VOAL

VOAL

Përkujtim – MARIAN TUNAJ – VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS

May 13, 2015

Komentet

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

 

 

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi libr më i ri i autorit Florim Zeqa, i 9-i më radhë, MALL E DASHURI PËR ATDHE, me rrëfime nga jeta në emigrim.

Një falenderim veçantë për recensentin e librit, poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur Prof, Lekë Mrijaj, cili me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë e përgatiti recensionin briliant të librit tim.

Falenderim dhe mirërnjohje për Shtypshkronjen “Libri im”, me Drejtor z. Xhavit Thaqi bashkë me stafin e tij profesional, për përgatitjen e lartë teknike të ballinës dhe nxjerrjen në dritë të librit tim më të ri!

Për lexuesit ky është një margaritar i rrallë dhe i papërseritshëm!

Libri përmban 30 rrëfime autentike dhe 26 fotografi që e dëshmojnë vërtetësinë e tregimeve brenda 118 faqeve të librit monografik.

 

Veprat e deritanishme

 

1.NJOHJA E VONUAR (2017),

2.THIRRJE NGA SHPIRTI (2018),

3.ILUZIONISTËT E SPECIALES (2018),

4.VITET E KRENARISË KOMBËTARE (2021),

5.KATANDISJA E VLERAVE (2021),

6.GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE (2022),

7.Zef Tahiri-PLEQNIA TRADITË FAMILJARE (2023),

8.SHPRESË DHE NOSTALGJI (2023).

  1. MALL E DASHURI PËR ATDHE (2024)

 

Lexim të këndshëm nga autori: Florim Zeqa

RITHEMELIMI I NËNDEGËS TË LDK-Së NË NÜRNBERG TË BAVARISË GJERMANE- Reportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ

Kryesia e punës të Kuvendit, kryetari Faruk Tafa falenderon për besimin e dhënë
     Në kuadrin e riorganizimit partiak, në Nürnberg të Bavarisë, u rihap Nëndega e LDK-së. Ky subjekt politik, ka lozur një rol të madh, sidomos në 10-vjeaçrin e viteve `90-a, duke ndihmuar Kosovën për mbijetesën financiare, e deri tek kontributet për luftën e saj për çlirim. Nuk qëndron vlerësimi paushall, se, kinse, organizimi partiak ka dëmtuar Mërgatën. Përkundrazi, mungesa e një Lobi, me mbikqyrjen, monitorimin e shtetit, subjektet politike, kanë kontribuar që mërgimtarët tanë të jenë të organizuar dhe t`i përgjigjen thirrjes të Atdheut financiarisht, si dhe me pjesëmarrjen  fizike në luftën për çlirim. Disa syresh ranë dëshmorë në fushën e nderit, duke bërë detyrën për Atdheun-Kosovë.
     LDK-ja, si lëvizje masive kombëtare, ishte prijetare në fillim-vitet `90-a. Shtriu aktivitetin partiak edhe në Mërgatë, duke themeluar Aktivat e saj në çdo mjedis, qytet e qyteza, ku mërgimtarët ishin me shumësi. Çuditërisht, një urdhër nga Qendra, Prishtina, u dha, pa pyetur dhe pa konsultuar anëtarësinë numerike të LDK-së: “Të shuhen Aktivat dhe të krijohen Nëndegët, vetëm në Bashkësitë lokale!” Këtu filloi devijimi, më saktë, rrënimi i LDK-së, i kësaj krijese zëmadhe të kryetarit Ibrahim Rugova. Zërat mospajtues dhe kundërshtues, në Kosovë dhe Mërgatë, u mbytën, madje lehtësisht, nga kryetari i katapultuar Isa Mustafa, me rrethin e tij vicioz, i cili do të konsolidohej si klan, për t`ia bërë gjëmën LDK-së, duke e zbritur në kuotën fatale 10.5 %! Që nga anëtarësia e deri ke ish-kryetari Fatmir Sejdiu, i cili në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, i tërhoqi vërejtjen Lidershipit të atëhershëm, se shuarja e Aktivave është parathënie e zvetnimit, deri në shuarje të partisë të Presidentit Rugova, duke kërkuar të reflektohet, për ta shpëtuar LDK-në. Megjithatë, kryetari Mustafa dhe turma kuvendore, e seleksionuar dhe e përzgjedhur, për t`i shërbyer klanit, cinikisht e përbuzshëm, për të mos thënë rrugaçërisht, shpërfillën thirrjen, sa të arsyeshme, aq edhe fisnike, të ish titullarit të partisë dhe të anëtarësisë dhe të elektoratit – njëherësh!
     Koha dëshmoi se “peshku ishte qëlbur në kokë”. Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij kriminal, kishin punuar bollshëm, për ta katapultuar njeriun e tyre në krye të LDK-së. Tandemi Hashimi-Isa, duke mbajtur të shantazhuarit në pushtet, e kontaminuan, deri në kriminalizim, jetën politike në Kosovë. Ndryshimi i shumëpritur u imponua pas humbjes së turpshme, që pësuan PAN-istat, me aleatët e tyre, paterica të krimit dhe të kriminelëve. Braktisja që elektorati, populli u bëri shkaktarëve të përgjakjes dhe kryehajnave të Kosovës, ishte gjyqi unik për falsifikatorët e historisë, për ta përvetësuar luftën faktike të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të popullit të Kosovës.
     Lidërshipi i ri i LDK-së, i kryesuar nga kryetari i vyeshëm, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij, nismoi reformat, duke ngjallë shpresë e besim, se LDK-ja do të vazhdojë të frymojë sërishmi me idealet dhe parimet e shenjta rugoviane. Për ta ripërtrirë organizimin dhe veprimtarinë e tyre të suksesshme, ndër vite dhe dekada, një masë mërgimtarësh vendosen për rithemelimin e Nëndegës të LDK-së në Nürnberg, të Bavarisë gjermane. Nismëtarë u bënë Vëllezërit Tafa, nga Tërstena e Vitisë, me një grup aktivistësh, të prirë nga vëllai i madh, baca Emrush , siç e thërrasim ne. Baca Emrush, me gjithë barrën e viteve, nuk dorëzohet. Ai me vëllezër dhe mërgimtarët tjerë, janë shquar në organizimin e shkollës shqipe; në begatimi e Fondit Shtetëror, të shprehur në 3 %-shin; në të gjitha aksionet e para luftës; si dhe me kontributet financiare për luftën.
Femrat mërgimtare pjesë e Kuvendit zgjedhor në Nürnberg
      Kuvendin themelues e hapi kryetari i Këshillit zgjedhor të Nëndegës, Xhymshit Tafa, i cili në fjalën hapëse përshëndeti ish-kryeministrin Avdullah Hoti, njëherësh anëtar i Kryesisë të LDK-së dhe deputet; kryetaren e Degës të LDK-së të Bajernit. Sarandë Musliun; ish-kryetarin e Degës për Gjermani, Osman Ferizin; nënkryetarin federal të   të Rinisë Paneuropiane, në Gjermani, Christian Hoferer; kryetarët e Nëndegëve të LDK-së, në Bavari; kryetarin e Komisionit të Fondit Shtertëror të 3 %.shit, Pjetër Colin; si dhe të gjithë të pranishmit. Interesimi për themelimin e kësaj Nëndege ishte i një mase të mërgimtarëve, të cilët jetojnë e punojnë në Nürnberg me rrethinë.
     Zotëri Xhymshit Tafa ftoi zonjen Sarandë Musliu, për fjalën e rastit, e cila edhe e udhëhoqi Kuvendin zgjedhor. Në mes tjerash, ajo bëri një ekspoze të veprimtarisë të Degës për Bajern. “Kemi punuar shumë, por jo edhe aq sa duhet. LDK-ja mbanë vulën e paqes dhe të luftës. Shqiptarët e Kosovës shquhen për mënyrën se si kemi arritur ta realizojmë lirinë, në rrethanat e një pushtimi shekullor. Dhe, kjo falë mençurisë të liderit unik Dr. Ibrahim Rugova. Në saje të kësaj trashëgimie, LDK-ja sot vazhdon traditën e organizimit politik, me parësi interesin e shtetit, mbi atë partiak. Para 4 (katër) viteve kemi përjetuar një katars, goditje meritore, përshkak të interesave personale e grupore, para atyre partiake e shtetërore. E pësuam, por, edhe pse me vonesë, u këndellëm dhe nuk u dorëzuam. Dallimet fundamentale me subjektet tjera politike janë se ato e duan, thjeshtë, pushtetin, më parë se sa shtetin. Ndërsa LDK-ja synon pushtetin, për çuarjen përpara të proceseve, për konsolidimin dhe prosperimin e shtetit, si amanet, porosi e themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit vizionar Ibrahim Rugova”.
     Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, fillimisht, falenderoi organizatorët e këtij Kuvendi zgjedhor, për ftesën e bërë. Ai i përshëndeti me përzemësi të gjithë të pranishmit, duke uruar për mbarësi dhe punë të suksesshme Kuvendit Zgjedhor të Nëndegës të LDK-së, në Nürnberg. Unë ndjehem sa i privilegjuar, aq edhe i gëzuar që sonte jam në mesin tuaj dhe Lidhjes Demokratike i shtohet edhe një Nëndegë, duke e begatuar dhe forcuar atë në procesin e riorganizimit, për t`u përgaditur, për ta marrë përgjegjësinë e qeverisjes, në zgjedhjet e pritshme të shkurtit të afërt. Mërgata është pjesë integrale e Atdheut dhe forcë shtytëse, morale dhe materiale, për zhvillimin e tij. Unë uroj gjithë të mirat për ju mërgimtare dhe mërgimtarë të dashur, me thirrjen që të vazhdoni të jeni pjesëmarrës aktiv, në proceset e konsolidimit dhe të zhvillimit të Kosovës tonë”, – tha, veç tjerash, Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti.
     Folës i radhës ishte Osman Ferizi, luftëtar dhe veprimtar aktiv, i cili pos tjerash, tha se “LDK-ja, me organizimin e ri, duhet t`i kthehet rugovizmit të mirëfilltë, me debatet racionale dhe angazhimet serioze, e hapur ndaj anëtarësisë, simpatizantëve, elektoratit dhe popullit të Kosovës. Distancimi nga e kaluara devijuese e rugovizmit, e cila dëmtoi, madje skajshëm, partinë, dikur krenare, të Ibrahim Rugovës, është i domosdoshëm. Jemi në prag të zgjedhjeve, të mobilizohemi për një fitore të dinjitetshme”.
Pamje kolektive nga Kuvendi zgjedhor i Nëndegës së LDK-së, në Nürnberg 
     Procesi zgjedhor u përshkua në frymë përbashkuese dhe entuziaste. Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe Kryesinë e Nëndegës: Faruk Tafa – kryetar, Hamëz Morina – nënkryetar, Shpresa Sahiti, Armend Lulaj, Naim Imeraj, Tafë Povataj, Avdullah Maloku, Qamil Avdijaj, Xhymshit Tafa, Naser Haskaj – anëtarë. Për arsye të pritshmërisë për anëtarësim, plotësimi i Kryesisë do të bëhet në mbledhjen e radhës.
     Kryetari Faruk Tafa, në mes tjerash, tha: “Ju faleminderit për pjesëmarrje të numerike. Ju përshëndes me përzemërsi të gjithëve, në veçanti, mysafirët e nderuar, duke veçuar nënkryetarin e LDK-së, Avdullah Hoti, i ardhur, enkas, nga Kosova dhe të gjithë ju, të tjerëve, të pranishëm në këtë sallë festive. Zotohem para jush, anëtarë dhe simpatizantë, se do të punojmë së bashku, për të mirën e LDK.së dhe të Kosovës. Në emër të Kryesisë të zgjedhur, ju faleminderit të gjithëve, që na besuat dhe votuat, për ta drejtuar Nëndegën e LDK-së, në Nürnberg, me premtimin se besimin tuaj do ta vlerësojmë dhe nuk do t`ju zhgënjejmë. Kryesia e zgjedhur do të punojë si një ansambël unik, kolegjiale, për t`u bërë shembull për të mirë, në të gjitha veprimtaritë, për ta justifikuar besimin tuaj”.
     Baca Emrush, siç e thërrasim ne, është i pari i Vëllezërve Tafa. Familje e madhe edhe në Mërgatë, e shtuar me djemë e nuse, vajza e dhendurë, e cila gërsheton traditën e mirë  shqiptare, me bashkëkohoren emancipuese vendore, ku aktualisht, jetojnë e punojnë, është si një Kosovë në miniaturë. Shtëpia e madhe, e ndarë në kate-banesa, është e bollshme për të gjithë Vëllezërit Tafa. Bizneset i kanë të suksesshme dhe punësojnë me dhjetra mërgimtarë bashkëkombas. Dhe, krahas kontributeve tjera për Atdheun, punësimet e bëra, janë një ndihmë shtesë. Thënë troç, janë familje fisnike, për lakmi.
     Zgjodha për bisedë veteranin veprimtar të hershëm, pjesë e shumë organizimeve në Mërgatë, gjithherë për të mirë të Atdheut, bacën Emrush. – A mos jeni vonuar në riorganizimin partiak, respektivisht, në hapjen e kësaj Nëndege të LDK-së, pas shuarjes të Aktivit, në mjedisin ku jetoni?
“Realisht, edhe pas zvetnimit organizativ të Aktivave, për të mos thënë shuarje e qëllimshme, për çka ka edhe dyshime, ne nuk kemi pauzuar dhe kemi bërë qindra kilometra, në aktivitete të ndyshme të LDK-së, për t`u dëshmuar se nuk dorëzohemi. Më lehtë është ta bëjsh një organizim fillestar, se sa ta riorganizosh atë pas prishjes, sepse humbet besimi, serioziteti i asaj pune. Pas asaj hallakame brenda LDK-së, me rrjedhje të madhe të elektoratit të saj, rimëkëmbja, riorganizimi ishte i vështirë, sidomos, në kushte dhe rrethanat e Mërgatës. Mendoj se jemi në kohën e duhur dhe kemi punuar shumë, për mbushamendjen e komunitetit të këtueshëm, se duhet të riorganizohemi, tashmë, si Nëndegë. Dhe, masoviteti, shumësia e pjesëmarrësve, është dëshmi e suksesit të pritshëm”, na tha veprimtari i vyshëm, me një sinqeritet proverbial, bacë Emrush Tafa.
     Prania e botës femërore, gra dhe vajza, në Kuvendin zgjedhor të Nëndegës, dëshmon për pjesëmarrje politike, emancipuese, përkrah meshkujve. Darka tradiconale e përgaditur nga gratë duar-arta të Nëndegës, për mysafirët numerikë, është dëshmi e respektimit dhe të mirëpritjes tipike shqiptare, edhe në Mërgatën tonë, pothuaj se, milionshe.
     U ndamë nga bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë të dashur, me urimin e çiltër: – Paçi mbarësi në punën Tuaj fisnike dhe qofshi gjithherë faqebardhë!

Jozefina Topalli takim me shqiptarë në Venecia: Vota e diasporës, mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha

Jozefina Topalli ka zhvilluar takim me shqiptarë në Venecia.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se vota e diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha, por një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jetë.

Topalli ka shtuar se diaspora shqiptare është një pjesë e pandashme e kombit, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe kulturor për vendin.

Postimi: 

Të dashur bashkatdhetarë, motra e vëllezër,
Është një ndjesi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë qytet të bukur ku shumë prej jush keni ndërtuar jetën tuaj, larg Shqipërisë, por asnjëherë larg rrënjëve dhe dashurisë për atdheun. Kur ju shikoj këtu, nuk shoh vetëm bashkatdhetarë – shoh histori sakrificash, suksesi dhe një lidhje të pathyeshme me tokën tonë amtare.
Kam dëgjuar shpesh nga njerëz të diasporës një fjali që tingëllon njësoj, qoftë në Venecia, New York, apo Londër: “Shqipëria është gjithmonë në zemrën tonë.”

