VOAL

VOAL

Ky vend është i tëri një makth tronditës – Nga Edison YPI

March 11, 2018

Komentet

Elez Biberaj: Sami Repishti ishte një mik, koleg dhe mentor i dashur

Dr. Elez Biberaj/

 

Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për privilegjin që e kam njohur. Për më shumë se gjysmë shekulli, ne mbajtëm kontakte të rregullta dhe punuam ngushtë për çështjet shqiptare – një kauzë shumë e dashur për të dy ne. Profesor Repishti ishte një person i jashtëzakonshëm – fener i shpresës, dhembshurisë dhe njerëzimit. Një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, dhe një studiues i kryer, ai ishte një njeri me parime, i cili nuk pushoi kurrë së luftuari për atë që besonte. Bashkësia shqiptaro-amerikan ka nxjerrë shumë veprimtarë të shquar, por pak mund të krahasohen me ndihmesen e shquar dhe aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale dhe diplomatike të Profesor Repishtit. Vepra e tij do te vazhdojë të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë.

Elez Biberaj: Sami Repishti was a cherished friend, colleague and mentor. I feel immensely grateful for the privilege of having known him. For more than half-a-century, we maintained regular contacts and worked closely on Albanian affairs – a cause very dear to both of us. Professor Repishti was an extraordinary person – a beacon of hope, compassion and humanity. A great Albanian-American, a real Albanian patriot, and an accomplished scholar, he was a man of principles, who never ceased fighting for what he believed. The Albanian-American community has produced many distinguished personalities, but few can match Professor Repishti’s remarkable contribution and exceptional intellectual and diplomatic abilities. His legacy will continue to inspire generations of Albanians in their pursuit of a more democratic and just society.

UGSHPD: EDI RAMA, LËRI NJERËZIT TA GËZOJNË DITËN E FLAMURIT! 

 
 
Sozia e Enverit nuk mund të fshihet kur pas krahëve të qeveritarëve të korruptuar ndodhet portreti i Ismail Qemalit.
Pushteti i Rilindjes Socialiste ka kohë që është jashtë realitetit dhe me çdo mjet e mënyrë kërkon ta bëjë të besueshëm deformimin psikik dhe emocional të shoqërisë
Nuk është kjo thjeshtë një luftë me datën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në Historinë e Shqipërisë. As me politizimin e saj se sa ajo është është sot çështje emergjente e integritetit të Familjes, Atdheut dhe Kombit të cilët nuk ndalin dot hemorragjinë e shpopullimit.
Propaganda vjen e skajshme prej Rilindjes Socialiste kur luhet edhe me botën e fëmijëve, ëndrrat e tyre dhe të dalësh tek ndjenja e atdhedashurisë.
Rama sipas ATSH, ndan foto-albumin me pragun e festave ku protagonistë janë fëmijët e moshës shkollore të veshur me ngjyrat simbol të flamurit dhe me kostume popullore. 
Sikur thuhet 1 foto shpreh 1000 fjalë, ky rregull do të mjaftonte nëse ai vetë do të gjendej në ato mjedise ku kjo grup moshë ka pozuar dhe jo t’i marrë portretet e tyre dhe t’i përdorë për mburojë ashtu si çdo figurë autoritare e sheh dhe e vendos veten përpara popullit. Duke shfletuar albumin sheh shijen dhe drejtimin propagandistik dhe ideologjizues të kryeministrit të cilit çdo ditë i tronditet trualli i pushtetit. Dhe për këtë përdor manipulimin me dy grup moshat më të përpunueshme, por edhe numerikisht më të mëdhatë në popullsinë e mbetur siç janë pensionistët dhe fëmijët e shkollave.
Luan me rritjen e pensionit, por luan edhe me shifrat e shkollave të kryeqytetit për të cilat kujdeset posaçërisht kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Në tri mandate varfëri dhe rrezik zhvillimi në edukimin e përgjithshëm dhe mendimin kritik.
Ekonomia dhe Pisa flasin për pensionistët dhe nxënësit.
Të parët do votojnë të dytët votojnë në të ardhmen.
Kjo është pjesë e mesazhit propagandë që ATSH-ja shpërndan: “Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit këtë prag feste. Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi”.
Por duke ndjekur fillin e propagandës, mesazhi i fshehur me atmosferën e Ditës së Flamurit tejkalohet me nostalgjinë e 80 vjetorit të Çlirimit e cila nga ideologjia e diktaturës u përdor për të përçarë shqiptarët, thelloi një ndarje armiqësore ku komunistët e kuq hodhën zinë dhe izolimin e lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari. Një ideologji që përpiqet të ringjallur edhe sot për ta ushqyer përçarjen, mohuar historinë dhe vazhduar sundimin e një regjimi ku demokracia mund të shitet si një fasadë. 
Zoti Rama:-Lëri njerëzit ta gëzojnë Ditën e Flamurit sipas shijes së tyre, në lirinë e tyre.
 
27 Nëntor, 2024
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Sot 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ata ndodhen

Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Në këtë 112-vjetor, festohet kudo ka shqiptarë, duke qenë të bashkuar me mendje e zemër rreth flamurit kombëtar.

Data 28, është e veçantë për shqiptarët, duke qenë se në këtë datë, në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike për Shqipërinë. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane. Zoti i Arbërisë, ashtu siç Gjergj Kastrioti e nënshkroi veten, la fushëbetejën e Nishit, për t’iu drejtuar Krujës në krye të 300 kalorësve.

469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si “nëntori i dytë”, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.
28 Nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke deklaruar “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Ismail Qemali ishte nisur që më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë.

Më 21 nëntor, do të zbarkonte në Durrës prej vaporit të Llojdit austriak “Baron Bruck”. Në këtë qytet u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit.

Por, për shkak të gjendjes së nderë në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të drejtoheshin për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.

Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

Një fakt interesant është se Radio Tirana filloi për herë të parë transmetimet e saj më 28 nëntor të vitit 1938. Ndërsa në 28 nëntor të vitit 1955 lindi komandanti legjendar, Adem Jashari. bw

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë

VOA

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për të përforcuar njësitë e saj në luftën gati trevjeçare kundër forcave ruse, duke thënë se Kievi duhet ta ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç.

“Nevoja për momentin është për rekrutë”, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar amerikan. “Rusët në fakt po bëjnë përparim, progres të qëndrueshëm, në lindje dhe kanë filluar ta zmbrapsin vijën e forcave ukrainase në Kursk”, rajoni rus që Ukraina mori në gusht me një sulm që befasoi Moskën.

“Mobilizimi i më shumë rekrutëve mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në këtë kohë, nëse i hedhim një vështrim fushëbetejës sot”, tha zyrtari.

Më shumë se 1 milion ukrainas janë tashmë të mobilizuar në ushtri, përfshirë në Gardën Kombëtare dhe njësi të tjera. Zyrtari amerikan tha se ukrainasit besojnë se u duhen rreth 160,000 forca shtesë, por administrata amerikane tha se ndoshta do të kenë nevojë për më shumë se kaq.

Zyrtari amerikan tha se “matematika e qartë” e situatës së Ukrainës tashmë është se ajo ka nevojë për më shumë forca në luftë, një pozicion që mbështetet në kryeqytetet e tjera perëndimore që kanë furnizuar me armatime Ukrainën.

Në prill, Ukraina e uli moshën e saj të pranueshme për meshkujt nga 27 në 25 vjeç, një ndryshim që pritej të shtonte 50,000 ushtarakë, shumë më pak nga ajo që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ishte e nevojshme në atë kohë.

Disa ukrainas kanë shprehur shqetësime se ulja në 18 vjeç e moshës së pranueshme për mobilizimin për meshkujt, që është mosha për regjistrimin e detyrueshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, do të largonte më shumë të rinj nga fuqia punëtore dhe do të dëmtonte më tej ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta.

Zyrtari amerikan tha se administrata e Presidentit Joe Biden, i cili largohet nga detyra në më pak se dy muaj, beson se Ukraina gjithashtu mund të optimizojë forcën e saj aktuale, duke u marrë në mënyrë më agresive me ushtarët që dezertojnë, ose mungojnë pa leje.

Për më tepër, aleatët evropianë të Ukrainës kanë theksuar se mungesa e forcave ukrainase së shpejti mund ta bëjë të paqëndrueshme për Ukrainën që të vazhdojë të ketë prani në Kursk.

Situata në Kursk është komplikuar nga mbërritja e mijëra forcave të Koresë së Veriut, që u vendosën atje për të ndihmuar Moskën ndërsa përpiqet të rimarrë territorin që Ukraina mori gati katër muaj më parë.

Një njësi e artilerisë ruse duke sulmuar në rajonin Kursk

Një njësi e artilerisë ruse duke sulmuar në rajonin Kursk

Shtrirja e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet në luftë të Ukrainës është e pasigurt, ndërsa presidenti i zgjedhur Donald Trump përgatitet të marrë detyrën më 20 janar.

Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i japë fund luftës përpara se të marrë detyrën, por pa thënë se si.

Në fushën e betejës, zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se forcat ruse lëshuan 89 dronë në një valë sulmesh gjatë natës që lanë tre persona të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ukraina tha se rrëzoi 36 mjete ajrore pa pilot.

Serhiy Popko, drejtuesi i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, tha në Telegram se rënia e pjesëve nga një dron i shkatërruar dëmtoi një ndërtesë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas mbi Detin e Zi, Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe gjetiu.

Nuk pati raportime për dëme të mëdha nga sulmet në Ukrainë.

“E vetmja mënyrë efektive për të mbrojtur veten nga kjo, është eliminimi i armëve ruse dhe raketave ruse direkt në territorin rus”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Përshkallëzimi i luftimeve

Në Kombet e Bashkuara të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi përshkallëzimin e fundit të luftës, përfshirë përdorimin nga Rusia të një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi ndaj qytetit ukrainas Dnipro.

Nga takimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Nga takimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

“Vetëm gjatë ditëve të fundit, 495 dronë u lëshuan nga Rusia, së bashku me raketat balistike Iskandar dhe raketat e drejtuara nga ajri drejt tokës Kh-59/69”, i tha Këshillit të Sigurimit ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya.

Ambasadori Kyslytsya tha se kërkohen sanksione më të forta kundër Moskës dhe ai u kërkoi vendeve t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake të shtuar.

“Rusia duhet të kuptojë se çdo përpjekje e saj për të zgjeruar luftën do të ketë pasoja”, tha ai.

I dërguari rus tha se për çdo përshkallëzim përgjegjësinë e ka Kievi dhe mbështetësit e tij në Shtetet e Bashkuara dhe në Perëndim, të cilët së fundmi e kanë autorizuar Ukrainën të përdorë raketa të prodhimit perëndimor në thellësi të territorit të Rusisë.

“Perëndimi që nga ai moment provokoi një konflikt rajonal në Ukrainë, që tani ka marrë një natyrë globale”, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, duke shtuar se “çdo valë përshkallëzimi nga Perëndimi do të marrë përgjigje të vendosur”.

I dërguari i Uashingtonit tha se po i siguron Ukrainës qindra raketa shtesë Patriot dhe AMRAAM, për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore ndërsa po zgjerohet lufta me Rusinë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shtojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën për të forcuar aftësitë e saj, përfshirë mbrojtjen ajrore, dhe për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm në fushën e betejës”, tha zoti Wood.

Diplomatët shprehën gjithashtu shqetësimin për futjen në luftë të mijëra forcave të Koresë së Veriut, në ndihmë të Rusisë.

“Në këmbim të dërgimit të forcave të saj, qeveria ime vlerëson se Koreja e Veriut ka marrë nga Rusia, jo vetëm përfitime ekonomike, por edhe raketa dhe pajisje kundërajrore, për të përforcuar sistemet e saj të dobëta të mbrojtjes ajrore”, tha ambasadori i Koresë së Jugut, Joonkook Hwang.

