( Në kujtim të vepres së pavdekshme të shkrimtarit dhe poetit të talentuar vlonjat Pajtim Xhelo)
U lind në qytetin e Vlorës, në një familje shumë të herëshme qytetare me tradita intelektuale dhe atmëmëdhetare nga të dy prindërit. Që në vitet e para të shkollës, shquhej për një përqëndrim
të pazakontë në marrjen e dijeve. Mësuesit e tij thoshin që ky djalë nuk studionte për të marrë nota të mira. Ai studionte për njohuri të qëndrueshme, me piksynyme të qarta, që të njihte sa më mirë botën që e rrethonte. Ishte ndër nxënësit e rrallë, me formim të përgjithshëm, i vlerësuar me notën 10 në letërsi dhe lëndët shoqërore dhe me 10 në matematikë dhe shkencat e përpikta. Kish prirje të veçantë për gjuhët e huaja, të cilat më vonë e ndihmuan në studimet e tij në shkencat albanologjike.
Shquhej për një pjekuri të parakohëshme, seriozitet në çdo hap që hidhte, këmbëngulje, etje për dije. Mësuesit dhe shokët e tij trgonin se ai nuk mësonte kurrë përmendësh, pa e zbërthyer dhe kuptuar në thelb gjithçka të re.
Pasioni për letërsisnë u vu re që në moshë të re. Në klasën e pestë mësuesja e gjuhës ruse, Mjaftime Gorishti, duke parë që njohuritë e tij ishin më të përparuara se ato të moshatarëve të tij, e ngarkoi me mbarëvajtjen e bibliotekës së shkollës Nr 2 ( Naim Frashëri ) Kjo bëri që ai të niste të lexonte me një etje të jashtëzakonëshme që në atë moshë ( 11 – 12 vjeç ) autorë të dëgjuar, si Tolstoi, Dikensi, Viktor Hygoi, Balzak, Stendal, Xhek London Gorki, Turgenjev, Gogol, Pushkin, Lermontov, Majakovski,Dikens, Shollohov, Migjeni, Mjeda, Noli, Çajupi e shumë të tjerë.
Siç tregon edhe vet, nuk i duhej të studionte shumë në shtëpi, sidomos në matematikë. Cili qe sekreti? Kishte një vëmendje të jashtëzakonëshme në shpjegim. Shokët e tij thonë që kur mësuesit
shpjegonin, ai nuk shkëputej nga dëgjimi, sikur bota të përmbysej rreth tij. Mbase do duket e pabesueshme, po në moshën 13 vjeçare Pajtim Xhelo shkruajti një novelë me temë nga jeta shkollore, novelë që u vlerësua nga një shkrimtar vlonjat, mësues letërsie, Miliano Stefa.Që kur ishte në vitin e parë të gjimnazit, mësuesi i letësisë, Daut Shtino, u thosh të gjithëve, që Pajtim Xhelo e njihte drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe më mirë se vet mësuesit e Gjuhës. Një ngatërresë e sajuar në biografi, bëri që të mos shkonte në Universitet në degën që donte. Shkoi me dy muaj vonesë për Agronomi. Nga letërsia dhe arti nuk u shkëput. Luajti teatër, këndoi, ishte atlet cilësor…Një djalë me prirje, që mbase, në parim, edhe kundërshtonin njeratjetrën.
Në pesë vitet studentore shkruajti dhe botoi heraherës në gazetën STUDENTI e më pas në gazetën lokale të qytetit. E emëruan në Skollën e Mesme të Llakatundit ( Teknikum bujqësor ), nga
ku, për shkak të asaj përbërjeje politike të sajuar e larguan me shkakun që lexonte libra të ndaluar.
Pas 13 orë mbledhje, ku u mbrojt nga të 59 mësuesit ( me përjashtim të sekretarit të Partisë dhe drejtorit dhe spiunit ) shpëtoi nga dënimi me burg, po mori një goditje që e deyroi të heshtëte për disa vite. Deri atëhere kish gati për botim dy novela, tre vëllime me tregime dhe dy vëllime me poezi. I pushtuar nga paniku dhe frika mos e përndiqnin, i dogji të gjitha dorëshkrimet në sobën e drurit. Nga shkrimet nuk hoqi dorë, por fshehur, pa ia trguar askujt.
