Gjenerali Curtis Scaparrotti gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel
Komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, ka tërhequr vërejtjen se aleanca nuk do të jetë “dominante”, në disa fusha pas pesë vitesh, nëse dështon të modernizohet dhe të harmonizohet ndaj kërcënimit në rritje nga Rusia.
“Sigurisht se kam shqetësime sa i përket Rusisë”, tha sot Scaparrotti në një konterencë për gazetarë në Bruksel, pasi takimit të shefave të mbrojtjes së vendeve anëtare.
“Mendoj se si aleancë ne jemi dominant. Ka fusha brenda kësaj që ne jemi të sfiduar. Mendoj se kibernetika është njëra nga ato. Ata janë shumë kompetent në këtë”, tha Scaparrotti duke iu refereuar Rusisë.
Duke folur në mbledhjen e Komitetit ushtarak, që është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s, gjeneral Scaparrotti më herët tha se “ripërtritja e Rusisë si garues strategjik, rritja e trazirave dhe jostabilitetit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, si dhe terrorizmi, po e riformojnë ambientin tonë strategjik”.
Raportet ndërmjet Moskës dhe perëndimit janë tensionuar shumë lidhur me disa çështje, përfshirë aneksimin e Krimesë së Ukrainës në mars të vitit 2014 dhe mbështetjen për separatistët, të cilët e kanë kontrollin ndaj disa pjesëve lindore të Ukrainës.
Prej prilli të vitit 2014, nga lufta e ushtrisë së Ukrainës me separatistët e mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 10,300 vetë.
Po mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e pavarësisë.
Të pranishëm në ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova përfaqësues është kryeministri Albin Kurti.
Të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para flamurit.
Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!
Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, u shpreh ai. bw
Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit.
Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-së, e cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.
Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës, ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash. sn
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e festave të 28 Nëntorit.
Ajo thotë se kjo datë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë dhe krenarë.
“Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona”, ka shkruar Osmani.
Më tej ajo ka thënë se “28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë”.
“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar presidentja e vendit.
Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për privilegjin që e kam njohur. Për më shumë se gjysmë shekulli, ne mbajtëm kontakte të rregullta dhe punuam ngushtë për çështjet shqiptare – një kauzë shumë e dashur për të dy ne. Profesor Repishti ishte një person i jashtëzakonshëm – fener i shpresës, dhembshurisë dhe njerëzimit. Një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, dhe një studiues i kryer, ai ishte një njeri me parime, i cili nuk pushoi kurrë së luftuari për atë që besonte. Bashkësia shqiptaro-amerikan ka nxjerrë shumë veprimtarë të shquar, por pak mund të krahasohen me ndihmesen e shquar dhe aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale dhe diplomatike të Profesor Repishtit. Vepra e tij do te vazhdojë të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë.
Elez Biberaj: Sami Repishti was a cherished friend, colleague and mentor. I feel immensely grateful for the privilege of having known him. For more than half-a-century, we maintained regular contacts and worked closely on Albanian affairs – a cause very dear to both of us. Professor Repishti was an extraordinary person – a beacon of hope, compassion and humanity. A great Albanian-American, a real Albanian patriot, and an accomplished scholar, he was a man of principles, who never ceased fighting for what he believed. The Albanian-American community has produced many distinguished personalities, but few can match Professor Repishti’s remarkable contribution and exceptional intellectual and diplomatic abilities. His legacy will continue to inspire generations of Albanians in their pursuit of a more democratic and just society.
Sozia e Enverit nuk mund të fshihet kur pas krahëve të qeveritarëve të korruptuar ndodhet portreti i Ismail Qemalit.
Pushteti i Rilindjes Socialiste ka kohë që është jashtë realitetit dhe me çdo mjet e mënyrë kërkon ta bëjë të besueshëm deformimin psikik dhe emocional të shoqërisë
Nuk është kjo thjeshtë një luftë me datën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në Historinë e Shqipërisë. As me politizimin e saj se sa ajo është është sot çështje emergjente e integritetit të Familjes, Atdheut dhe Kombit të cilët nuk ndalin dot hemorragjinë e shpopullimit.
Propaganda vjen e skajshme prej Rilindjes Socialiste kur luhet edhe me botën e fëmijëve, ëndrrat e tyre dhe të dalësh tek ndjenja e atdhedashurisë.
Rama sipas ATSH, ndan foto-albumin me pragun e festave ku protagonistë janë fëmijët e moshës shkollore të veshur me ngjyrat simbol të flamurit dhe me kostume popullore.