Ai tha se mbështetja e Rusisë për Korenë e Veriut do ta inkurajonte atë për të intensifikuar përpjekjet e saj për armë bërthamore, duke destabilizuar më tej Gadishullin Korean.

“Koreja e Veriut po përgatitet të transferojë edhe më shumë raketa balistike” në Rusi për përdorim kundër Ukrainës, paralajmëroi ambasadori Wood. “Kemi gjithashtu informacione se një numër i madh i artilerisë së lëvizshme me rreze të gjatë, të predhave 170 milimetërshe me origjinë nga Koreja e Veriut dhe raketahedhësve 240 milimetërsh të shumëfishtë me rreze të gjatë, po futen në konflikt”.

Ai tha se Uashingtoni gjithashtu ka informacion se Rusia ka dërguar sistemet e mbrojtjes ajrore në Korenë e Veriut.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Margaret Besheer, kontribuoi nga Nju Jorku për këtë artikull. Disa nga të dhënat u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters.

I mbijetuar nga burgjet komuniste në Shqipëri- Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti

VOA

 

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.

Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.

Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.

“Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019, për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.

Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar.

Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimsiht në Shtetet e Bashkuara.

Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog. Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.

Ai ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.

Prof. Repishti është autor i librave “Nën Hijen e Rozafës”, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe “Pika Loti” kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg.

Ministrat e G7-ës ritheksojnë mbështetjen për Ukrainën, e dënojnë “retoriken atomike” ruse

Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive pozojnë për fotografi në takimin e tyre në periferi të Romës, Itali, 26 nëntor 2024.

 

Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe e kanë dënuar atë që e cilësuan si “retorikë të papërgjegjshme dhe kërcënuese atomike” nga ana e Rusisë.

Ata gjithashtu paralajmëruan se mbështetja që Koreja e Veriut po ia jep Rusisë shënon përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, me pasoja të mëdha për sigurinë evropiane dhe indo-paqësore, si dhe i bënë thirrje Kinës, aleates së kamotshme të Koresë së Veriut, që të veprojë kundër saj.

“Përdorimi i një rakete balistike me rreze të mesme nga Rusia më 21 nëntor është dëshmi shtesë e sjelljes së saj përshkallëzuese dhe të pakujdesshme”, thanë ata në një komunikatë në përfundim të takimit të tyre në Itali.

“Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës do të mbetet e palëkundshme”, thanë ata.

Rusia është duke çarë përpara përgjatë vijave të frontit në lindje të Ukrainës, ku forcat ruse kanë arritur t’i shënojnë disa prej fitimeve më të mëdha territore prej vitit 2022.

Ministrat e Jashtëm nga shtetet e G7-së: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia, shpresojnë se do të mundë të fillojnë me lëshimin e të hollave nga një marrëveshje huaje prej 50 miliardë dollarësh, të cilat burojnë nga asetet e ngrira ruse, deri në fund të këtij viti.

Ata gjithashtu u zotuan se do të veprojnë kundër grupeve që e ndihmojnë Rusisë t’i shmangë sanksionet e vendosura kundër saj, pasi ajo e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para gati tri vjetëve.

Deklarata e tyre e përbashkët u lëshuan në fund të takimit dyditor në juglindje të Romës, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha.

Ministrat gjithashtu u përpoqën ta rrisin trysninë ndaj Izraelit për ta pranuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun në Liban, duke thënë se “tani është koha për ta arritur një marrëveshje diplomatike”.

Ata i bënë thirrje Qeverisë së Izraelit ta lehtësojë ndihmën humanitare për popullsinë civile në Rripin e Gazës, Bregun e okupuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. REL

Opozita mosbindje civile në Tiranë! Bllokohen 5 pika kyçe në kryeqytet – protestuesit përplasen me policinë, blutë përgjigjen me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Opozita vijon prej orës 17.00 mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet si sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugën për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale. Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve me forcë. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga. Po ashtu, autoboti i ujit u përdor edhe te sheshi Wilson, ndërsa u hodh edhe gaz lotsjellës.

 

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NGA MOSBINDJA CIVILE NË TIRANË  

Ora 19.50 “Opozita është në detyrën e saj të mosbindjes civile”, Noka: Protestat, kemi vetëm një kërkesë…
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në një intervistë për gazetarin Ergys Gjençaj në News24, tha se opozita është në detyrën e saj të mosbindjes civile. “Ne kemi vetëm një kërkesë: Shqipëria ka nevojë për zgjidhje politike. Ne situatën kur korrupsioni po rrënon Shqipërinë, në kushtet kur vendi po shpopullohet, kur krimi ka marrë frenat në dorë, qeveria teknike është e domosdoshme. Askush nuk mund të shpresojë për votë të lirë përsa kohë Edi Rama është në pushtet”, tha Noka.

Ora 19.30 Mosbindja civile, Bardhi: Policia përdori forcën përtej asaj që ia jep ligji, do të veprohet rast pas rasti…
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, në përfundim të protestës së opozitës, tha se ishte një protestë tërësisht paqësore dhe e ligjshme. “Pa asnjë shkak, në mënyrë anti-ligjore, Policia vendosi të dhunojë qytetarët, duke përdorur të gjitha mjetet që përdoren në protestat e dhunshme, ndërsa protesta ishte paqësore.

Ora 19.25 Opozita mban të bllokuar kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit 

Ora 19.20 Mbyllet mosbindja civile te sheshi Wilson dhe Zogu i Zi, vijon te Bashkia e Tiranës, Rruga e Elbasanit dhe Pallati me Shigjeta

Ora 19.15 “Një 80-vjeçare ra përtokë nga gazi lotsjellës”, Çupi: Policia presion mbi protestuesit, po ushtron dhunë 
Deputetja e PD Dhurata Çupi, në një prononcim për News 24 tha se opozita është në të drejtën e saj për të protestuar. Çupi deklaroi se policia ka bërë presion dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Ajo tha se është e rëndë ajo që ka ndodhur, teksa një 80-vjeçare ra përtokë nga presioni me ujë.

