CATANZARO – Detaje të reja janë publikuar në lidhje me operacionin e një ditë më parë në Itali, ku pas sekuestrimit të rreth 5 tonë hashash që vinte nga Shqipëria, janë arrestuar 25 persona. Superaksioni i realizuar nga forcat e Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë financiare në Catanzaro dhe shërbimin qendror për krimin e organizuar në Romë, ka goditur grupin e strukturuar kriminale, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë.
Mes të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Stammer2-Melina”, raportohet se ndodhen edhe tre kokat e trafikut. Këta persona dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Detajet për operacionin kanë zbuluar edhe identitetet e personave të përfshirë në trafikun e drogës.
Mes të arrestuarve është bosi i Filadelfias Rocco Anello, 58 vjeç, dhe Francesco Fiare nga San Gregorio, 38 vjeç, i njohur si “doktori”.
“Arrest me burg” është kërkuar për Francesco Paladino, ndërsa vëllai i tij Antonio Paladino ka marrë masën “arrest shtëpie”. Babai i tyre, Salvatore Paladino, edhe ky person nën hetim, është aktualisht edhe në një proces tjetër për operacionin antidrogë “Stammer”, vijim i të cilit ishte operacioni i djeshëm.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe 9 shtetas shqiptarë: Indrit Buja, 37 vjeç; Elvis Hajdini, 25 vjeç; Shefik Muho,34 vjeç; Vladimir Leskaj, 34 vjeç; Adrian Licaj, 34 vjeç; Vilson Nelaj, 34 vjeç; Astrit Paskali, 45 vjeç; Alban Sinani, 34 vjeç, Gentian Sulejmani, 41 vjeç; Luan Tahiraj, 39 vjeç.
Sipas hetimeve, grupi kishte shtrirje të madhe në Itali, duke përfshirë rajone si Kalabria, Pulja, Sicilia, Lacio, Toskana, Lombardia, por edhe zgjatime në Shqipëri. Droga e trafikuar nga Shqipëria nuk kishte destinacion final vetëm Italinë, por edhe vendet e Bashkimit Europian.
Mediat italiane raportojnë se kokat kalabreze të organizatës kishin rënë në kontakt me trafikantët nga Brindizi dhe me kultivuesit e kanabisit nga Shqipëria. Pasi droga kultivohej në Shqipëri, ajo trafikohej përmes detit në Brindisi dhe u dorëzohej ndërmjetësve, të cilët më pas e shpërndanin tek pjesa tjetër e grupit.
Operacionet në kuadër të goditjes së këtij grupi kanë qenë të vijuara nga autoritetet italiane, por më herët ishte mundur të viheshin në pranga vetëm shpërndarësit e lëndës narkotike. Me realizimin e operacionit “Stammer2-Melina” u sekuestruan edhe dy skafe dhe disa mjete që përdoreshin nga anëtarët e bandës.
Më poshtë lista e plotë e personave të hetuar:
Rocco Anello, 57 vjeç, bosi i Filadelfias.
Idrit Buja, 37 vjeç, shqiptar
Fortunato Baldo, 23 vjeç, nga Mileto
Cristian Burzi, 35 vjeç, rezident në Bergamo
Mario Calesse, 45 vjeç, rezident në Muggio
Francesco Colangelo, rezident në Verano Brianza
Gianfranco Contestabile, nga Brindisi
Francesci Fiare, 38 vjeç, nga San Gregorio, i njohur si “doktori”
Rosario Fioretti, 71 vjeç, nga Leçe
Leonardo Francesco Florio, 54 vjeç, nga Vibo Marina
Ippolito Fortuna, 58 vjeç, nga Vibo Marina
Giovanni Franze, 56 vjeç, nga Stefanaconi
Gerardo Filippo Gentile, 63 vjeç, nga Zambrone
Elvis Hajdini, 25 vjeç, shqiptar
Domenico Mancuso, 43 vjeç, rezident në Romë
Fabio Melacca, 32 vjeç, nga Brindisi
Shefik Muho, 34 vjeç, shqiptar
Gregorio Niglia, 35 vjeç, nga Briatico, i njohur si “Llollo”
Giovanni Pastorello, 59 vjeç, rezident në Milano
Gianluca Pititto, 22 vjeç, nga Mileto
Antonio Prostamo, 29 vjeç, nga Mileto
Rosario Riçioli, 45 vjeç, nga Katania
Claudio Tortora, nga Vibo Valentia
Francesco Paladino e Antonio Paladino, nga Rosarno.
Rasti tjetër i hetimit, operacioni “Stammer”: Melina Cannata, 47 vjeç, nga Mileto
Roço Iannello, 43 vjeç, nga Mileto
Fortunato lo Schiavo, 47 vjeç, nga Mileto
Salvatore Paladino, 49 vjeç, nga Rosarno
Fabio Melacca, 32 vjeç, nga Brindisi
Massimo Pannaci, 51 vjeç, nga Vibo Valentina
Giuseppe Vittorio Petulla, 60 vjeç, nga Mileto
Michell Piperno, 36 vjeç
Giuseppe Pititto, 26 vjeç, nga Mileto
Pasquale Pititto, 50 vjeç, nga San Giovanni në Mileto
Salvatore Pititto, 50 vjeç, nga Mileto
Antonio Varone, 43 vjeç, nga Mileto
Vladimir Leskaj, 51 vjeç, nga Vlora, Shqipëri
Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar
Antonio Lococciolo, 68 vjeç, nga Brindisi
Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar
Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar
Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar
Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar
Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar
Oksana Verman, 32 vjeçe, nga Ukraina, rezidente në Vibo Valentia, në një lidhje sentimentale me Salvatore Pititto, për një periudhë kohe.
Antonio Zecca, 53 vjeç, nga Brindisi
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Komentet