Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, dhe ish-deputeti i LDK’së, Nuredin Ibishi, para gjykatës kanë deklaruar se kanë parë Albin Kurtin duke hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, derisa po mbahej seanca e 8 tetorit 2015. Të njëjtit nuk kanë veçuar të akuzuar e tjerë për hedhje të gazit lotsjellës, duke konsideruar se shumica e deputetëve të opozitës kanë kryer ato veprime. Këtë të fundit e kanë deklaruar edhe dy dëshmitarët tjerë, deputetët e PDK’së, Flora Brovina dhe Xhavit Haliti.
Është mbajtur të premten seanca gjyqësore për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend ndaj katër deputetëve të VV’së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, pas një sërë dështimesh. Kurti dhe Kadaj-Bujupi janë sjellë në seancë nga paraburgimi, ku do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe me tutje, pasi kështu vendosi në fund të seancës trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Në seancën, në të cilën u lexua aktakuza ndaj të akuzuarve, të katër deputetët e VV’së u deklaruan të pafajshëm për veprat penale për të cilat ngarkohen “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Aty për të dëshmuar erdhën edhe deputetet Flora Brovina dhe Blerta Deliu, të cilat në proces janë edhe si palë të dëmtuara. Brovina tha se nuk kërkon kompensim për dëmin nga të akuzuarit, derisa Deliu-Kodraj e ka mbajtur të rezervuar këtë mundësi.
Kjo e fundit në dëshminë e saj tha se ka parë deputetin Kurti duke hedhur gazin lotsjellës, të cilin, sipas saj, me këmbë e ka shtyrë në drejtim të deputetëve të pozitës së asaj kohe.
Por, s’ka thënë se të njëjtin veprim e kanë kryer edhe të akuzuarit tjerë.
“Gazin e ka hedhur zoti Kurti”, tha ajo e bindur para gjykatës. Përveç kësaj, Deliu-Kodra ka insistuar në gjykatë se ka dëgjuar deputetin Kurti duke thënë “Duhet me i ndez edhe 50 tjera dhe këtë vend duhemi me e kallë”.
“Kjo ka ndodhur kur unë kam qenë tek ulësja ime, dhe Kurti ka qenë tek pjesa ballore e sallës. Jam e bindur që këtë e kam dëgjuar”.
Tutje, ajo ka sqaruar pasojat shëndetësore që thotë se ka përjetuar në atë ditë.
Deputetja gjatë dëshmisë është pyetur nga i akuzuari Albin Kuti nëse mendon se qëllimi i tij ka qenë kriminal, por një përgjigje të tillë nuk është lejuar ta japë dëshmitarja, nga gjyqtari Beqir Kalludra.
Përveç deputetes së PDK’së, edhe ish-deputeti i LDK’së Nuredin Ibishi ka thënë se e ka parë Kurtin duke e hedhur gazin në drejtim të kolegëve të tij të LDK’së. As ai nuk ka specifikuar deputetët tjerë për hedhje të këtij mjeti në sallën e Kuvendit të Kosovës.
“Mendoj se shumica e deputetëve të opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës”, ka thënë ai duke folur edhe për seancat tjera në të cilat është kryer ky veprim.
“Nuk dua të specifikoj”, ka shtuar tutje ai.
Gjatë dëshmisë së tij, Nuredin Ibishi u përball me disa pyetje nga e akuzuara Donika Kadaj-Bujupi, për të kaluarën e tij, por kjo rezultoi me përjashtimin e të akuzuarës nga salla e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Për dallim nga këtë dy dëshmitarë, dy deputetët tjerë të PDK’së, Flora Borovina dhe Xhavit Haliti nuk kanë drejtuar gishtin tek asnjeri prej të dyshuarve për hedhje të gazit.
Brovina e cila ishte e para që dëshmoi, e që në proces është edhe si palë e dëmtuar, që në fillim të fjalës së saj shprehi keqardhje për praninë e saj në sallë. Të njëjtën e tha edhe në fund të dëshmisë, e në veçanti keqardhje tha se ka ndaj dy të akuzuarave femra, të cilat janë edhe nëna, duke iu referuar Kadaj-Bujupit dhe Haxhiut.
Ajo tregoi se në seancën e 8 tetorit 2015 i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të hedhjes së gazit, dhe tha se jeta i shpëtoi nga sprej mjekësor që ajo mban në çantë gjithmonë për shkak të sëmundjes kronike që ka.
“Unë për veti qysh në kohen kur kam dal nga burgu i Serbisë në vitin 2001, kam probleme me zemër”, tha ajo, duke treguar se diagnozën e kishte mësuar gjatë kohës sa ishte ende e burgosur, porse një operim e kishte kryer tek pasi ishte kthyer e lirë në Kosovë.
“Unë nuk e kam pa kush e ka hedh gazin. Tu fol ka qenë Albin Kurti, mirëpo unë nuk e kam pa tu e hedh”, ka thënë ajo, derisa ka shpjeguar se fillimisht ka vërejtur vetëm se në dysheme dilte tym.