Ora 19.05 Hapet për qarkullimin e automjeteve edhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi
Pas sheshit Wilson, është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Protestuesit e opozitës po largohen nga vendi i protestës. Ata bllokuan rrugën prej orës 17.00. Gazetari Renaldo Salianji raportoi nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Protesta e opozitës aktualisht po zhvillohet te Bashkia e Tiranës, Pallati me Shigjeta dhe kryeqëzimi i Rrugës së Elbasanit. Opozita po proteston prej orës 17.00 me mosbindje civile duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në Tiranë. Protesta pritet të përfundojë në orën 20.00.

Ora 19.00 “Policia ka dhunuar tubuesit paqësorë”, Noka: Kush prek protestuesit ka punë me PD-në!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi nga një nga pikat e protestës së opozitës në kryeqytet se policia “ka mision të luftojë opozitën”. Noka u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve paqësorë. Ai vijoi duke thënë para mediave se policia nuk ka të drejtë të japë apo refuzojë lejen për protestë, por vetëm të garantojë rendin publik pasi të njoftohet. Sakaq, ai theksoi se kushdo që “prek protestuesit do të ketë punë me PD-në”. “Policia ka mision të luftojë opozitën. A mund të quhet polici që i shërben ligjit. Ato fytyra aty mbrapa nuk përfaqësojnë as ligjin e as shtetin. Ata janë mercenarë të krimit të organizuar dhe s’kanë lidhje me ligjin. Janë të gjithë polici politike dhe e inkriminuar kundër opozitës. Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësore tregon misionin e tyre politik. Policia s’ka të drejtë të japë apo jo leje, ata thjesht marrin njoftim dhe garantojnë rendin publik. Kur protestonim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët, nuk thanë gjë”, u shpreh ai.

Ora 18.55 “Policia është njoftuar për protestën”, Balliu: Efektivët të merren me Bajrat e Avdulajt, protesta do vazhdojë derisa…
Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, që udhëhoqi protestën në kryeqytet sot te Pallati me Shigjeta, tha se Partia Demokratike ka njoftuar policinë për protestën e sotme. Balliu tha se efektivët nuk duhet të dhunojnë protestuesit, por nëse kanë guxim të merren me Bajrat dhe Avdulajt. Sipas tij, protesta do vazhdojë, derisa qytetarët kërkojnë që ajo të vijojë.

Ora 18.50 Protestuesit largohen nga sheshi Wilson, mbyllet mosbindja civile
Protesta me bllokimin e qarkullimit te sheshi Wilson duket se ka përfunduar. Ndërhyrja e policisë duke përdorur autobotin e ujit me presion dhe gazin lotsjellës ka bërë që tempi i protestës së bjerë. Protestuesit po i drejtohen Bashkisë së Tiranës në këto momente, ndërsa te sheshi Wilson qarkullimi i automjeteve po vijon normalisht.

Ora 18.41 VIDEO/ Autoboti i policisë hedh ujë me presion, ja si largohen nga rruga protestuesit te sheshi Wilson 
Ujë me presion duket se është gjetur si mjeti për të shpërndarë protestuesit e opozitës nga rrugët që kanë bllokuar në të paktën 5 pika kyçe të Tiranës në kuadër të mosbindjes civile. Herë pas here ndaj protestuesve hidhet ujë me presion, sa herë që protestuesit tentojnë të bllokojnë akset rrugore. Më së shumti kjo metodë është përdorur te sheshi Wilson.  Ndoshta për shkak edhe të temperaturave të ulta, Policia ka menduar se duke hedhur ujë me presion dhe duke lagur protestuesit, këta të fundit do të largohen.

 

Ora 18.40 FOTO/ Çfarë po ndodh? Një protestues merret me barelë…
Vazhdon protesta e Partisë Demokratike, e cila po mbahet njëkohësisht në 5 pika kryesore të Tiranës. Pas tensioneve të shumta fillimisht, policia ka arritur që të largojë disa qytetarë.

Protestuesi Largohet Me Barele
Protestuesi Largohet Me Barele

Ora 18.37 “Ministri i Brendshëm sadist”, Këlliçi: Sot u ushtrua dhunë shtazarake mbi protestuesit, nuk lëvizim asesi nga këtu
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në një prononcim për News 24 foli për protestën e Partisë Demokratike. Këlliçi tha se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është sjellë sot si një sadist, duke e quajtur edhe “nip të Enver Hoxhës”. Ai tha se mbi protestuesit është ushtruar dhunë shtazarake, duke shtuar se opozitarët nuk lëvizin nga vendi, me çdo kusht.

Ora 18.35 “Jemi në betejë pa kthim”, Blushi: Protestuesit s’kanë shkelur asnjë lule, dhunë kriminale nga policia
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh për mikrofonin e News24 nga tubimi i opozitës në sheshin Wilson se kjo protestë është një betejë pa kthim. Ai theksoi se vetëm mosbindja civile dhe protestat janë mjeti për largimin e “regjimit”.

Ora 18.30 Ndërhyn policia, hapet për qarkullimin e automjeteve sheshi Wilson
Te sheshi Wilson policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës. Policia ka larguar protestuesit dhe qarkullimi ka rinisur. Më herët policia përdori edhe autobotin e ujit drejt mbështetësve të opozitës si dhe hodhi edhe gaz lotsjellës.  