Por a nuk është e vërtetë që kjo zemër nganjëherë ndien mall dhe dhimbje? Dhimbje për ato rrugë ku jemi rritur, për shtëpitë e dikurshme, për njerëzit që lamë pas. Ju jeni larguar për një jetë më të mirë, për t’i ofruar familjeve tuaja mundësi dhe siguri që, për fat të keq, nuk mund t’i gjeni në Shqipëri.

Megjithatë, kudo që keni shkuar, ju keni qenë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Sa herë që dëgjoj për shqiptarë si ju që kanë ndërtuar biznese, kanë ngritur karriera të shkëlqyera, apo kanë dërguar ndihma për familjet në vendlindje, më mbush zemra me krenari. Kengetare, instrumentist apo qindra shqiptarë të tjerë, që shërbejnë si mjekë, inxhinierë, artistë, janë dëshmi e asaj që mund të arrijmë kudo.

Por ndonjëherë, suksesi juaj përzihet me një lloj pasigurie, një pyetje që vazhdon të na ndjekë të gjithëve: A do të mundemi ndonjëherë të bëjmë Shqipërinë të tillë që askush të mos ndihet i detyruar të largohet? A do të vijë dita kur ju do të ndiheni njëlloj të sigurt, ekonomikisht dhe politikisht, në vendin tuaj?

Diaspora shqiptare është një pjesë e pandashme e kombit, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe kulturor për vendin.

Votimi i diasporës nuk është thjesht një mundësi për të ndikuar në vendimet e mëdha; është një lidhje që e bën çdo shqiptar të ndjejë se zëri i tij ka fuqi, kudo që të jete.
Shqiptarët jashtë atdheut tani kane mundësinë të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet politike , me ndryshimin e qeverise dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Kur emigrantët përfshihen në procesin zgjedhor, politika fillon të marrë më shumë parasysh problematikat dhe mundësitë e diasporës, duke përfshirë kontributet ekonomike që ata sjellin. Shumë prej tyre kanë eksperienca të vyera, ide dhe mjete për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Një votë e dhënë me zgjuarsi nga diaspora mund të mbështesë politika që krijojnë terrene të mira për investime dhe zhvillim ekonomik
Më lejoni ta mbyll me këto fjalë: Shqipëria ka nevojë për ju – jo vetëm për remitancat tuaja, jo vetëm për kontributin tuaj kulturor, por për mendjen, shpirtin dhe përkushtimin tuaj. Bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, një atdhe që meriton krenarinë e secilit shqiptar, kudo që të ndodhet.

Ekonomikisht, vota e emigrantëve nuk është thjesht një e drejtë, por edhe një mundësi e artë për të ndihmuar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Kjo e drejtë mund të sjellë jo vetëm ndikim politik, por edhe një angazhim të thelluar ekonomik që shkon përtej remitancave, duke përfshirë investime, dije dhe energji të reja për zhvillim të qëndrueshëm.

Ju falënderoj nga zemra dhe jam e sigurt që së bashku mund ta realizojmë këtë ëndërr të madhe.
Faleminderit!

bw

Sfida shqiptare- Nga Gun Kessele & Jan Myrdal- Përkthyer nga Sokol Demaku

Fragment nga libri ”Albansk utmaning”, ”Sfida shqiptare” i autorëve suedez Gun Kessele & Jan Myrdal, përkthyer nga Sokol Demaku, u botua ne Stockholm në vitin 1970, ne 210 faqe dhe me foto bardhë e zi e që pritet se shpejti te dali nga shtypi ne gjuhën shqipe

 

