjithë Bashkimin Evropian – me mbi 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 400.000 në Republikën Çeke – që janë më pak se numri i zhvendosurve në Hungari./REL

FOTOT- Sky News: Hyni brenda ‘Guantanamos’ së Italisë në Shqipëri

Rrjeti televiziv britanik Sky News u bë media e parë ndërkombëtare që hyri brenda ambienteve të qendrave të pritjes së refugjatëve në Shqipëri.

Sky News sjell pamjet e para brenda asaj që e quan ‘Guantanamoja’ e Italisë në Shqipëri.

Këto qendra të vendosura në Lezhë do të presin të paktën 36 mijë refugjatë çdo vit.

Qendra e parë e pritjes është në Shëngjin. Bëhet fjalë për një hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë. Më shumë se 40 kamera monitorojnë zonën e mbrojtur nga një gardh metalik me lartësi pesë metra.

Në Shqipëri do të sillen vetëm ata meshkuj që janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtarë.

Në Shëngjin do të jenë të punësuar të paktën 70 persona, mes tyre oficerë policie italianë dhe kontraktorë privatë që do menaxhojnë qendrat.

Emigrantët që do mbërrijnë këtu do i nënshtrohen një kontrolli mjekësor, do u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe do kenë akses për këshillim të pavarur ligjor.

Kurse në Gjadër punimet vazhdojnë akoma. Por zyrtarët italianë thonë se kampi do jetë gati për pak javë.

Hapja e kampit është shtyrë disa herë.

Këtu emigrantët do të vendosen në dhoma 15 metra katrorë. Katër emigrantë do flenë në çdo dhomë të tillë.

Gjadri është i ndarë në tre zona. Në zonën e parë do vendosen ata që janë në proces të përpunimit të kërkesës për azil. Mendohet se kjo procedurë do zgjasë 28 ditë.

Në zonën e dytë do vendosen ata persona, të cilëve iu është refuzuar azili dhe janë në proces deportimi.

Kurse në zonën e tretë do vendosen personat që janë kapur duke kryer krime në qendër.

Personat që do fitojnë azilin, do dërgohen në Itali me traget.

Një zëdhënës i BE tha për Sky News se ata po monitorojnë me kujdes këtë skemë.

Kurse politikani italian, Riccardo Magi tha se ky projekt është ‘Guantanamo italiane’ për shkak se nuk respekton të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. sn

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

FOTOT- Protesta kombëtare e 11 korrikut, mijëra të rinj iu bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare

Mijëra qytetarë u mblodhën dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”për të protestuar ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Image

Protesta u thirr nga opozita e vendit, e cila tashmë është e bashkuar dhe po artikulon kërkesa të qarta politike siç janë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike për t’u mundësuar shqiptarëve të votojnë të lirë.

Image

Lirimi i liderit të opozitës, i cili mbahet padrejtësisht dhe me urdhër nga prokuroria e gjykatat politike në arrest shtëpie, pa patur asnjë provë e fakt ndaj tij, edhe pse ka mbi tre vite që hetohet ishte një ndër kërkesat e protestës së djeshme.

Sali Berisha është i vetmi lider opozite në Europë i burgosur politik.

Image

Refuzimi i projektit të shpopullimit ishte një tjetër kërkesë e opozitës dhe qytetarëve.

Ajo që ra në sy nga protesta e djeshme (11-korrik 2024) ishte prania e shumë të rinjve dhe profesionistëve të lirë, krahas pensionistëve e punëtorëve të thejshtë.

Image

Kjo tregon se opozita po ngjall shpresë dhe rezistenca e saj e qëndresa liderit Berisha po jep sinjale pozitive në gjithë shoqërinë.

Image

Më poshtë Syri.net po sjell disa nga fotot më pikante të protestës së djeshme para kryeministrisë dhe bashkisë së Tiranës.

Intervista- Escobar: Dorëheqja e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës do të ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë

VOA/Garentina Kraja, Milan Nesic

Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar thotë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.

“Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, thotë ai.

