Na ishte njëherë një peshk. Tetis e quanin. Ai e donte shumë detin e tij ku kishte lindur. Nga agimi i herët në muzgun e vonë, në ditë të bukura me diell a në shtrëngatë, me plot dë . . .
Shqipëri, me ty po ngre fjalën time të vockël
skenarë korbash të frikshëm na i ranë atdheut
që nga Troja e lashtë pellazgo-ilire e deri në
ditët tona, atdheut iu këputen pjesë ng . . .
Poezia “Buzë lumit” e Mirko Gashit shpreh ndjenja universale me një finesë të veçantë- Nga TIMO MËRKURI
Mirko Gashi ishte një poet kosovar i njohur për talentin e tij të veçantë dhe vargjet e tij fine, të mbushura me art dhe ndjeshmëri. Me një jetë boheme dhe shpirt krijues, ai arriti t . . .
…ec e mos buzëqesh, titulli thoshte “Edi Rama si Kronos: po i ha të gjithë këlyshët e vet”, padyshim ky do jetë titulli më simpatik i fundvitit 2024, e paskan bërë Ramën Kronos, sipas G . . .
…shqiptari me një tym e komandon mbarë nëntokën dhe mbitokën e trafikut të kokainës, me një cigare dhe me rrotullamat e tymit, nga errësira e qelisë si një kryeplak i apaçëve e udhëheqë . . .
Ne ishim eseniniane, jo se shkruanim dot si ai, por patëm diçka nga argjendi i ndjenjave kumbuese si të atij, nga zhgënjimet e thella dhe nga ajo vetëvrasje që na bënë pak nga . . .
Për të shkuar te prindërit e mi që banonin në krahinën malore të Gurajës, udhëtova në rrugën e re automobilistike, të përuruar disa muaj më parë. Më kishin thënë se banorët e moshuar t . . .
Mendoj për ty në këtë mbrëmje
Mendoj për ty në këtë mbrëmje,
Sa vite ka që s’jemi parë
Ti erdhe kur doje dhe ike prapë
Si bleta që merr pak nektar.
Pastaj erdhi vjeshta, erdhi dimri
D . . .
Gjallicë e shqipeve dhe betejave
zëri më i lartë i bilbilit të maleve
në këtë kodër tempull të natyrës
djep i erërave i rrit retë e bardha
.
Flamur shqiptar, flamur kuq e zi
kam gru . . .
Tani së voni doli në shqip romani “Balada”, – një titull për një titull, që kumbon sërish madhërishëm dhe në këtë vepër, – botim i “Onufrit”, i shkrimtarit rumun Adrian Lesenciuc, i c . . .
U pamë.
Fytyra iu qesh
E goja vesh m’vesh,
Erdhi e më takoi,
Më puthi e m’përqafoi.
Më foli me nderime,
Me lavde e përgëzime,
Deri n’qiell m’naltësoi,
Me yjet më krahasoi,
Si e shoq . . .
-Jusuf Buxhovi “Vitet e Gjermanisë”, boti “Faik Konica”, Prishtinë 2024.
Në vitin 1984, Jusuf Buxhovin e njoha përmes romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, roman ky, përpos . . .