Ora 18.25 Policia hedh gaz lotsjellës, lëndohet Gazment Bardhi
Në momentin kur policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën në sheshin “Willson” Bardhi ka lënduar këmbën. Në pamje, duket kryetari i grupit parlamentar të PD duke çuar ndërsa një qytetar e mban nga krahët. Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Gaz Bardhi1
Gaz Bardhi1

Ora 18.20 Uji me presion, dëmtohet protestuesja. Çupi i jep ndihmë, në pritje të ambulancës prej 1 ore
Një grua, pjesëmarrëse në protestën e opozitës, ka mbetur e dëmtuar te Bashkia e Tiranës, një nga pikat ku prej orës 17:00 protestohet në kuadër të asaj që konsiderohet si “mosbindje civile”. Gruaja ka mbetur e dëmtuar si pasojë e ujit me presion, ndërsa asaj i ka ardhur në ndihmë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi. Ligjvënësja demokrate dhe të tjerë pjesëmarrës në protestë kanë njoftuar ambulancën, por prej më shumë se 50 minutash asnjë mjet i ndihmës së shpejtë nuk ka shkuar te Bashkia e Tiranës. Gruaja qëndron e ulur në rrugë, nuk mund të ngrihet, ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

 

Ora 18.15 Policia hedh gaz lotsjellës te sheshi Wilson
Policia vijon të kërkojë lirimin e rrugëve të Tiranës që janë bllokuar nga protestuesit e opozitës. Te sheshi Wilson policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Whatsapp Image 2024 11 26 At 18.16.47
Whatsapp Image 2024 11 26 At 18.16.47

Ora 18.05 Tedi Blushi dhe Luan Baçi hipin mbi autobotin e ujit
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi dhe deputeti i PD, Luan Baçi kanë hipur mbi autobotin e ujit të policisë.

Autoboti Tedi Blushi Luan Baci
Autoboti Tedi Blushi Luan Baci

 

Ora 17.50 Flamur Noka flet me altoparlant: Protesta nuk ndalet, nipi i Spiro Kolekës me nipin e Enverit duan të ndërhyjnë me dhunë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur me altorparlant te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit duke deklaruar se ndaj protestuesve do të ushtrohet dhunë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kanë dhënë urdhër që policia të ndërhyjë dhe të shpërndajë mbështetësit e opozitës.

“Banditët e pushtetit janë të tmerruar nga mosbindja civile e opozitës. Rruga e vetme që nipi i Spiro Kolekës bashkë me nipin e Enver Hoxhës kanë gjetur është që të bëjnë presion dhe të intervenojnë me dhunë. Ta harrojnë. Nuk ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile e popullit shqiptar. Do bëjnë ata përpjekjet e tyre, por populli do i japë atë që meritojnë. Fundi i diktatorëve dihet. Këtë fund do kenë. Nuk mbahet kurrë pushteti me dhunë. I ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha dhe Rramiz Alia u përpoqën ta mbajnë me dhunë. Kurrë një popull nuk mbahet me dhunë. Këta mendojnë se shqiptarët mund t’i sundojnë dhe jo t’i qeverisin. Ta harrojnë!“, tha ai.

Ora 17.45 Protestuesit i bie të fikët te Pallati me Shigjeta, Bardh Spahia i jep ndihmën e parë (VIDEO)
Nuk ndalen incidentet në protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila është shpërndarë në 5 pika kryesore të Tiranës. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se tek Pallati me Shigjeta, një protestuesi i ka rënë të fikët. Siç shikohet nga pamjet, qytetarët e tjerë janë pranë personit që i ra të fikët, për t’i ardhur në ndihmë. Ndihmën e parë qytetarit ia ka dhënë Bardh Spahia.

 

Ora 17.40 Pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Protestuesit bllokuan sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugës për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale. Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve, duke shtyrë protestuesit. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga.

Ora 17.30 Makina e policisë hedh ujë me presion drejt protestuesve
Te Bashkia e Tiranës ka tensione të shumta, ndërsa ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion ndaj protestuesve me synim shpërndarjen e tyre. Raportohet se disa protestues janë dëmtuar si pasojë e presionit të ujit.

 

Ora 17.25 VIDEO/ Mosbindja civile e opozitës, një protestuesi i bie të fikët
Nuk ndalen incidentet në protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila është shpërndarë në 5 pika kryesore të Tiranës. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se tek Pallati me Shigjeta, një protestuesi i ka rënë të fikët. Siç shikohet nga pamjet, qytetarët e tjerë janë pranë personit që i ra të fikët, për t’i ardhur në ndihmë. Ndihmën e parë qytetarit ia ka dhënë Bardh Spahia.

 

Ora 17.23 Përplasje te sheshi Wilson
Një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur te sheshi Wilson, duke iu bashkuar në këtë mënyrë 4 pikave të tjera ku po protestohet. Petrit Vasili pretendon se është goditur nga punonjës të policisë, ndërsa policia ka kërkuar që të lirohet rruga. Ka një përplasje fizike mes punonjësve të policisë dhe protestuesve.

Ora 17.20 Opozita bllokon rrugën te Bashkia e Tiranës, ndërhyn Policia
Një përplasje tjetër është regjistruar mes protestuesve dhe Policisë në zonën e Bashkisë së Tiranës, një nga 5 pikat që mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën. Ka pasur një përplasje fizike mes protestuesve dhe punonjësve të policisë. Kjo e fundit ka kërkuar që të mos bllokohen rrugët.

Ora 17.18 Tensione dhe përplasje, Policia nis shpërndarjen e protestuesve. Ç’po ndodh me protestën e opozitës
Tensione dhe përplasje në protestën që po zhvillon opozita në Tiranë, ndërsa ka pasur akuza për dhunë nga ana e forcave të rendit ndaj mbështetësve të opozitës. Policia ka kërkuar zhbllokimin e rrugës në 5 akset që janë bllokuar nga protestuesit. Protestuesit janë përqëndruar te Bashkia, Ura e Elbasanit, sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Pallati me Shigjeta.

Ora 17.16 Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit
Policia i ka drejtuar thirrje protestuesve që të largohen nga Ura te Rruga e Elbasanit dhe të zhbllokojnë rrugën.