Zëri i Amerikës: Fillimisht, kishte pak shpresë që Kosova dhe Serbia t’i afroheshin arritjes të një lloj mirëkuptimi. Jemi tashmë sidoqoftë në pritje të takimit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç, në rrethana edhe më të vështirësuara. Kosova po përballet me masat e Perëndimit për shkak se fajësohet për situatën në veri dhe Serbia vazhdon ta pengojë Prishtinën. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

Gabriel Escobar: Marrëveshja për të cilën u pajtuan palët, ishte e një spektri të gjerë dhe shumë historike. Është me të vërtetë marrëveshje normalizimi me kushte evropiane, por është edhe një udhërrëfyes për mënyrën se si të dy vendet mund të harmonizojnë integrimin e tyre në strukturat evropiane. Marrëveshja ofron potencial të madh për përparimin e të dyja vendeve dhe për objektivat e tyre strategjike për integrimin evropian. Që kur është nënshkruar marrëveshja, kemi parë një sërë përshkallëzimesh dhe aktivitetesh të padobishme dhe veprime që kanë frenuar përparimin. Tani na duhet të tejkalojmë të gjitha sfidat që janë krijuar që nga muaji mars. Dhe kam besim se mundemi. Shpresojmë që nëpërmjet trajtimit të detyrimeve dhe kërkesave që nuk janë zbatuar ende nga Marrëveshja e Ohrit, do të mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet, që nga zgjedhjet dhe deri tek targat e makinave dhe letërnjoftimet, dhe çështje të tjera që u shndërruan në burim përshkallëzimi. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhim një mori gjërash.

Zëri i Amerikës: Po flisni për procesin e shtensionimit, një fjalë që është përdorur shumë muajve të fundit. A mund të na shpjegoni më shumë se çfarë duhet të zbatojnë palët për ta arritur këtë?

Gabriel Escobar: Më lejoni t’ju them se për çfarë përshkallëzimi bëhet fjalë. Nga njëra anë, i bëmë kërkesa qeverisë së Kosovës. Kuptuam nevojën për zgjedhje të veçanta pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave. I kuptuam dhe njohëm rezultatet e zgjedhjeve, ndonëse dalja në zgjedhje ishte jashtëzakonisht e ulët meqë nuk ka votim të detyrueshëm dhe zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta, njerëzit ishin ftuar të merrnin pjesë, të votonin. Megjithatë, pajtohemi, të gjithë pajtohemi, përfshirë qeverinë e Kosovës, se pjesëmarrja prej 3 për qind në zgjedhje nuk është zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e këtyre komunave. Por, ne po ashtu pajtohemi me marrjen e detyrës nga kryetarët e komunave. Dhe ne u siguruam që kryetarët e komunave nuk do të ndërmerrnin masa të debatueshme, se do të ishin në detyrë thjesht për të administruar detyrat e përditshme në komuna. Dhe megjithë këtë premtim dhe megjithë përkrahjen tonë ndaj Kosovës dhe sistemit të saj, pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, ata vendosën të marrin disa prej këtyre ndërtesave komunale. Siç e kam thënë në të kaluarën, qeveria amerikane, kur e kërkon situata, ka braktisur ndërtesa për shkak të stuhive, zjarreve, përmbytjeve, COVID-it, edhe madje për shkak të protestave. Kjo gjë nuk e dëmton besueshmërinë apo legjitimitetin e qeverisë amerikane. I kemi thënë qeverisë së Kosovës se nuk ka pasur nevojë të përshkallëzohen tensionet duke vendosur kryetarët e komunave në ato ndërtesa. Kjo ishte njëra pjesë. Sa i përket palës serbe, jemi shqetësuar shumë për faktin se ndonëse 90 për qind e protestuesve ishin paqësorë, kishte disa që ishin shumë të dhunshëm dhe që kishin ardhur të përgatitur për të lënduar policinë dhe KFOR-in gjatë protestave. Disa gazetarë, gazetarë të pavarur, u lënduan gjithashtu. Kjo ishte një pjesë e përshkallëzimit. Ndërkohë, ajo që na shqetëson në Kosovë është mungesa e vazhdueshme e koordinimit mes dy palëve për rrugën përpara, përfshirë shfrytëzimin e njësive të posaçme të policisë për shpronësime dhe dëbimin e disa institucioneve serbe nga ndërtesat qeveritare. Të gjitha duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut, dhe po u bëjmë thirrje dy palëve që të sigurohen që të gjitha çështjet të koordinohen me bashkësinë ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Në telefonatën tuaj me Kryeministrin Kurti duket se keni marrë një lloj zotimi nga ai për zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit të saj dhe se ai është zotuar për pjesëmarrje në “negociata aktive.” A morët një zotim të ngjashëm nga Presidenti Vuçiç kësaj radhe, meqë ai nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit?

