Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë një fjalimi vjetor në Parlamentin e vendit se rrezikimi dhe cenimi i marrëdhënieve me shtetet aleate cenon vetë Kosovën dhe është gabim strategjik.
“Të punosh me ata që na kanë ndihmuar ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në aleancat tona”, tha Osmani të enjten në Kuvendin e Kosovës.
Duke folur në një seancë të bojkotuar nga dy prej tri partive më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, presidentja e vendit tha se “aleanca e Kosovës me vendet e tjera është më e madhe dhe më e rëndësishme se cilido prej nesh si politikan”.
Ajo bëri thirrje që Kosova t’i ruajë aleancat e saj, sepse ato, sipas saj, janë “gur themel i sukseseve tona dhe investim në të ardhmen tonë, ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komitetin euroatlantik të kombeve të lira”.
“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtën e republikës sonë”, tha ajo.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, është kritikuar dhe akuzuar gjatë këtij viti nga Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i vendit, si dhe nga Bashkimi Evropian, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe.
Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë hapash për ta shtrirë autoritetin në veriun e banuar me shumicë serbe, duke mbyllur institucionet paralele serbe.
Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje.
Osmani tha gjatë adresimit të saj se “asnjëherë nuk i kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e tyre për të fituar pushtet. As njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”.
Tutje, Osmani i bëri thirrje spektrit politik të këtë angazhim të madh vitin e ardhshëm për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
“Ka disa gjëra që kërkojnë vëmendje dhe angazhimin e të gjithëve gjatë vitit 2025. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë suksese të vitit 2025”, tha ajo.
Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk pati sukses për shkak se u kushtëzua me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Osmani kërkon reflektim rreth qasjes në dialog
Presidentja Osmani tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian prej vitit 2011, ka qenë “fatkeqësisht i pabalansuar” dhe bëri thirrje për reflektim.
Ajo tha se Kosova “është trajtuar padrejtësisht” ndërsa, Serbia është “akomoduar vazhdimisht”.
“Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë”, tha ajo.
“Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetëreflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund t’i bëjmë gjërat më mirë”, tha ajo.
BE-ja vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në diskutimet e fundit për këtë temë, shumica e shteteve anëtare kanë qenë në favor të heqjes së masave, askush nuk ka qenë në mënyrë të prerë kundër heqjes së tyre, por ka pasur dallime rreth asaj se si dhe kur do të bëhet një gjë e tillë.
Ajo tha se këshillat e saj për përmirësimin e procesit të dialogut kanë qenë në shënjestër të “sulmeve të ulëta dhe dezinformatave që s’i kanë hije askujt në Kosovë”.
“Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që drafti i asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që unë po kërkoj themelim të asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetes sonë dhe Amerikës, sesa disa burokratëve nga shtetet jonjohëse”, th ajo.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër pikat kryesore të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani tha se është akuzuar padrejtësisht dhe me “lloj-lloj shpifjes të ulëta” se ajo ka kërkuar nënshkrimin e njëanshëm të marrëveshjes.
Kurti ka thënë se është i gatshëm ta zbatojë Marrëveshjen Bazë dhe aneksin për zbatimin e saj, për çka Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023, vetëm nëse Serbia e nënshkruan dokumentin.
Ajo tha se kishte theksuar se zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe se, si alternativë, ajo kishte kërkuar që Kosova, nëse e sheh që Serbia nuk po e zbaton pjesën e saj, të diskutojë me aleatët e vet për zbatimin e përgjegjësive të saj në marrëveshje, nëse merr garanci për sigurinë nga SHBA-ja, përfshirë anëtarësim në NATO.
“Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani. REL
Bushati flet me fjalet slogane.Nuk eshte bushati ase edi qe percaktojn opinion in e popullisis.u shqiptarFATKEQSISHTEBRAMA EDHTE DEPUTET KA NJE VOTE.NUK ESHTE BE DEPUTET ME PEALAJMRUARE AMERIKEN.NUK KA LAVJES ASE BALLANCEN E OPINIONITR SHQIOTARVERAMA ASE BALLA NUK MUND TE SHKELIN MBI POPULLIN CAME. Jo more Jo a ka shqiptar mbi fhe
a ka gazetare,analist,publiciste??