Gjatë kohës, studionte autodidakt për historiografinë e lashtë të popullit tonë, e cila i dha dorë të përfundonte romanin e tij historik “ Mallkim i përjetshëm, të cilin e aprovoi për botim Shtëpia Botuese “Naim Fr4ashëri “ në vitin 1988, ku ishte nëndrejtoreshë Iskra Tata Thoma. Recensenti historik, Myzafer Korkuti e vlerësoi me notat më të larta, jo vetëm nga ana e vërtetësisë historike, por edhe si lexues I kualifikuar. Po kështu edhe recensenti tjetër, Arben Xoxe. Romanin nuk pranoi ta linte për botim, sepse nuk ra dakord që të ndryshonte një fakt historik… Donte t’i përmbahej me përpikmëri vërtetësisë historike. E botoi në vitin 1997, nëpër plumbat e marsit të tmerrshëm të atij viti të mbrapshtë. Në vitin 1992 nxjerr gazetën “ Zgjimi “ si gazetë e vetme në Vlorë, sepse gazeta“ Vlora “tashmë ishte mbyllur. Po atë vit çel Shtëpinë e parë dhe të vetme Botuese në Vlorë me emrin “ Flamuri”.Nisi botimin e një Almanaku letrar me titullin “ Aulona “, por për shkak të vështirësive financiare dhe teknologjisë shumë të vjetër të makinerive të Shypshkronjës, dolën në dritë vetëm tre numra. Po kështu boton një gazetë të dytë dyjavore me titull “ Ekartshkin” ( ekonomi, aert, shkencë, informacion). Edhe ajo pasoi almanakun, dolën vetëm tre numra dhe nuk jetoi më. Siç thoshte edhe vet Pajtimi, nëse do t’I presësh rrugëtimin një artisti krijues, vëre në drejtim dhe ia ke arritur qëllimit.
Ato vite për Pajtimin ishin një zbrazëtirë, pa krijimtari.Në të vërtetë nga viti 1990 , deri në vitin 1997, duke qenë Drejtor në dy ndërmarje, nuk pati mundësi të merrej me krijimtari.
Botimet i nisi në vitin 1997 dhe 1998. Për shkak të një diabeti shumëvjeçar ( që në moshën 18 vjeç, kur nuk i doli e drejta e studimit), pati probleme të rënda me sytë. Bëri 9 ndërhyrje në klinikat ruse dhe deri në vitin 2015 nuk mundi të shkruante. Pas këtij viti, edhe pse duke sakrifikuar shëndetin e të parit, vijoi të shkruante dhe të botonte me një vullnet dhe frymëzim të jashtëzakonshëm. Vete Pajtimi thoshte : “Mund të duket çudi, po Zoti ma ktheu borxhin e viteve që heshta”.
Në foto: Pajtim Xhelo
Ka botuar dy romane dhe të tretin e ka gati për botim, 10 vëllime me lirika, dy vëllime me novela, në bashkautorësi me Iskra Tata Thomanë,një vëllim tjetër me novela në bashkautorësi me Iskrëne, një novelë xhepi, një vëllim me tregime, një libër me studime albanologjike dhe librin e fundit, në bashkpunim me Iskrën me “ Shprehje frazeologjike përmes rrëfenjave. Edhe pse me probleme të rënda shëndetësore, ai vijonte krijimtarinë.