Sikur thuhet 1 foto shpreh 1000 fjalë, ky rregull do të mjaftonte nëse ai vetë do të gjendej në ato mjedise ku kjo grup moshë ka pozuar dhe jo t’i marrë portretet e tyre dhe t’i përdorë për mburojë ashtu si çdo figurë autoritare e sheh dhe e vendos veten përpara popullit. Duke shfletuar albumin sheh shijen dhe drejtimin propagandistik dhe ideologjizues të kryeministrit të cilit çdo ditë i tronditet trualli i pushtetit. Dhe për këtë përdor manipulimin me dy grup moshat më të përpunueshme, por edhe numerikisht më të mëdhatë në popullsinë e mbetur siç janë pensionistët dhe fëmijët e shkollave.
Luan me rritjen e pensionit, por luan edhe me shifrat e shkollave të kryeqytetit për të cilat kujdeset posaçërisht kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Në tri mandate varfëri dhe rrezik zhvillimi në edukimin e përgjithshëm dhe mendimin kritik.
Ekonomia dhe Pisa flasin për pensionistët dhe nxënësit.
Të parët do votojnë të dytët votojnë në të ardhmen.
Kjo është pjesë e mesazhit propagandë që ATSH-ja shpërndan: “Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit këtë prag feste. Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi”.
Por duke ndjekur fillin e propagandës, mesazhi i fshehur me atmosferën e Ditës së Flamurit tejkalohet me nostalgjinë e 80 vjetorit të Çlirimit e cila nga ideologjia e diktaturës u përdor për të përçarë shqiptarët, thelloi një ndarje armiqësore ku komunistët e kuq hodhën zinë dhe izolimin e lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari. Një ideologji që përpiqet të ringjallur edhe sot për ta ushqyer përçarjen, mohuar historinë dhe vazhduar sundimin e një regjimi ku demokracia mund të shitet si një fasadë.
Zoti Rama:-Lëri njerëzit ta gëzojnë Ditën e Flamurit sipas shijes së tyre, në lirinë e tyre.
27 Nëntor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Në këtë 112-vjetor, festohet kudo ka shqiptarë, duke qenë të bashkuar me mendje e zemër rreth flamurit kombëtar.
Data 28, është e veçantë për shqiptarët, duke qenë se në këtë datë, në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike për Shqipërinë. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane. Zoti i Arbërisë, ashtu siç Gjergj Kastrioti e nënshkroi veten, la fushëbetejën e Nishit, për t’iu drejtuar Krujës në krye të 300 kalorësve.
469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si “nëntori i dytë”, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.
28 Nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës.
Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke deklaruar “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
Ismail Qemali ishte nisur që më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë.
Më 21 nëntor, do të zbarkonte në Durrës prej vaporit të Llojdit austriak “Baron Bruck”. Në këtë qytet u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit.
Por, për shkak të gjendjes së nderë në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të drejtoheshin për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.
Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.
Një fakt interesant është se Radio Tirana filloi për herë të parë transmetimet e saj më 28 nëntor të vitit 1938. Ndërsa në 28 nëntor të vitit 1955 lindi komandanti legjendar, Adem Jashari. bw
Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për të përforcuar njësitë e saj në luftën gati trevjeçare kundër forcave ruse, duke thënë se Kievi duhet ta ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç.
“Nevoja për momentin është për rekrutë”, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar amerikan. “Rusët në fakt po bëjnë përparim, progres të qëndrueshëm, në lindje dhe kanë filluar ta zmbrapsin vijën e forcave ukrainase në Kursk”, rajoni rus që Ukraina mori në gusht me një sulm që befasoi Moskën.
“Mobilizimi i më shumë rekrutëve mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në këtë kohë, nëse i hedhim një vështrim fushëbetejës sot”, tha zyrtari.
Më shumë se 1 milion ukrainas janë tashmë të mobilizuar në ushtri, përfshirë në Gardën Kombëtare dhe njësi të tjera. Zyrtari amerikan tha se ukrainasit besojnë se u duhen rreth 160,000 forca shtesë, por administrata amerikane tha se ndoshta do të kenë nevojë për më shumë se kaq.
Zyrtari amerikan tha se “matematika e qartë” e situatës së Ukrainës tashmë është se ajo ka nevojë për më shumë forca në luftë, një pozicion që mbështetet në kryeqytetet e tjera perëndimore që kanë furnizuar me armatime Ukrainën.
Në prill, Ukraina e uli moshën e saj të pranueshme për meshkujt nga 27 në 25 vjeç, një ndryshim që pritej të shtonte 50,000 ushtarakë, shumë më pak nga ajo që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ishte e nevojshme në atë kohë.
Disa ukrainas kanë shprehur shqetësime se ulja në 18 vjeç e moshës së pranueshme për mobilizimin për meshkujt, që është mosha për regjistrimin e detyrueshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, do të largonte më shumë të rinj nga fuqia punëtore dhe do të dëmtonte më tej ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta.
Zyrtari amerikan tha se administrata e Presidentit Joe Biden, i cili largohet nga detyra në më pak se dy muaj, beson se Ukraina gjithashtu mund të optimizojë forcën e saj aktuale, duke u marrë në mënyrë më agresive me ushtarët që dezertojnë, ose mungojnë pa leje.
