Ministri i brendshëm akuzohet si autor i atentatit në Milot
Tiranë – Azem Hajdari padit në gjyq Neritan Cekën. Nje kallëzim penal që mban firmën e Hajdarit ka përfunduar në Prokurorinë e Përgjithshme. Ceka akuzohet për atentat ndaj deputetit të PD me anë të skenarëve të parapërgatitur. Hajdari akuzon ministrin e Brendshëm dhe Prokurorinë për shkeljen flagrante të nje vendimi të Gjykatës së Kasacionit duke mbajtur të izoluar në burg shoqëruesin e Hajdarit të cilësuar si banda e Milotit. Rikthehen sërish polemikat e Ministrit të brendshëm për incidentin e Milotit. Pas akuzave të Cekës ndaj Gjykatës së Kasacionit ka qenë Hajdari ai që është hedhur menjëherë në kundërsulm . Megjithëse i marrë i pandehur nga Prokuroria deputeti demokrat me mandat të ngrirë, Hajdari ka bërë të ditur se ka dorëzuar një material kallëzimi penal për ministrin e Brendshëm.

Komentet