ARISTIR LUMEZI/ Mjeku Sabit Brokaj, pjese e ekipit qe ndiqte shendetin e Enver Hoxhes, tregon në “Panorama”, se dosja shendetesore e tij ishte plotesisht sekrete.
“Përveç rasteve që rekomandonte Enveri për diabetin kryesisht, sepse që Enveri vuante nga diabeti këtë e dinin të gjithë dhe nuk kishte ndonjë rezervë”- thote ai.
Duke zbuluar nje rast ne te cilin kishte qene vete i pranishem, e si per te ilustruar faktin se CIA merrte informacion për udhëheqësit komunistë të Lindjes, Brokaj, i jep pergjigje edhe dyshimeve nese autoritetet italiane kishin dosjen shëndetësore të diktatorit.
“Absolutisht jo. Informacione ka pasur, por jo dosje mjekësore. Për shembull, unë e di që CIA merrte informacion për udhëheqësit komunistë të Lindjes dhe nuk kishte njeri që shkonte në Moskë dhe nuk pyetej nga CIA se çfarë mendonte apo si e kishte parë ai Moskën dhe sovjetikët. Po ju tregoj një detaj, në Rusi, në kohën e Hrushovit u bë një kongres ndërkombëtar i kardiologjisë dhe nga Amerika shkoi presidenti i Shoqatës së Kardiologjisë, profesor Uajt, kardiologu i Eisenwoer.
Në Teatrin “Balshoi” u dha koncert për nder të këtij kongresi. Në koncert mori pjesë dhe Hrushovi për të nderuar pjesëmarrësit dhe të ndiqte koncertin. Kur hyn Hrushovi, Uajti i thotë Miaznikovit, mjek i klinikës speciale të udhëheqjes sovjetike, mjek i Stalinit: Po me këtë keni ndonjë problem, si me Stalinin? Sepse Stalini dihej që ishte hipertonik dhe vdiq nga hemorragjia cerebrale.
Jo, nuk kemi, por kemi probleme të sjelljes”, i thotë ai. Pra ai dha informacion dhe nuk dha informacion. Kur Uajti kthehet në Amerikë, e pyetën se çfarë thoshin për Hrushovin? Dhe ai, si çdo shkencëtar që nuk ka mendje policeske në trurin e tij, tha: Interesante m’u duke se duke folur me mjekun, më tha se Hrushvi ka probleme me sjelljen. CIA këtë defekt të tij e kishte regjistruar dhe në një raport që i dhanë Presidentit amerikan para takimit me Hrushovin, e kishin vënë këtë detaj që ka probleme me sjelljen dhe prirje për oportunizëm.
E bëra këtë parantezë për të thënë se italianët mund të kishin krijuar ndonjë dosje mjekësore për Enver Hoxhën, duke marrë informacion nga çdo burim i mundshëm dhe nga njerëz të thjeshtë.
PANORAMA
Komentet