Për më tepër, aleatët evropianë të Ukrainës kanë theksuar se mungesa e forcave ukrainase së shpejti mund ta bëjë të paqëndrueshme për Ukrainën që të vazhdojë të ketë prani në Kursk.
Situata në Kursk është komplikuar nga mbërritja e mijëra forcave të Koresë së Veriut, që u vendosën atje për të ndihmuar Moskën ndërsa përpiqet të rimarrë territorin që Ukraina mori gati katër muaj më parë.
Shtrirja e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet në luftë të Ukrainës është e pasigurt, ndërsa presidenti i zgjedhur Donald Trump përgatitet të marrë detyrën më 20 janar.
Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i japë fund luftës përpara se të marrë detyrën, por pa thënë se si.
Në fushën e betejës, zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se forcat ruse lëshuan 89 dronë në një valë sulmesh gjatë natës që lanë tre persona të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ukraina tha se rrëzoi 36 mjete ajrore pa pilot.
Serhiy Popko, drejtuesi i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, tha në Telegram se rënia e pjesëve nga një dron i shkatërruar dëmtoi një ndërtesë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas mbi Detin e Zi, Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe gjetiu.
Nuk pati raportime për dëme të mëdha nga sulmet në Ukrainë.
“E vetmja mënyrë efektive për të mbrojtur veten nga kjo, është eliminimi i armëve ruse dhe raketave ruse direkt në territorin rus”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Përshkallëzimi i luftimeve
Në Kombet e Bashkuara të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi përshkallëzimin e fundit të luftës, përfshirë përdorimin nga Rusia të një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi ndaj qytetit ukrainas Dnipro.
“Vetëm gjatë ditëve të fundit, 495 dronë u lëshuan nga Rusia, së bashku me raketat balistike Iskandar dhe raketat e drejtuara nga ajri drejt tokës Kh-59/69”, i tha Këshillit të Sigurimit ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya.
Ambasadori Kyslytsya tha se kërkohen sanksione më të forta kundër Moskës dhe ai u kërkoi vendeve t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake të shtuar.
“Rusia duhet të kuptojë se çdo përpjekje e saj për të zgjeruar luftën do të ketë pasoja”, tha ai.
I dërguari rus tha se për çdo përshkallëzim përgjegjësinë e ka Kievi dhe mbështetësit e tij në Shtetet e Bashkuara dhe në Perëndim, të cilët së fundmi e kanë autorizuar Ukrainën të përdorë raketa të prodhimit perëndimor në thellësi të territorit të Rusisë.
“Perëndimi që nga ai moment provokoi një konflikt rajonal në Ukrainë, që tani ka marrë një natyrë globale”, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, duke shtuar se “çdo valë përshkallëzimi nga Perëndimi do të marrë përgjigje të vendosur”.
I dërguari i Uashingtonit tha se po i siguron Ukrainës qindra raketa shtesë Patriot dhe AMRAAM, për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore ndërsa po zgjerohet lufta me Rusinë.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shtojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën për të forcuar aftësitë e saj, përfshirë mbrojtjen ajrore, dhe për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm në fushën e betejës”, tha zoti Wood.
Diplomatët shprehën gjithashtu shqetësimin për futjen në luftë të mijëra forcave të Koresë së Veriut, në ndihmë të Rusisë.
“Në këmbim të dërgimit të forcave të saj, qeveria ime vlerëson se Koreja e Veriut ka marrë nga Rusia, jo vetëm përfitime ekonomike, por edhe raketa dhe pajisje kundërajrore, për të përforcuar sistemet e saj të dobëta të mbrojtjes ajrore”, tha ambasadori i Koresë së Jugut, Joonkook Hwang.
Ai tha se mbështetja e Rusisë për Korenë e Veriut do ta inkurajonte atë për të intensifikuar përpjekjet e saj për armë bërthamore, duke destabilizuar më tej Gadishullin Korean.
“Koreja e Veriut po përgatitet të transferojë edhe më shumë raketa balistike” në Rusi për përdorim kundër Ukrainës, paralajmëroi ambasadori Wood. “Kemi gjithashtu informacione se një numër i madh i artilerisë së lëvizshme me rreze të gjatë, të predhave 170 milimetërshe me origjinë nga Koreja e Veriut dhe raketahedhësve 240 milimetërsh të shumëfishtë me rreze të gjatë, po futen në konflikt”.
Ai tha se Uashingtoni gjithashtu ka informacion se Rusia ka dërguar sistemet e mbrojtjes ajrore në Korenë e Veriut.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Margaret Besheer, kontribuoi nga Nju Jorku për këtë artikull. Disa nga të dhënat u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters.
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.
Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.
Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.
“Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019, për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.
Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar.
Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimsiht në Shtetet e Bashkuara.
Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog. Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.
Ai ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.
Prof. Repishti është autor i librave “Nën Hijen e Rozafës”, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe “Pika Loti” kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg.
Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive pozojnë për fotografi në takimin e tyre në periferi të Romës, Itali, 26 nëntor 2024.
Ministrat nga Grupi i Shtatë demokracive kanë shprehur të martën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe e kanë dënuar atë që e cilësuan si “retorikë të papërgjegjshme dhe kërcënuese atomike” nga ana e Rusisë.
Ata gjithashtu paralajmëruan se mbështetja që Koreja e Veriut po ia jep Rusisë shënon përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, me pasoja të mëdha për sigurinë evropiane dhe indo-paqësore, si dhe i bënë thirrje Kinës, aleates së kamotshme të Koresë së Veriut, që të veprojë kundër saj.
“Përdorimi i një rakete balistike me rreze të mesme nga Rusia më 21 nëntor është dëshmi shtesë e sjelljes së saj përshkallëzuese dhe të pakujdesshme”, thanë ata në një komunikatë në përfundim të takimit të tyre në Itali.
“Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës do të mbetet e palëkundshme”, thanë ata.
Rusia është duke çarë përpara përgjatë vijave të frontit në lindje të Ukrainës, ku forcat ruse kanë arritur t’i shënojnë disa prej fitimeve më të mëdha territore prej vitit 2022.
Ministrat e Jashtëm nga shtetet e G7-së: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia dhe Japonia, shpresojnë se do të mundë të fillojnë me lëshimin e të hollave nga një marrëveshje huaje prej 50 miliardë dollarësh, të cilat burojnë nga asetet e ngrira ruse, deri në fund të këtij viti.
Ata gjithashtu u zotuan se do të veprojnë kundër grupeve që e ndihmojnë Rusisë t’i shmangë sanksionet e vendosura kundër saj, pasi ajo e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para gati tri vjetëve.
Deklarata e tyre e përbashkët u lëshuan në fund të takimit dyditor në juglindje të Romës, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha.
Ministrat gjithashtu u përpoqën ta rrisin trysninë ndaj Izraelit për ta pranuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun në Liban, duke thënë se “tani është koha për ta arritur një marrëveshje diplomatike”.
Ata i bënë thirrje Qeverisë së Izraelit ta lehtësojë ndihmën humanitare për popullsinë civile në Rripin e Gazës, Bregun e okupuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. REL
Opozita vijon prej orës 17.00 mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet si sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugën për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale. Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve me forcë. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga. Po ashtu, autoboti i ujit u përdor edhe te sheshi Wilson, ndërsa u hodh edhe gaz lotsjellës.
ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NGA MOSBINDJA CIVILE NË TIRANË
Ora 19.50 “Opozita është në detyrën e saj të mosbindjes civile”, Noka: Protestat, kemi vetëm një kërkesë… Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në një intervistë për gazetarin Ergys Gjençaj në News24, tha se opozita është në detyrën e saj të mosbindjes civile. “Ne kemi vetëm një kërkesë: Shqipëria ka nevojë për zgjidhje politike. Ne situatën kur korrupsioni po rrënon Shqipërinë, në kushtet kur vendi po shpopullohet, kur krimi ka marrë frenat në dorë, qeveria teknike është e domosdoshme. Askush nuk mund të shpresojë për votë të lirë përsa kohë Edi Rama është në pushtet”, tha Noka.
Ora 19.30 Mosbindja civile, Bardhi: Policia përdori forcën përtej asaj që ia jep ligji, do të veprohet rast pas rasti…
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, në përfundim të protestës së opozitës, tha se ishte një protestë tërësisht paqësore dhe e ligjshme. “Pa asnjë shkak, në mënyrë anti-ligjore, Policia vendosi të dhunojë qytetarët, duke përdorur të gjitha mjetet që përdoren në protestat e dhunshme, ndërsa protesta ishte paqësore.
Ora 19.25 Opozita mban të bllokuar kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit
Ora 19.20 Mbyllet mosbindja civile te sheshi Wilson dhe Zogu i Zi, vijon te Bashkia e Tiranës, Rruga e Elbasanit dhe Pallati me Shigjeta
Ora 19.05 Hapet për qarkullimin e automjeteve edhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi
Pas sheshit Wilson, është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Protestuesit e opozitës po largohen nga vendi i protestës. Ata bllokuan rrugën prej orës 17.00. Gazetari Renaldo Salianji raportoi nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Protesta e opozitës aktualisht po zhvillohet te Bashkia e Tiranës, Pallati me Shigjeta dhe kryeqëzimi i Rrugës së Elbasanit. Opozita po proteston prej orës 17.00 me mosbindje civile duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në Tiranë. Protesta pritet të përfundojë në orën 20.00.
