Gjini dhe Pjetri kanë humbur në shkretëtirën sahariane. Janë lodhur e raskapitur: nuk kanë ngrënë as pirë prej 40 orësh. Papritur iu shfaqet një xhami:
Pjetri thotë:
-Nuk e shtyjmë dot më, do të kërkojmë për të ngrënë e për të pirë.
Gjini ia kthen:
-Është mirë që të paraqitemi si dy myslimanë, kështu do ta kemi më të lehtë.
Pjetri nuk e pranon propozimin e Gjinit.
-Mirë, thotë Gjini, unë jam myslimani, ndërsa ti je miku im. Të shpresojmë se do të shkojë mirë.
Hyjnë në xhami. Gjini i thotë imamit:
-Unë jam Muhameti, ndërsa ky është miku im Pjetri. Kemi humbur në shkretëtirë. Ka dy ditë që nuk hamë as nuk pimë. Të lutem na jepni diçka që të shpëtojmë nga vdekja.
Imami i thërret ndihmësit të tij:
– Idriz, sili Pjetrit të hajë e të pijë. Ti vëllla Muhamet, e di që është Ramazan…
Komentet