Gabriel Escobar: Nuk kam marrë zotim nga Kurti.

Zëri i Amerikës: Por, ai tha mbrëmë se kishit diskutuar për takimin e radhës mes tij dhe Presidentit Vuçiç dhe se ishte zotuar për zbatimin e marrëveshjes, sipas postimit në Twitter, dhe “negociatave aktive”.

Gabriel Escobar: Ne duam zotim konkret për fillimin e zbatimit (të marrëveshjes). Dhe sa i përket Kosovës, kjo përfshin prezantimin e draftit të asociacionit për komunat me shumicë serbe. Ai nuk u zotua për ta bërë këtë gjë. Ai, në thelb, u zotua të shkonte në Bruksel dhe të ishte i pranishëm në takime, por asgjë përtej kësaj.

Zëri i Amerikës: Cilat do të jenë pasojat nëse palët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë?

Gabriel Escobar: Tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. Megjithëse Kosova i quan sanksione, ato nuk janë vërtet sanksione – masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu. Por, për Kosovën – mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit.

Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se Perëndimi po ndjek një politikë lehtësuese ndaj Serbisë dhe se një politikë e tillë është e gabuar. Serbia nuk i është bashkuar ende Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. A po provon Perëndimi të joshë Serbinë në orbitën e tij në dëm të fqinjëve të saj?

Gabriel Escobar: Kjo temë po qarkullon. Është faktikisht e gabuar. Që me Ohrin, ne kemi njohur autoritetin e Kosovës dhe të drejtën e Kosovës të mbajë zgjedhje. Kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhje prej 3 për qind (të votuesve). Njohëm autoritetin e kryetarëve pasi kishin marrë detyrat. Mirëpritëm aplikimin për (anëtarësim) në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave. Asnjëra nga këto nuk mbështeten nga Serbia. Në fakt, të gjitha kundërshtohen në mënyrë aktive nga Serbia. Dhe mbi të gjitha, ne vendosëm sanksione ndaj shefit të shërbimit të zbulimit të Serbisë. Prandaj, dua t’i pyes kritikët se kur kemi qenë në favor të Serbisë. Është tërësisht gabim. Është keqinformim.

Zëri i Amerikës: Ka zëra që thonë se Serbia mund të mbajë zgjedhje në të ardhmen, ndoshta në muajin mars. Si do të ndikojë në gjasat për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë?
Gabriel Escobar: Nuk do të duhej (të ndikonte), sepse marrëveshja nuk është ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit. Marrëveshja është ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ato marrëveshje mbeten në fuqi pavarësisht se cili udhëheqës është në pushtet.

Zëri i Amerikës: A keni besim se udhëheqësit aktualë do ta zbatojnë marrëveshjen?

Gabriel Escobar: Ata e arritën marrëveshjen dhe tashmë është çështje zbatimi. Duhet të shohim vullnet politik nga dyja palët për të zbatuar pjesën e tyre të marrëveshjes. Nuk është çështje besimi. Ka të bëjë me detyrime me efekte ligjore për njerëzit dhe qeveritë.

Zëri i Amerikës: Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke cituar marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe NATO-s rreth dërgimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, kërkoi nga Presidentja e Kosovës që çdo hap, përfshirë vendosjen e policisë, duhet të koordinohet me NATO-n. A mbështesni një ndryshim të tillë të qasjes? A pritet tani që autoritetet e Kosovës të koordinojnë vendosjen e policisë së Kosovës në veri me bashkësinë ndërkombëtare?

Gabriel Escobar: Kjo është kërkesë, që është vërtet e rëndësishme. KFOR-i ka pjesë të përgjegjësisë për të siguruar një mjedis të sigurtë brenda, ashtu siç e ka edhe EULEX-i. Shpresojmë që qeveria e Kosovës do ta konsiderojë bashkësinë ndërkombëtare, dhe në veçanti NATO-n, si partner të rëndësishëm me të cilin duhet të këshillohet dhe koordinohet. Absolutisht që e mendojmë kështu. Dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mbajë komunikim të afërt me NATO-n dhe KFOR-in në terren. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të parandaluar ndonjë përllogaritje të gabuar.

Zëri i Amerikës: Ndërkohë, Kosova po përgatit një nismë peticioni rreth kryetarëve të komunave. Cili është qëndrimi juaj për këtë, është nismë që e përkrahni apo konsideroni se dorëheqjet janë zgjidhje më pak e komplikuar?

Gabriel Escobar: Nëse doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve. Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje.