Ora 19.00 “Policia ka dhunuar tubuesit paqësorë”, Noka: Kush prek protestuesit ka punë me PD-në! Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi nga një nga pikat e protestës së opozitës në kryeqytet se policia “ka mision të luftojë opozitën”. Noka u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve paqësorë. Ai vijoi duke thënë para mediave se policia nuk ka të drejtë të japë apo refuzojë lejen për protestë, por vetëm të garantojë rendin publik pasi të njoftohet. Sakaq, ai theksoi se kushdo që “prek protestuesit do të ketë punë me PD-në”. “Policia ka mision të luftojë opozitën. A mund të quhet polici që i shërben ligjit. Ato fytyra aty mbrapa nuk përfaqësojnë as ligjin e as shtetin. Ata janë mercenarë të krimit të organizuar dhe s’kanë lidhje me ligjin. Janë të gjithë polici politike dhe e inkriminuar kundër opozitës. Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësore tregon misionin e tyre politik. Policia s’ka të drejtë të japë apo jo leje, ata thjesht marrin njoftim dhe garantojnë rendin publik. Kur protestonim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët, nuk thanë gjë”, u shpreh ai.
Ora 18.55 “Policia është njoftuar për protestën”, Balliu: Efektivët të merren me Bajrat e Avdulajt, protesta do vazhdojë derisa…
Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, që udhëhoqi protestën në kryeqytet sot te Pallati me Shigjeta, tha se Partia Demokratike ka njoftuar policinë për protestën e sotme. Balliu tha se efektivët nuk duhet të dhunojnë protestuesit, por nëse kanë guxim të merren me Bajrat dhe Avdulajt. Sipas tij, protesta do vazhdojë, derisa qytetarët kërkojnë që ajo të vijojë.
Ora 18.50Protestuesit largohen nga sheshi Wilson, mbyllet mosbindja civile Protesta me bllokimin e qarkullimit te sheshi Wilson duket se ka përfunduar. Ndërhyrja e policisë duke përdorur autobotin e ujit me presion dhe gazin lotsjellës ka bërë që tempi i protestës së bjerë. Protestuesit po i drejtohen Bashkisë së Tiranës në këto momente, ndërsa te sheshi Wilson qarkullimi i automjeteve po vijon normalisht.
Ora 18.41 VIDEO/ Autoboti i policisë hedh ujë me presion, ja si largohen nga rruga protestuesit te sheshi Wilson
Ujë me presion duket se është gjetur si mjeti për të shpërndarë protestuesit e opozitës nga rrugët që kanë bllokuar në të paktën 5 pika kyçe të Tiranës në kuadër të mosbindjes civile. Herë pas here ndaj protestuesve hidhet ujë me presion, sa herë që protestuesit tentojnë të bllokojnë akset rrugore. Më së shumti kjo metodë është përdorur te sheshi Wilson. Ndoshta për shkak edhe të temperaturave të ulta, Policia ka menduar se duke hedhur ujë me presion dhe duke lagur protestuesit, këta të fundit do të largohen.
Ora 18.40 FOTO/ Çfarë po ndodh? Një protestues merret me barelë… Vazhdon protesta e Partisë Demokratike, e cila po mbahet njëkohësisht në 5 pika kryesore të Tiranës. Pas tensioneve të shumta fillimisht, policia ka arritur që të largojë disa qytetarë.
Ora 18.37 “Ministri i Brendshëm sadist”, Këlliçi: Sot u ushtrua dhunë shtazarake mbi protestuesit, nuk lëvizim asesi nga këtu
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në një prononcim për News 24 foli për protestën e Partisë Demokratike. Këlliçi tha se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është sjellë sot si një sadist, duke e quajtur edhe “nip të Enver Hoxhës”. Ai tha se mbi protestuesit është ushtruar dhunë shtazarake, duke shtuar se opozitarët nuk lëvizin nga vendi, me çdo kusht.
Ora 18.30 Ndërhyn policia, hapet për qarkullimin e automjeteve sheshi Wilson Te sheshi Wilson policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës. Policia ka larguar protestuesit dhe qarkullimi ka rinisur. Më herët policia përdori edhe autobotin e ujit drejt mbështetësve të opozitës si dhe hodhi edhe gaz lotsjellës.