A zog e zonje shqiptar qe ti thote
NDA, ksaj tragjedie
Cohuni shqiptar prej vorri
Se mbaroj shqiperia
u Ba prrale ne votra vete,
si ka ngel shpirt nder dhame
Greket I Kane poshterure shqiptarete
camris e grate I Kane perdhuare,vra,
ju kame pi gjakun.i Kane cvarrosur
ju Kane Hambur kockate
edi bushati u ngrne permedore,ushtarve grek
E shumta cvarrosi coni ne greqi .
Po c’far ceremonies ne tetore.
Oh ju Marroftt zoti
po a Jeni shqiptar??
Mo’s shkelni mbi eshtra
KURE shqiptari keshtu nuke eshte poshtruare.
CAMRIIA eshte toke shqiptar
varret aty Jane te cameris martire.
Une jam shqiptaree bire shqiptar
por nga zemrimi i edi rams
Si emigrant te per,
Te per I tronditur e I zemruare
them je mi shqiptar ??
der Sa populli ti thote
ne litare trdhtaret.
zoti e njezimi,nuk lejojne
me shekel e me u Shkerrye ne varre
populli nuke i ka dhene voten
me Ba pelegrinazh per greket e vrare
aksidentalisht ne shqiperi.
po Ku Jane shtepit e camve,???
ku Jane pronate.,?
ku jane varrezate?????
Kto pyrtje kerkojn pergjigje
ku
Jane came shqiptar e Janina????
Varret bosh ne Janine thrrain per drjtesi .
Drejtesi kudo kerkon lire.
Varre rrenume kerkoje drejtesi.?
Eshtrat e tretura ketkojn varrez.
Populli came I masskruare kerkon VOTTER???
Deri cur do shkelet mbi eshtrateve te cdukurve.???
Pervasnj cmim app lever nuke duet busgti as
rams me shlel mbi gjakMbi die
Eshtrat ne Previ, eshtrat ne camera(prof.r.deduushaj)..
eshtrate e shqiptarve bytevi kerkoje drejtsi
livizni NgA vendi,bashkohuni,bisedoni
Mos tu ndajn armiku,rrini me kemb ne token tuaje..?
per intermexo!
oh Sa mire kemi fole sonte per shqiperin e Arberin
ilirin,nder shekuj,qe jetlj nden perendori,rromake,
bizantine,osmane,komuniste,e trazicionji,me gjith se
u lpushtue luftoj shume por fati
nuke i buzeqesh..
Nje grupev atdhetaresh,intelektual historian,ekonomiste,
Mathamatikane,,juriste,biolog,punonjes shkencore,
ing. elektonik,ekonomiste kl.pare,,manazhere ndermarrje
internacinat transport,banke etj. qe u Takum hengrem dark
22.12.2017 (ne restaurant ”Italian’ artur avenue qe kishte
punuare aty gjysh,babaj ,tani I biri,nje mes burr babaxhane
qe donte te njifte te gjith clientele dhe, percaktonte ngjasimet
me artist apo ndonje personalitet ) nje dark allashqiptarshe,
buke kollomoqi-misri +gruri,sallat nga gjitha perimet domate,
qep,lule laker,karrota,spec, erza,djath,midhje,mish pule gature
jashtzakonishte mire qe te shkrinte ne goje,dy lloje vere,raki
personale”albenia”g.n..Shumica Ishin nga krahinavte ndryshme
“nje korca,,dy kryqezuare ,lezha etj.
Edhe pesoneli ngelen te knaqure nga kjo tavolin,ne mes 5-6
kamariervev qe dhe nje ”djale”shume i mire shqiptar..
Ndekoh hyni nje ”grupe” muzikore qe kendonin kercenin e
binnin veglave muzikore nga veshja dukeshin si irlandez
shkonin ne tavolina i pysninn c’fere kenge dono??pergjegjsi
pronari bisedoj gjate foli shume,mire per,g,as,a,i,f,d,al.kur u
larguam,folem Pak italisht ne gjuhen tij,spanish e Pak shqip
kuptohte bisedat u be ne gjuhen anglishte.
al.kishte 47 vjetorin e lindies ”happy birthday” per njerin me
te moshuarin qe I ngjate,sipas ti nje ”artisti te hollivudit,” e
than,po t’mja vejn flakes restarantitt nuke inthem gje
dashamiri I juje I sinceret.