Në Dhermi, po pushojmë. Kemi ardhur nga Vlora dhe kemi kaluar malet. Deti Jon është shumë i kaltër dhe uji është i pastër, ndërsa plazhi është shumë i bukur. Më pas, ulemi në verandë dhe pimë verë nga Himara. Do të donim të qëndronim këtu.
– Nuk mundemi. Është e ndaluar.
– Sezoni nuk ka filluar akoma. Ka shumë hapësirë.
– Është e ndaluar, shokë.
– Ka shumë ndalime këtu në Shqipëri.
– Aspak. Dhermi është plazhi i sindikatave. Këtu mund të vijnë vetëm anëtarët e sindikatave. Sepse ky është bregdeti më i mirë në Shqipëri. Asnjë i huaj dhe asnjë burokrat.
– Bëni një përjashtim. Ka shumë vend.
– Nëse bëjmë përjashtim për një, duhet të bëjmë përjashtim për dy.
Nëse bëjmë përjashtim për dy, duhet të bëjmë përjashtim për katër. Nëse bëjmë përjashtim për katër, duhet të bëjmë përjashtim për tetë. Nëse bëjmë përjashtim për tetë, duhet të bëjmë përjashtim për gjashtëmbëdhjetë, dhe pastaj për tridhjetë e dy, dyzet e katër, tetëdhjetë e tetë, njëqind e dyzet e tetë, dyqind e pesëdhjetë e gjashtë, pesëqind e dymbëdhjetë, një mijë e shtatëdhjetë e katër, dy mijë e dyzet e tetë, katër mijë e nëntëdhjetë e gjashtë, tetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e dy, gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e katër, tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë, gjashtë mijë…
– Unë thjesht po pyesja nëse mund të qëndrojmë këtu gjatë natës.
-Gjashtëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë, njëqind e tridhjetë e një mijë e shtatëdhjetë e dy. Jo, nuk mund të qëndroni këtu. Kemi marrë një vendim të parim për këtë çështje. Ky rregull vlen për të gjithë. Vetëm anëtarët e sindikatave që janë të angazhuar drejtpërdrejt në prodhim mund të qëndrojnë këtu. Ne nuk bëjmë përjashtime për askënd. Një anëtar i komitetit qendror përpiqej të qëndronte një natë këtu, por ne nuk bëmë asnjë përjashtim. Turistët dhe burokratët mund të lahen në Durres ose në Sarandë. Dhermi është për punëtorët.
-Ka mundësi mesatare por asnjë përjashtim dhe njëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e dy përjashtime.
-Nuk ka mundësi mesatare. Shiko shtetet revisioniste.
Shiko si duken plazhet e tyre. Ne kemi mësuar nga zhvillimi i tyre. Kështu nuk do të ndodhë këtu. Ajo fillon me një përjashtim dhe në fund ka vetëm përjashtime dhe asnjë punëtor.
Deti Jon ishte shumë i katër dhe ne pimë verën e shijshme nga Himara, dhe këtu në Dhermi, dikur çekosllovakët kishin kërkuar të ndërtonin një hotel luksoz.
Ata do të sillnin materiale ndërtimi nga Çekosllovakia. Do të kishin pastruese dhe turistë nga Çekosllovakia. Do të shërbenin miellin e vërtetë dhe birrën e vërtetë dhe do të shtriheshin në diellin tonë dhe do të notonin në detin tonë. Por atëherë qeveria jonë tha: Shqipëria nuk është një koloni. Nëse doni të kaloni pushime këtu në vendin tonë, mund të qëndroni. Por nëse doni të krijoni një enklavë të Çekosllovakisë pranë detit, duhet të shkoni në vende të tjera.
Hrushcovi ishte këtu dhe shikoi. Nuk duhet ta shkatërroni peisazhin me industri, tha ai. Ne do të kemi një ndarje socialiste të punës. Ne do të industrializohemi dhe ju do të kultivoni limona. Atëherë do të vijmë të notojmë tek ju. Por atëherë qeveria jonë tha: Shokut, Hrushcov, i than, ne nuk duam të bëhemi një vend pushimesh për funksionarët sovjetikë. Ne do të ndjekim këshillën e shokut Stalin dhe do ta industrializojmë vendin.
CIA dërgoi agjentë këtu. I sollën ata nga Italia dhe i hodhën me parashutë. Por ne i kapëm. Kishin pajisje të shkëlqyera radiografike. Ata do të krijonin një bazë këtu në Shqipëri. Vëllai im ishte në shërbimin e sigurisë atëherë. Ai foli me shokët në komitetin qendror dhe tha që duhet të mund të përfitonim edhe nga CIA. Të gjithë ishin dakord. Ne kishim radion e tyre dhe kodet e tyre dhe gjithçka tjetër. Kështu që informuam CIA-n në Romë se tani po shkonin mirë ngjarjet e rebelimit. Na duhej vetëm më shumë armë. Dhe CIA solli permes ajrit raketa dhe eksplozivë dhe armë të të gjitha llojeve. Dhe sa më shumë ata dërgonin, aq më shumë ne raportonim për sukseset. Dhe CIA vazhdonte të dërgonte ngarkesat me armë, një pas një, dhe sapo ato arrinin, i merrnim ne armët. Ishin vetëm armë. Dhe shumë të lira gjithashtu. Por, në fund, edhe CIA e kuptoi se diçka nuk shkonte. Ata kishin dërgua shumë armë, por nuk kishte ndodhur asgjë në Shqipëri. Atëherë u treguam si i kishim mashtruar. Këtë e dërguam me kodin e tyre të vet. Më pas, bëmë një trokitje: Ha-ha-ha.
Republika Popullore e Shqipërisë është një sfidë. Një sfidë ndaj Uashingtonit, por edhe ndaj Moskës. Një sfidë ndaj Romës, por edhe ndaj Beogradit. Gjeneralët në Athinë dhe Kreml, dhe Pentagoni, liderët komunistë zyrtarë në Paris, shërbimi i shtypit i Vatikanit dhe ish-drejtoresha e Sonderbeauftragte të Jashtme të Hitlerit për Juglindjen, Herman Neubacher, të gjithë ata bashkohen në një dënim të njëzëshëm dhe të njohur thellë të Republikës Popullore të Shqipërisë.
Sfida shqiptare nuk qëndron në faktin që Shqipëria është një fuqi botërore që kërcënon fqinjët e saj me luftë. Shqipëria është një vend i vogël. Është më e vogël se Småland. Ka madhësinë e një dhe një gjysmë Liqeni Ladoga. Është vendi i dytë më i vogël në Evropë. Vetëm Luksemburgu është më i vogël. (Andorra, Monako dhe San Marino nuk janë shtete të vërteta të pavarura). Popullsia është e vogël. Vetëm Islanda dhe Luksemburgu kanë më pak banorë.
Sfida nuk qëndron në faktin që Shqipëria ka pushtuar dhe okupuar vende të huaja, ka dëbuar ose përzënë popullatën origjinale. Lufta e tyre për pavarësinë kombëtare ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Kur fuqitë e mëdha të kohës, rreth 60 vjet më parë, e pranuan me ngurrim ekzistencën e Shqipërisë, ata tërhoqën kufijtë në mënyrë që gjysma e popullsisë shqiptare të mbetej jashtë kufijve të vendit.
Vetë ekzistenca e vendit është një sfidë. Me kalimin e kohës, fuqitë e mëdha kanë bërë marrëveshje sekrete për ndarjen e Shqipërisë. Këto diskutime vazhdojnë edhe sot. Kur Hrushcov flirtonte me Athinën, ai përsëriti gjithashtu ofertën e Perandorisë Ruse më 22 nëntor 1914, që Greqia të merrte “pjesën jugore të Shqipërisë”. Fakti që Shqipëria vazhdon të ekzistojë është një sfidë.
Në aeroportin e Romës, udhëtarët nga Tirana regjistrohen me kujdes nga policia sekrete. NATO po zhvillon manovra pranë kufijve të Shqipërisë. Flotat e superfuqive lundrojnë pranë brigjeve shqiptare dhe militaristët sovjetikë kërcënojnë Shqipërinë me luftë. Por ky vend i vogël refuzon të nënshtrohet ndaj fqinjëve të mëdhenj dhe superfuqive të fuqishme. Ai këmbëngul të ruajë pavarësinë e tij kombëtare, pavarësisht vendimeve të marra në Pentagon apo në Kremlin.
Kur Çekosllovakia u pushtua, Shqipëria theksoi se kjo ishte rezultat i marrëveshjes së turpshme midis Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqësve të Bashkimit Sovjetik. Tirana e tha hapur atë që të tjerët vetëm e pëshpëritnin: nëse populli i Spanjës do të ngrihej kundër fashizmit, Kombet e Bashkuara do të ndërhynin për ta shtypur atë, ndërsa Bashkimi Sovjetik do t’i dënonte Kombet e Bashkuara me fjalë, por do t’i mbështeste me veprime. Kur ishte fjala për sulmin e Bashkimit Sovjetik ndaj Çekosllovakisë, Tirana paralajmëroi Pentagonin dhe Kremlinin, duke thënë se Shqipëria nuk ishte një fuqi e lehtë që mund të gëlltitej nga ndonjë superfuqi.
Një sulm ndaj Shqipërisë do të përgjigjej me një luftë popullore që nuk do të njihte kufij dhe që në mënyrë të pashmangshme do të çonte në një luftë botërore. Burrat shtetërorë përgjegjës, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Bashkimin Sovjetik, e konsiderojnë këtë të pahijshme dhe nxitje për luftë. Ata, në fund të fundit, kërkojnë vetëm një bashkëjetesë paqësore. Si në Çekosllovaki, ashtu edhe në Spanjë.
Mungesa e mirësjelljes shqiptare nuk kufizohet vetëm te fakti që qeveria e saj është shprehur e gatshme të mbrohet si kundër Pentagonit, ashtu edhe Kremlinit dhe fuqive më të vogla. Edhe në Kombet e Bashkuara, Shqipëria ka treguar një nivel të thellë papajtueshmerie në sesionin e nëntëmbëdhjetë të Asamblesë së Përgjithshme, delegati shqiptar, Halim Budo, ngriti një çështje procedurale. Ai propozoi që të respektoheshin rregullat e statutit.