Ora 18.25 Policia hedh gaz lotsjellës, lëndohet Gazment Bardhi
Në momentin kur policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën në sheshin “Willson” Bardhi ka lënduar këmbën. Në pamje, duket kryetari i grupit parlamentar të PD duke çuar ndërsa një qytetar e mban nga krahët. Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Ora 18.20 Uji me presion, dëmtohet protestuesja. Çupi i jep ndihmë, në pritje të ambulancës prej 1 ore
Një grua, pjesëmarrëse në protestën e opozitës, ka mbetur e dëmtuar te Bashkia e Tiranës, një nga pikat ku prej orës 17:00 protestohet në kuadër të asaj që konsiderohet si “mosbindje civile”. Gruaja ka mbetur e dëmtuar si pasojë e ujit me presion, ndërsa asaj i ka ardhur në ndihmë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi. Ligjvënësja demokrate dhe të tjerë pjesëmarrës në protestë kanë njoftuar ambulancën, por prej më shumë se 50 minutash asnjë mjet i ndihmës së shpejtë nuk ka shkuar te Bashkia e Tiranës. Gruaja qëndron e ulur në rrugë, nuk mund të ngrihet, ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Ora 18.15 Policia hedh gaz lotsjellës te sheshi Wilson
Policia vijon të kërkojë lirimin e rrugëve të Tiranës që janë bllokuar nga protestuesit e opozitës. Te sheshi Wilson policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Ora 18.05 Tedi Blushi dhe Luan Baçi hipin mbi autobotin e ujit
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi dhe deputeti i PD, Luan Baçi kanë hipur mbi autobotin e ujit të policisë.
Ora 17.50Flamur Noka flet me altoparlant: Protesta nuk ndalet, nipi i Spiro Kolekës me nipin e Enverit duan të ndërhyjnë me dhunë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur me altorparlant te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit duke deklaruar se ndaj protestuesve do të ushtrohet dhunë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kanë dhënë urdhër që policia të ndërhyjë dhe të shpërndajë mbështetësit e opozitës.
“Banditët e pushtetit janë të tmerruar nga mosbindja civile e opozitës. Rruga e vetme që nipi i Spiro Kolekës bashkë me nipin e Enver Hoxhës kanë gjetur është që të bëjnë presion dhe të intervenojnë me dhunë. Ta harrojnë. Nuk ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile e popullit shqiptar. Do bëjnë ata përpjekjet e tyre, por populli do i japë atë që meritojnë. Fundi i diktatorëve dihet. Këtë fund do kenë. Nuk mbahet kurrë pushteti me dhunë. I ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha dhe Rramiz Alia u përpoqën ta mbajnë me dhunë. Kurrë një popull nuk mbahet me dhunë. Këta mendojnë se shqiptarët mund t’i sundojnë dhe jo t’i qeverisin. Ta harrojnë!“, tha ai.
Ora 17.45 Protestuesit i bie të fikët te Pallati me Shigjeta, Bardh Spahia i jep ndihmën e parë (VIDEO)
Nuk ndalen incidentet në protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila është shpërndarë në 5 pika kryesore të Tiranës. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se tek Pallati me Shigjeta, një protestuesi i ka rënë të fikët. Siç shikohet nga pamjet, qytetarët e tjerë janë pranë personit që i ra të fikët, për t’i ardhur në ndihmë. Ndihmën e parë qytetarit ia ka dhënë Bardh Spahia.
Ora 17.40 Pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Protestuesit bllokuan sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugës për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale. Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve, duke shtyrë protestuesit. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga.
Ora 17.30 Makina e policisë hedh ujë me presion drejt protestuesve Te Bashkia e Tiranës ka tensione të shumta, ndërsa ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion ndaj protestuesve me synim shpërndarjen e tyre. Raportohet se disa protestues janë dëmtuar si pasojë e presionit të ujit.
Ora 17.25 VIDEO/ Mosbindja civile e opozitës, një protestuesi i bie të fikët Nuk ndalen incidentet në protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila është shpërndarë në 5 pika kryesore të Tiranës. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se tek Pallati me Shigjeta, një protestuesi i ka rënë të fikët. Siç shikohet nga pamjet, qytetarët e tjerë janë pranë personit që i ra të fikët, për t’i ardhur në ndihmë. Ndihmën e parë qytetarit ia ka dhënë Bardh Spahia.
Ora 17.23 Përplasje te sheshi Wilson Një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur te sheshi Wilson, duke iu bashkuar në këtë mënyrë 4 pikave të tjera ku po protestohet. Petrit Vasili pretendon se është goditur nga punonjës të policisë, ndërsa policia ka kërkuar që të lirohet rruga. Ka një përplasje fizike mes punonjësve të policisë dhe protestuesve.
Ora 17.20 Opozita bllokon rrugën te Bashkia e Tiranës, ndërhyn Policia Një përplasje tjetër është regjistruar mes protestuesve dhe Policisë në zonën e Bashkisë së Tiranës, një nga 5 pikat që mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën. Ka pasur një përplasje fizike mes protestuesve dhe punonjësve të policisë. Kjo e fundit ka kërkuar që të mos bllokohen rrugët.
