“Vendimi i opozitës për të vijuar valën e protestave në janar kundër qeverisë dhe kapjes së Kryeprokurorit, është vendimi i duhur”
Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat, një ditë pas protestës së opozitës.
Në fjalën e tij, Basha theksoi edhe një herë se zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku me vetëm 69 vota të mazhorancës, është anti-kushtetuese dhe se opozita është e vendosur ta kundërshtojë kapjen e këtij institucioni nga Kryeministri Rama.
Më e rëndë sipas Bashës është fakti se Kryeprokurorja nuk ka kaluar më parë procesin e Vettingut.
Për këtë arsye, Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen valës së protestave të opozitës, që do të nisin në muajin janar.
“Qytetarët e dinë se Kushtetuta nuk i përket asnjë partie. Kur Kushtetuta dhunohet çdo qytetar, pavarësisht statusit që ata kanë. Protesta e djeshme, dhe protestat që do të vazhdojnë janë kundër mashtrimit të Edi Ramës për reformën në drejtësi. Por dje është vërtetuar katërcipërisht se Edi Rama kërkon vetëm anti-reformë. Parlamenti nuk është ai dje, është Kushtetuta. Aq më pak kartonat e drogës, apo siç e pamë dje të vjedhur.
Ka vetëm një shkatërrim, ka vetëm një dhunim, ai i Kushtetutës nga Edi Rama, që mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e vendit.
Ka vetëm një standard, atë të Kushtetutës, atë të Bashkimit Europian, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në çdo vend Perëndimor Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, dhe Kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
E theksoj edhe një herë tjetër, se Kushtetua thekson se Kryeprokurori duhet të zgjidhet me 3/5 e votave. Kushtetuta e thotë qartë se KLP-ja duhet të ishte ngritur që në muajin Prill, pra 8 muaj më parë.
Komisioni i Ligjeve uzurpoi të drejtat që ja ndalon me Kushtetutë. Kushtetuta e ndalkon që të zgjidhet një Kryeprokuror që nuk kalon vettingun. Kryeprokurori dje u zgjodh me më pak vota edhe se shumica e parlamentit, duke u zgjedhur në mënyrë flagrante të dhunimit të Kushtetutës.
Të gjitha këto të çojnë në një drejtim, kapjen e Kryeprokurorit politikisht nga Edi Rama, dhe përdorjen e tij. Ngutja për të zgjedhur një prokuror pa vetting dhe në shkelje të Kushtetutës, ka për qëllim mos hetimin e personave të afërt të Edi Ramës dhe ministrat e korruptuar.
Zgjedhja pa vetting dhe anti-kushtetuese tregon faktin se kjo qeveri është e përfshirë në afera kriminale dhe Edi Rama e ka ditur prej kohësh.
Ndaj vendimi i opozitës për të nisur valë protestash nga Janari, është vendim i duhur, kundër një qeverie të bërë njësh me krimin dhe të krimit të bërë njësh me qeverinë.” tha Basha.
Njehere ma fute e te besova e gati erdha edhe unë tek çadra e krejt papritur bëre marreveshje jashte çdo imagjinate edhe te “rilindasit” më militant.
A harrove se ekzaktesisht keshtu ju the shqiptareve ne dhjetorin e vitit 2014 dhe ai Janari i protestave tua te famshme nuk erdhi kurre se me sa duket I kishe premtuar SOROS ne takimin qe pate me te.
Po Pse ore kujton ti se per Grida Dumen do dal une ne proteste?! Apo për çunin e Balliut?!
Fute ne liste te deputeteve lloj lloj leshi e le jashte figura si Tomor Alizoti e Sulejman Gjana.
Ti ose me merr mua per budalla ose je vertet një i tillë
NEVER MORE