Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok.
Duke folur pas mbërritjes të mërkurën në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani tha se “duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”.
Ajo tha se takimet si ky samit janë rast i mirë për ta çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit, por se, sipas saj, në procesin e zgjerimit BE-ja po i bën “padrejtësi” Kosovës.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqytuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.
Osmani nguli këmbë se po të ketë vullnet politik nga ana e BE-së mund të gjinden modalitetet që të mandatohet Komisioni Evropian për ta shqyrtuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim.
Osmani foli edhe për çështjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se ato, pos që janë të “padrejta”, janë edhe “joevropiane” sepse, siç u shpreh, “po e dënojnë një popull me 1.7 milionë banorë, i cili është populli më proevropian në rruzullin tokësorë, me mbi 97 për qind të qytetarëve të saj që mbështesin procesin e integrimit në BE”.
Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët që tashmë është bërë format i rregullt i takimeve së paku një herë në vit.
Qëllimi i samitit BE- Ballkani Perëndimor, sipas zyrtarëve të bllokut, është që të forcohet partneritetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përshirë integrimin gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së edhe para se ato një ditë të bëhen edhe formalisht vende anëtare.
Nga ky samit pritet të dërgohet porosia se BE-ja do ta trajtojë procesin e zgjerimit si prioritet të lartë dhe të shprehë interesin që ky proces të përshpejtohet. Kjo është përfshirë edhe në tekstin e Deklaratës së përbashkët të përgatitur për miratim në samit.
“Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Tash ka një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit, bazuar në kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, është në interes të përbashkët”, thuhet në draftin e këtij dokumenti.
Vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do t’u bëhet thirrje që të zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete sikur edhe me fqinjët në BE, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.
“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën, për një kohë tepër të gjatë e kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë mbeten kyç”, thuhet në këtë dokument.
Në veçanti do t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre duke i përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu, të cilin e lehtëson BE-ja.
“Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja u bën ftesë të gjithë partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, theksohet në draftin e tekstit të deklaratës.
Të pranishëm në samit nga Ballkani do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq.
Pos shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në takim marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa, si organizator i takimit, pastaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Nuke dua te Merzit njeri.
Jasht paragjykimeve politike partiake
Rendesin e libraris apo binlotekes nuke e dine askush sa
Vec Ai qe lexon,studione,punonn per eksperimenti,krahasime.
Ne vitin 1984 Ra nje Debora e madhe asgje nuke shikoje vec debore,
rruget ne mes te qytetit te bllokuara.
Erdhi nje porosi mbyllen zyret I madh e I Vogel me lopata me pasture
Boren e bardh
mbi 1.5 e lartesi vend vende era kishte shtresuare deboren ne
2 m.Dolen njerz plote por shumica nuke kishin lopata.??
Nje pergjegjsi I thash a ka kryp tregtia..Per cla e done???
C’fare po thote fantazma.
Dikush tha Sa m.rruge duhet hap cdo person ?
Do te shkojm deri ne rrugen kombetare, d.m.th.. 90 km.???
I gjith ayteti punonte por rruga nuke u hape me dale nga qyteti.
Iishte koha qe kerkohesh ”kurban”,pushkatoheshin,burgoseshin njerz
Si armiq tradhtar popullit , partis, etj ???
Nje specialisti I coojn nje ”fjalet” KURE te shkrihet bora do japish ”llogari”??.
Pse??
Ai I kishte magazinat jasht qytetite,temperturat shkonin minus 15-20 grad Celsius, plus qe era Debora
mund ken thyer dritarte,dyerte ,mos qoft Edhe catite.
C’ te Bejn ??Ase tractor nuke e hape rrugen c Benin tre punters,roja,magazinjeri,administrata e
Vogel me me tre femra??
Pergjegjsia I faturohej drejtorite.I cili Ishta I pa fjqushem.
Me veshtersi nje dit u hap rfuga per kaluar nje kembesore.
Drejtori nje dit shef nje spravocnik-kshilluse” ovoshevodstvo”,
ne nje kapitull per rujatjen e hudhrave e qepujkave.
Standarti shtetit thoshte derer 1-2 grade MBI zero.
Po kusd e dine Sa ka qene naten???
C ‘bere drejtori specialist I kl. pare.merry disa qepujka e hudhra I
fute ne xhepe,e shkone laboratory.
Pregatit temostatin stufen e druve,(pjatat e f filtri etj),
qe ne raste se fiken dritate, te ndezin stufen..
Ne liber”udhzusi” shef qe ne koceket-hangaret- ku ruheshin qepujkat
jasht te varune ne strehet e catise ishin te varura qepujkate ,shikojn
ne hart ngjashmerin klimatike,pak a shume te dya zona malore.
konstaton se rajoni ku behen fjalet per ruajjtjen e qepujkes,ishte i njejte.