Ora 17.18 Tensione dhe përplasje, Policia nis shpërndarjen e protestuesve. Ç’po ndodh me protestën e opozitës Tensione dhe përplasje në protestën që po zhvillon opozita në Tiranë, ndërsa ka pasur akuza për dhunë nga ana e forcave të rendit ndaj mbështetësve të opozitës. Policia ka kërkuar zhbllokimin e rrugës në 5 akset që janë bllokuar nga protestuesit. Protestuesit janë përqëndruar te Bashkia, Ura e Elbasanit, sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Pallati me Shigjeta.
Ora 17.16 Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit Policia i ka drejtuar thirrje protestuesve që të largohen nga Ura te Rruga e Elbasanit dhe të zhbllokojnë rrugën.
Ora 17.10 Bylykbashi përplaset me policët civilë te Zogu i Zi Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është përfshirë në një përplasje verbale me dy punonjës civil të policisë pranë Zogut të Zi. Dy protestues janë shoqëruar nga punonjësit e policisë pas bllokimit të rrugës në këtë zonë, e cila ka sjellë edhe përplasjen verbale.
Ora 17.07 Përplasje te Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi Përplasje mes deputetëve dhe forcave të policisë në të paktën 2 nga pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë. Përplasjet kanë ndodhur fillimisht te Ura e Rrugës së Elbasanit dhe paralelisht me të edhe te Zogu i Zi.
Ora 17.05 Policia bën shoqërimet e para për bllokimin e rrugëve Deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë parë pranë vendit ku ka ndodhur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve. Policia ka shoqëruar disa persona pas përplasjes.
Ora 17.00 Nis mosbindja civile, bllokohet qarkullimi te Bashkia e Tiranës
Pikat ku po protestohet
1 BASHKIA
Deget 7, 9, 10 dhe 14
Deputetet: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa
Nga protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në nëntor 2024.
Bekim Bislimi
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e radhës ku do të drejtohet Safet Demiri nga fshati Banjë e Sijarinës në jug të Serbisë.
Ai pretendon se autoritetet e këtij vendi ia kanë pasivizuar pa të drejtë adresën në këtë fshat të Medvegjës qysh në vitin 2019.
Për plot pesë vjet, ai iu drejtua instancave të ndryshme gjyqësore në Serbi, derisa Gjykata Kushtetuese e vendit ia hodhi poshtë ankesën në mes të këtij muaji.
Pasivizimi i adresave, që nënkupton fshirjen e qytetarëve nga adresat ku kanë qenë të regjistruar, përcaktohet me ligj në Serbi qysh në vitin 2011.
Në bazë të tij, policia i bën tri kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.
Në rast se ai nuk haset aty, adresa i pasivizohet.
Pasivizimi rezulton, pastaj, me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile, përfshirë atë për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.
Shumica shqiptare që jeton në komunat në jug të Serbisë – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të njohura si Lugina e Preshevës – ankohet prej vitesh për pasivizimin e adresave.
Çështja u përmend edhe në Raportin e sivjetmë të Progresit për Serbinë, të hartuar nga BE-ja, si dhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.
Rasti i Safet Demirit
“Unë jam banor vendas. Nuk kam ardhur turist”, thotë Demiri për Radion Evropa e Lirë.
Ai tregon se, prej vitesh, jeton dhe punon midis Austrisë dhe Serbisë.
Në Medvegjë, ku jetojnë prindërit e tij, thotë se ka të regjistruar një kompani telekomunikimi, ndërsa në Vjenë punon në ndërtim.
Adresa e tij në vendlindje është e pasivizuar qysh në vitin 2019.
“Ata [autoritetet] vetëm kanë thënë se unë nuk banoj aty. Ata nuk i kanë verifikuar dokumentet e mia, që i kam pronat, kam tokë aty, kam lindur aty”, shprehet 46-vjeçari.
Ai thotë se ka dëshmi që tregojnë se në ditën kur autoritetet serbe pretendojnë se e kanë vizituar adresën e tij dhe nuk e kanë gjetur, ai ka qenë në stacion policor për të marrë një dokument.
Shprehet i bindur se autoritetet serbe nuk e kanë vizituar adresën e tij, siç parashihet në ligj.
“Unë e kam të gjithë ndërtesën e mbuluar nga kamerat. Nënën dhe babanë i kam aty. Ata jetojnë aty 24 orë. Askush nuk ka qenë”, thotë Demiri.
Ai iu drejtua disa gjykatave në Serbi, të cilat ia refuzuan ankesën me arsyetimin se jeton jashtë vendit.
Më 14 nëntor, Gjykata Kushtetuese e Serbisë – institucioni i fundit ku u ankua – ia refuzoi po ashtu kërkesën për vërtetimin e fakteve.
Fatin e Demirit besohet se e ndajnë edhe mijëra njerëz të tjerë që jetojnë në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.
Disa herë këtë vit, ata protestuan kundër pasivizimit të adresave, për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim në institucionet shtetërore të Serbisë e të tjera.