Ja si shprehet Iskra për mikun e saj, Pajtimin :
“ Pajtim Xhelo, si shkrimtar ka arritur në majën e Olimpit në të gjitha gjinitë e prozës, që nga tregimi i shkurtër, novela, romani (madje edhe romani historik që është aq i vështirë,sidomos kur flet për lashtësinë ).Më duhet të theksoj faktin, që, edhe pse nuk ishte çam, ka shkruar aq shumë tregime për Çamërinë, aq sa kanë shkruar të gjithë krijuesit çamë, të marrë së bashku. Disa nga shokët, me shaka i thonë : “ Ti je çam “ E kam të vështirë ta them me siguri, nëse Pajtimi ka lënë pa na sjellë në tregimet e tij, ndonjë krahinë të Shqipërisë Natyrore, apo, siç i quan ai, Epirit, Iliirisë dhe Maqedonisë me origjinë pellazge, duke nisur që nga Trieste, në Mitrovicë, në Ulqin, në Folorinë, Kostur, Konicë, Grebene, SELANIK,, DERI NË Artë dhe Prevezë…Them se na i ka sjellë të gjitha trevat pellazge në krijimet e tij. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe disa rrëfenja impresioniste të tipit të Kafkës etj.
Shpesh, madje mund të them pa frikë, rëndom, në përshkrimet kthehet në prozë poetike të mirëfilltë, me të gjithë bukurinë e këtij stili,veçanërisht me mendimin e thyer dhe tingullin ngacmues për shpirtin. Si poet, më duhet të pranoj se i ka kaluar përmasat mbarëkombëtare, madje i ka kapërxyer edhe këto kufij. Në një kohë, kur poezia, jo vetëm te ne, por edhe në Botë, është zbehur, është bërë thjesht një prozë e zhveshur nga melodia, flladet dhe aromat e vesës nektarore, lirikat e Pajtim Xhelos të rrëmbejnë shpirtin, për të të çuar në yllësitë e përfytyruara të legjendave hyjnore. Edhe poezia e tij epike të rrëmben në krahë, për të të çuar mysafir në botën burrërore të nderit, besnikërisë, bujarisë dhe trimërisë. Poezia e tij është gati hyjnore, teknika ka arritur përsosmërinë,
Shpirti i tij i madhërishëm na flet me gjuhën e Perëndive përmes vargjeve brilante. Gjuha e poezive të tij ( natyrshëm, edhe e prozës) është Shqipja e kulluar, larg huazimeve dhe ndikimeve. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe… Ai bëri një punë të palodhur për të pëzënë nga fjalori fjalët “ ardhacake” si i quan fjalët e panevojëshme që kanë pushtuar fjalorin (leksikun) e Gjuhës Shqipe. Ai ka studjuar historiografin e lashtësisë së popullit tonë, ka arritur në përfundime me vlera të pamohueshme që hedhin dritë mbi të vërtetat që na i kanë rrëmbyer padrejtësisht fqinjët tanë. Natyrisht, nuk kish si të ndodhte ndryshe, që një njeri me një kulturë kaq të gjerë e të thellë në të gjitha fushat e jetës, një intelektual i mirëfilltë si Pajtim Xhelo, të mos ishte edhe një poet dhe shkrimtar me përmasa të pakufishme, të pa konturuara. Ky ishte Pajtim Xhelo, njeriu me një përvojë jetësore të jashtëzakonëshme, që na e la këtë përvojë si Margaritar për brezat që do vinë. Dhe të mendosh, që ky njeri deri para pesë viteve, nuk tha kurrë me gojën e vet : “ Jam poet, apo shkrimtar, apo studjues”. Po, thoshte gjithmonë : “ E dua vendin tim, e dua kombin tim, e dua qytetin tim mbi jetën time fizike”. Një njeri me të tilla vlera, që nuk thotë “ Jam poet, jam shkrimtar, jam studjues” është mishërim i thjeshtësisë, i dinjitetit dhe krenarisë që hesht, por që flet me gjuhën e një shpirti të shenjtë. I kujtoj Qeverisë e sidomos pushtetit local të Vlorës që t’i krijojë kushte minimale këtij njeriu me përmasa të jashtëzakonëshme, që ka pranuar të digjet pa flakë, pa bujë dhe zhurmë për të mirën e Kombit, të Atmëmëdheut dhe Vlorës sonë. Edhe pse me probleme të rënda me shëndetin, sidomos me sytë, për të cilët mjekët e këshillonin të mos lexonte e të mos shkruante, pasi pat bërë nëntë ndërhyrje për të ruajtur këtë pakëz dritë, ky njeri kishte vendosur të sakrifikonte për atë qëllim madhor që i kishte vënë vetes, të linte trashëgim krijimet e tij perla për të gjithë ne, edhe për fëmijët e tij, se tjetër pasuri ai nuk kisht.