Pra sipas mendimit krahasuse edhe qepujkat,hudhrate nuke Jane demtuare.
Ne laboratory vazhdonte vrojtimi.
Fillimish cur u bene tre dite te gjtha farerat Krishine mbiree leshuane llastare,
Jashte vazhdonte paradoksi ”Kush e ka radhen”?gishte drejtohej nga
Specialist.shumica shprehnin keq ardhje,dikush ferkonte duarte.??
Pas nje jave rezutatet e analzave doli 100 % me fuqi mbirse.
Dikush kishte bere nje leter per kete gjendje te ”render”??
Por laboratory kishte certifikaten ”secrete”,.
Pra Libra,”kshillusi” ju erdhi ne ndihme,dhe doli e vertata teorikisht
Eksperimentalish dhe praktikisht.
Para bibloteka librarian duhet te jete ndofta aty after ku eshte bibloteka komberare
“Duhet nje biblotek ”kombetare” nderuniversitare’.
Kurd them”KOMBETARE”,nenkuptohet Shqiperia,Kosova Dardand,trojet shqiptare
Mal te zi, Serbia,luginen e presheves,,metvegje,bujanoc,preshev,maqedoni bytevi,
Janine,e kudos ne diaspora, ne menyre qe vdo liber,dokument te disponohet
ne te gjtha kto biloteka nga bibloteka kombetar,pamvarsishte se ndokujt nuke
i pelqen ne qendren boterore Manhattan esht nje biblotek gjigadne ne mbi 10.000
Metra katrore me park e lulishte bare-kafe,cepi i nje krahu ka biblotek per vendet
Sllave,poloni,rusi ,serbi e com.(aty ka Libra dhe per shqiperin ne gj.sllave).
Shume Bibloteka,spitale,kan pllaka,e mbishkrimet te sposorizusve ketu e
50-150 vjete me pare.
Mbi 100 binblotte kana 4 qytete new yorkut,brooklyn,bronx,qeens.
Dias shhme Kath me nje siperfaqe kosiderushme.orai esht 5-6 diet por ka
qde punojne nag ora 9am ne 9 pm.
“Se drite e diturise perpra do ma shpjer”
LE TE SHPRESOJM
Favenido SC
New York
March 6 2018
In memory
46 vjet me pare
Me 8 mars 1972 une me nje automobil ”zis” plot me paime
Laboratorik per laboratorin e pedologjise te Stacionit kerkimeve
shkencore te bujqesise (isha i pari drejtues st.bujq.v 71-73)
Me, Mr.Agr.Sadri Spend Metaliaj“Pergjegjsin i Grupit Studimit frutikilture prane
Nderm.bujqesor,kishte ngarkuare ne nje ” zuk” fidana fructose.Rruga Ishte bllokure,
ate Nate qendruam ne fush-arres, Bore, shume ftofte.
Shoferi ime nuke donete me u nise.
Degjova qe u nise Mr. Sadri Mentaliaj.
I them Shoferite u nise Shoku ime me” Zuke”,jo me ne me zise.??
U nisem i shikuem qe Ishte lidhur zuku me kavo pas nje makine madhe,
pas Pak e Shikum qe u shhkepute.
Ne shkuem per nje rruge kryesore. makina ngeli ase para ase prapa.
zhurme e madhe vinin shoferet e ,skodave,maunave ,cetaurve(qe punoni hid.)
“Ta hedhim ne lume makinen thonin”.
Jo , ju thashe ka 10 Miljon lek paime laboratorike (nuk mbaj mend shifer
kote se ato ,Na i kishte dhuruavre Institute i gjeologjise tirane,vetem me
leter inventari),nje gje per te qeshur,disa gjera te kustushme futem ne nje
dollap(se Ishta rrmuj Kish shim punter qe punonin).
cur kishte ardh puna me instaluar lavamanet se thahej cimentoja,
Ishin zemrure,me Zuni rrugen njeri i alarmuare,”ku Jane laavamanet??
Une qete u pergjigja,”po aty ne dollap Jane”.,,,
Me tete mars ne Oren 24( 12) te nates arritem ne qytetin”bajram cuurr”,
hoteel s’ kishte,Parking Jo.Makinen e afruem afer pallatit,shoferi u nise
heret e shoqerova deri ne agjesi,qe ti jepte flet udhtimi boshe.
Mr.Sadri Ishte treguar me i zgjuare. i ra rrouges gjate qafes malit,
vuajt kishte por Jo me u rrezikuare.
Deri sot nuke i kame then qe te kame daj(jemi nip e daj),vetem mos t’a
vej ne pozita se u be me
Poste kryeagronom Rrethit,shef i seksionit bujqesise ne komekzrrethit.drejtor SMT,
K/agr. e zv. drejtor ND.bujq.,Drejtor i drejtoris ujrave,kryetar Koop.bujq.Margegaj.