I pyetur nga gazetarët se si i komenton këto pakënaqësi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”.
Demiri thotë se adresë të radhës tani do ta ketë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i tij, Aleksandar Olenik.
“Do ta dërgojmë [ankesën] në dy muajt e ardhshëm. Zyra ime për aq kohë do ta përgatisë. Se sa do të zgjasë atje [në Gjykatën e Strasburgut] dhe kur do të nisë procedura [gjyqësore] nuk e di”, thotë Olenik, duke shtuar se ky do të jetë rasti i parë për këtë çështje që do të dalë para gjykatës evropiane.
Cilat janë gjasat e Demirit në Gjykatën e Strasburgut?
Dukagjin Leka, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Universitetin “Haxhi Zeka” në Gjilan, thotë se pas refuzimit të ankesës së Demirit nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ai i ka gjashtë muaj kohë ta parashtrojë rastin në Gjykatën e Strasburgut.
“Unë mendoj se pala në këtë rast, shqiptar në Serbi, me humbjen e adresës privohet nga një e drejtë elementare. Në këtë rast është shkelur Konventa [evropiane për të drejta të njeriut]. Mendoj se përfundimi i procesit gjyqësor në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të jetë pozitiv për personin që do ta dërgojë rastin atje”, thotë Leka për Radion Evropa e Lirë.
Vendimi në favor të Demirit do të reflektonte, sipas tij, edhe në rastet e personave të tjerë, të cilëve, ngjashëm, u janë pasivizuar adresat në Serbi.
Avokati Olenik shpreson, po ashtu, për një vendim në favor të Demirit nga Gjykata e Strasburgut. Por, nuk beson se rasti i tij do të shërbente si precedent gjyqësor për rastet e tjera të ngjashme.
“Sipas ligjit tonë [në Serbi], por edhe sipas ligjeve tuaja në Kosovë, ne nuk kemi sistem juridik të precedentëve, që një aktgjykim t’i obligojë edhe gjykatat tjera në procedurat e njëjta apo të ngjashme. Megjithatë, praktika gjyqësore ka një lloj ndikimi”, thotë Olenik.
Për të, çështja e pasivizimit të adresave në Serbi nuk është aspak ligjore, por politike dhe ka në shënjestër vetëm komunitetin shqiptar.
“Pasivizimi i adresave ekziston vetëm në jug të Serbisë dhe vetëm për shqiptarët. Në veri, në Vojvodinë, ku jetojnë hungarezët, kroatët, në Sanxhak ku jetojnë boshnjakët, nuk ka pasivizim të adresave”, sipas avoaktit Olenik.
Pse pasivizohen adresat?
Autoritetet e Ministrisë së Brendshme në Serbi nuk iu përgjigjën kërkesave të njëpasnjëshme të Radios Evropa e Lirë për komente.
Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se pasivizimi i adresave bëhet me urdhrin e autoriteteve serbe.
Ai vlerëson se, deri më tash, nuk ka ndonjë iniciativë serioze nga institucionet ndërkombëtare për t’ia bërë me dije Serbisë që ta ndërpresë praktikën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë.
Sipas tij, ka shumë familje, adresat e të cilave janë pasivizuar dhe nuk kanë mundësi financiare të ushtrojnë padi në Gjykatën e Strasburgut.
Por, ai shton se në këtë pikë mund të ndihmojë faktori politik që i përfaqëson shqiptarët e këtij rajoni, duke krijuar një fond të veçantë për t’i ndihmuar ata që duan ta realizojnë të drejtën e tyre në Gjykatën e Strasburgut.
“Jo vetëm të lobojmë, por edhe të ndihmojmë, qoftë me gjetjen e avokatëve, qoftë me ndihmë financiare që ky proces të shkojë përpara”, thotë Kamberi.
Se sa adresa janë pasivizuar saktësisht, nuk ka të dhëna.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, duke përbërë pakicën e katërt më të madhe atje.
Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin paraprak më 2011, për shkak të, siç u tha atëkohë, obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese.
Belgzim Kamberi, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Preshevë, thotë se pasivizimi i adresave “e ka lënduar edhe procesin e integrimit të shqiptarëve, i cili ka nisur në vitin 2001, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare”.
Pas riaktualizimit të çështjes me rastin Demiri, javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë trysni Serbisë për t’i respektuar të drejtat e shqiptarëve në jug të vendit.
Në Bashkimin e Evropian thanë se janë në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe se janë duke i ndjekur nga afër këto zhvillime.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”.
Osmani bëri të ditur se aty foli për vendin tonë.
Ajo tha se shembulli i Kosovës është një ndër sukseset më të mëdha në histori.
“Në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori, si bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës në njërën anë dhe fuqisë së aleancave të bazuara në vlera, në anën tjetër”, ka thënë Osmani. sn
Komentet