TIRANË
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar sot vendimin e saj pas shqyrtimit të kërkesëssë ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi teksa e cilësoi bllokimin e pasaportës jo kushtetues.
Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërkohë që masa aktuale “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër.
“Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.
Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj”. bw
Problemi qendron pikrisht tek sistemi i vjeter komunist ose Katavica qe nuk u shemb as nje here; fale tradhtis se Sali Berishes!
Aparati i dhunes dhe i propogandes te PPSH eshte infiltruar ne te gjitha partit politike dhe istitucionet e vendit ; Ka zaptuar drejtesin,parlamentin ,shtetin, ekonomin,dhe financen, duke krijuar rrethin e mbyllur “magjik” ,kleptokracin.
Kjo situat 27 vjeçare ka sjellè pasoja shume te renda popullit me te varfer ne Europè !
Kriminaliteti, korrupsioni ,manipolimi i vullnetit te popullit, droga,prostitucioni , skandalet, varferia, emigracioni e papunsia jane fjale te shkruara ne ballin e çdo shqiptari te ndershem.
Sistemi i kalbur nga korrupsioni rreziston ne bllok, ndersa skandalet politike percjellin njera -tjetren çdo dite. Tahiri -Soto 840 euro ;Basha 1 miljon dollar, kjo eshte edhe diferenca matematike mes te korruptuarit dhe hajdudit!
Njerezit duhet te jene ne krahun e SHBA- Europes si shpresat e vetme per te qene te lire nga klika Rama-Basha -Barisha-Meta !
Populli Shqiptare duhet te marrin pjese per te permbysur kete sistem te kalbur, e te falimentuar totalisht nga çdo pikpamje. Kjo eshte rruga e vetme drejt liris, prosperitetit dhe Europes!!