Këtij njeriu të thjeshtë, të heshtur, që nuk e ka njohur egoizmin dhe egocentrizmin, kësaj blete që ka mbledhur për vite të tëra nektarin e jetës për të na sjellë mjaltin e shpirtit. Që në gjimnaz, ne e thërrisnin Esenin. E them pa e tepëruar, që Vlora ka patur fatin të kishte një Esenin të ri. Ku ka poet tjetër që ka shkruar për Vlorën 22 poezi perla, që nuk ngjajnë aspak me njera-tjetrën.Ku ka poet tjetër, që në të dhjetë vëllimet e tij me poezi të na sjellë, njlloj si në prozë, dashurinë, gëzimin, trishtimin, zhgënjimin, miqësinë e sinqertë, pabesinë, rrëzimin dhe ringritjen, merakun, dhëmbjen, fitoren dhe humbjen me një stil klasik mjeshtëror, ku rima, ritmi, figurat e mrekullueshme letrare, brishtësia dhe ëmbëlsia të të bëjnë të ndihesh në një lirishtë pylli, në një majë mali, të të puthin valët e detit, të të freskojë ujët kristal të një kroi, të këndosh me netët hënore, të vallëzosh me yjet…Shqipëria e ka këtë fat. Vlora e ka këtë fat.
Veç ne, shqiptarët, duhet të mësohemi t’I vlerësojmë njerëzit që I shërbejnë kombit me përkushtim që kur ata janë gjallë. Një atmëmëdhetari si Pajtim Xhelo ( po përdor fjalën Atmëmëdhetar, një
nga qindra fjalët e reja me të cilën ka pasuruar gjuhën shqipe ai ) duhet t’I afrojmë dorën e çiltërsisë për të na çuar në të gjitha burimet e shpirtit të Kombit tone. E them pa rezerve, që nuk kam
njohur asnjeri tjetër me vlera të pamohueshme, që të jetojë në varfëri dhe të ketë mendimin dhe shpirtin të pasur e të thellë, sa nëntoka e Vlorës së tij, prej nga ai merr fuqi si Anteu. I pati të gjitha mundësitë që të largohej nga Vlora, po nuk e bëri këtë.
E fundit, po kryesorja që do them : Asnjë varg i Poetit Pajtim Xhelo nuk ka nevojë për redaktim. Ai ka arritur përsosmërinë. Dhe mos harroni që këto i thotë Iskra Tata Thoma, që ka punuar redaktore në Shtëpinë Botuese më të mirë “ Naim Frashëri “ për 10 vite. Që të flasësh për Pajtim Xhelon, nuk mund të mos thuash edhe pasionin e tij për gjuhësinë dhe historiografinë. Për gati 45 vite ai studioi autodidakt për historinë e lashtë të popullit tonë. Deri në vitet 1985 iu desh të përkthente nga italishtja, frëngjishtja dhe rusishtja, sepse në bibliotekat tona kishte pak materiale për historiografinë.
