Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok.
Duke folur pas mbërritjes të mërkurën në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani tha se “duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”.
Ajo tha se takimet si ky samit janë rast i mirë për ta çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit, por se, sipas saj, në procesin e zgjerimit BE-ja po i bën “padrejtësi” Kosovës.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqytuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Osmani nguli këmbë se po të ketë vullnet politik nga ana e BE-së mund të gjinden modalitetet që të mandatohet Komisioni Evropian për ta shqyrtuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim.
Osmani foli edhe për çështjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se ato, pos që janë të “padrejta”, janë edhe “joevropiane” sepse, siç u shpreh, “po e dënojnë një popull me 1.7 milionë banorë, i cili është populli më proevropian në rruzullin tokësorë, me mbi 97 për qind të qytetarëve të saj që mbështesin procesin e integrimit në BE”.
Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët që tashmë është bërë format i rregullt i takimeve së paku një herë në vit.
Qëllimi i samitit BE- Ballkani Perëndimor, sipas zyrtarëve të bllokut, është që të forcohet partneritetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përshirë integrimin gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së edhe para se ato një ditë të bëhen edhe formalisht vende anëtare.
Nga ky samit pritet të dërgohet porosia se BE-ja do ta trajtojë procesin e zgjerimit si prioritet të lartë dhe të shprehë interesin që ky proces të përshpejtohet. Kjo është përfshirë edhe në tekstin e Deklaratës së përbashkët të përgatitur për miratim në samit.
“Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Tash ka një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit, bazuar në kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, është në interes të përbashkët”, thuhet në draftin e këtij dokumenti.
Vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do t’u bëhet thirrje që të zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete sikur edhe me fqinjët në BE, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.
“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën, për një kohë tepër të gjatë e kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë mbeten kyç”, thuhet në këtë dokument.
Në veçanti do t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre duke i përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu, të cilin e lehtëson BE-ja.
“Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja u bën ftesë të gjithë partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, theksohet në draftin e tekstit të deklaratës.
Të pranishëm në samit nga Ballkani do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq.
Pos shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në takim marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa, si organizator i takimit, pastaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Ne shikuam por edhe TV .media Jane te njeanshme,
partiake qeveritare.
Deri Sa foli xbandari I komunizmit xhafaj , disa lajme,
shume qarte dukeshin dy- tre police qe godinin
me shkopinje e ”shqelma”.
Jami large ne emigration por thonim keta police a
Jane shqiptar??(serbe ,geket silence me mire)ata u
sollen Si ”bandit”,”kriminel”,deputeti xh.gestapiste I
Falenderoje????(qe ka
mjaft criminal ne parlamente).
U befasuam nga kercnimet e Monistat xhafaj.??
agresore e gaestapiste,prokurore e gjykates,shantazhiste.
Me keq cur TV. afishoj nje mbishkrim ”kercnuse”
,,
shternguse?”,
Prokurorie e pergjthshme than po ndjk” me vemendje”
protesten e dhunshme ne rrugen e kombite.(nje shoke
E Keqkuptoj mendoj se bene fjalet per dhunen e police,
Jo more vocrrak sic thone mirditore,esht fjalet ‘per popullin
qe I rrahu politic,e bejne factors po’ulin??)
Po I ngjiten populist edge bishta duke I thane Kane
demture miljona euro,kudh ish te Ai kalemxhi shpifese.???
Prokurori pergjithshme(duke mos thane e p e r k o h s h m e
d.m.th e jashte ligjsme
Uron sherim te shpejnuk than te
lenduarve (nenkupto policet),po
paralajmroje do te arrestojm e denojm
ata qe shkelin ligjite.)xhafaj tha I kemi
investigure fajtoret(11 fugina Jane nisure
nga tirane me police shire sonte naten do
ti arrestojne ne sheepish,si enveri
E Mehmet per bomben ne ambassden sovjetike)
Ne shqiperi ‘pjell mushka shqiptaret
Jane shkenctare te
mdhaj dhe pregatitin kurthen me skincare, ne prapaskene.
Rama prepare aktivizoj kryetarin e bashkise
Ai than demostrusite e kane bere asfatin me balte ,kane
derdh uje ne buklevarde(lajm I keq ammbasada ruse
kundrpergjigjet shqiperise duke perzen dy.. ambassador,,
Shqiptar, A.D .,zv.ambasadoti A.Jerazi)
Po ju nuke shikoni edhe spanjen,gjermani,usa
bejn demostrata,,bllokhen rruge .tyme ,pluhure,
digjen goma, makina,ndizen zjarre, digjen dyqane,
bllokohen rruge .
Nuke kemi degjuare ne 50 shtete te Amerikes
askerkund tjeter vec spanja
frankiste te dalin ne scene ”prokuroria”.
NUK eshte detyre e prokurorise te
behe pale apo collaboratore me qeverrine etj.
kete I pagatit shteti. dk.31*4*2018
Prokuroria eshte Vogel e p.s..sepse ata e
Kane zgjedh vetem 1/2 e parlamentit.d.m.th.
kukull e p.s. Kundershtim, me ligjin me Pak vote,
pa kryer vetingune.
Eshte e perkohshme,deri KURE ?? Apo mbaroj AFATI.
Ju dy kryetaret e kshillave te bashkive Kukes
e Tropojes (Krybetari Kshillit Bashkise Kuksit
Mr .Gjelbrim S h e h u(ju ndofta e keni te afert
Mehmet Shehun nje luftetare qe e kame takuar ne Vitet
67-68) ne kukes me Shani Manger,Kolegete mi: Baftjarin
M. &Gafurr Biben) dhe Krytari i Kshillit Bashkis
T r o p o j e s Mr.(Ymer Hoxha- rastesi dh MBIEMRA TE
“shejte” fetar(imer Bona I tplanit babaj Fahriut de medusit
shume te dalluar Mazllumit me ka per nje update our ish ne
tehirebte vdekjes. V.1945,pasi me kka pa ka thane,”djali
der Inez mednar ne qoftevse nuke flit,ju qofshi shendoshe,
per ndryshe ziti ju ndihmofte,une kam wend pa ndjenja,ne
mesnate kame fold kerkue gjyshe eh Sa Jane gezuare 4.0
vet Jane cue Prej gjumi,kam kercuary
me dale ne krevet,ballkon,kame kerkue uje dhe me Kane den
Pak mjalte qe mi Kane lyer Buzet nje muaje.) are ”Shehu”,Hoxha”)
Paskeni bere nje
pun shume te mire,politike,shkencore juridike
Me anen e ksaj deklarate I keni dhen nje shpull
Te mire ekzekutivit drejtesis,-juridike,keni language:
fallsifikimet ,nga police ,prokuroria se ju jeni
organi me I larte I pushtetit vendor.,
Veprimi juje bllokon Cdo lloje manipulimi
E fallsifikimi.
Rruga eshte e KOMBITE.pra krejte botes
shqiptar.
E pengohei nga shteti pier populli,
anasjelltas pengongohet per OLIGARKIN.
Ju pershendesim per keto deklarime.
Bejm thirrje TV.Ta transmetojn here pase here.
Me nderime Dashamiridr