Nuk është fuqia e ndonjë makinerie të fuqishme ushtarake ajo që i mundëson Shqipërisë të ndjekë këtë politikë. I gjithë populli shqiptar është i armatosur, por flota, aviacioni dhe forcat e blinduara – natyrisht – nuk janë veçanërisht të forta. Udhëheqësit sovjetikë u përpoqën të minonin mbrojtjen e Shqipërisë duke u dhënë oficerëve të tyre urdhërin për të vjedhur tetë nëndetëset shqiptare në maj të vitit 1961. Është e qartë se kjo vjedhje zemëroi shqiptarët, por ajo nuk arriti të dobësonte mbrojtjen e Shqipërisë, e cila mbështetet në faktin që i gjithë populli është i armatosur dhe mund të mbrojë malet e tij.
Nuk është gjithashtu për shkak të ndonjë pasurie në kuptimin ekonomik që Shqipëria është në gjendje të ndjekë një linjë të pavarur. Nuk është si të ishte Shqipëria një republikë tregtare e pasur; një Venedik, një qytet i Hanzeve. Nuk është si për gjashtëmbëdhjetë shekuj më parë kur Durrësi ishte një nga qytetet më të fuqishme tregtare në rajonin e Mesdheut. Gjatë periudhës ndërmjet luftërave, Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë. Ishte një polikoloni italiane. Nuk kishte as treqind teknikanë të diplomuar në shkolla të larta. Biblioteka e saj kombëtare përmbante vetëm 12,000 vëllime. Populli jetonte në varfëri të thellë. Por revolucioni e ka ngritur vendin nga kjo varfëri.
Me bllokada dhe embargo tregtare, si Uashingtoni ashtu edhe Moska kanë kërkuar të urdhërojnë Shqipërinë në bindje dhe nënshtrim të duhur. Kjo nuk ka pasur sukses. Shqipëria nuk është e pasur. Ajo ende është e shënuar nga varfëria e të kaluarës. Por në fshatrat kufitare shqiptare me Greqinë ndriçon drita elektrike në shkolla, industrive të vogla dhe shtëpi, ndërsa fshatrat nga ana tjetër e kufirit janë në errësirë totale. Shqipëria po zhvillohet.
Por sfida shqiptare është më e thellë se kaq. Nuk është vetëm që populli ka arritur dhe ruan pavarësinë e tij kombëtare dhe zhvillon ekonominë e tij. Ky vend i vogël dhe i lodhur malor, që po transformohet në një vend industrial, po realizon këtë transformim me qëllime dhe metoda që janë shpallur utopike dhe ekonomikisht të pamundura nga vendimmarrësit në Stockholm, në Bon, në Beograd, në Uashington, në Moskë dhe në Nju-Delhi.
Ajo që Banka Botërore, EEC dhe Comecon e shpallen të pamundur, po realizohet në Shqipëri. I gjithë vendi po zhvillohet. Zona “të varfra” nuk lejohet të bëhen si ndonjë Norrland apo ndonjë Sicili. Industrializimi realizohet në të njëjtën kohë me luftën kundër burokracisë dhe zvogëlimin e aparatëve administrativë. (Nga viti 1966 deri në 1969, numri i personave të punësuar në organet administrative në nivele të ndryshme u ul me 17% dhe shpenzimet për punën administrative u ulën me 79 milion lekë të rinj, ndërkohë që prodhimi u rrit dhe numri i personave të arsimuar në universitet u rrit ndjeshëm). Shqipëria që ishte një vend agrar i pas zhvilluar, që nuk mund të siguronte ushqim për popullsinë e saj, që eksportohej portokalle dhe importonte marmelatë, që burimet e saj të naftës i kishin të huajt dhe arsimi i saj drejtohej nga të huajt – tani është vetë-përkrahëse me ushqime dhe eksporton produkte industriale. Në vend që të rrisë kultivimin e duhanit dhe të shesë duhan dhe të importojë grurë, po zvogëlohet investimi në kultivimin e duhanit dhe po rritet kultivimi i grurit dhe eksportohen telat e bakrit.
Kjo politikë realizohet në kushte të vështira. Është një vend i vogël dhe i varfër. Ka armiq të fuqishëm përreth. Kina, aleatët e saj, ndodhen nga ana tjetër e globit. Por atje, në bregun perëndimor të gadishullit të Ballkanit, Shqipëria tani paraqet një sfidë ndaj rendit botëror. Ajo nuk e pranon që bota të ndahet mes superfuqive. Ajo nuk pranon zhvillimin që thuhet të jetë i pashmangshëm nga ata që sundojnë në vendet kapitaliste, në vendet e Evropës Lindore dhe në atë që quhet Suedia me ekonomi të përzier.
Është kjo sfidë ndaj rendit botëror të dominuar është e rëndësishme. Nuk është çështja se si e shohin shqiptarët mjekrën apo fundet e shkurtra.
Ne kishim ardhur nga Shkodra dhe ishim rrugës për në Fier, duke qëndruar për një natë në hotel Adriatik në Durrës. Ishte tetë shtatori dhe sezoni turistik po shkonte drejt fundit. Në mbrëmje qëndronim në tarracën jashtë dhomës sonë. Pimë duhan dhe dëgjonim detin.
— Këtu u themelua qyteti Epidamnos dy mijë e pesëqind vjet më parë, tha Gun. Një hinterland pjellor dhe një port i mbrojtur.
Në mes të natës u zgjuam nga zëra me theks skandinav. Tre biznesmenë nga Malmö kishin mbërritur. Tani po qëndronin në tarracë jashtë dritares së dhomës sonë të hotelit. Po pinin verë dhe po bisedonin. Duket se po kalonin shumë mirë. Qeshnin me zë të lartë. Heshtën vetëm rreth orës tre të mëngjesit.
Ne qëndronim shtrirë në errësirë, dhoma mbante aromë deti. Gun tha:
— Dhe ishte kështu këtu, në këtë koloni të largët, ku në fakt filloi Lufta e Peloponezit. Këtë e lexova në historinë shqiptare të Frashërit. Aristokracia u dëbua nga populli. Por si aristokratët ashtu edhe populli ishin pronarë skllevërish dhe e gjithë ajo luftë e madhe u bë një luftë për pushtetin mbi tregjet dhe mbi skllevërit.
Romakët preferuan ta quanin qytetin me emrin e tij të dytë; Dyrrachium. Kjo nuk ishte aspak e çuditshme. Epidamnos tingëllonte tepër si “damnum”; d.m.th. dëm, humbje, disfatë. Dhe në fakt, historia e Durrësit u bë një histori disfatash të vazhdueshme. Lufta për Durrësin nuk përfundoi me Luftën e Peloponezit.
— Këtu, në Durrës, Pompeu triumfoi për herë të fundit ndaj Cezarit, përpara se të marshonte drejt disfatës së tij të madhe në Farsalos. Këtu erdhi Teodoriku — i quajtur i Madh — me gotët e tij lindorë në vitin 481. Këtu erdhën bullgarët. Këtu erdhën normanët — Robert Guiscard e plaçkiti Durrësin në vitin 1082. Këtu erdhën kryqtarët dhe aventurierë të çdo lloji. Venediku e pushtoi Durrësin, e humbi atë dhe e ripushtoi përsëri. Karli i Anzhu-së — vëllai më i vogël i Luigjit të Shenjtë — e mbajti Durrësin të pushtuar kur shpalli Mbretërinë e Arbërisë. Serbët dhe venedikasit luftuan për Durrësin, ndërsa turqit e pushtuan qytetin në vitin 1501.
Nuk ishte rastësi që Durrësi u bë një qytet i shumëpërfolur dhe i lakmuar. Ai ndodhej në rrugën e të gjithë pushtuesve. Nga ky port i favorshëm, eksportoheshin skllevër ilirë, vaj ulliri, grurë, lëkura dhe vajra. Mallrat mund të ndryshonin me kohën, por Durrësi mbeti një qendër e rëndësishme tregtare në Adriatik.
Nga Durrësi, përmes Elbasanit drejt Selanikut, kalonte rruga e madhe ushtarake dhe tregtare që lidhte dy pjesët e Perandorisë Romake; Via Egnatia. Nga Durrësi, rruga bregdetare shkonte drejt veriut përgjatë detit Adriatik dhe drejt jugut, përmes Butrintit, deri poshtë në Athinë.
Në fillim të shekullit XX, Durrësi ishte një qytet i largët provincial me 5,000 banorë, një port i mbushur me baltë dhe me një kështjellë të rrënuar. Ishte qyteti kryesor i sanxhakut të Durrësit, pjesë e vilajetit të Janinës në Shqipërinë Osmane.
Në këtë qytet të vogël, kryepeshkopi katolik romak dhe mitropoliti grek vështronin me xhelozi njëri-tjetrin, ndërsa përfaqësuesit e Austro-Hungarisë dhe Italisë spiunonin kundër njëri-tjetrit. Sepse Rusia dhe Austro-Hungaria kishin lidhur një traktat miqësie për ruajtjen e paqes në gadishullin Ballkanik, ku ekuilibri nuk duhej të trazohej: pjesa lindore e Ballkanit do të ishte në sferën e interesit rus, ndërsa pjesa perëndimore do të ishte nën ndikimin austriak.
Franca dhe Rusia ishin dakorduar që Austro-Hungaria të pengohej të arrinte Selanikun, dhe për këtë arsye Serbisë do t’i jepej Durrësi. Nga ana tjetër, Italia dhe Austro-Hungaria, edhe pse aleate, njihnin se Shqipëria duhej të ishte e pavarur. Italia dhe Rusia ishin bashkuar për të mbajtur Austro-Hungarinë larg Shqipërisë. Ndërkohë, Rusia dhe Anglia diskutonin për portet në Adriatik.
Në vitin 1900, tregtia austriake me Shqipërinë ishte katër herë më e madhe se ajo italiane; por deri në vitin 1907, tregtia italiane me Shqipërinë ishte rritur dhe kishte tejkaluar atë austriake me një milion franga.
Interesi për Durrësin mbeti i pandryshuar, nga ditët e Luftës së Peloponezit deri në Luftërat Ballkanike, dhe më 7 prill — e Premtja e Madhe — të vitit 1939, trupat italiane pushtuan Durrësin pas një beteje të shkurtër.