Në lidhje me formimin e qeverisë në Malin e Zi

I pyetur për përpjekjet për të formuar qeverinë në Malin e Zi, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Escobar tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, përfshirë NATO-n, kanë rekomanduar që “Mali i Zi të shmangë nga koalicioni qeverisës një parti politike, që është kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Bashkimit Evropian”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i mbajnë sytë nga “partitë që i konsiderojmë partnerët tanë… e që janë të përkushtuar në rrugën evropiane, që janë të përkushtuar ndaj anëtarësimit në NATO dhe që janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”.
I pyetur rreth përfshirjes së mundshme të partive anti-perëndimore në koalicionin e ri qeverisës, zoti Escobar tha se: “Nëse Mali i Zi e bën një gjë të tillë, atëherë po zgjedh të pranojë trysninë nga një shtet tjetër dhe jo rekomandimet e komunitetit transatlantik. Shpresoj që të mos kemi nevojë të mendojmë se çfarë do të ndodhë pastaj. Mali i Zi është një anëtar shumë solid dhe shumë i mirë i NATO-s dhe një aleat, dhe presim që të vazhdojë të jetë i tillë”.

Ai hodhi poshtë zërat se mospërfshirja e partive me qëndrime anti-perëndimore kundërshton vullnetin e votuesve dhe kritikoi përfshirjen e mundshme të partive që marrin urdhëra nga Beogradi.

“Ekziston të paktën një parti që thotë se është e gatshme të pranojë çfarëdo vendimi të qeverisë për çështjet e politikës së jashtme nëse Beogradi do ta lejonte një gjë të tillë. Ideja që një pjesë e koalicionit do të kontrollohej nga një shtet i huaj dhe që do të ishte më besnike ndaj një udhëheqësi të një shteti të huaj se ndaj kryeministrit apo votuesve të Malit të Zi, është thellësisht jodemokratike dhe e papranueshme”, deklaroi zoti Escobar.

Ker Sadria n’fushë të Gurëzit- Nga NDUE HOTI

 

Ne Stakaj te Rugoves degjohet nje pushke gezimi,
Sadri Bardhi u shtua me djale, u shtua nje pushke,
Kohe e veshtire me sakrifica plot,
Ker Sadria emrit i thon’
N’puhine e bjeshkes shtatin e hodhi n’bjeshk’ t’Rugoves,
Bjeshka force i dha, kanga baritore ia dha ambelsine shpirtnore,
Etjen dhe dashurine per liri. Edukaten kombtare familja ia mekoi,
Me shoke kryengritjet i bane pjese e jetes.

Ker Sadria bahet figure e njohur,
Frymzim, udheheqes dhe shpirti i tyre,
Ne lufte bir i Rugoves kreshnike, patriot,
Mbrapa e ndjekin lufttaret,vorr u bane per armikun,
Rrezikun trimi e parandjen, strehe i bahen malet,
Shtupeq te Vogel e Peklene, mali i Boges,
Andej vrojtonte armikun, zbritte, aksione kryente n’Peje,
Ma i sigurte, ndihej ne Rugove. Trimi i mire shoke kishte shume,
Rugovasit, si ata te gatshem jeten me dhane,
Te paraardhsit, atdhedashurine, traditat trashegoi Keri,
Ne perpjekje me armikun tregonte strategji.
Armiku parreshtur e ndjek, n’Rugove nuk ia doli,
Kish linde dragua Keri i Sadri Bardhit, ishte i betuar,
Ne xhami, ne Ruhot lidhi besen, vete e kishte ndertuar,

Te prenden aty e rrethuan, I thirren te dorzohej,
Rugovasve te paarmaosur iu vune kushtin,
Do t’iu carsim, do ta pesoni,
Kerin nese nuk dorzoni,
Vllaznit do t’mi masakrojne, mendoi Keri,
Merr vendimin e burrit, te sakrifikohej.

Ata kerkojne koken time, randesi ka ju te shpetoni,
Une po dorzohem, po nisem,
Kryeplakun shqiptar nuk e perfillin, donte t’i behej ndihme,
Nguli kambe ta shoqeronte, jeten t’ia shpetonte,
Pa gjyq te mos vritej, Keri perseri mendje te ftohte,
Ka guxim edhe shprese, i provuar si strateg:
Birin tim ma njoftoni, fatbardhsisht nuk ndodhi ekzekutimi,
Nje shqiptarit aty afer i tha,
Per cetat e kacaket informimi ishte me i mire se vete Keri.

