Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Selanik, teksa rreth orës 02:30 është djegur makina e Konsullatës së Përgjithshme Shqiptare në Greqi.
Sipas mediave greke makina ka shpërthyer me bombë artizanale, ne kohën që ishte e parkuar para Konsullatës, në rrugën Psara në Touba, Selanik, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ndërkaq, raportohet se nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim, veçse dëme materiale.
“Nga zjarri që shpërtheu në orën 2.30 në agim, në automjet u shkaktuan dëme materiale, por fatmirësisht asnjë nuk u dëmtua
Një objekt i improvizuar shpërthyes i panjohur i ishte makinës së parkuar që i përkiste Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë. 8 zjarrfikës me 2 automjete nxituan dhe u përpoqën të shuanin flakët. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet”, – shkruajnë sot mediat greke.
Komentet