Greqia dhe Italia vendet europiane ku ka më shumë shqiptarë

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, kanë emigrantë të mbikualifikuar. Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat e integrimit të emigrantëve në shtetet e Bashkimit Europian. Greqia, është shteti që ka normën më të lartë të emigrantëve të mbikualifikuar në Europë, me rreth 70% të tyre, që duket se bëjnë një punë të një niveli më të ulët sesa ata kanë kualifikimin.

Ky shtet ka dhe diferencën më të lartë mes mbikualifikimit të emigrantëve dhe qytetarëve të vet. Më pak se 30% e qytetarëve grekë vlerësohen si të mbikualifikuar për punët që bëjnë. Në Greqi, Shqipëria është komuniteti i parë ma i madh i emigrantëve, sipas të dhënave zyrtare. Mbikualifikimi i emigrantëve në Greqi është shumë më i lartë sesa mesatarja e tyre në Bashkimin Europoian, prej rreth 40%.

E njëjta tendencë është dhe në Itali, ku rreth 64% e emigrantëve vlerësohet të mbikualifikuar, ndërsa vetëm rreth 20% e italianëve konsiderohen të tillë. Në Itali, shqiptarët janë komuniteti i dytë i huaj më i madh, pas rumunëve. Sipas Eurostat, ndër të gjitha vendet e BE-së me të dhëna të besueshme, normat më të larta të mbikualifikimit të vërejtura në vitin 2023 ishin në Greqi (69,6%) dhe Itali (64,1%), të dyja për shtetasit jo të BE-së. Në të kundërt, shkalla më e ulët ishte në Luksemburg për qytetarët e një vendi tjetër të BE-së (5,6%).

Italia dhe Greqia ishin gjithashtu vendet me hendekun më të madh midis shtetasve të BE-së dhe atyre jo të BE-së. Në Itali, ku diferenca ishte më e madhe, vlera minimale e vërejtur për shtetasit ishte nën mesataren e BE-së (20,0% kundrejt 20,8%), ndërsa vlera maksimale e vërejtur për shtetasit jashtë BE-së ishte shumë mbi të (64,1% kundrejt 39,4%). Në Greqi, norma të larta mbi mesataren e BE-së u vunë re si për shtetasit (31,1%) ashtu edhe për shtetasit jo-BE (69,6%).

Njerëzit kanë nevojë për aftësi dhe kualifikime për të marrë pjesë me sukses në fuqinë punëtore, thotë Eurostat. Të dhënat për kualifikimet, të matura me nivelin më të lartë të arritjeve arsimore, janë një tregues i rëndësishëm i aftësive të ofruara në tregun e punës. Arsimi i lartë në përgjithësi shoqërohet me perspektiva më të mira punësimi.

Personat me arsim të lartë, të cilët janë shtetas të huaj ose të lindur jashtë kishin një situatë më pak të favorshme punësimi gjatë periudhës 2014-2023, vëren Eurostat. Krahasuar me individët ose shtetasit e lindur në vend, ka më shumë gjasa që kualifikimet e tyre formale të mos përdoren plotësisht në tregun e punës.

Dallimet midis shtetasve dhe jo shtetasve, megjithatë, janë ngushtuar, vëren Eurostat: ndërsa norma për shtetasit mbeti relativisht e qëndrueshme (nga 20,7% në 2014 në 20,8% në 2023), shkalla për shtetasit jo-BE u ul nga 45,9% në 2014 në 39,4% në vitin 2023.

Të paktën 920 mijë shqiptarë jetojnë në vendet e BE-së

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, nga viti 2008 deri në 2023-n, shtetet e Bashkimit Europian kanë dhënë rreth 920 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.

Numri më i madh i lejeve është dhënë nga Italia, me rreth 445 mijë. Në vend të dytë është Greqia, me 284 mijë leje gjithsej.

Të dy këto shtete kanë dhënë gjithsej rreth 80% të lejeve të akorduara për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së për peruidhën 2008-2023./ Monitor

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Dyqani i Ardianit ku tregtojnë mish dhe bulmet. Foto:Ardian Nerguti (Courtesy Photo)

Paratë e fituara nisi t’i investojë në fshatin e lindjes në Gjegjan të Kukësit.

Ai ishte i përgatitur për vështirësitë që ka çdo fillim i një sipërmarrjeje, por jo edhe për pengesat që do t’i dilnin në institucionet e vendit të tij për pronësinë e tokës.

Ardian Nerguti me bashkëshorten dhe vajzën.

Ardian Nerguti me bashkëshorten dhe vajzën.

Entuziazmi i fillimit thotë se u zëvendësua me zhgënjim, e madje deri diku edhe me pendim.

Nga qyteti çek në fshatin në Kukës

Ardiani emigroi fillimisht në Greqi për gjashtë vjet. Më pas u zhvendos në Angli, e së fundi në Çeki.

Aty krijoi familjen e tij me Pavlën – një vajzë e qeshur çeke dhe e dashuruar me natyrën shqiptare.

Çifti ka një vajzë 4 vjeçe e gjysmë.

Vajza e çiftit Nerguti në fermë.

Vajza e çiftit Nerguti në fermë.

Pas një çerek shekulli në emigrim dhe pasi mblodhi disa kursime, Ardiani vendosi të kthehej në Shqipëri në maj të këtij viti.

“E kishim diskutuar disa herë edhe me bashkëshorten dhe vendosëm të hapnim një fermë në fshatin tim të lindjes. Kështu u kthyem në Gjegjan të Kukësit dhe nisëm jetën tonë të re në Shqipëri”, rrëfen Ardiani për Radion Evropa e Lirë.

Ajo është një vajzë qyteti, tregon se ka lindur dhe jetuar në Shumperk të Çekisë, por se është përshtatur mirë me fshatin dhe punët e tij.

Ardiani me bashkëshorten dhe vajzën në Çeki, para kthimit në Shqipëri.

Ardiani me bashkëshorten dhe vajzën në Çeki, para kthimit në Shqipëri.

Toka e trashëguar brez pas brezi, por pa dokumente

Ardiani thotë se ishte i përgatitur për problemet që do t’i kishte në lidhje me fermën, pasi çdo fillim i ka vështirësitë e veta.

Në fshatin ku u lind dhe u rrit, ndërtoi një stallë, ku mban 18 krerë lopë dhe disa pula, dhe kështu nisi ta bënte realitet ëndrrën për të investuar në vendin e tij.

Aktualisht, ka edhe një dyqan me qira, ku tregton produkte të mishit dhe qumështit, si dhe vezë.

Pavla para dyqanit ku shet mish dhe bulmet.

Pavla para dyqanit ku shet mish dhe bulmet.

Por, ajo që nuk e kishte menduar kurrë, doli të jetë problematika me tokën e trashëguar brez pas brezi.

Ajo sipërfaqe toke, për të cilën thotë se i gjithë fshati e dinte se ishte në pronësi të familjes së tij, rezultoi të mos jetë e gjitha e dokumentuar.

“Është tokë e trashëguar, por jo e regjistruar. U habita kur mësova se toka nuk ekzistonte fare në kadastër. Ka qenë tokë që e kemi përdorur dhe trashëguar tash e 300 e më shumë vjet”, thotë 42-vjeçari.

“Nga kjo pjesë toke që unë besoja se e trashëgoja, hoqa dorë. Pastaj, duke kërkuar në dokumentet e babait që nuk jeton më, gjeta disa letra që tregonin se kishim të dokumentuar rreth 600 metër truall në dy zona të ndryshme dhe kërkova të bëhej kalimi nga emri i babait tek unë”, rrëfen ai.