Kulla-burg me tri kate, ishte edhe komuna, me kryetar Steven Llabocani,
Ky njihej per aparteid, per ndjenja armiqsore ndaj shqiptarve,
Ne Muzgun e mbramjes, Steve e siguron pas deres me dy roje,
Po kalonte oret duke pi raki,
Vone naten,ta nxirrnin, ta ekzekutonin,
Keq Pjeter Marku, njeri nga rojet, ne moshe i ri,
Per Ker Sadrin kish degjuar, per vepra te medha shqiptarie, atdhetar,
Jeten dhe familjen para tij nuk i dua, i flijoj per kete burre,
Shpejt zbret nga kati i dyte, kuajt i zgjidh,
Serbit xhandar i thote: te shkojme te kuajt,
Shenjen Kerit ia dha nga dritarja e Vogel te zbriste, te ikte.

Mjaftueshem kohe i jepet Kerit, kuajt duke i lidhur ngadale,
Mandej Keqi dhe xhandari me kot shtine ne ajer, ne tisin e nates plumbat fluturonin,
Steve Llabocani kur degjoi rakia i shkoi ne koke,
Darka ne shtepine e Mal Pjetrit kishte qene loje,
Arratisja e prijesit indinjoi armiqte, inkurajoi cetat clirimtare te Rugoves, Kosoves,
Ker Sadria mbetigjithmone mbeti ne balle te luftes.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ne kryengritjet clirimtare ne vijim Keri i Sadri Bardhit sic njihej ne Rugove e Gurez, do te shquhej si njeri nga organizatoret kryesor te luftes per clirimtare te atyre viseve shqiptare.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Keq Pjetri, roja shqiptare e burgut afer Pejes, gjate pushtimit italian, qe sakrifikoi veten dhe vuri ne rresik familjen per shpetimin nga ekzekutimi i sigurte i Ker Sadrise, dyshimi ishte evident te drejtuesit e organeve qe perndiqnin shqiptaret.Ai me vone ishte nje aktivist i dalluar ne perpjekje per hapjen e shkollave shqipe. Ne kohen kur po shikohej se forcat komuniste jugosllave po e fitonin luften Keqi nuk u largua per ne Shqiperi, sepse UDB-ja mund t’i rrezikonte familjen.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ne rrethanat te vecanta per jeten dhe familjen e tij, Keri i Sadri Bardhit, kaperceu kufirin shtetror jugosllav-shqiptar dhe hyn ne token shqiptare, vendoset fillimisht ne nje fshat afer Tropojes, ishte v. 1928. Ne v. 1930 ben dasmen e vajzes se tij, trimereshe, Sofies, por aty mund te dekonspirohej dhe i drejtohet Gurezit te krujes, ku pritet nga paria si hero. Mark Miri e Mark Staka i gjenden prane e ndihmojne e strehojne si vellajne e tyre, edhe se Keri e kishte te ndaluar strehimin ne Shqiperine veriore. Kete ultimatum ia kishte dhene edhe mbreti Ahmet Zogu. Keta nderhyjne deri ne pallatin mbrtnor, futen garant per jeten e tij dhe qendrimin e tij, se Ker Sadria hiqte dore nga qendrimi armiqsor ndaj Zogut, nuk ishte me ai i risjelle ne pushtet nga serbet, e njihte per mbret e do t’i qendronte besnik ne cdo situate, tani ishte mbret i njohur nga fuqite e botes.
Nen ndikimin e gurzakve dhe krutaneve, mbreti ia fali gabimin, e pranoi kerkesen e tij per te qendruar ne Gurez e te gezonte te gjitha te drejtat si komuniteti paraardhes ne kete vend.
Ker Sadria kishte patur mardhanie te mira me shume familje te njohura ne Gurez e Bregu i Mates, nga Dod Prec Syku ne Gryklumi-Tale deri Zef Prek Hoti ne Gorrene e Poshtme e Pal Buli ne Koder Reke. Ne Boge gjeti perkrahje nga gjyshi i gjyshit tim Gjon Marka – Kol Noka, flamurtari i Boges qe banonte ne Gurez, nga nena, ndersa Zef Preka Hoti shume here dilte per gjyeti ne pyjet e fushes, i kishte dhuruar qenin me te mire te gjyetise-kete ma ka treguar burri me i vjeter, sivjet ne korrik 2023 festoi me miq e shoke 100 vjetorin e lindjes, me shendet dhe i forte, Avdi Smajli.
Ne Gorrene e siperme, mes fqinjeve malsore e kosovar, Keri ndertoi shtepine e tij me materiale te vendit. E vendosi mbi trupica per tu siguruar nga permbytjet, me mure derrase lisi, trente prej frasheri, pullazinat prej dru vidhi, po keshtu edhe dyshmene. Guzhinen e la 7-8 metra larg shtepise dhe e lidhi me nje ure druri. Aty banonte me te birin e familjen e tij, dhe dy nipat e vegjel.
Rreziku i tij erdhi ne pleqerine e tij, me gjithese ishte mire me shendet dhe i forte. Ne pranveren e vitit 1941, Shqiperia ishte nen okupimin italian dhe qeveria denonte ata qe mbanin arme ne shtepi.Ne kete kohe nga mesi i nates, Kerit e therrasin te dera e shtepise, ishin 12 veta. I biri nuk ndodhej ne shtepi. Ne krye te tyre ishte nje i njohur i Kerit por menjehere e kuptoi se ishte nje vizite jo per mire, nje kontroll policor nga Kruja. Me shpejtesi tentoi te kthehej te arma pa leje, por i paftuari e kapi nga krahu dhe e qelloi me pistolete ne krah. Ndderkohe ne der te dhomes se saj cfaqet e reja dhe permend emrin e njerit qe kishte ngrene buk disa here ne shtepine e tyre, dhe pernjehere ky e qellon per vdekje te rene, Shkurten, grua shtatzane. Kerin e terheqin me force deri jashte ne fund te oborrit dhe menduan se vdiq nga plaga qe mori. I nipi i vogel Ramizi 12 vjec, degjon renkimet e gjyshit dhe shkon te gjyshi i cili e kish marre veten. Kthehen ne shtepi dhe Keri i thote te marre laps e leter dhe nipi shenoje emrin e vrasesit. Leten dorzoja kur te kthehet Haxhes, djalit te tij.
Keri u varros me nderime te medha, me pjesmarrjen e gjithe popullit te Gurezit. Vorri tij dhe i te rese, Shkurtes ndodhen 2 m lag themeleve te xhamise ne Gurez, ne anen veriore. Haxh Bardhi e mori gjakun e te atit. Ai ishte i biri i Sadri Bardhit dhe populli i gurezit i besoi per disa vite vendin e kryeplakut.
Brezat e rinj le te mesojne se kush ishte Keri i sadri Bardhit, biri i Rugoves, i Kosoves dhe Gurezit, se si mund t’i sherbejne shqiptarise, si mund ta meritojne pavdeksine.