Përfundimet e këtyre studimeve ( jo të gjitha ) i botoi në librin “ Vëzhgime Albanologjike”, libër që u vlerësua nga Universiteti i vlorës “ Ismail Qemali”, rektori i të cilit organizoi edhe një simpozium në rang Akademik. Një pjesë e mirë e materialeve të këtij studimi nuk e pa dot dritën e botimit, sepse Pajtimi i kish lënë në Kompiuter, për t’i plotësuar me materiale të tjera, pastaj t’i botonte në një vëllim të dytë.Fare papritur, në 12 shkurt 2023 i bllokuan faqen e tij të facebook, të cilën nuk e hapi dot më, edhe pse bëri përpjekje kudo. Së bashku me këto materiale, humbi edhe 15 tregime dhe disa studime në gjuhësi ( leksikologji dhe sintaksë si dhe krijimin e disa fjalëve të reja, duke përqasur ato të dialektit të veriut) Sidoqoftë, në bashkautorësi me miken e tij Iskra Tata Thoma,ata botuan librin “ Shprehje Frazeologjike, sjellë përmes rrëfenjave”, i cili u vlerësua edhe ky nga Universiteti i Vlorës “ Ismauil Qemali” ( falë iniciativës së Rektorit të këtij Universiteti, z. Roland Zisi.) Edhe për këtë libër ( me 430 faqe) , i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, Universiteti organizoi një simpozium shkencor, ku u dhanë vlerësime nga pedagogë dhe akademikë me tituj shkencorë si Baerdhosh Gaçe, Ermir Xhindi, Mujo Buçpapaj ,Albert Habazi Aleksandër Çipa , Vllasova Musta e të tjerë.Ja disa vlerësime të Dr, Ermir Xhindit ( pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë), një nga njohësit më të mirë të Letërsisë Shqipe Tekstet qe shkruante Pajtimi, sipas meje, u takojnë këtyre prirjeve, me gjuhen, poetiken, ndjeshmërinë e tyre, çka dëshmon jo vetëm talentin e shijen e njeriut qe nuk e ka humbur kurrë garën me kohen, por edhe etike intelektuale te nivelit te larte, cilësi qe ndeshet rralle këto kohe kur konformizmi eshte ktheyer ne menyre jetese, madje kusht per te jetuar. Sa i përket poezisë, Pajtim Xhelo duket se kishte arritur majat e përsosmërisë në të gjitha drejtimet. Nuk po hy në një analizë të detajuar, mjafton të them me bindje të plotë, pa asnjë rezervë, se poezia e Pajtim Xhelos të fton në magjinë e saj e lirë, e pa ngatërruar në sajesa të kota e të panevojëshme, të cilat dobësojnë efektin estetik, shpirtëror e psikologjik, aspak imponuese , larg empirikes, të rëndomtës, larg ” të të shkruarit poezi për poezi”.Poezia e tij rrjedh natyrshëm, e pa sforcuar, siç zbret ujët e një përroi malor, fëshfëritës dhe i kulluar, që të përfton qindra melodi hyjnore, të papërsëritëshme, të cilat të mbajnë shpirtin peshë dhe të qetësojnë e të qartësojnë mendimin. Stili klasik i srofës me katër vargje ( shpesh edhe me dy, edhe sonetet) me vargje 8, 9, 11, 12, 14 dhe 16 rrokëshe të përshtatura me përpikmëri të formës me përmbajtjen, rima, ritmi, përzgjedhja e fjalëve sa më larg atyre që përdoren rëndom në jetën e përditëshme, eleganca e të shprehurit,figuracioni i përdorur me një mjeshtëri të rrallë, përdorimi i fjalëve të përngjitura dhe fjalëve të sajuara nga vet autori sipas ligjësisë leksikore të dy dialekteve, të gjitha këto e bëjnë që të dallohet dukshëm, jo vetëm nga poetët e kohës, po edhe nga ata të kohëve të tjera.