Por, përgjigjja që mori thotë se ishte e çuditshme. Ai duhej të hiqte dorë nga njëri prej trojeve prej 300 metrash, për të trashëguar 300-metërshin tjetër.

Ofrohen fonde për investime, por me kritere të paplotësueshme

Zhgënjimi i kësaj familjeje, veç problemeve me pronësinë e tokës, lidhet edhe me mungesën e mbështetjes nga shteti për investimin që ka nisur në një qark, i cili është ndër më të prekurit nga emigrimi.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në Shqipëri shpesh bën thirrje për përfitim të fondeve për të investuar në bujqësi.

Në një prej takimeve informuese mori pjesë edhe Ardiani, por thotë se mbeti shumë i habitur.

Stalla në fermën e Ardianit.

Stalla në fermën e Ardianit.

“Në takim na u tha se mund të përfitonim deri në 750 mijë euro, por kushti i parë ishte që toka ku do të investohej, të ishte e regjistruar me dokumentacion të plotë. Të vihet ky kusht kur dihet që më shumë se 90% e banorëve të fshatrave të Kukësit nuk e kanë tokën me dokumente, duket pa kuptim”, thotë Ardiani.

“Nëse shteti e di këtë problematikë, nuk mund ta ketë kusht për marrjen e një fondi mbështetës, por duhet ta zgjidhë fillimisht atë”, thotë ai.

Bashkëshortja e tij, Pavla, është gjithashtu e mërzitur nga kjo situatë.

Ajo thotë se problem i madh është mungesa e ndihmës nga shteti për planin e tyre të biznesit.

“I kemi investuar të gjithë paratë tona dhe nuk po gjejmë mbështetje për ta ristrukturuar shtëpinë e prindërve të bashkëshortit tim, për ta përshtatur për fëmijën tonë, e po ashtu kemi edhe probleme me pronësinë e tokës”, thotë ajo.

Shtëpia e çiftit Nerguti në fshatin Gjegjan të Kukësit, Shqipëri.

Shtëpia e çiftit Nerguti në fshatin Gjegjan të Kukësit, Shqipëri.

“Më lehtë të regjistrosh pronë në emigrim se në vendin tënd”

Ardiani thotë se e ka shtëpinë e tij në Çeki, ashtu si edhe një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

“Gjithë atë pasuri e kam arritur me punën time, e gjithashtu e kam dokumentuar shumë lehtësisht. Mendo ta bësh këtë në një shtet të huaj ku isha emigrant, e në vendin tënd nuk arrin ta dokumentosh pronën tënde, një pronë që familja ime e trashëgon ndër shekuj. Duket shumë ironike”, thotë Ardiani.

Shpesh thotë se ndihet keq, sepse “përpiqen ta bëjnë të duket edhe i paditur”.

“… por, pastaj them: kur kam arritur ta realizoj këtë në Çeki, nuk është tek unë problemi, por te sistemi, tek institucionet, por si zgjidhet”?

Kjo pyetje thotë se e mundon prej shumë muajsh dhe se zhgënjimi për vendimin që mori për t’u kthyer në Shqipëri, tashmë i ka kaluar në pendim.

“Do të vazhdoj ta bëj maksimumin për ta pasur në emrin tim atë tokë që rezulton e regjistruar… Por, nuk më ka mbetur gjë tjetër se i kam marrë institucionet me radhë, veçse t’i drejtohem kryeministrit [Edi] Rama me ndonjë letër”, thotë fermeri.

Pavla në stallën e fermës së saj.

Pavla në stallën e fermës së saj.

Ai vazhdon të punojë fort me bashkëshorten dhe nënën e tij, por të ardhmen e sheh të zymtë.

“Në Çeki vijoj të paguaj detyrime për shtëpinë dhe tokën, ndërkohë që këtu jam në një udhëkryq. Sigurisht që në këto kushte, largimi duket zgjidhje optimale”, thotë i prekur Ardiani.

Qeveria – thirrje për kthim të emigrantëve për të investuar

Në takimet që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi muajve të fundit me diasporën, por edhe në zona të ndryshme turistike malore, ai u bëri thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri për të investuar, duke thënë se Qeveria po përgatit Paketën e Maleve.

“Do të jetë një paketë me një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male, në kërkim të një jete më të mirë, të kthehen. Dhe, me bukuritë e këtyre maleve, të bëjnë sukses, të bëjnë ekonomi, të bëjnë mirëqenie dhe t’u lënë fëmijëve të tyre trashëgimi një pasuri të jashtëzakonshme“, tha Rama.

Paketa e Maleve synon, mes tjerash, turizëm malor 365 ditë në vit, rivitalizim të zonave malore dhe zgjidhje të çështjes së pronësisë.

Pamje nga fushat e fermës Nerguti.

Pamje nga fushat e fermës Nerguti.

Kjo çështje e pronësisë mbi tokën është pranuar nga Rama, i cili ka premtuar zgjidhje.

Kjo problematikë ka qenë vazhdimisht shqetësim i shprehur edhe në raportet për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, e po ashtu pengesë për investime të huaja në vend.

“Si mua dhe vajzës sime na pëlqen shumë. Natyra është e bukur, kemi përballë malin e Gjallicës, pamjen e bukur të lumit Drin, pamje fantastike… Ushqimet janë bio dhe ajri është i pastër”, thotë Pavla.

A PO E NJEH KËTË UDHËTAR?- Nga Skënder Karaçica

Skicë fjalësh
Udhët e jetës,kah nuk të çojnë,thanë disa zëra burash në një tavolinë kafeje në Prishtinë…Aty pari kaloi me hapat kutrrum një njeri i panjohur për ata në tovolinën e kafës së mëngjesit në Prishtinë.
– A po e njihni këtë njeri me këta hapa kutrrum,- u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës për të pranishmit.
– Nuk po e njohim këtë udhëtar në sheshin e Prishtinës,-u përgjigjen të pranishmit në tovolinën e kafës së mëngjesit…!
– Nuk po e njihni,-unë ju tregoj se kush është,-u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës.
– Ky udhëtar në sheshin e Prishtinës është deputeti i popullit!E kemi votuar para ketër vjetësh,kur ai erdhi i mbushur frymë e,duke belbëzuar na pati thënë se,do të jem përfaqësues i denjë i popullit,-thoshte në fushatën e sheshit…
– E kemi të qartë,-thanë ata njëzëri në tovolinën e kafës së mëngjesit.
– Sa na është bër qejfi,që pas katër vjetësh e pamë afër, sy me sy me deputetin e popullit,-ishin njëzëri ata të tovolinës dhe të votës së lirë të sovranit…!
Kështu e ka jeta,thonë në artin e gjeniut popullor:Të rrova e më rrove ,por briski i berberit…!
Për fund,deputetet e popullit që do të zgjidhën me 9 shkurt 2025,mos të harrojnë të qëndrojnë në krah të sovranit të votës së lirë…!
Deputetë të popullit,mos u bëni udhëtarë të pa njohur në sheshin e Prishtinës!
(Dhjetor,2024)

‘Protestë solidarizimi me Shqipërinë’- Shqiptarët e Londrës marshojnë para ambasadës në 23 dhjetor

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se në datë 23 dhjetor ora 15:30, shqiptarët e Britanisë së Madhe do të marshojnë në një protestë solidarizimi me shqiptarët e Shqipërisë, të cilët po në 23 dhjetor ora 17:00 do të protestojnë në Tiranë kundër narkoqeverisë së Edi Ramës.

‘23 dhjetor, ora 17:00 marshojmë në Tiranë! 23 dhjetor, ora 15:30 Ambasada e Shqipërisë Londër, 33 St. George’s Drive, London, SË1V 4DG’, thuhet në njoftimin e bërë publik në Facebook-un e PD-së.

Postimi i plotë:

Protestë solidarizimi me Shqipërinë kundër qeverisë kriminale të drejtuar nga krimi!