Ora 17.10 Bylykbashi përplaset me policët civilë te Zogu i Zi
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është përfshirë në një përplasje verbale me dy punonjës civil të policisë pranë Zogut të Zi. Dy protestues janë shoqëruar nga punonjësit e policisë pas bllokimit të rrugës në këtë zonë, e cila ka sjellë edhe përplasjen verbale.

Ora 17.07 Përplasje te Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi
Përplasje mes deputetëve dhe forcave të policisë në të paktën 2 nga pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë. Përplasjet kanë ndodhur fillimisht te Ura e Rrugës së Elbasanit dhe paralelisht me të edhe te Zogu i Zi.

Ora 17.05 Policia bën shoqërimet e para për bllokimin e rrugëve
Deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë parë pranë vendit ku ka ndodhur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve. Policia ka shoqëruar disa persona pas përplasjes.

Ora 17.00 Nis mosbindja civile, bllokohet qarkullimi te Bashkia e Tiranës

Pikat ku po protestohet

1 BASHKIA

Deget 7, 9, 10 dhe 14

Deputetet: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli

2 RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamëz, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Fisnik Qosja

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj

3 RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce

Deputete: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

4 Sheshi Willson

Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore

Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi,

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha

5 Pallati me Shigjeta

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Kryesi: Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

(BalkanWeb)

Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut

Nga protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në nëntor 2024.

 

Bekim Bislimi

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e radhës ku do të drejtohet Safet Demiri nga fshati Banjë e Sijarinës në jug të Serbisë.

Ai pretendon se autoritetet e këtij vendi ia kanë pasivizuar pa të drejtë adresën në këtë fshat të Medvegjës qysh në vitin 2019.

Për plot pesë vjet, ai iu drejtua instancave të ndryshme gjyqësore në Serbi, derisa Gjykata Kushtetuese e vendit ia hodhi poshtë ankesën në mes të këtij muaji.

Rasti i tij nxiti reagimin e autoriteteve në Kosovë, por edhe në Bashkimin Evropian.

Pasivizimi i adresave në Serbi

Pasivizimi i adresave, që nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar, përcaktohet me ligj në Serbi qysh në vitin 2011.

Në bazë të tij, policia i bën tri kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

Në rast se ai nuk haset aty, adresa i pasivizohet.

Pasivizimi rezulton, pastaj, me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile, përfshirë atë për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Shumica shqiptare që jeton në komunat në jug të Serbisë – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të njohura si Lugina e Preshevës – ankohet prej vitesh për pasivizimin e adresave.

Çështja u përmend edhe në Raportin e sivjetmë të Progresit për Serbinë, të hartuar nga BE-ja, si dhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Rasti i Safet Demirit

“Unë jam banor vendas. Nuk kam ardhur turist”, thotë Demiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai tregon se, prej vitesh, jeton dhe punon midis Austrisë dhe Serbisë.

Në Medvegjë, ku jetojnë prindërit e tij, thotë se ka të regjistruar një kompani telekomunikimi, ndërsa në Vjenë punon në ndërtim.

Adresa e tij në vendlindje është e pasivizuar qysh në vitin 2019.

“Ata [autoritetet] vetëm kanë thënë se unë nuk banoj aty. Ata nuk i kanë verifikuar dokumentet e mia, që i kam pronat, kam tokë aty, kam lindur aty”, shprehet 46-vjeçari.

Ai thotë se ka dëshmi që tregojnë se në ditën kur autoritetet serbe pretendojnë se e kanë vizituar adresën e tij dhe nuk e kanë gjetur, ai ka qenë në stacion policor për të marrë një dokument.

Shprehet i bindur se autoritetet serbe nuk e kanë vizituar adresën e tij, siç parashihet në ligj.

“Unë e kam të gjithë ndërtesën e mbuluar nga kamerat. Nënën dhe babanë i kam aty. Ata jetojnë aty 24 orë. Askush nuk ka qenë”, thotë Demiri.

Ai iu drejtua disa gjykatave në Serbi, të cilat ia refuzuan ankesën me arsyetimin se jeton jashtë vendit.

Më 14 nëntor, Gjykata Kushtetuese e Serbisë – institucioni i fundit ku u ankua – ia refuzoi po ashtu kërkesën për vërtetimin e fakteve.

Fatin e Demirit besohet se e ndajnë edhe mijëra njerëz të tjerë që jetojnë në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Disa herë këtë vit, ata protestuan kundër pasivizimit të adresave, për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim në institucionet shtetërore të Serbisë e të tjera.

I pyetur nga gazetarët se si i komenton këto pakënaqësi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”.

Demiri thotë se adresë të radhës tani do ta ketë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i tij, Aleksandar Olenik.

“Do ta dërgojmë [ankesën] në dy muajt e ardhshëm. Zyra ime për aq kohë do ta përgatisë. Se sa do të zgjasë atje [në Gjykatën e Strasburgut] dhe kur do të nisë procedura [gjyqësore] nuk e di”, thotë Olenik, duke shtuar se ky do të jetë rasti i parë për këtë çështje që do të dalë para gjykatës evropiane.

Cilat janë gjasat e Demirit në Gjykatën e Strasburgut?

Dukagjin Leka, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Universitetin “Haxhi Zeka” në Gjilan, thotë se pas refuzimit të ankesës së Demirit nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ai i ka gjashtë muaj kohë ta parashtrojë rastin në Gjykatën e Strasburgut.

“Unë mendoj se pala në këtë rast, shqiptar në Serbi, me humbjen e adresës privohet nga një e drejtë elementare. Në këtë rast është shkelur Konventa [evropiane për të drejta të njeriut]. Mendoj se përfundimi i procesit gjyqësor në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të jetë pozitiv për personin që do ta dërgojë rastin atje”, thotë Leka për Radion Evropa e Lirë.

Vendimi në favor të Demirit do të reflektonte, sipas tij, edhe në rastet e personave të tjerë, të cilëve, ngjashëm, u janë pasivizuar adresat në Serbi.