Ajo që e bën më të pranueshëm nga të gjitha moshat dhe kategoritë shoqërore Pajtimin si poet është tematika e gjerë, e pafundme epoezisë së tij. Nuk gjen në poezinë e Pajtim Xhelos trajtesa pa kuptim, fare të rëndomta të natyrës, si yjet, hëna, bilbili, trëndafili, etj, siç i gjen te poetët e tjerë… Asgjë nuk shkruhet për asgjë. Gjithçka ka përmbajtje, ka lëndë…Ka jetë njerëzore , shpirtërore, ka mendim të thellë , psikologjik. E ndërsa përfytyrimi i poetit pushton të padukëshmen, të paarritëshmen, qielloren, gjykimi dhe arësyeja i zbresin ato në tokë, bashkë me hapat e kujdesëshme që ai hedh me urtësinë dhe mençurinë e tij. Pajtim Xhelo nuk fluturon, ai është ectar i përditshëm, i zakonshëm, në jetën e përbashkët me njerëzit e tjerë. Nuk është nevoja të përmend emra poetësh, mjafton të them se Lirikat e Pajtim Xhelos mbajnë aromën Eseniniane…Kjo besoj mjafton. Nuk mund të anashkaloj prozën e Pajtimit, e cila është një ” Prozë Poetike” e pandarë nga poezia e tij. Per këto dy elemente, dekonstruksionin si parim krijues dhe ndershmërinë intelektuale qe i jep funksion veprës se Pajtimit dua te ndalem pak me gjate, përkatësisht mbi dy-tri tregime qe e shprehin ne menyre me te plote veprën e tij. Përkatësisht, po flas shkurt per “Gruaja dhe Vdekja”, “Testamenti I Aleksandrit te madh”, “doktori i vdekjes”.
Tregimet i lidh filli i vdekjes, por jo siç ne kuptimin e fatalizmit. Eshte interesante se eshte zgjedhur Vdekja, kjo rrafshuese e pamëshirshme e jetës, per te kryer te kundërtën: per te sublimuar kuptimin e nje jete te plote, te pashkaterrushmerise se saj. Ne kuptimin poetik, strukturor, vdekja e kushtëzon tregimin, ne çdo rast, me nje dinamike te detyruar veprimesh, zhdërvjelltësi ne shpalosjen e karaketereve dhe fund simbolik te pashmangshëm. Padyshim zgjedhje e veshtire, por autori ka arritur qe per çdo rast te kontrolloje ndërlikimet e kuptueshme. Ne tregimin “Gruaja dhe Vdekja” tensioni simbolik eshte me vertete I rralle, sidomos pse eshte mbërritur te konvertohet nje gjendje e njohur, e dhene, pranë përvojës se çdo lexuesi, ne nje permase psikologjike e morale te interpretuar plotësisht nen kontrollin e autorit, ose ne versionin e tij. Ne kete kuptim, ky eshte nje nder tregimet e “hapura” te Pajtimit, ku simbolikja dhe konkretja ngjeshën ne traditën e mësimeve te Heminguejit (apo jo, Pajtim?). sprova e vdekjes, farkëtimi i vetëdijes, trupit, ëndrrës, kllapisë, me praninë e saj, i jep njëlloj qetësie e dinjiteti te pashmangshëm jetës, me shijen e triumfit mbi harresën. Vullneti per te jetuar nuk buron prej frikës nga vdekja, përkundrazi.Teksti (Pajtimi) i braktis klishetë, nuk druhet te ofroje versionin e vet, sipas nje kodi qe koherencën nuk e gjen nder aktoret qe vene ne lëvizje fabulën, por ne tensionin simbolik qe krijon pështjellimi I vdekjes: tregimet e Pajtimit ne kete kuptim jane dëshmi romantike te nje bote etike, por jo dëshmi naive te saj. Une besoj se jane njëlloj arkeologjie shpirterore e psikologjike, ne kohe ne hapesire, njëlloj aventure e kujtesës, qe shpie, si te gjitha aventurat e mëdha te njerëzimit ne zbulime te jashtëzakonshme.
Ne kete pike, per kete shkak, tregimet qe duket sikur i lidh vdekja, ne te vertete i bashkon eksplorimi i fuqisë se jetës. Shikon tregimet e Pajtimit që i përmbahen nje rendi ne sintoni me zhvillimet e sotme te letërsisë shqipe- siç e përmenda. Ne njërën ane, dramat urbane, ne anën tjeter kaosi i identitetit. Ne ndonjë rast dëshmohet edhe nje version i integruar i tyre. Nëse do të duhej ta përkufizoja, në shërbim edhe të bindjes tonë mbi llojin e letersise qe ka shkruar Pajtimi, humanizmi, brishtesia emocionale, përkushtimi bindja e njeriut, e shenjojnë atë pashlyeshëm. Doktori i vdekjes e rrefen fundin nga nje tjeter pikepamje, permes asimetrise se qendrimeve ndaj saj, besimi, shpresa perballe cinizmit, shpirtesia perballe materialitetit te jetes. Nese vdekja shkon me pare shkonte permes stoicizmit, ketu shkon permes trishtimit te thelle, zhgenjimit te besimit. Si fillim, nuk mund te mos vihet re erudicioni i autorit – po e theksojmë kete si mekanizëm ne funksion te vlerës simbolike te tregimeve. Eshte njëlloj ekonomie narrative qe Pajtimi e kishte perdorur me zgjuaresi e me intuitën e shkrimtarit te talentuar. Ne tre tregimet e tij Pajtimi eksperimentonte me te dyja, çka na shtyn te besojmë pranine e nje pune krijuese në kërkim te teknikave më të përshtatshme për shkrimin.
