(Ky urim prej vitesh ndrron veç pak)
Shok i dashtun, unë përgjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje per ndoj feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia.Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkruejë urime. Por kesaj rradhe due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokeve te mi Motmotin e Ri 19……..013
E di, mik i dashtun qe shpirti yt ndihet n’faj per idhtsinen e jetes, per pamundesine me ndryshue dicka n’ket vend, ku n’vend t’pemeve kane mbi brinat e nje shtaze parahistorike, ku pritet ende me lind nje njeri…e di, por meqenese ne t’lumnueshmin mot qe shkoi, shume e nderuemja puna ime n’magazinen e Shkences Hyjore asht vleresue, per ore te bame ma teper se cban gomari, me Ca “pozicion t’shkalles ne ngjitje”, t’koheve te reja, po mendojsha per me ja u ambeltue pak gojen me do shpenzime t’ambla qe kjo e lumnueshme pozite ma lejon. Se, sic m’kan mesue t’paret e mij, duhet me e nda gezimin e mos me u ba egoista. Jam e sigurt se shume shpirtra te tjere do ken dashte me e ba, por meqenese i lumnueshmi shperblim i cdokuji fillon prej dhjetefishit tem,t’koheve te reja, per zemergjanesi ju ruejne shendetin, se sheqeri edhe n’kto vite t’vorfnise totale, ban dam!
Keshtu qe pranoni nje urim t’vorfen, nje ambelsine t’vorfen nga nje shperblim i vorfen prej nje miku (n’femerore), t’pasun.
Se pari, te uroj shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjojsh si gjemojne kotesia dhe paaftesia nder tavolina klubesh.! Te mos ndegjojsh as deshprimin e te mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Gjumin e ambel!
T’mos e ndiesh t’randueme koken tande prej mendimesh qe bredhin nder ekzistence!.
Te mos ti ndjesh flegrat e hundeve te thame prej eres se mutit ngjit keqas ne kepucet e tua!
T’mos e ndish dhimbjen e gjuhes qe tan diten ka kafshue fjalet e pathana. Gjumin e ambel!
T’mos e ndish lodhjen e shpirtit qe tan diten ka luftue mos me ken pjese e asgjese t’dehun prej madheshtimit fallik.! Gjumin e ambel!
T’mos e ndish britmen e dhimbes pazane ne gjoksin tand!Te mos ndegjosh si n’koken tande gerset mendimi per mendim,nga cfilitja. Pse atehere duhet te pyesesh mor mendim pse ndesh per mendim e gerset aq?
E gjuha pergjegjet, pse jam i lodhun zotni, prej mosmirnjohjes, injorances, hipokrizise, indifferences, prej mjerimit qe ka mbulue ket’ vend, prej talljes, prej heshtjes frikacake, prej idealit t’perdhunuem, e kur je i lodhun zotni mbet vetem, e kur mbet vetem zotni, asht ftohte, e kur asht ftohte zotni, u hyn dreqi trupit, musklave, nervave, zotni!!!!!!!!!
Se dyti, mbas gjumit t’ambel, t’uroj- c’asht dhe e natyrshme – te jesh i gezuem, gjithmon i gezuem!. Aq I gezuem saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh sa i lumtun asht!
Te jesh i gezuem edhe pse ne ane tjeter zemra te pelset si paljacos.!!!!!!!!!!!!!
Te jesh i gezuem se gezimi yt u jep shpresa edhe te tjerve.!!!!!!!
Ne rast se faljen tande e marrin per dobesi t’njeriut, e t’i rendojne shpatullat me guret e vet te te panginjurit, gjithmone t’ujshem, ti ktheji n’xhevahir e qeshu!
Ne rast se t’roberuemit e mjere po duen me t’tregue rrugen drej lirise, mes angullimash e kafshimesh t’dhunshme, ti qeshu.!
Ne rast se lodrat e feminise po t’i shkaterrojne, ti qeshu!
Ne rast se fjalet e para qe duan me te mesue jane aq te ndyta sa fyejne edhe gjysherit e tu, ti prap qeshu!
Ne rast se t’ardhmen tande duen me ta shkruejt nder skuta t’fëlliquna, ca krijesa t’mbeshtjelluna ne terr, po ti qeshu!
Ne rast se rruga qe ti ke zgjedhe per me ec ashte e mbushun me pabesina, mashtrime t’ulta qe duen me te xane n’kurth, ti mos e kthe koken, vec kqyr pak e qeshu!
Ne rast se dhuratat e shpirtit tand do te bijne nder duer te mpita,qeshu pra!.
Po edhe ne rast se ndonje dite,ashtu kot, te mungon edhe buka, ti merre per loje, per shaka dhe qeshu, qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote; ah, sa i lumtun qe asht!
E vec keshtu ke per te mujt me ju afrue Hyut, tue krijue dicka, n’ket pyll mohimesh…….., ne mos tjeter, t’pakten ke me krijue buzeqeshjen tande, qeshjen tande, semundjen ma te bukur qe mund ti dhurojsh kesaj bote!!!
….Dhe keshtu uroj qe vjetin 19…..018 ta kalojme ne gezim, edhe pse te semure patologjikisht…
准博论坛虽然创建时间不长,但我们立志将准博打造成全业界最好的综合型博彩玩家戒赌交流论坛,为玩家免费提供红利信息、新闻资讯以及戒赌技巧,只为玩家更早的离开病态菠菜,成功上岸。
准博论坛的白菜优惠信息都是经过准博红利专员亲身验证才允许发表,而准博论坛所合作的娱乐城都经过严格审核才开始合作,我们团队对论坛赋予了全部的精力,投入了我们所有的热情,虽然整个BC行业鱼龙混杂,充斥着无情浮躁之风,但我们仍旧不忘初心,默默坚守,如果行业改变不了不我们,那就让我们来改变整个行业。
准博论坛网址:zhunbet.com