Avokati Olenik shpreson, po ashtu, për një vendim në favor të Demirit nga Gjykata e Strasburgut. Por, nuk beson se rasti i tij do të shërbente si precedent gjyqësor për rastet e tjera të ngjashme.

“Sipas ligjit tonë [në Serbi], por edhe sipas ligjeve tuaja në Kosovë, ne nuk kemi sistem juridik të precedentëve, që një aktgjykim t’i obligojë edhe gjykatat tjera në procedurat e njëjta apo të ngjashme. Megjithatë, praktika gjyqësore ka një lloj ndikimi”, thotë Olenik.

Për të, çështja e pasivizimit të adresave në Serbi nuk është aspak ligjore, por politike dhe ka në shënjestër vetëm komunitetin shqiptar.

“Pasivizimi i adresave ekziston vetëm në jug të Serbisë dhe vetëm për shqiptarët. Në veri, në Vojvodinë, ku jetojnë hungarezët, kroatët, në Sanxhak ku jetojnë boshnjakët, nuk ka pasivizim të adresave”, sipas avoaktit Olenik.

Pse pasivizohen adresat?

Autoritetet e Ministrisë së Brendshme në Serbi nuk iu përgjigjën kërkesave të njëpasnjëshme të Radios Evropa e Lirë për komente.

raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se pasivizimi i adresave bëhet me urdhrin e autoriteteve serbe.

Ai vlerëson se, deri më tash, nuk ka ndonjë iniciativë serioze nga institucionet ndërkombëtare për t’ia bërë me dije Serbisë që ta ndërpresë praktikën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë.

Sipas tij, ka shumë familje, adresat e të cilave janë pasivizuar dhe nuk kanë mundësi financiare të ushtrojnë padi në Gjykatën e Strasburgut.

Por, ai shton se në këtë pikë mund të ndihmojë faktori politik që i përfaqëson shqiptarët e këtij rajoni, duke krijuar një fond të veçantë për t’i ndihmuar ata që duan ta realizojnë të drejtën e tyre në Gjykatën e Strasburgut.

“Jo vetëm të lobojmë, por edhe të ndihmojmë, qoftë me gjetjen e avokatëve, qoftë me ndihmë financiare që ky proces të shkojë përpara”, thotë Kamberi.

Se sa adresa janë pasivizuar saktësisht, nuk ka të dhëna.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, duke përbërë pakicën e katërt më të madhe atje.

Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin paraprak më 2011, për shkak të, siç u tha atëkohë, obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese.

Belgzim Kamberi, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Preshevë, thotë se pasivizimi i adresave “e ka lënduar edhe procesin e integrimit të shqiptarëve, i cili ka nisur në vitin 2001, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

Pas riaktualizimit të çështjes me rastin Demiri, javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë trysni Serbisë për t’i respektuar të drejtat e shqiptarëve në jug të vendit.

Në Bashkimin e Evropian thanë se janë në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe se janë duke i ndjekur nga afër këto zhvillime.

Radio Evropa e Lirë

Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”.

Osmani bëri të ditur se aty foli për vendin tonë.

Ajo tha se shembulli i Kosovës është një ndër sukseset më të mëdha në histori.

“Në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori, si bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës në njërën anë dhe fuqisë së aleancave të bazuara në vlera, në anën tjetër”, ka thënë Osmani. sn

Opozita sot në protestë kundër qeverisë- Çfarë pritet të ndodhë në protestë

“Nën moton “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë për të paktën 3 orë, 5 nga kryqëzimet kryesore të Tiranës për të kërkuar edhe njëherë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, teksa njësoj si herën e fundit, kur u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit, nuk do të ketë fjalime apo podium nga drejtuesit e opozitës.

Organizatorët do të jenë të shpërndarë me mbështetësit e tyre në disa arterie dhe pika kyçe, përfshi Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Opozita prej disa muajsh ka ndërmarrë protesta në rrugë dhe Kuvend kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Një ndër kërkesat kryesore të saj është krijimi i një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme.  sn

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-s takohen më 26 nëntor në Bruksel për të biseduar lidhur me raketën eksperimentale hipersonike me rreze të mesme veprimi që Rusia e lëshoi drejt Ukrainës javën e kaluar.

Më 21 nëntor, Rusia kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro dhe presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në këtë sulm u përdor raketa e re e quajtur Oreshnik.

Putin tha se përdorimi i kësaj rakete ishte në përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Ukraina brenda Rusisë me armë që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Udhëheqësi i Kremlinit paralajmëroi se Moska ka “të drejtë” të godasë ndërtesat ushtarake në shtetet që i lejojnë Ukrainës të përdorë armët e tyre kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit me këtë raketë të re balistike bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore që do të mund të përballeshin me kërcënimin e ri.

Kievi tha se shpreson se do të ketë “rezultate konkrete dhe domethënëse” pasi u thirr takimi i Këshillit NATO-Ukrainë.

Por, diplomatët e zyrtarët e NATO-s kanë minimizuar pritjet për ndonjë rezultat të madh gjatë konsultimeve që do të mbahen pasditen e 26 nëntorit në selinë e aleancës në Bruksel.

Përshkallëzimi i tensioneve lidhur me Ukrainën vjen në kohën kur mbështetja e ardhshme perëndimore është vënë në pikëpyetje pas rizgjedhjes së Donald Trumpit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, shtetit që është fuqia kryesore në NATO.

Trump ka vënë në dyshim vazhdimin e ndihmës ushtarake që Uashingtoni i jep Kievit dhe është zotuar se ai do t’i japë fund shpejt luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.

Në fushëbetejë, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të ndalin përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës.