Subjekti, pavaresisht nga fabula e thjeshte, eshte pothuaj gjithmone materie e perpunuar mire, proporcionale – situatat, edhe per shkak te perzgjedhjes tematike, por kryesisht per shkak te nderhyrjes autoriale kane tension te brendshem, nuk bien ne rrafshtesine apo deklamacione sentimentale. Karakteret – ketu Pajtimi meriton vletesim te veçante – jane entitete shpirterore e morale te krijuar përmes konfesionit. Mbi këtë skemë topik – mekanizen poetik, pra vdekja – konfesion ne prag te saj, ndertohet tregimi, njelloj kodi origjinal, koherent, njëlloj religjioni poetik ne miniature. Përmes kujtimeve synuam të kujtojmë sadopak jetën plot aktivitet të shkrimtarit dhe poetit të talentuar vlonjat, humbja e të cilit preku thellë jo vetëm familjen Xhelo, por dhe gjithë Shqipërinë dhe më gjërë. Ishte një humbje e madhe për krijuesit shqipëtarë. Njerëz të tillë lindin rrallë por mbeten përgjithmonë të pavdekshëm në mendjet dhe zemrat e krijuesve shqiptarë dhe më gjërë. I paharruar qoftë vepra dhe kujtimi i tij krijues.
NANE ! … Vetem me fillim… Deri ne Pafundsi ! ..
Ju falemnderes!
Ju flm shumë i nderuari Miku jonë Fritz Radovani!
Me shumë respekte
Elida
Emir Nene eshte fjala e pare qe degjon e meson,,hajde ke Mami-Nena,
esht fjala me embel,me e dashur,me I shtrejte,me tingulluse,me shpres dhenes,
Per gjthshka te mire, emrit Nene I shkon shkalla superior.
Nena eshte absolute tingllon ne gjithesi.,,,,
Te rroni e Ta kujtoni me krenari,e. repeat te Vicente,
te Shejtit tuaje: Nenen Lili,Babaj Skender.
Familja Doci
New York
February 10 2018
I nderuari Fatbardh,
ju shprehim falenderimet tona me mirënjohje Familjes Doçi!
Respektet tona
Elida me Familjen
E dashur Elida,
e vështirë, tepër e vështirë është të ndahesh nga kjo botë me njeriun tënd
të dashur kushdo qoftë ai, por dhe më e vështirë është të ndahesh më nënën. Nëna nuk ka moshë , është e dhimbshme por është rrugë e pashmangshme!
Nëna juaj nuk është mes jush por ka lënë vlera të mëdha, trashëgimi për brezat shembullin e saj të çmuar, vyrtytet prej një gruaje të vërtetë malësore me karakter të fortë e të paepur ndaj çdo vështirësie, ju ka lënë shpirtin e pastër e bujar. Kështu kisha nderin të njoh edhe unë të ndjerën zonjën Lili Skënderi!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për !
Nexhmije Mehmetaj
Shumë e dashur Nexhmije,
asht bash ashtu sikur e thoni, Nana nuk ka moshë, ne përpara Nanës jemi fëmijë dhe rritemi menjëherë sapo ikën nga kjo botë.
Të falenderoj nga zemra, me mirënjohje dhe përqafime.
Elida me Familje