“Gazi lotsjellës nuk është hedhur në drejtim timin”, ka shtuar ajo.
Ajo gjatë dëshmisë ka thënë se si mjeke me profesion mendon që përdorimi i gazit lotsjellës në vende të mbyllura rrezikon njerëzit.
Se gazi nuk është hedhur në drejtim të tij, tha edhe Xhavit Haliti që ka kryesuar seancën e parë kur është hedhur gazi lotsjellës. Madje ai tha se sa ka qenë në sallë se ka parë askënd që është lënduar, por këtë e ka mësuar nga mjetet e informimit.
“E kam provuar shumë herë këtë tym”, u përgjigj Haliti, duke u referuar në aktivizimin e tij politik në periudhën e para luftës, në pyetjen e Albin Kurit se si e ka ditur se është gaz mjeti që është hedhur në sallë.
Haliti nga prokurori dhe të akuzuarit është pyetur edhe nëse ka vazhduar seanca parlamentare të cilën ai e kryesonte e në të cilën u hedh gazi.
“Unë edhe përkundër gazit, ujit, etj,., bashkë me kolegët e pozitës i kemi votuar të gjitha ligjet e rendit të ditës dhe unë e kam mbyllur seancën”, tha Haliti, duke treguar si ai ishte zhvendosur nga kërriga e kryesuesit të Kuvendit në ulëset tek grupi parlamentar i partisë së tij.
Të premten kanë dëshmuar edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit të Kosovës. Por, dëshminë e tyre nuk kanë ardhur ta japin dy deputetët e LDK’së Armend Zemaj dhe Naser Osmani, sikurse as kreu i Kuvendit Kadri Veseli.
Të tre nga trupi gjykues do të ftohen për seancën e ardhshme gjyqësore, e caktuar të mbahet më 7 dhjetor të këtij viti.
Të katër deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës dhe pamundësim të kryerjes së punës së Kuvendit të Kosovës në katër seanca parlamentare, në datat 8 tetor 2015, 15 tetor 2015, 23 tetor 2015 dhe 17 nëntor 2015.
Kurti e Haxhiu akuzohen se veprimin e tyre e kryen të parët në seancën e 8 tetorit, sipas prokurorit Valdet Gashi. Në atë seancë, sipas akuzave, u lënduan deputetet Brovina e Deliu-Kodra.
Prokuroi pretendoi se në seancën e 15 tetorit ishin dy të akuzuarit tjerë Faton Topalli e Donika Kadaj-Bujupi që përdoren gazin lotsjellës në Kuvend. E fundit veprim e përsëriti edhe më 23 tetor, sikurse edhe Albin Kurti, i cili sipas prokurorit atë ditë edhe ka gjuajtur me shishe uji. Në të njëjtën ditë, prokurori Gashi në leximin e aktakuzës tha se Faton Topalli pasi ka refuzuar të kontrollohet nga sigurimi në Kuvend, bombolën me gaz e ka lënë në tualet të Kuvendit në katin e tretë, e cila u gjet me të dalë ai nga aty, nga pjesëtarët e Policisë.
Ndërsa, gati një muaj pas, më 17 nëntor 2015 prokuroria pretendon se Albin Kurti hodhi gazin lotsjellës në drejtim të ish-kryeministrit Isa Mustafa, Donika Kadaj-Bujupi sulmoi policinë më të, ndërsa Albulena Haxhiu përdori sprej.
Të katër deputetët e akuzuar janë mbrojtur nga avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare nga Gjykata, derisa në një moment i akuzuari Albin Kurti ka bërë të qartë se avokatja e caktuar të mbrojë atë nuk përfaqëson atë. /M.Gj./GazetaExpress/.
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit të enjten kanë dalë para Gjykatës.
Prokurori Special, Naim Abazi ka paraqitur në Gjykatë video që tregoj . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të martën, duhet të vazhdojë brenda . . .
Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisë nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat, Lëvizja Vetëvendosj . . .
Sot shënohet 26-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqi . . .
Kreu i NATO-s, Mark Rutte, ishte sot në Odesa të Ukrainës, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Zelensky.
“Sot vizitova Odesën së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. . . .
Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti akuzoi opozitën se ka penguar një proce . . .
Shpërthen dhuna e emigrantëve në Shqipëri: momente tensioni ekstrem në qendrën e ngritur nga qeveria italiane në Gjadër , ku janë pritur 40 shtetas të huaj të riatdhesuar nga Italia . . .
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka njoftuar se është larguar nga një konferencë rajonale e nivelit të lartë që u mbajt në Tiranë, me arsyetimin se Kosova aty u . . .
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i kanë kërkuar sot kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të japë të dhëna zyrtare në lidhje me palët nënkontraktore që kan . . .
Partia Demokratike hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgje . . .
Në të njëjtën ditë, të Dielën më 13 Prill, kur dy partitë kryesore u zhvendosën në Italinë fqinje për takime me zgjedhësit për votën e diasporës, disa Komisariate të Drejtorisë Vend . . .
Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje t . . .
Komentet