NATO dhe Ukraina kanë ngritur këshillin e tyre të përbashkët më 2023. Ky këshill i lejon Kievit që të thërrasë takime me aleancën kurdo që e sheh të arsyeshëm. REL

UGSHPD: TURI I TURPIT NË LONDËR

 
 
Të mos shkojmë menjëherë tek politizimi i ngjarjes. Ta shohim atë si evropianët sot se jemi pjesë e Evropës ku edhe e drejta e protestës ka fuqinë e madhe të saj ndërgjegjësuese. Janë bashkatdhetarët shqiptarë në Londër të cilët ose i thërret Shqipëria, ose i thërret Partia. Kur njerëzit prej medias dhe njoftimeve lajmërohen se do të ketë një takim me dyer të hapura qoftë ai kushdo, president a kryeministër, pushtetar apo figurë publike që merret me politikë dhe për më shumë ka vendosur të mbajë ose marrë qeverisjen për një periudhë të ardhshme të Shqipërisë, atëherë ai/ajo kanë detyrimin parësor që të përballen. Të dëgjohen dhe të dëgjojnë. Kjo është demokracia e përballueshme dhe jo sherr me demokracinë.
Ndryshe i bërë me dyer të mbyllura, siç është bërë dhe të tjera herë, takimi i Ramës do ta kishte të sigurt “suksesin” në të gjitha rrafshet dhe sidomos në kapilaritetin organizativ të Rilindjes Socialiste. Kjo do të ndodhte vetëm atëherë në qoftë se shqiptarët-londinezë do të ishin aq shumë të ndikuar ideologjikisht sa ende nuk e dinë dhe nuk e kanë kuptuar se përse ata dhe familjet e tyre janë larguar nga Shqipëria.
Propaganda po ashtu do të ishte e fituar sepse me dyer të mbyllura dhe në “kafazet” e mbyllur të transmetimeve live të televizioneve pa përjashtim ishte i siguruar transmetimi i një imazhi të vetëm. 
Rama në Londër. 
Herë pas here sipas politikave editoriale televizionet ndryshonin vetëm tituj-mesazhet elektoralë. Por si asnjëherë tjetër ndërprerjet nga protestuesit dhe zhurmat ishin ato që po live e shoqëruan fjalimin nervoz dhe përçarës apo edhe me plot premtime të Ramës si kreu i Rilindjes Socialiste dhe jo si kryeministër i vendit i zgjedhur nga Partia Socialiste.
Në Londër…
Në kryeqytetin që ka thesar fjalën e lirë në publik dhe tolerancën si Hyde Park’s Speakers’ Corner.
Çfarë eksportoi Rama në Londër veç se skandalin se si një qeverisje e korruptuar u kërkon votën njerëzve që nuk ju ka krijuar kushtet më minimale të jetesës në vendlindjet e tyre? 
UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), shpreh shqetësimin se mediat shqiptare përmes këtij transmetimi propagandistik si dhe me analizat politizuese që do të drejtojnë gishtin tek fajtorët, duhet të konsiderohen si qëndrime të njëanshme dhe që e trazojnë diasporën pikërisht disa muaj përpara zgjedhjeve të vitit 2025, në një kohë kur ata janë shumicë pjesëmarrëse në votime dhe e kanë të drejtën e votës.
Nga Londra e diplomacisë…
Në një shënim të mëparshëm jemi shprehur se zyrtarët formalisht mbajnë pas shpine portretin e Ismail Qemalit*. Kjo po provohet sepse mundin shekullor të burrave të urtë dhe diplomatëve që siguruan pavarësinë dhe kufijtë e Shqipërisë kjo qeverisje tërësisht amatore në diplomaci dhe e tërhequr prej hundësh po e shkatërron. 
Si fillim-shekulli i kaluar në Evropën Juglindore po niste Luftën Ballkanike? 
Në Nëntorin e 1912 Ismail Qemali përfundoi bisedimet diplomatike me përfaqësues shtetesh dhe nga Vjena me 12 Nëntor u dërgoi një telegram bashkëkombësve ende pa shtet të pavarur se:“Përpara së premtes jemi në Durrës. Të mbledhurit e Delegatëve në Durrës ose Vlorë është krejt i nevojshëm. I ftoni të gjithë, deri sa të vijë unë mbani qetësinë dhe bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua fare”.
Çfarë force dhe çfarë mesazhi patriotik kishte një telegram për shqiptarët për Ditën e Pavarësisë 112 vite më parë?
E krahasoni atë me kulturën e sotme politike.
Propaganda, parada dhe influenca në rrjetet sociale të kësaj vizite të Ramës në Londër në prag të Ditës së Flamurit janë mesazhi politik i gabuar. Spektakli më i dështuar kombëtar në sy të kombit dhe të diasporës.
Mos shihni mënyrën se si lajmet dhe analizat do ta trajtojnë skandalin e Rilindjes Socialiste në Londër. Kuptojeni atë si një tik-tak i pushtetit të kalbur që do ta fajësojë në tik-tok protestën e atyre emigrantëve që kanë sakrifikuar jetët e tyre për të emigruar në Angli.
Kujtoni disa nga pankartat e protestuesve brenda sallës dhe jashtë saj. Pjesa më e madhe e emigrantbve protestues  janë larguar në 12 vitet e fundit për shkak të varfërisë dhe korrupsionit.
Kujtoni dhe krahasoni edhe udhëtimet e Ismail Qemalit si dhe patriotëve shqiptarë në delegacionin e pavarësisë si sot 112 vite më parë në një muaj nëntor si ky dhe e krahasoni se çfarë force kishte mesazhi i unitetit kombëtar i një “varke dhe një karvani” patriotësh për të ngritur flamurin në Vlorë me 28 Nëntor, 1912 dhe shpallur pavarësinë.
Krahasojeni atë ndjenjë me sot në vigjilje të festës së pavarësisë ku shtirja e politikanëve dhe shfaqjet me shpura shoqëruesish kryhen me avionë privatë dhe ku kryetari i Rilindjes Socialiste jashtë çdo realiteti del nëpër botë dhe  mashtron për votën dhe për pushtetin, duke e përçarë diasporën sikurse edhe duke e shitur Shqipërinë për interesat e pushtetit të tij të përjetshëm.
___________
24 Nëntor, 2024
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)


Send this to a friend