Lajmet me interesante
-
TAKIM ME HIPOKRIZINË- Humor nga ANDREA ZALLI
December 28, 2024
-
Gjethja e vjetër ia lëshon vendin një tjetre të re- Cikël poetik nga KUJTIM MORINA
December 29, 2024
-
PËRSËRI PËR AQ ESENIN SA GJETËM DHE NDJEMË NE QË NA VETËVRANË SI AI- Nga Visar Zhiti
-
Djali: Babë, pse nuk të japin ty pension të veçantë?!- Nga YMER BALA
January 2, 2025
-
ROMANI I NJË BALADE, BALADA E NJË ROMANI QË ERDHI NGA RUMANIA- Nga Visar Zhiti
December 28, 2024
-
Berisha i përgjigjet Ramës: Vizitën e Trumpit në Tiranë e organizon ai që futi Shqipërinë në NATO
December 30, 2024
Lajmet e fundit
-
Zelensky: Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen këtë vit, nëse hiqet gjendja e luftës
By voal.ch | January 3, 2025
-
Poezia “Buzë lumit” e Mirko Gashit shpreh ndjenja universale me një finesë të veçantë- Nga TIMO MËRKURI
By voal.ch | January 2, 2025
-
Tajlandë, zbulohet pasuria marramendëse e kryeministres Paetongtarn Shinawatra, 38-vjeçarja deklaron se zotëron 400 milionë euro
By voal.ch | January 3, 2025
-
VIDEO- Shqiptarët në Medvegjë, të vetmuar dhe mysafirë në shtëpitë e veta
By voal.ch |
-
Dreifuss kritikon qeverinë zvicerane: “Ka mungesë lidershipi në dosjen evropiane”
By voal.ch |
-
Kryediplomatët e Gjermanisë dhe Francës vizitojnë Damaskun
By voal.ch |
10 vjet refugjatë e qiraxhinj në të tonën shtet-shtëpi
Të shkruash e të thuash diçka ose jo, kjo është çështja. Kishim qenë naiv sa e sa herë kur kemi thënë se kështu s’shkon më, s’shtyhet më, u mbush e u stërmbush kupa. Dhe ka shkuar, ka ecur, edhe kupa kur është derdhur. Eh, ec e mos plas. Po si je tash, si ndjehesh, që ia nise në këto çaste të shprehesh? Pa mundësi për punë, pa mundësi për mos me u përly nëpër partiçka dhe degë të pista të tyre qofshin këto biznese, medie, organizata, bordele…
Lodhshëm? Uh! Mërzitshëm? Ah!. Absurd e kaos? Mos pyet. Faqet e zeza? Anëekënd. Gjëra tjera mbrenda e jashtë kontrolllit. S’paska më keq, më zi, më rëndë, s’paska më vështirë se të numërosh e mendosh se deri ku kemi mbërrij, për këtë burim plogeshtish marramendëse, të cilat na ka shndërruar në qenie të përçudshme e të përçartura, të përgjumura e dembele, rebele ndaj njëri tjetrit e jo ndaj sistemit, qenie me fare pa gjak e pak frymë. Qenie të shterrura energjie e fuqie që bredhim e endemi nëpër hapësira e horizonte skllavërie të (pa)përballueshme.
Gjithmonë duke e shyrë.Duke lëpirë, kapërdirë, puthur e pështyrë atë që na urdhërojnë padronët dhe hiearkia e tyre me lojërat e tyre të stërzgjatura. Ne jemi në degradim të vazhdueshëm. Ku na mbet dinjiteti? “Jo unë kam mendu se ky shtet nuk do të jetë si dërrzhava e mëparshme e armikut se mbasi u ba edhe kjo si ajo kshtu e ashtu ja bafsha” shan dikush me mllef sa për t’u shfryrë.
Paramendojeni si na ka ardhë puna, ne jemi duke shkuar e sharruar çdo herë thellë e më thellë në vend se… Dhe ajo që dihet nga të gjithë pavarësisht se sa e pranojmë në prag të 10 vjetorit te 17 shkurtit(ditës tonë të pavarësisë) është se ne kolektivisht vazhdojmë të jemi refugjatë dhe qiraxhinj në shtet-shtëpinë tonë, refugjatë qiraxhi që s’i mban dot as kjo shtëpi…e për këtë ndashim mund t ë marrim një shembull, ndashim dy, ndashim dhjetë e sa te duam prapë do të perfundojmë në një labirinth të gërditshëm, të zymtë, mjeran, në rrugë qorre e pa-krye. Si u bë kjo copë atdheu e bukur e plagëshumë një kënetë që kutërbon, o njerëz, o shqiptarë ku spërkatemi me jashtëqitje korrupcionesh, skandalesh e kotësirash e idiotësish.
Vazhdojmë të rropatemi në këtë jetë e cila vazhdon të jetë kjo që është, ne qenie në kërkim të lirisë edhe pse mund të na pëlqejnë përrallat me mbretër dhe me shkopinj magjikë…