23 dhjetor, ora 17:00 marshojmë në Tiranë

23 dhjetor, ora 15:30 Ambasada Shqipërisë Londër, 33 St. George’s Drive, London, SË1V 4DG

Opozita në Aksion

O Sot O Kurrë

sn

TË KEMI SHPËRBLIME NË FUND TË MOTMOTIT- Nga Skënder Karaçica

Frymë jete
Bota intelektuale të jetës akademike,universitare,të artit të letërsisë,të shkencës,të poetëve e shkrimtarëve,të mjekëve,të sportistëve dhe të tjerëve në Kosovë,pse nuk kemi shpërblime në emër të institucioneve shtetërore,që dikur ishte traditë e mirë në fund të motmotit.
Dikur,në Kosovë,kishim shpërblimet e Dhjetorit,të Nëntorit,të gazetës,,Rilindja,,të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe çmime tjera për të merituarit në frymën e jetës…!Në fund të motmotit,kishim shpërblime nga institucionet e komunës së Prishtinës si dhe nga institucionet kulturore të kohës për të merituarit të fushës krijuese.
Po në dritën e kohës,poetë e shkrimtarë të Kosovës patën marrë çmimet të nduarnduarta ndërkombëtare,që ishin nderim për kombin dhe hapësirën krijuese shqiptare, sikundër e kishim poetin me pasaportën poetike evropiane Ali Podrimja.
Për fund i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës në Prishtinë,që të rinis programin e shpërblimit për të merituarit e frymës krijuese në fund të motmotit dhe, e njëjta të bëhet traditë për institucionet e shtetit të Kosovës.
Mos të harrojmë frymën krijuese të dijes e të letërsisë si dhe të fushave tjera,ndonëse shpërblimi vjetor është nderim e motivim për tipare të reja të botës krijuese e shkencore.
Me fat Motmoti i Ri 2025!
(Çikago,dhjetor,2024)

Mërgata e Kosovës do të mund të votojë në ambasada dhe në konsullata në 22 shtete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgata e Kosovës do të mund të votojë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në ambasada dhe në konsullata në shtetet ku jeton.

Në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të mërkurën, Kurti ka thënë se kjo është bërë e mundur pas ndryshimit të ligjit.

“Do të jenë gjithsej 22 kuti postare, në 22 shtete të ndryshme. Kurse votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete”, ka bërë të ditur ai.

Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të drejtën për votim jashtë vendit, teksa ka kujtuar se afati është i hapur deri më 26 dhjetor.

“Po i drejtohem mërgatës sonë, nga mbledhja e Qeverisë, sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie. Siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin e mirëqenien e vendit tonë ndër vite”, është shprehur ai.

“Votimi përmes postës brenda vendit, dhe nëpër ambasada e konsullata, është fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, “deri më tani, padrejtësisht, mërgata është ballafaquar me vështirësi burokratike e barrë financiare, e cila herë ua ka pamundësuar votimin, e herë e ka dekurajuar pjesëmarrjen në votim”.

Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.

Ndonëse partitë politike në Kosovë kanë nisur prej javësh takime dhe tubime me diasporën kosovare, por edhe me qytetarë brenda Kosovës, me rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve periudha e fushatës së zgjedhjeve fillon 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Në rastin konkret, sipas KQZ-së, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, fillon zyrtarisht më 11 janar, 2025.

KQZ ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë.

KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.REL

Zgjedhjet e 11 majit, Topalli apel shqiptarëve në Gjermani: Mos e humbisni mundësinë e ndryshimit

Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD-së për diasporën, gjatë një takimi me shqiptarët në Gjermani, tha se në 11 janar 2025 nis një proces historik për diasporën shqiptare, regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Topalli tha se kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbni, një e drejtë që i kemi pritur prej vitesh.

“Mos lejoni që mundësia e ndryshimit të humbasë. Vota juaj është një akt dashurie për atdheun, një shenjë se gjithmonë mund të jemi bashkë për një Shqipëri më të mirë. Shqipëria ka nevojë për ju – sot më shumë se kurrë.

Dilni dhe votoni! Për të ardhmen e vendit që mbani në zemër!”, tha Topalli.

Auto Topalli1734425944

Ajo iu drejtua me një apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit. “Vota juaj ka rëndësi dhe është zëri juaj që mund të sjellë një Shqipëri më të drejtë, një Shqipëri ku të gjithë ne besojmë dhe shpresojmë. Ju nuk jeni thjesht spektatorë; ju jeni pjesë e historisë dhe forcës që mund ta çojë përpara vendin tonë”, theksoi Topalli.

“Mos e lini vendimin për të ardhmen në duar të të tjerëve. Niseni këtë rrugëtim duke u regjistruar dhe duke treguar se diaspora shqiptare ka një rol të pashlyeshëm në të ardhmen e Shqipërisë!”, u shpreh Topalli.

Drejtuesja Politike e PD-së për Diasporën ishte në Lörrach, Gjermani, ndërsa prej disa javësh po zhvillon takime në shtete të ndryshme me shqiptarët në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit 2025.bw

“Mbi 1 milion votues jashtë”, KQZ: Të shtyhet afati për ID e skaduara, ja si do të monitorohet procesi

Nga 11 janari deri në 11 mars të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në 11 maj mund të regjistrohen në platformën e ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve i pranishëm në nënkomisionin parlamentar të diasporës siguron se vota e emigrantëve është mbrojtur pasi janë një sërë mekanizmash të ngritura që garantojnë transparencë dhe numërim të drejtë. Ilirjan Celibashi njoftoi se para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë, me qëllim që në datën 11 janar 2025 kjo platformë të jetë funksionale dhe të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Në fjalën e tij në nënkomisionin e Kuvendit për diasporën dhe migracionin, në lidhje me përgatitjen dhe mbarëvajtjen e procesit të votimeve për qytetarët jashtë Shqipërisë, Celibashi tha se, procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor, përfshi këtu edhe në kuptim të afateve që ky kod ka përcaktuar, për aspekte të ndryshme të karakterit normativ apo organizativ të votimit nga jashtë. Procesi merr 60 ditë, teksa qeveria ka garantuar buxhet të plotë, duke llogaritur 100 mijë votues emigrantë, por është shprehur e gatshme ta mbulojë postën e dërgimkthimit edhe nëse do të jenë më shumë votues në Diasporë. Ai shtoi se janë një milion e ca votues jashtë Shqipërisë dhe ka shumë pa dokumente të vlefshme, ndaj duhet bërë përjashtim për ta, që të shtyhet afati i dokumenteve të pavlefshme me rastin e zgjedhjeve. Celibashi u shpreh pro shtyrjes së afatit për dokumentet e emigrantëve, por jo për ata në Shqipëri.

“Tashmë Komisioni Rregullator pranë KQZ ka miratuar thuajse të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizmin e votimit nga jashtë. Besoj që para Krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që në datën 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe ashtu sikurse e ka parashikuar Kodi Zgjedhor të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë”,- u shpreh Celibashi. Pyetja kryesore e ligjvënësve të nënkomisionit ishte nëse KQZ e garantonte këtë proces dhe afatet që kërkoheshin për realizimin e tij apo nëse mund të finalizohej para datës 11 maj, kur edhe votohet. Deputetët kërkuan sqarime dhe detaje nëse afati është i mjaftueshëm, që nga hartimi i dokumenteve, si pasaportat biometrike, regjistrimi, dërgimi i postës dhe kthimi i përgjigjes. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, shprehu pasiguri dhe dyshime, duke kërkuar garanci nga Celibashi nëse ky proces realizohet pa u cenuar dhe brenda afateve.

“Po ekspozoj shqetësime reale që publiku dhe opozita ka, që garanton mbarëvajtjen e procesit, sepse cenimi i tij do ketë dëm të jashtëzakonshëm, ndaj a ka garanci ky proces”,-tha Çollaku. Lidhur me kostot e shërbimit postar, Celibashi pohon se qeveria i ka parashikuar në buxhet paratë si për dërgimin e fletës së votimit ashtu dhe për kostot e kthimit të saj në KQZ, por për këtë të dytën kërkohet ndryshim në Kodin Zgjedhor./Gazeta Panorama


Send this to a friend