DITA E PARË E VITIT TË RI
.
Nga Kim Addonizio
.
Shiu këtë mëngjes bie deri
në fund të borës
.
E di, do ta lajë atë. Unë mund të nuhas
përsëri barin dhe gjethet e grisura
duke u zbutur poshtë në baltë.
.
Ato pak dashuri më janë lejuar
për të mbajtur ëndrrat që janë ende duke fjetur
në Bregun Perëndimor. Këtu në Virxhinia
.
Unë eci nëpër fusha vetëm me
disa lopë mështjerra që më bëjnë shoqëri.
.
Të bukura dhe të turpshme,
si ato vajzat e druajtura që më kujtohen
kur i shikontë një djalë çapkën,
.
Ato kurrë nuk u
folën, mbanin kokën
ulur dhe krahët e kryqëzuar mbi
gjoksin e tyre të ri. Ato vajza
tani janë gati në të dyzetat. Ashtu si dhe unë.
.
Ndonjëherë duhet të qëndrojmë në këmbë
në një dritare deri natën vonë, duke parë jashtë
në një oborr të heshtur, një
karrige të ndryshkur dhe muret e tejdukshme
të shtëpive të njerëzve të varfër.
.
Ata duhet të presin deri pasdite shpresën e Vitit të Ri,
dhe qaj fort për ta,
.
Në pamundësi për t’i bërë ata të lumtur,
dhe pyes veten se si jetojnë
e kanë bartur jetën
deri tani pa asgjë
duke shpjeguar jetën bosh. Nuk e di
pse po iki nga këtu
me pallton që më errësohet
me çizmet që me zhyten, duke u ngjitur
me një tingull të lehtë shiu
.
Më pëlqen të dëgjoj. Nuk më intereson
ku janë ato vajza tani.
.
Çfarëdo që ato të kenë bërë në jetën e paskaj
mund të kenë ecur,
mund të kenë shkuar në botë
.
Sot unë dua vetëm të eci
pak më gjatë në të ftohtë
nën bekimin e shiut,
dhe ngre fytyrën time drejt tij
.
Në këtë Vit të Ri
Shplarjeje dhe harrimi.
.
VITI I RI
.
Nga Carol Ann Duffy
.
Vitin e vjetër e lë pas vetes si një shall
dhe le të bjerë. Fishekzjarret shpërthyese fluturojnë
në natë, si lulet e dëshirës, si zjarret e dashurisë.
Jashtë hapësirës rreth meje, duke qëndruar këtu, më vjen
trupi yt i munguar kundrejt timit. Ti më prek si ajri që mw jepet.
.
Më larg, më afër, krahët e tu janë errësira, duke më mbajtur,
kështu që unë mbështetem tek ti, lexoj për buzësh qiejt duke flakëruar në dritë,
yje rrokjesh. E shoh, më në fund, ata luten per ne. Fryma juaj
është mesnata, duke jetuar, në lëkurën time, edhe pse kilometra mes nesh,
fusha, autostrada dhe qytete, miliona shtëpi të vogla të ndezura.
.
Kjo dashuri që kemi, pikëllimi ynë si një rimë e plotë, në një vend të gabuar,
Në kohë të gabuar, punë e ëmbël për duart, vokacioni i zemrës, flakërima
për të udhëhequr Vitin e Ri.
Brenda nesh, ditët dhe netët larg qiellit
det i errët. Goja jote është borë tani në buzët e mia, e ftohtë, intime, si puthja e parë,
Koha bie dhe bie në hapësirën e pafund, deri sa të jemi në kete jetë që ndërron pa fund.
.
SHUARJA E VITIT TË VJETËR
.
Nga Naomi Shihab Nye
.
Letrat shuhen në pak sekonda,
Lajmet nga miqtë presin në dorezën e derës,
Si në femijeri,
Një letër e kuqe transparente,
cëcërine si krahë zogu,
Më duket sikur po martohem
me ajrin.
.
Pjesa më e madhe e jetës është e ndezshme,
Si nata e Vitit të Ri me
Një listë perimesh, frutash, pijesh, poezishe të pjesshme dhe
Flaka rrotulluese, vetë portokalli i ditëve, që ikin dhe ikin
kaq pak është një jetë
Që ndryshon pamëshirshëm çdo 31 dhjetor
Aty ku kishte diçka, papritmas nuk është,
një mungesë bërtet, feston nje fitore, lë hapësirë shpresa.
.
Filloj përsëri me numërimin e ditëve të reja
Vallëzim i shpejtë, ndërrim i humbjeve dhe gjetheve,
vetëm gjërat që nuk i kam bërë
kërcasin pas meje,
flakërojnë dhe vdesin,
Si endrrat…
.
31 DHJETOR
.
Nga Richard Hoffman
.
Të gjitha punët e mia të pabëra enden
lakuriq përgjatë kalendarit,
një grup gjuetarësh të dobët,
bora e fryrë e shpërndarë aty-këtu,
.
Pëngon të ardhmen tonë
palosur në Vitin e Ri
në një varëse rri fotografia e janarit
një pikturë e shekullit të 17-të,
një jetë e qetë:
.
Kafka dhe pasqyra,
derdhur në një çantë si lule.
.
RESHJET E BORËS
.
Nga Ravi Shankar
.
Flok-flokë, bie bora e parë e Vitit të Ri
mbi çatitë me maje, mbi makinat në lëvizje dhe kodrat e valëzuara,
si një imitim i jetës që lëviz rrugës, relievit të thyer,
.
kaskadave statike, poshtë ekraneve të mbremjes, ndërsa
zbret poshtë, këmbëngulëse, e grimcuar me një dridhje
mistike që shpërndahet si një vazhdimësi imazhesh,
.
Fushës së bardhë: grilave gjashtëkëndore të ujit
molekulave që grumbullohen në lëvizje shumë shpejt
të spërkatur me erë, në kristale bore, që kthehen në llucë.
.
MËNGJESI I VITIT TË RI
.
Nga Carl Adamshick (1969 )
.
Një muzikë e qetë po luhet—
Si një linjë e grisur e basit,
dritareve të bardha të shtepive. Pëllëmbët e mia
janë si dy altoparlantë
të mbuluar nga bora e tingujve të ngrirë
I shtrij në ajr,
I përcjell në botë
Si një lutje njerëzore
në tryezën e errët të kësaj mbrëmjeje
Për të riparuar jetën që lamë pas
Dhe të ardhmen…
.
NË DITËN E PARË TË KËTIJ VITI TË RI
.
Nga Lisa Olstein
.
Pikërisht përballë meje
në e-mail, më vjen një mesazh i
përcjellë nga nëna ime
në ditën e parë të këtij viti të ri.
.
Një balenë është e ngatërruar në rrjeta dhe linja
dhe ka vetëm një mënyrë që ta
nxirrni jashtë, na thotë ajo
me sytë e saj sa një vaskë.
.
Dhe vrapoj të gjej një zgjidhje,
Të gris rrjetën e saj
Të liroj pengun e gjorë, të pakujdesshme
Që ngjan aq shumë me jetën tonë.
.
Po ne kush do të na shpetojë me një email
Nëna ime ?
Komentet