 

Dikur ishte Shtëpia e Luigj Gurakuqit – sot ju flasin vetëm themelet – Shënim i Fritz RADOVANI-T

Dikur.., ishte edhe kjo… Shtëpia e Luigj Gurakuqit!
As kjo nuk asht mâ !!
SOT JU FLASIN VETEM TEMELET…

Melbourne, 28 Prill 2023

Lexuesit të nderuar të Voal.ch po i sjellim edhe një poezi – sonet të Luigji Gurakuqit kushtuar shtëpisë së tij, që tash ajme ka mbetur gërmadhë

SHTËPISË SIME – Poezi nga LUIGJ GURAKUQI

Te ti m’fluturon mendimi, o shpiza ime,
Kur m’vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te ti ku nisa s’parit me jetue,
Ku çela sytë, ku qava e pata gëzime.

Gjithherë të kam ndërmend ty, ku lash kujtime
T’ambla, që jetën m’pa një ditë gazmue;
Vetëm n’dhe t’huej, tue vuejt tue largue,
T’kam n’zemër ty, ku ndieva t’parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli yt, ma e vogla skut
E jotja, ka për mue aq ambëlsi
Sa veç kujtimi yt shpirtin m’kput,

E kur me ra shkoj n’mbramje, me mjeri
Ty t’mendoj, e i thom vedit: oh â ma i but
Shtrati e ma i kandshëm pushimi n’shpi

Sali Berisha: Shikoni: Padroni me vasalin

Lideri i opozitës Sali Berisha ka botuar në rrjetin social një foto të Ramës dhe Vuçiç që duarshtrëngohen me diçiturën: Padroni me vasalin!

Është vetë Vuçiç që e ka deklaruar se Open Ballkan është inisiativë e tij.

 


Send this to a friend